ATV

Category: Lajme

  • Basha thotë se dështoi mbledhja e kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit

    Basha thotë se dështoi mbledhja e kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit

    Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se është pamundësuar mbledhja e kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve nga PDK dhe LDK.

    “Për mua ka qenë një mbledhje vec konsultative me u konsultu me nënkryetarët për hapat e radhës, ata kanë refuzu”, tha ai.

    Në mbledhje nuk morën pjesë Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK

  • Drejtuesja e veturës dyshohet se doli nga rruga, policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku vdiq një e mitur

    Drejtuesja e veturës dyshohet se doli nga rruga, policia jep detaje për aksidentin në Drenas ku vdiq një e mitur

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e së dielës në Drenas, ku një e mitur ka humbur jetën, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh, policia bën të ditur se e dyshuara që drejtonte veturën, dyshohet të ketë dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

    Lëndime kanë marrë drejtuesja e veturës dhe katër persona tjerë.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

    Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është vet–aksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3 femra dhe një mashkull kosovarë si dhe drejtuesja e vetures. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

    Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

    Në të gjitha shkollat në mbarë vendin sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026.

    Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

    Ymer Ymeri, nënkryetari i SBASHK-ut, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.

    Ai ka pohuar se mësimdhënësit janë të gjithë të gatshëm për të pritur nxënësit e tyre në bankat shkollore.

    I njëjti shtoi se probleme mund të ketë në disa shkolla të vendit, të cilat janë në rinovim e sipër.

    “Sa i përket kuadrit arsimor, personeli arsimor është i gatshëm dhe ka filluar punën për përgatitjen e vitit shkollor që nga data 18 gusht. Gjatë këtyre dy javëve, sa kanë qenë nëpër shkolla, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.”

    “Ndërsa sa i përket aspekteve të tjera teknike, përgatitjeve të shkollave dhe të tjera, mund të themi se pjesa më e madhe e objekteve të shkollave janë të përfunduara. Disa shkolla janë në procedura renovimi dhe ato, sipas gjitha gjasave, nuk do të mund të fillojnë me kohë. Këto do të duhej të nisin punimet më herët; disa punime fillojnë nga ministria e disa nga komunat,” ka thënë Ymeri për Klan Kosova.

    Ymeri shtoi se telashe, sipas SBASHK-ut, do të ketë me furnizimin me libra shkollorë për nxënësit. Ai është kritik për metodën që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.

    “Mendojmë se telashe do të ketë për librat shkollorë. Edhe këtë vit ministria ka zgjedhur një formë të gabuar për furnizimin me libra. Mendojmë dhe qëndrojmë se librat do të duhej të bliheshin nga ministria dhe të shpërndaheshin nëpër shkolla, që ditën e hënë të gjithë nxënësit të pajisen me libra. Vitin e kaluar deri në fund të shtatorit ka zgjatur procesi derisa nxënësit u pajisën me libra; presim që edhe këtë vit të jetë i njëjti problem,” tha Ymeri.

  • Sot mbahet takimi i Kryesisë së Kuvendit që s’dihet a u konstituua, PDK dhe LDK refuzojnë

    Sot mbahet takimi i Kryesisë së Kuvendit që s’dihet a u konstituua, PDK dhe LDK refuzojnë

    Sot në ora 13:00 pritet të mbahet “takimi konsultativ” i Kryesisë së Kuvendit i thirrur nga Kryeparlamentari Dimal Basha. Kësaj mbledhje i janë përgjigjur negativisht, PDK-ja dhe LDK-ja.

    Për PDK-në PDK thirrja e kësaj mbledhjeje është e pakuptimtë, dhe se sipas tyre këto takime s’i shërbejnë interesave të shtetit, por atyre partike.

    Në komunikatën e tyre të së shtunën, PDK-ja theksoi se këto takime s’i shërbejnë interesave të shtetit, por atyre partike.

    Nga LDK-ja konsiderojnë që “çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrate të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese”.

    Procesi për zgjedhjen e nënkryetarit me short vazhdoi edhe të premten, ku të parës që i ra shorti ishte Miljana Nikolliq. Ajo nuk mori asnjë votë për në të tri herat kur emri i saj u hodh në votim radhazi.

    Votat e nevojshme dështuan t’i marrin edhe Nenad Rashiq dhe Igor Simiq.

    Ani pse dështoi zgjedhja e nënkryetarit serb, Basha e konsideroi Kuvendin si të konstituuar dhe caktoi mbledhjen e parë të Kryesisë.

    “Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër sit ë vazhdojmë…meqenëse nuk ka mundësi tjetër se si të vazhdohet tutje, kjo seancë konsiderohet e mbyllur. Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi duhet ta vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë”, tha Basha në seancën e së premtes.

  • Deputetja Shqipe Selimi propozon emrin “Ura e Bashkimit” për urën e re mbi Ibër

    Deputetja Shqipe Selimi propozon emrin “Ura e Bashkimit” për urën e re mbi Ibër

    Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Vetëvendosjes dhe bashkëshorte e Rexhep Selimit, vizitoi urën e re mbi lumin Ibër dhe përmes një postimi në Facebook theksoi se urat janë për të bashkuar brigjet.

    “Urat janë për të bashkuar brigje, prandaj kjo urë e re do të duhej të pagëzohet: URA E BASHKIMIT”, shkroi ajo./ATVLIVE/

  • Zyrtarë të SHBA-së do të jenë prezentë në Hagë

    Zyrtarë të SHBA-së do të jenë prezentë në Hagë

    Derisa më 15 shtator mbrojtja e ish-presidentit Thaçi pritet të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj, zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale në Hagë tregojnë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç funksionit të tyre si vëzhgues, zyrtarë të SHBA-së do të jenë në gjykatore për të garantuar kushtet mbi të cilat dëshmitarët kyçë japin dëshmi, për të siguruar mbështetje shtesë për integritetin dhe transparencën e procesit gjyqësor, shkruan RTK.

    Në procesin gjyqësor ndaj katërshes të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nga 15 shtatori nis një fazë e re. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj.

    Në rastin e mbrojtjes dhe paraqitjen e dëshmitarëve është paralajmëruar një zhvillim që do ta përcjellë këtë proces, dëshmitarët nuk do të jenë të rëndomtë, ata janë ish-zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që dëshmitë e tyre do të përcillen nga përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sallën e gjyqit.

    Më 18 gusht, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi morën miratimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003”. Për Trupin Gjykues, identiteti i tij është zbuluar, por ende jo për publikun.

    Zyrtarët amerikanë kanë vendosur disa kushte për mënyrën se si ky dëshmitar do të japë dëshminë e tij, duke përfshirë :

    Prezencën e përfaqësuesve amerikanë gjatë marrjes në pyetje;

    Kufizimin e pyetjeve të drejtpërdrejta vetëm në temat e përcaktuara;

    Kufizimin e pyetjeve të kryqëzuara në fushën e pyetjeve të drejtpërdrejta;

    Mundësinë që dëshmitari të refuzojë pyetje për arsye konfidencialiteti.

    Avokati Luka Misetiq njoftoi se një kërkesë zyrtare për këto masa do të paraqitet sa më shpejt të jetë e mundur.

    Sipas dokumentit të avokatit të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, SHBA-ja ka kufizuar fushën e pyetjeve që mund t’i bëhen dëshmitarit, kanë lejuar refuzimin e përgjigjeve për arsye konfidencialiteti, si dhe kanë kërkuar të jenë vetë prezentë gjatë marrjes në pyetje.

    Në të njëjtën kohë, mbrojtja e Thaçit ka konfirmuar se është në pritje të miratimit edhe për katër dëshmitarë të tjerë. Për “W04174” tashmë është dhënë drita e gjelbër nga amerikanët, ndërsa për “1DW-007” dhe “1DW-008” po vazhdojnë diskutimet. Miratimi për “1DW-010” mbetet ende i bllokuar.

    Këto zhvillime theksojnë rolin kyç të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e Gjykatës Speciale në Hagë, jo vetëm si vëzhgues i jashtëm, por edhe si garantues i kushteve mbi dëshminë e dëshmitarëve kyçë. Një situatë e tillë siguron mbështetje shtesë ligjore dhe procedurale për integritetin e procesit.

    Ish-komandanti NATO-s, Wesley Clark, ish-kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner, ish-shefi i Misionit Vëzhgues në Kosovë, William Walker, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

    Në gjykatore do të jenë dëshmitarë të thirrur nga ekipet e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, kurse Kadri Veseli e Rexhep Selimi nuk kanë paraqitur asnjë emër.

  • Dështon të zgjidhet nënkryetari serb, Basha nuk sheh pengesa për të vazhduar puna e Kuvendit

    Dështon të zgjidhet nënkryetari serb, Basha nuk sheh pengesa për të vazhduar puna e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh nënkryetarin nga komuniteti serb.

    Asnjëri nga 8 kandidatët që u tërhoqën me short, nuk ka arritur të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.

    Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka mbyllur seancën, ndërsa tha se moszgjidhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, nuk është pengesë që Kuvendi të vazhdojë punën e tij, transmeton Zeri.info.

    “Janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pesetë nga komuniteti serb, asnjëhrri nuk është zgjedhur nënkryetar. Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë, prandaj me këtë rast konsideroj që kemi ezauruar edhe pikën e 4 të rendit të ditës. Konsideroj se kjo seancë konstituive të mbyllet”.

    “Konsideroj që moszgjidhjen e njërit nga 5 nënkryetarët, apo 6 anëtarët e kryesisë, nuk mund të bëhet pengesë që mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”

    “Konsideroj që Kuvendi i republikës sonë të vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë”, tha Basha.

    Ai njoftoi se do të mbajë një mbledhje me nënkryetarët e zgjedhur të hënën e ardhshme, për të vendosur si të vazhdohet tutje.

    “Ndërkaq si të veprohet tutje si Kuvend, do t’i konsultojë anëtarët e kryesisë së Kuvendit në një mbledhje që do të mbahet të hënën në ora 13:00”, tha Basha

  • Çollaku: Moskonstituimi i Kuvendit prek edhe sigurinë

    Çollaku: Moskonstituimi i Kuvendit prek edhe sigurinë

    Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, ka deklaruar për KTV se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës mund të ketë pasoja edhe në sektorin e sigurisë, pavarësisht se gjendja aktuale nacionale dhe rendi kushtetues mbeten stabile.

    Ai tha se aspekti operativ i Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës nuk pengohet, por theksoi se mungon mbikëqyrja parlamentare, e cila është e domosdoshme për raportime të rregullta dhe për menaxhimin e rasteve që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

    Çollaku paralajmëroi se vonesat në formimin e institucioneve kanë pasoja shumëdimensionale – në zhvillim, politikë, diplomaci dhe siguri. Ai shtoi se rastet e fundit kriminale janë të pashmangshme si ngjarje sporadike dhe nuk e cenojnë seriozisht rendin kushtetues, por përfaqësojnë tregues të intensitetit të krimit.

    Ai kritikoi gjithashtu liderët dhe institucionet që, sipas tij, japin deklarata për gjendjen e sigurisë pa u bazuar në verifikime të mirëfillta.

  • Policia e Kosovës bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh për Serbinë

    Policia e Kosovës bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh për Serbinë

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e serbes A.M., që së bashku me të dashurin e saj, J.I, pjesëtar i forcave ajrore kroate, u arrestuan në Kroaci nën akuza për spiunazh për Serbinë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet u kryen më 27 gusht rreth orës 20:00, pas publikimit të informacioneve se A.M., ishte arrestuar në Kroaci. Elshani tha se menjëherë autoritetet kosovare kanë verifikuar adresën e të dyshuarës A.M., në Mitrovicë të Veriut.

    “Kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë dhe jemi larguar nga ai vend”, u shpreh Elshani. Sipas Elshanit, autoritetet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast. Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit. Sipas medias kroate, Index, J.I., që në Kosovë ka shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

    Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Transmetuesi publik kroat, HRT ka raportuar se sipas informacioneve joyzrtare A.M., dyshohet se për tre vjet ka mbledhur informacione konfidenciale nga partneri i saj, piloti kroat, i cili i kishte këto informacione për shkak të punës së tij si pjesëtar i kontigjentit kroat të KFOR-it. Këto informacione lidhen, për shembull, me lëvizjet dhe planet e KFOR-it. Ndërkaq, NATO-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se trajton me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni. “Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë. Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë. Por, ky institucion iu referua komunikatës së Prokurorisë së Qarkut në Split lidhur me paraburgosjen e të dyshuarve. Ndërkaq, mediat në Kroaci aluduan se në hetimet për këtë rast është përshirë edhe EUROPOL-i. Por, një zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit nuk është përfshirë në hetimet për këtë rast. Pas publikimit të lajmeve për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha më 28 gusht se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të.

  • Nis restaurimi i Xhamisë së Burojës, një nga më të vjetrat në Drenicë

    Nis restaurimi i Xhamisë së Burojës, një nga më të vjetrat në Drenicë

    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka filluar restaurimi i Xhamisë së Burojës, e ndërtuar më 1722 dhe e cilësuar si një nga më të vjetrat në Drenicë.

    Ai ka bërë të ditur se për restaurimin e saj janë ndarë mbi 400 mijë euro.

    “Xhamia e Burojës, e ndërtuar më 1722, një nga më të vjetrat në Drenicë po restaurohet. Ajo ishte vatër e patriotizmit të Mulla Ilaz Brojës, shkollë shqipe dhe më vonë bazë e UÇK-së ku ruheshin armët për luftën çlirimtare. E granatuar nga forcat serbe më 1999, xhamia ishte në gjendje të rënduar. Për restaurimin e saj kemi ndarë mbi 400 mijë euro, ndërsa pas restaurimit do të bëhet muzealizimi, një hapësirë ku historia, besimi dhe rezistenca bashkohen për brezat që vijnë”, ka deklaruar Çeku.