ATV

Nis restaurimi i Xhamisë së Burojës, një nga më të vjetrat në Drenicë

Written by

in

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka filluar restaurimi i Xhamisë së Burojës, e ndërtuar më 1722 dhe e cilësuar si një nga më të vjetrat në Drenicë.

Ai ka bërë të ditur se për restaurimin e saj janë ndarë mbi 400 mijë euro.

“Xhamia e Burojës, e ndërtuar më 1722, një nga më të vjetrat në Drenicë po restaurohet. Ajo ishte vatër e patriotizmit të Mulla Ilaz Brojës, shkollë shqipe dhe më vonë bazë e UÇK-së ku ruheshin armët për luftën çlirimtare. E granatuar nga forcat serbe më 1999, xhamia ishte në gjendje të rënduar. Për restaurimin e saj kemi ndarë mbi 400 mijë euro, ndërsa pas restaurimit do të bëhet muzealizimi, një hapësirë ku historia, besimi dhe rezistenca bashkohen për brezat që vijnë”, ka deklaruar Çeku.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *