ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

    Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

    Sot nis votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    “Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit: duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”.

  • Limaj: Koalicioni jonë përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë

    Limaj: Koalicioni jonë përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë

    Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka thënë se koalicioni ku ai bënë pjesë është koalicioni më i madh që ka Kosova, dhe se i njëjti përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë.

    Tutje, Limaj ka shtuar edhe se qytetarëve u garantojnë një të ardhme të sigurt anëtarësimi në NATO si dhe siguria energjetike.

    ‘‘Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës. Koha është për të vlerësuar subjektet politike që kanë #veçVEPRA konkrete , jo fjalë të thëna pa argumente’’, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Koalicioni ynë ka qenë dhe mbetet i angazhuar vazhdimisht në aktivitete të ndryshme, duke zhvilluar biseda dhe bashkëpunim me të gjitha segmentet e shoqërisë – sindikatat, shoqatat, diasporën dhe çdo sektor tjetër.

    Kosova ka vetëm një koalicion të madh, një koalicion që përfaqëson koordinim të jashtëzakonshëm dhe përfshirje të të gjitha shtresave të shoqërisë.

    Nga siguria energjetike dhe anëtarësimi në NATO deri te mbrojtja e vlerave familjare, këto janë themelet që i garantojnë qytetarët tanë një të ardhme më të sigurtë.

    Dëshmitë për veprat që kemi realizuar janë prova të qarta të angazhimit dhe përkushtimit tonë për vendin.

    Ky muaj është një mundësi për të gjithë qytetarët që të vlerësojnë përpjekjet tona dhe të mos lejojnë që shpifjet, mashtrimet dhe gjuha e urrejtjes të ndikojnë në kursin e Kosovës.

    Koha është për të vlerësuar subjektet politike që kanë #veçVEPRA konkrete , jo fjalë të thëna pa argumente.

    Ne angazhohemi për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke ballafaquar me fakte dhe argumente të forta, dhe duke ftuar të gjitha grupet politike për të respektuar rregullat dhe ligjet.

    Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kosovës, për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur, që po bëjnë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e fitores.

    #veçVEPRA do të përcaktojë të ardhmen tonë.

  • Kështu do te duket fletëvotimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Kështu do te duket fletëvotimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, raporton Ekonomia Online.

    Megjithatë, në këtë mbledhje nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike.

    Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka thënë se zyra ka analizuar këtë rekomandim, ku prej datës 1 deri më 9 janar do të ndahen mjetet për subjektet politike.

    “Gjithsej 14 subjekte politike përfitojnë; zyra rekomandon KQZ-në që të bëjë ndarjen e buxhetit për dy muaj. Zyra ka analizuar edhe aktet tjera ligjore, ku shuma prej 10 përqind për grupet parlamentare rekomandohet të ndahet prej datës 1 janar deri më 9 janar. Lidhur me këtë, zyra rekomandon që mjetet të ndahen nga fondi. Sipas rekomandimit, subjektet politike që do të përfitonin janë: Lëvizja Vetëvendosje – 353,898.31 euro, PDK – 115,932.20 euro, LDK – 91,525.42 euro, SRPSKA LISTA – 54,915.25 euro, AAK – 48,813.56 euro, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – 12,203.39 euro, etj.”, ka thënë Buzhala.

    Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, ka rekomanduar që shuma e cila ndahet për secilin subjekt politik të jetë e ndarë dhe jo si një shumë totale.

    “Edhe pse mund të rekomandohet që Kuvendi nuk është aktiv në punën e tij, shuma e secilit subjekt duhet të jetë në përputhje me ligjin. Si shumë, nuk mendoj që zyra ka të drejtën të ndalë shumën për një subjekt. Totali i asaj shume i takon subjekteve politike; ky rekomandim apo miratimi duhet të jetë i veçantë për secilin subjekt politik dhe jo në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

    Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka theksuar se është kundër kësaj pike, për shkak se nuk e pranon ndarjen e mjeteve buxhetore për Listën Serbe.

    “Jam kundër ndarjes së mjeteve të Listës Serbe, i kam dhënë argumentet e mia dhe vota ime është kundër ndarjes së mjeteve për këtë subjekt”, ka thënë Kurteshi.

  • LDK hap të shtunën fushatën zgjedhore, Abdixhiku bën ftesë publike

    LDK hap të shtunën fushatën zgjedhore, Abdixhiku bën ftesë publike

    Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të hap fushatën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

    Tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë duke filluar nga ora 17:00.

    “Ejani! Këtë të shtunë, në hapjen e madhe të fushatës sonë zgjedhore! Pallati i Rinisë, nga 17:00 të gjithë në Prishtinë!”, shkruan Abdixhiku në ftesën e publikuar në Facebook.

  • KQZ-ja sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

    KQZ-ja sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për këto zgjedhje.

    Tutje ai tha se më 9 janar pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

    “Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025″.

    “Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar ai.

  • PDK-ja të shtunën hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, thotë se do të mbajë mbi 1,700 tubime

    PDK-ja të shtunën hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, thotë se do të mbajë mbi 1,700 tubime

    Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku janë prezantuar planet dhe vizioni për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

    Sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Vlora Çitaku tha se PDK-ja është mobilizuar dhe e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

    “Kandidatët tanë dhe strukturat tona në terren kanë punuar pareshtur për t’u siguruar se çdo qytetar do të përfaqësohet denjësisht”, tha Çitaku.

