ATV

Çollaku: Moskonstituimi i Kuvendit prek edhe sigurinë

Written by

in

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku, ka deklaruar për KTV se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës mund të ketë pasoja edhe në sektorin e sigurisë, pavarësisht se gjendja aktuale nacionale dhe rendi kushtetues mbeten stabile.

Ai tha se aspekti operativ i Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës nuk pengohet, por theksoi se mungon mbikëqyrja parlamentare, e cila është e domosdoshme për raportime të rregullta dhe për menaxhimin e rasteve që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Çollaku paralajmëroi se vonesat në formimin e institucioneve kanë pasoja shumëdimensionale – në zhvillim, politikë, diplomaci dhe siguri. Ai shtoi se rastet e fundit kriminale janë të pashmangshme si ngjarje sporadike dhe nuk e cenojnë seriozisht rendin kushtetues, por përfaqësojnë tregues të intensitetit të krimit.

Ai kritikoi gjithashtu liderët dhe institucionet që, sipas tij, japin deklarata për gjendjen e sigurisë pa u bazuar në verifikime të mirëfillta.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *