ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Kandidatët e LDK-së të bindur se me ta projektet realizohen

    Kandidatët e LDK-së të bindur se me ta projektet realizohen

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Konunën e Prishtinës, Përparim Rama, zhvilloi takim me banorët e fshatit Mramor. Vec kësaj, gjatë ditës Rama promovoi disa prej punëve që sic thotë ai u kryen gjatë mandatit 4 vjeçar.

    Fshatra vizitoi edhe Gazmend Muhaxheri, që mëton sërish konunën e Pejës.

    “Punët e mira flasin vet”, shkroi ai.

    Ndërsa, Driton Selmanaj i LDK-së që garon për Prizrenin, premtoi 10% buxhet të hapur për kulturën.

    Shefqet Shehu që garon për postin e kryetarit të Gjakovës, takoi një komunitet fetar në Rugovë.

    Ai po ashtu kaloi kohë edhe në familjen Beka, prej nga e ka një kandidat asamblist.

    Visar Azemi që garon ulësen e kryetarit të Ferizajt, kritikoi pushtetin aktual se nuk po i jep qasje në lejet ndërtimore.

    Ndërkohë, Gëzim Plakolli, kumtoi se po iu shkon Mitrovicasve derë më derë për t’ua paraqitur programin.

    Tubimin kryesor elektoral në ditën e 17-të, LDK-ja e mbanë në Dragash.

  • Kandidatët e LVV-së, premtimet i orientojnë tek investimet kapitale 

    Kandidatët e LVV-së, premtimet i orientojnë tek investimet kapitale 

    Fokusi i kandidatit për Prishtinën, nga Vetëvendosje të hënën ishte lagjja Kalabria. Nga terreni, Hajrulla Çeku o zotua se do t’i kushtojë rëndësi kësaj lagje, derisa thotë se u shqetësua për gjendjen e rrugës por edhe të mbeturinave.

    Mbështetje fermerëve iu premtoi Shpejtim Bulliqi, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër në krye të Podujevës.

    Takime me afaristët zhvilloi kryetari aktual, pretedenti për një mandat tjetër për Gjilanin, Alban Hyseni. Të hënën ai zhvilloi edhe një takim me gra e vajza.

    Transformimi për komunën do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, ka thënë Qemajl Aliu, kryetar aktual i Shtimes.

    Në Frashër të Mitrovicës, qëndroi të hënën kandidati për kryetar Faton Peci. Ai tha se kërkesat e banorëve do t’i realizojnë.

    Përkrahje nga qytetarët po kërkon edhe kandidatja për Drenasin, Egzona Tërdevci.

    Hallet dhe planet për lagjen 028-029, i diskutoi në ditën e 17-të, kandidati për Fushë-Kosovën, Valon Prebreza.

    Ndërkaq, ndërtimin e unazës së jashtme dhe unazës së mesme me një investim prej 40 milionë euro, projekt që do të krijojë hapësira të reja për zona industriale dhe biznese, premtoi kandidati për Ferizaj, Enver Haliti.

    E se nuk do të abuzohet paraja publike ishte njëri nga premtimet e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi.

  • Fushata zgjedhore, PZAP-ja shqipton rreth 40 mijë euro gjoba për subjektet politike

    Fushata zgjedhore, PZAP-ja shqipton rreth 40 mijë euro gjoba për subjektet politike

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar një sërë gjobash ndaj disa subjekteve politike për shkelje të rregullave gjatë fushatës që po zhvillohet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Sipas vendimeve të publikuara në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni, nga dita e parë e fushatës deri të premten e javës së kaluar, kur është marrë edhe vendimi i fundit, vlera totale e gjobave të shqiptuara ka arritur rreth 40 mijë euro.

    Këto gjoba sipas PZAP-së, janë vendosur për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave zgjedhore dhe të Kodit të Mirësjelljes për fushatë.

    Ndër subjektet politike që janë ndëshkuar me gjobë gjatë fushatës janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), NDS dhe Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

    Gjoba më e lartë është shqiptuar për Iniciativën Qytetare për Skenderaj, në shumën prej 10 mijë eurosh, në dy raste të ndara.

    Sipas PZAP-së, kjo gjobë është rezultat i shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, një dokument që synon të rregullojë sjelljen e pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për të ruajtur një ambient demokratik dhe të qetë zgjedhor.

    Më poshtë mund t’i shihni vendimet e publikuara nga PZAP-ja:

  • Fokus te rinia, gratë, bujqësia e infrastruktura, fushata e VV-së në prag të zgjedhjeve

    Fokus te rinia, gratë, bujqësia e infrastruktura, fushata e VV-së në prag të zgjedhjeve

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit, ku theksoi se rinia është në qendër të platformës së tij. Ai prezantoi planet për përmirësimin e sigurisë në shkolla dhe lagje, zhvillimin e hapësirave për art, kulturë dhe sport, si dhe mbështetjen për sektorin e teknologjisë informative dhe shërbimet psikologjike në shkolla.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka zhvilluar takime me qytetarët në Stanoc të Epërm, duke premtuar mbështetje për fermerët dhe zgjidhje për furnizimin me ujë, ndriçimin dhe rrugët.

    Në Gjilan, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, zhvilloi takim me banorët e Perlepnicës dhe premtoi vazhdimësi të projekteve me mbështetjen e qeverisë.

    Shpëtim Bulliqi, kryetar aktual i Podujevës, kandidat për mandat të dytë, u takua me persona me dëgjim dhe të folur të kufizuar. Bulliqi ju premtoi mbështetje kësaj kategorie duke ju garantuar gjithëpërfshirje.

    Në Viti, kandidati Arsim Ademi, kërkoi mbështetje nga banorët dhe premtoi të sjellë modelin e qeverisjes qëndrore në nivel lokal.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza, premtoi se gratë dhe të rinjtë do të jenë në fokus, me fonde për start-up, programin “Rinia punon” dhe bursat për vajzat në STEM.

    Kurse takim me gratë dhe vajzat, mbajti kandidati për kryetar të Mitrovicës Jugore, Faton Peci. Peci u zotua se do të krijoë barazi dhe Mitovica në drejtim e tij do të jetë qytet i barabartë për të gjithë.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, takoi përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Në këtë takim ai ka pranuar shqetësim e tyre duke ju ofruar mbështetje dhe duke e vlerësuar kontributin e tyre të madh për liri.

  • Kronika zgjedhore: Dita 16 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 16 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Dita e 16-të e fushatës, kandidatët e PDK-së prezantojnë vizionin për qytete dhe fshatra funksionale

    Dita e 16-të e fushatës, kandidatët e PDK-së prezantojnë vizionin për qytete dhe fshatra funksionale

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, ka prezantuar një sërë projektesh konkrete për lagjen Barilevë, përfshirë rregullimin e lumit me shtigje vrapimi, ndriçim publik dhe përmirësim të stadiumit.

    Kurse gjatë vizitës në Mramor, Ismajli prezantoi zgjidhje për ujë të pijshëm, rrugë moderne dhe hapësira publike që i japin jetë komunitetit.

    Në Istog, kandidati i PDK-së, Ali Nimanaj, ka zhvilluar takime me qytetarët në Llukafc të Begut, ku tha se programi i tij është i ndërtuar mbi nevojat specifike të çdo fshati të komunës.

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin për transformimin e lumit “Trepça”.

    Në Lipjan, kandidati i PDK-së, Shukri Buja ditën e 16-të e ka shfrytëzuar për të nderuar figurat historike të luftës së UÇK-së në këtë komunë dhe ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive në tubimet zgjedhore.

    Në Artanë, kandidati i PDK-së, Selatin Nuhiu, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin atë dhe listën për Kuvendin Komunal, teksa është zotuar për transparencë.

    Në Prizren, kandidati dhe kryetari aktual, Shaqir Totaj, ka përuruar projektin infrastrukturore dhe atë të ujësjellësit në zonat rurale të Medvecit, Zojzit, Piranës dhe Mamushës.

    Totaj mori pjesë edhe në manifestimin qendror për Ditën e Boshnjakëve në fshatin Reçan të Zhupës, ku u bë hapja solemne e Sebiljit – simbol i unitetit dhe trashëgimisë boshnjake.

    Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka organizuar takime me gra dhe vajza të kësaj komune, duke premtuar mbështetje të fuqishme për fuqizimin e tyre në të gjitha fushat.

