ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 përqind

    Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 përqind

    Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.

    “Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë.

    Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar Hamza.

    Hamza sot ka tubim të madh me biznese dhe do të ketë vizitë edhe në një biznes të madh që eksporton jashtë vendit.

  • “Cep më cep”, LV-ja takon gratë dhe vajzat në Podujevë

    “Cep më cep”, LV-ja takon gratë dhe vajzat në Podujevë

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Të martën, LV-ja ka takuar vajzat dhe gratë në Podujevë, transmeton Telegrafi.

    “Në Podujevë me vajza dhe gra për 500 mijë zemra cep më cep. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ministri i Financave, Hekuran Murati së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi mbajtën sot tubim me vajza e gra të kësaj komune. Gratë janë motori i fitores sonë, ato janë potenciali i pashterueshëm për vazhdimin e progresit shoqëror e barazisë cep më cep”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

    Ndryshe, tubimet elektorale po vazhdojnë nga subjektet politike ku edhe po paraqesin programin e tyre para qytetarëve.

  • Abdixhiku: Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër!

    Abdixhiku: Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër!

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Palestra Sportive “Jeton Terrstena Tota”, ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë.

    Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria ri-gjeten gjithë entuziazmin e munguar në kohë.

    “U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm”.

    “’Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të’ – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër”, shkroi Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së e citoi edhe një thënie të presidentit historik, Ibrahim Rugova, se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.

    “Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova ‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë. Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër”, shkroi ai.

  • Krasniqi: Shtabet e PDK-së, më të mobilizuara se kurrë për fitoren më 9 shkurt

    Krasniqi: Shtabet e PDK-së, më të mobilizuara se kurrë për fitoren më 9 shkurt

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se shtabet e PDK-së në të gjitha komunat janë më të mobilizuara se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell ATV.

    Krasniqi tha se shtabet janë të mëdha, të gatshme dhe plotësisht në krye të detyrës për fitoren e partisë.

    “Shtabet e PDK-së, në çdo komunë, janë në krye të detyrës. Më të mobilizuara, më të mëdha dhe më të gatshme se kurrë për fitoren tonë të madhe më 9 shkurt. FITORE!”, shkroi Krasniqi.

    Postimi i plotë:

  • “Burrë dhe grua, pikë!” – Eman Rrahmani në një linjë me Donald Trump rreth koncpetit të gjinive

    “Burrë dhe grua, pikë!” – Eman Rrahmani në një linjë me Donald Trump rreth koncpetit të gjinive

    Kryetari i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

    Ai ka ndarë një mesazh të presidentit Trump i cili tha se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, burrë dhe grua.

    “Kauza Jonë: “Mashkull dhe femër”, vetëm dy gjini, PIKË”, ka shkruar Rrahmani, derisa është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie.

    Ai e ka cilësuar këtë si moment historik, derisa ka theksuar se me krenari përfaqëson vlerat dhe parimet e Kolaicionit për Familjen.

    “Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme! Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë! Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Rrahmani. /Telegrafi/

  • Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve

    Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur, Hysni Gucatin.

    Hamza e ka uruar Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i ka ofruar bashkëpunim e mbështetje.

    Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.

    “Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme. Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza.

  • PDK-ja apelon te anëtarët e saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës

    PDK-ja apelon te anëtarët e saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fushatës të shmangin përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

    “Përdorni gjuhë të respektueshme: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje, si në komunikimet publike ashtu edhe në ato private. Le të reflektojë diskursi ynë dinjitetin e kauzës sonë”, thuhet në një postim të cilin e ka shpërndarë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Tutje bëhet thirrje për “promovim të drejtësisë dhe transparencës”.

    “Jepni kontributin tuaj për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe pa konflikte, duke siguruar që veprimet tona të përputhen me parimet demokratike. Ruani sjelljen shembullore: Përfaqësoni vlerat e PDK-së me dinjitet, përgjegjësi dhe një sjellje shembullore që frymëzon besim dhe unitet. Respektimi i ligjeve dhe rregullave zgjedhore nuk është vetëm një detyrim ligjor—është një përgjegjësi morale që forcon demokracinë tonë dhe ndërton themelet për suksesin tonë të përbashkët”, thuhet në postim.

  • PZAP-ja ndëshkon me 2 mijë euro LV-në

    PZAP-ja ndëshkon me 2 mijë euro LV-në

    Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka njoftuar se kjo ankesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në vendim thuhet se anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për dy vite nga dita e marrjes së vendimit duke përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

    Ndryshe, ky është dënimi i dytë që ky subjekt politike ka marrë brenda pak ditësh.

    Kjo pasi LVV është dënuar më 3 mijë euro edhe për për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.

  • ​PZAP-ja dënon me 12 mijë euro AAK-në

    ​PZAP-ja dënon me 12 mijë euro AAK-në

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një vendimi të enjten, ka gjobitur me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Vendimi vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje kishte dërguar ankesë në PZAP duke thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte cenuar Ligjin për Zgjedhjet bërë akuza të pabaza dhe të pavërtetuara kundrejt kryeministrit Kurti, ashtu si edhe kandidati për deputet i AAK-së, Ardian Gjini.

    Paneli tha se Haradinaj dhe Gjini kanë nxitur “urrejtje” ndaj kryeministrit Kurti duke përdorur gjuhë denigruese dhe urrejtëse, pasi kishin thënë se “duhet ta heqim mashtruesin” dhe se “nuk duam më lojëra me sigurinë kombëtare pas shpinës së aleatëve tanë e në interes të Serbisë e Rusisë nga argati i tyre”.

    Sipas vendimit të PZAP-së, AAK-ja obligohet të paguajë gjobën brenda afatit prej 15 ditësh.

    Të enjten, PZAP-ja dënoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20 mijë euro.

    PZAP-ja e dënon Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në Pejë

    LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

     

  • LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

    LDK-ja gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkak të një krahasimi të kryeministrit Albin Kurti me Adolf Hitlerin nga një prej kandidatëve të saj për deputet.

    Kandidatja për deputete e LDK-së, Xheneta Syka, me anë të një videoje e ka krahasuar kryeministrin Kurti me ish-udhëheqësin nazist famëkeq, Adolf Hitler.

    Vetëvendosje është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili të enjten vendosi që ta miratonte ankesën dhe ta gjobiste LDK-në me 20 mijë euro.

    Sipas PZAP-së, me këtë rast është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

    Në vendim thuhet se LDK-ja duhet ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

    LEXONI EDHE:

    PZAP-ja e dënon Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në Pejë