    Çitaku njoftoi se gjatë fushatës, PDK-ja do të mbajë mbi 1,700 tubime me qytetarët anembanë Kosovës, ku do të prezantohet programi dhe vizioni i saj.

    Ajo gjithashtu ftoi qytetarët të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës, më 11 janar në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke e cilësuar këtë aktivitet si një festë e unitetit dhe shpresës.

    Sekretarja e Përgjithshme njoftoi gjithashtu se Blerand Stavileci është caktuar si zëdhënës zyrtar i fushatës, i mbështetur nga nënkryetarja Besianë Musmurati.

    “Angazhimi ynë për transparencë dhe bashkëpunim me mediat do të jetë prioritet. Vlerësojmë lart rolin e gazetarëve në demokracinë tonë dhe premtojmë bashkëpunim të plotë gjatë gjithë fushatës”, tha zëdhënësi zyrtar i fushatës, Blerand Stavileci.

    Ai theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi për ta formësuar të ardhmen e Kosovës dhe për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.

    Kujtojmë se PDK-ja  në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 131 në fletëvotim.

  • Hamza tregon pesë prioritetet e tij: 50% rritje pagash, 70% rritje pensionesh, 25 milionë euro bursa

    Hamza tregon pesë prioritetet e tij: 50% rritje pagash, 70% rritje pensionesh, 25 milionë euro bursa

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku flet për pesë shtyllat kryesore të programit të tij zgjedhor.

    Hamza duke premtuar më shumë zhvillim për biznese e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune me paga më të mira, shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë dhe arsim modern në të gjitha nivelet, ai ka thënë se është koha të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën ma të mirë.

    “Është koha të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën ma të mirë!

    Më shumë zhvillim për biznese, më pak tatime. Më shumë të ardhura për secilin. Më shumë vende pune, me paga më të mira. Shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë. Arsim modern në të gjitha nivelet.

    MaMirë në pesë shtylla ⤵️”, ka shkruar Hamza.

    https://www.facebook.com/reel/566871682887308

  • Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës

    Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës

    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Sipas këtij shorti, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim.

    Derisa gjatë hedhjes së shortit Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësues, por numri i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112.

    Gjatë kësaj ceremonie Kreshnik Radoniqi kryetar i KQZ-së tregon se gjithçka ka shkuar siç është planifikuar dhe se KQZ-ja sipas tij do vazhdoj me aktivitete në lidhje me fushatën zgjedhore.

    Ai tregon se nga 9 janari qytetarët jashtë Kosovës që janë regjistruar do mund të votojnë subjektet e tyre favorite.

    “Që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe të fletëvotimit të zgjedhjeve. Pasi KQZ të miratoj fletëvotimin e zgjedhjeve më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës ndërkaq me 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha ai.

    Shorti u bë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ku zgjidhej subjekti politik dhe përfaqësuesi i secilës parti zgjidhte numrin përmes shortit.

    Kjo është renditja e subjekte e politike që do paraqiten në listat e votimit.

    Partia e Ashkalive për Integrim 123

    Srpska Demokratija 116

    Srpska Lista 112

    Yenilikçi Türk Hareket Partisi 130

    Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 114

    PDAK – LPB 125

    Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda 126

    Naša Bošnjačka Koalicija 121

    AAK, NISMA, Lista Konservatore 137

    Partija Kosovskih Srba 120

    LDK 124

    PDK 131

    Srbski Narodni Pokret 133

    Lëvizja Vetëvendosje 118

    Partia Liberale Egjiptiane 115

    Opre Roma Kosova 136

    Koalicija Vakat 135

    Nova Demokratska Stranka 119

    Jedinstvena Goranska Partija 113

    Kosova Demokratik Türk Pastisi 134

    Socijaldemokratska Unija SDU 127

    Za Slobodu Pravdu i Opstanak 132

    Kosova Adalet Türk Partisi 122

    FJALA 138

    Koalicioni për Familje 129

    Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 117

    Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK 111

    Fatmir Bytyqi 128

  • Hidhet shorti për renditjen e partive, Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

    Hidhet shorti për renditjen e partive, Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.

    “Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

    Kjo është renditja e partive politike në fletë votime për zgjedhjet e 9 shkurtit

    116 Srpska Demokratija

    112 Lista Serbe

    114 Partia Rome e Bashkuar e Kosoves

    125 PDAK LPB

    126 Grandjanska Iniciativa Narodna Pravda

    121 Nasa Bosnjacka Koalicija

    137 AAK me partneret e koalicionit

    120 Partija kososkih Srba

    124 LDK

    131 PDK

    133 Srpski narodni pokret

    118 VV-ja

    129 Koalicioni për Familje

  • Media Plani i emetimeve të spoteve të subjekteve politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025 – Pa Pagese

    Media Plani i emetimeve të spoteve të subjekteve politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025 – Pa Pagese

    ATV ka përgatitur media planin për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në përputhje me Rregulloren KPM-2024/03 dhe obligimet ligjore për ofruesit e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.

    Media planin e plotë të ATV-së mund ta shkarkoni KETU.