Në ditën e pesëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.
Category: ZGJEDHJET
-

Kronika zgjedhore: Dita 15 e fushatës zgjedhore
-

Shkumbin Demaliaj premton barazi sociale, demokraci dhe transparencë për Deçanin-
Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia premtoi se nëse zgjidhet kryetar i Deçanit, do të punoj për demokraci dhe transparencë në komunë.
“Demokraci dhe transparencë, pjesëmarrje të qytetarëve, ekonomi dhe punësim”, tha ai.
Po ashtu, ai premtoi investime në shëndetësi, infrastrukturë dhe sektore të tjera.
Ndiqni debatin:
-

PDK në Deçan premton mbështetje për bujqësinë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla, premtoi zhvillim të sektorit të bujqësisë në territorin e komunës.
“Fermerëve të Deçanit nuk iu duhet vetëm nxitje për të zhvilluar dhe për të prodhuar por ju duhet edhe siguri e shitjes, që do të jetë njëra nga shtyllat kryesore dhe prioritet i imi si agronom”, deklaroi Prekalla.
Ai po ashtu premtoi zhvillim në arsim dhe turizëm.
Ndiqni debatin:
-

Kandidati i LVV-së për Deçan, premton zgjidhje të problemit të ujit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit, Faton Selmanaj, premtoi zgjidhje të problemit të ujit, për qytetarët e komunës së Deçanit.
“Zotimi im i parë është që brenda mandatit tim katër vjeqar, do ta zgjidhi një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes”, tha ai.
Ai premtoi edhe investime në infrastrukturë si dhe shëndetësi.
Ndiqni debatin:
-

Natya Kuçi lëshon studion, arsyeja është mungesa e kryetarit aktual në debat
Kandidatja e Partisë Social Demokrate për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, u tërhoq nga debati në ATV, në shenjë proteste për shkak të mungesës së kryetarit actual, Bashkim Ramosaj.
“Unë nuk mund të vazhdojë debatin pa personin që na ka sjellur në këtë gjendje”, tha ajo.
Ndiqni debatin:
-

LDK premton depolizitim të arsimit në Deçan
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, premtoi
“Arsimi sot në Deçan është tmerrësisht i politizuar. Nuk ke drejtor shkolle që nuk është politik dhe më shumë është në zyrat e partisë në pushtet se në vendin e punës”, tha ai.
Ai po ashtu premtoi edhe katër qerdhe dhe bursa për studentët.
Ndiqni debatin:
-

Kandidatët e VV-së premtojnë përkrahje për fermerët dhe modernizim e qyteteve
Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku, përmes një video-mesazhi ka sfiduar publikisht kryetarin aktual Përparim Rama në një debat të hapur ballë për ballë, ku kërkon që platformat e tyre të krahasohen përballë qytetarëve.
Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni ka shënuar një moment simbolik të fushatës duke vizituar një familje që për dekada kishte mbështetur LDK-në dhe tash e ka orientuar besimin te Lëvizja Vetëvendosje.
Jeton Raka në Kaçanik vizitoi një fabrikë mobiliesh, duke premtuar përkrahje për bizneset që krijojnë vende pune dhe zhvillojnë ekonominë vendore.
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi akuzoi qeverisjen aktuale për keqpërdorime në projektin e parkingut nëntokësor dhe kërkoi hetime për skandalin financiar.
Shpejtim Bulliqi, që synon një mandat të dytë në Podujevë u zotua për mbështetje të artit dhe artistëve lokalë.
Kandidati për Prizren, Artan Abrashi ka zhvilluar një maratonë takimesh. Ai u zotua për krijimin e një ambienti miqësor për startup-et dhe rritjen e përkrahjes për ndërmarrjet lokale.
Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes që kandidon për një mandat tjetër, prezantoi projekte në urbanizëm, infrastrukturë dhe planifikim hapësinor, që synojnë modernizimin e qytetit.Hamdi Bytyçi në Suharekë premtoi subvencionim për çdo litër qumështi, si përkrahje konkrete për fermerët dhe bujqësinë vendore.
Arsim Ademi në Viti theksoi mbështetjen për fermat dhe zhvillimin e agrobiznesit, duke premtuar zgjerim të përkrahjes edhe në nivel komunal.
-

Kandidatët e PSD-së me fokus në turizëm, qytete të përballueshme dhe përfshirje qytetare
Në Kamenicë, kandidati për kryetar komune nga Partia Social Demokrate, Qëndron Kastrati, ka prezantuar një projekt të madh për zhvillimin e turizmit lokal. Ai synon që përmes këtij projekti, Kamenica të kthehet në një destinacion tërheqës për më shumë se 100 mijë vizitorë në vit.
Në Deçan, kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, u është drejtuar qytetarëve dhe veçanërisht mërgatës, duke i ftuar që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Në kryeqytet, kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, po vazhdon fushatën me një qasje të drejtpërdrejtë që prek jetën e përditshme të qytetarëve duke ilustruar ndikimin e krizës ekonomike në buxhetin e familjeve.
-

Kandidatët e PDK-së zotohen për infrastrukturë dhe fuqizim të ekonomisë lokale
Në agjendën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për krytar të Prishtinës, Uran Ismaili për të shtunën, është dëgjimi i halleve të banorëve të lagjes Matiqan.
Ismaili premtoi 400 ashensorë të rinjë në ndërtesat e kryeqytetit, për t’ua lehtësuar jetën, sidomos të moshuarve.
Ai gjatë ditës edhe shpërndau gazetën e tij javore.
Arian Tahiri i cili kandidon për krytar të Mitrovicës premtoi lagje më të mira në qytet dhe infrastrukturë më të mirë në fshatra.
Ndërkohë Shaqir Totaj i PDK-së që synon edhe një mandat në krye të Prizrenit, gjatë ditës zhvilloi takime në disa biznese.
Ai u zotua se do t’i mbështsë bizneset që operojnë në komunën e Prizrenit.
Fuqizim të ekonomisë lokale premtoi edhe Agim Aliu, që sërisj garon për Ferizajn.
Kandidatja e PDK-së për Pejën,Arta Vokshi Nallbani, shkroi se ndër prioritetet e saj nëse zgjidhet kryetare, do të jetë siguria publike.
Ndërsa Ervin Shabani që garon për Gjakovën, gjatë mbrëmies takon grupe rë qytetarëve në tri lokacione.
Kandidati i PDK-së për Drenasin, Petrit Hajdari, takoi të rinjtë e komunës.
Kurse Ferit Idrizi që mëton edhe një herë Vushtrrinë, zhvilloi takime në bizeset lokale.
-

NISMA me premtime për inovacion në ditën e 15-të të fushatës
Kandidatja e NISMË-s Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, premtoi të shtunën, inovacion për Prizrenin.
Bazuar në programin e saj, komuna do të financojë idetë inovative që kanë studentët.
Ndërkohë, Xhevahire Izmaku që synon të dalë e para në garën për Vushtrrinë, postoj një video me hapat praktikë për ta votuar atë.
Këso postimi bëri edhe Shefki Salihu, që kandidon për kryetar të Obiliqit.
Ekrem Hyseni që synon të bëhet edhe një herë kryetar i Malishevës, gjatë ditës përuroi lapidarin e dëshmorit të kombit, Ilaz Javori, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.
Ai publikoi edhe pamjet e fushatës që bëri në Lladroc.