ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Mbyllet afati, KQZ-ja mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

    Mbyllet afati, KQZ-ja mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

    Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

    Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se gjatë ditës do të publikohet lista me emrat e të gjitha subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim.

    Ndërkohë, sipas Elezit, gjatë ditës së enjte KQZ do të vazhdojë me mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe listën me kandidatët e tyre.

    Mbledhja e KQZ-së pritet të mbahet në orën 14:00 (e enjte, 14 gusht) dhe në rend dite është certifikimi i 9 subjekteve politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur.

    Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 për Kryetarë të Komunave dhe 62 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

  • Babai i Edon Zhegrovës në garë për deputet, për një të ardhme më të mirë për sportin kosovar

    Babai i Edon Zhegrovës në garë për deputet, për një të ardhme më të mirë për sportin kosovar

    Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të njohur kosovar Edon Zhegrova, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai garon me numrin 41 dhe sjell një perspektivë të re në politikën kosovare.

    Lulzim Zhegrova synon të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë e Kosovës, duke ofruar mundësi për zhvillim dhe sukses, me fokus të veçantë në avancimin e sportit në vend.

    Ai është pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së, e cila për zgjedhjet e 9 shkurtit garon me figura të reja dhe profesionistë të dëshmuar.

    Në programin e saj, LDK paraqet rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke premtuar investime të mëdha në projekte kapitale, ndër të cilat është edhe projekti i ndërtimit të termocentralit me gaz.

    Për familjen Zhegrova, angazhimi në shërbim të Kosovës nuk është i ri. Lulzimi dhe bashkëshortja e tij, Sanija, kanë qenë gjithmonë mbështetje e madhe për karrierën e djalit të tyre, Edonit, i cili sot është një nga lojtarët më të njohur të Kombëtares së Kosovës. Tani, Lulzim Zhegrova synon të kontribuojë edhe në skenën politike, duke ofruar ide të reja dhe energji për të një të ardhme më të mirë për vendin.

  • PZAP-ja dënon LDK-në me 9 mijë e 500 euro pasi vendosën postera në hapësira publike

    PZAP-ja dënon LDK-në me 9 mijë e 500 euro pasi vendosën postera në hapësira publike

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në vazhdimësi është duke i dënuar partitë politike për shkelje të ndryshme gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në dy vendimet e PZAP-së bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u dënua me gjithsej 9,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

    Në vendimin e parë thuhet LDK-ja u dënua me 5.500 euro për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në stacion të trafikut publik në Prishtinë.

    Ndërsa në një vendim tjetër bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje pretendon se kanë vërejtur posterë të vendosur në hapësirat publike të kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, konkretisht në hapësirat e palestrës sportive “Karragaçi”, në rrugën e UÇK-së, në Pejë.

    Në lidhje me këtë LDK u dënua me gjobë prej 4,000 euro.

  • PZAP e gjobit Blerta Deliun tre herë, shuma totale arrin mbi 13 mijë euro

    PZAP e gjobit Blerta Deliun tre herë, shuma totale arrin mbi 13 mijë euro

    Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tre herë është dënuar me gjobë nga  Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Shuma totale që Deliu-Kodrës i duhet të paguaj është 13 mijë e 500 euro.

    Fillimisht ajo ishte dënuar për shkak të vendosjes së dy posterëve në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj.

    PZAP ka konstatuar se kontrata për të shfrytëzuar hapësirën reklamuese nuk ka qenë e nënshkruar nga Deliu-Kodra, por vetëm nga qiradhënësi dhe ato nuk kanë vulë të protokolimit.

    Sipas PZAP në kontratat ku mungon vula e protokolimit nuk jep mundësi të vërtetimit, që ka të bëjë me subjektin që ushtron veprimtari të caktuar dhe rrjedhimisht edhe të drejtën për të dhënë në shfrytëzim hapësirat reklamuese.

    Njëri rast, deputetes i kushtoi 4 mijë euro, tjetri 5 mijë e 500 euro.

    Po ashtu me 4 mijë euro të tjera u gjobit edhe për shkak se kishte postuar një video me tekst shoqërues, te realizuar në hapësirat e brendshme të  Kuvendit të Kosovës në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet.

     

  • “Gjeneral i vetëshpallur” – PZAP e gjobit Vetëvendosjen me 10 mijë euro, shkak deklaratat e Gërvallës për Haradinajn

    “Gjeneral i vetëshpallur” – PZAP e gjobit Vetëvendosjen me 10 mijë euro, shkak deklaratat e Gërvallës për Haradinajn

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 10 mijë euro për deklaratat e Donika Gërvallës për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, gjatë një tubimi në Deçan.

    Sipas ankesës së paraqitur nga AAK, Gërvalla gjatë këtij tubimi, në fjalën e saj, e ka quajtur Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, dhe më pas ka vazhduar me fjalët “prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo familjare e përdor për arsyetim për krim për korrupsion, për vrasje apo mashtrim”.

    “Ankuesi thekson se deklaratat e bëra nuk janë asgjë tjetër veçse një tentativë për të manipuluar opinionin publik, ku shihet qartë se Gërvalla, e akuzon liderin e një partie opozitare për vrasës e kriminel”, thuhet në ankesë.

    Në përgjigje ndaj kësaj ankese, VV ka thënë se Gërvalla nuk e ka thënë asnjëherë këtë deklaratë, shkruan Reporteri.

    Paneli thotë se pas shikimit të materialit, shihet se Gërvalla ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve tjera politike.

    “Sipas Panelit nga përmbajtja e deklaratës së kandidates për deputete nga radhët e listës Guxo Donika Gërvalla Schwartz, konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt të tjerëve në kuadër të fushatës zgjedhore dhe se kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore, konteksti dhe masa që i është drejtuar ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe te përçarjes. Paneli vlerëson se partitë dhe kandidatët janë të detyruar të respektojnë etikën zgjedhore dhe të shmangin veprime që mund të sjellin pasiguri apo të përkeqësojnë atmosferën politike dhe ne përgjithësi atmosfere destabiliteti. Përdorimi i gjuhës së tillë mund të dëmtojë procesin demokratik dhe të rrisë tensionet në vend. Kjo është një shkelje e rregullave që kërkojnë një fushatë paqësore, të ndershme dhe të drejtpërdrejtë”, thuhet në vendim.

    Lëvizja Vetëvendosje ka afat 15 ditë që ta paguaj këtë gjobë, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

  • PZAP-ja dënon koalicionin e AAK-së me partnerët me 3 mijë e 700 euro

    PZAP-ja dënon koalicionin e AAK-së me partnerët me 3 mijë e 700 euro

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar koalicionin AAK-NISMA-E30-Konservatorët-IDEAL me me 3 mijë e 700 euro.

    Kjo pas ankesës së degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, se posterët e kandidatit për deputet Nuredin Lushtaku ishin vendosur në hapësirë publike, në një ndërtesë të banimit kolektiv në sheshin e qytetit në Skenderaj.

    AAK-ja më pas është ankuar mirëpo PZAP-ja nuk e ka marrë parasysh ankesën, duke e dënuar koalicionin me 3 mijë e 700 euro, pasi sipas këtij organi, me këtë veprim koalicioni e ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

  • Vetëvendosje gjobitet nga PZAP-ja me 11 mijë euro në dy raste të ndara

    Vetëvendosje gjobitet nga PZAP-ja me 11 mijë euro në dy raste të ndara

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosjen, e këtë herë me 11 mijë euro, por në dy raste të ndara.

    PZAP-ja ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje.

    Në rastin e parë, Vetëvendosja është dënuar me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës për shkak të siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, të ndeshjes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatës, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

    Në njoftimin e PZAP-së thuhet se në ankesën nga PDK-ja, thuhet se kandidatja për deputete nga radhës e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi në Facebook, në një nga tubimet e mbajtura të Vetëvendosjes, në të cilën shihet një parrullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që siç thuhet në ankesë, ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtare të VV-së.

    Edhe në rastin e dytë të dënimit të Vetëvendosjes, ankesa është dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës, ankesë kjo që u pranua dhe VV-së iu shqiptua gjoba prej 6 mijë eurosh.

    Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video një Facebook, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.

  • Haradinaj: Qeveria meriton kartonin e kuq, Kurti përçau shqiptarët në rajon

    Haradinaj: Qeveria meriton kartonin e kuq, Kurti përçau shqiptarët në rajon

    Koalicioni AAK, NISMA, KONSERVATORËT, FORUMI INTELEKTUAL E30, IDEAL, ka mbajtur sonte tubim elektoral në Fushë Kosovë.

    Në mungesë të Ramush Haradinajt, kandidatit për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese i cili ndodhet për vizitë në SHBA, nënkryetari i AAK-së Daut Haradinaj akuzoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti se gjatë qeverisjes së tij ka përçarë shqiptarët në rajon.

    “Kjo qeveri e meriton kartonin e kuq. Meriton kartonin e kuq edhe për një arsye tjetër. Përveç që s’bëri asgjë për Kosovën, nuk është e tepërt të themi se qysh e kemi gjendjen në Luginë, si përçau vëllezërit dhe motrat tona në atë pjesë. Sot i kemi pikë e pesë shqiptarët andej… Nuk është e tepërt të themi edhe ndërhyrjen e tij kundër liderëve të UÇK-së në Maqedoni të Veriut. Me vetëdije të plotë shkon dhe ndërhyn atje dhe lut Mickovskin për të hequr UÇK-në prej pushteti. Ai e hoqi prej pushteti, por i ktheu shqiptarët në vitin 2001…. Me Shqipërinë na prishi, atje ka shkuar vetëm dy herë, ndërsa në Greqi mbi 30 herë”, tha Haradinaj.

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në koalicionin Kosova Fituese ka njerëz të veprave që kanë lënë gjurmë në shtet-ndërtimin e Kosovës.

    “Ne bashkoheni për një Kosovë fituese, ne rreshtohemi për një Kosovë fituese. Ne jemi këtu dhe gjithkund në Kosovë ku po i ftojmë qytetarët të bashkohen rreth këtij projekti të madh. Brenda koalicionit tonë ka plotë kandidatë të profesioneve të ndryshme me një biografi atdhetare, profesionale. Koalicioni ynë nga fillimi deri në fund është vepra. Njerëz me vepra të mëdha që kanë lënë gjurmë në transformimin dhe ndërtimin e Kosovës”, tha ai.

    Votën e qytetarëve të Fushë Kosovës e kërkuan edhe kandidatët për deputetë të këtij koalicioni nga ky qytet.

    Kujtojmë, 11 janar ka nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të cilat mbahen për herë të parë brenda afatit të rregullt. /KP

  • Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

    Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

    Sot, liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” zhvilluan vizitë në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Pensionistëve.

    Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga afër me sfidat dhe shqetësimet që po përballojnë bizneset vendore dhe pensionistët.

    Në njoftimin për media thuhet në takimin me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna u diskutua për zhvillimet ekonomike të vendit dhe për rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore.

    “Të dyja palët ishin të një mendimi se shteti i Kosovës duhet të ofrojë më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë. Rafuna theksoi disa prej sfidave kryesore me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, lideri i koalicionit, Selim Pacolli, shpjegoi se, sipas planit programor të Koalicionit “Lista për Familjen”, parashihet krijimi i një gjykate ekonomike, e cila do të lehtësojë zhvillimin ekonomik të vendit.

    Deputeti Visar Korenica vlerësoi punën e deritanishme të Odës Ekonomike dhe theksoi se Koalicioni “Lista për Familjen” do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të punësimit dhe mbështetje për prodhimin vendës.

    Pas vizitës në Odën Ekonomike, Koalicioni “Lista për Familjen” u takua me Shoqatën e Pensionistëve, ku diskutuan për rëndësinë e mbrojtjes dhe përkrahjes së pensionistëve në vend.

    Pacolli theksoi se familja do të mbetet gjithmonë një prioritet kryesor i Koalicionit, ndërsa Visar Korenica theksoi se Koalicioni do të luftojë për të mbrojtur institucionin e familjes dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje që mund të dëmtojë këtë institucion të shenjtë.

    “Gjatë këtij takimi, ushtruesi i detyrës së Shoqatës së Pensionistëve theksoi mbështetjen e koalicionit për pensionistët dhe ngriti disa kërkesa kryesore. Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj, një praktikë që ata e konsiderojnë si një pengesë të madhe. Koalicioni ‘Lista për Familjen’ premtoi se ky vendim do të eliminohet, duke siguruar që ky proces të jetë më i thjeshtë dhe më i drejtë, si pjesë e planit qeverisës të koalicionit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

    Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

    Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund të shtyhet më tej.

    Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e angazhimit të duhur gjatë mandatit qeverisës , duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pa vonesa dhe pa premtime boshe.

    “Përderisa disa vazhdojnë me fjalë të bukura, duke tjetërsuar vetën dhe duke manifestu një fitore të re që ajo e kaluara nuk sjelli rezultatet që gjithë pritën, Kosova po humbet mundësi që do të na mundësonin të forcojmë pozitat tona si komb. NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri, dhe ky proces nuk mund të mbetet më një premtim i pastër,” tha Haradinaj në një tubim elektoral në Prishtinë.

    Ai shtoi se Kosova po humb ritmin.

    “Të gjitha shtetet që janë duke investuar në zhvillimin e sigurisë dhe forcimin e pozicionit të tyre në NATO janë në rrugën e duhur. Kosova nuk mund të mbetet pasive. Duhet të fillojmë tani, AAK ka planin askional dhe politika të duhura që mbështesin këtë integrim,” shton ai.

    Haradinaj ka theksuar se kemi shumë mundësi për të ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

    “Kosova duhet të jetë një partner i barabartë, jo një spektator pasiv. Kjo është e ardhmja jonë, dhe ne e kemi këtë mundësi tani. Për Kosovën dhe qytetarët e saj, integrimi në NATO është më shumë se një çështje politike. Është çështje sigurie, zhvillimi dhe prosperiteti. Vetëm duke qenë pjesë e NATO-s mund ta sigurojmë të ardhmen dhe mundësitë që e meritojmë,” përfundoi Haradinaj.