    Në Vushtrri, kryetari aktual dhe kandidati për mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka takuar zejtarët dhe bizneset lokale, duke prezantuar projektet për mandatin e ardhshëm.Ai gjithashtu ka vizituar banorët e një lagjeje të prekur nga zjarri, ku tha se ndihma e shpejtë e komunës është dëshmi e një qeverisjeje përgjegjëse.

  • Nisma Socialdemokrate me premtime konkrete në Prizren, Vushtrri dhe Malishevë

    Nisma Socialdemokrate me premtime konkrete në Prizren, Vushtrri dhe Malishevë

    Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidatja për kryetare në Prizren, Albulena Balaj Halimaj, e shoqëruar nga kryetari i partisë Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues në lagjen Kurillë, ku është theksuar mbështetja në rritje për platformën e saj “Përjetë Prizreni”.

    Ajo ka theksuar nevojën për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe rural, ruajtje të trashëgimisë kulturore, modernizim të transportit publik, mbështetje për gratë, të rinjtë dhe sipërmarrësit lokalë, si dhe qeverisje transparente e gjithëpërfshirëse.

    Në Vushtrri, kandidatja për kryetare, Xhevahire Izmaku, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët nëpër lagje e fshatra, ku ka theksuar përkushtimin për reformë në administratë, investime në arsim profesional, mbështetje për bujqësinë, si dhe rritje të rolit të grave në qeverisje. Gjatë një vizite në Akrashticë, ajo ka shprehur krenarinë për bashkëpunimin me Hatiqe Bunjaku Shalën, kandidate për Asamblenë Komunale nga kjo familje.

    Ndërkaq, në Malishevë, kryetari aktual dhe kandidat për një mandat të ri, Ekrem Kastrati gjatë një tubimi ME banorët e Gurbardhit ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e qartë e vlerësimit për punën e deritashme dhe ka premtuar vazhdimin e projekteve infrastrukturore, përmirësim të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe krijimin e kushteve për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.

  • Kandidatët e LDK-së zotohen për transformim të komunave përmes investimeve në rini, sport dhe infrastrukturë

    Kandidatët e LDK-së zotohen për transformim të komunave përmes investimeve në rini, sport dhe infrastrukturë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, i cili kandidon edhe për një mandat të dytë ka vënë theksin në rigjenerimin urban të lagjeve. Sipas tij, për herë të parë, lagjet e kryeqytetit po marrin formë përmes planeve të mirëfillta urbane.

    Me fokus të veçantë në rininë dhe sportin, kandidati për kryetar në Gjilan, Arbër Ismajli premtoi mbështetje të madhe për klubet sportive.

    Mbështetja për sportin, sidomos për klubet lokale që përballen me mungesë përkrahjeje premtoi edhe Gëzim Plakolli,kandidat për kryetar në Mitrovicë.

    Kurse në Istog, kandidati për mandat të dytë, Ilir Ferati teksa ka zhvilluar takime me të rinjtë istogas ka shprehur përkushtimin për të ndërtuar një Istog që ofron hapësira për zhvillim dhe përfshirje.

    Në Lipjan, Imri Ahmeti, kryetar aktual dhe kandidat për mandat të ri, ka theksuar intensifikimin e punës në terren dhe angazhimin e pandalshëm për zhvillimin e komunës. Ai gjithashtu ka nderuar dëshmorët, me homazhe pranë shtatores së Arsim Zeqirit.

    Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj ka prezantuar një vizion për zhvillim kulturor. Ai ka premtuar hapësira të reja për art, muzikë, teatër, biblioteka dhe qendra rinore në çdo lagje.

    Visar Azemi, kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt teksa ka zhvilluar takim me banorët, ai u ka premtuar zgjidhje për problemet infrastrukturore.

    Ndërsa në Viti, Sokol Haliti, kryetar aktual dhe kandidat për mandat të ri, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që po merr nga qytetarët, sidomos nga të rinjtë. Ai ka premtuar vazhdimin e projekteve transformuese që, sipas tij, e kanë ngritur Vitinë dhe do ta ngrejnë edhe më lart në mandatin e ardhshëm.

  • KDTP në garë për Prizrenin dhe Mamushën, zotohen për zhvillim dhe përfaqësim të fuqishëm lokal

    KDTP në garë për Prizrenin dhe Mamushën, zotohen për zhvillim dhe përfaqësim të fuqishëm lokal

    Në kuadër të fushatës zgjedhore të Kosova Demokratik Türk Partisi, dy kandidatët për kryetar komune, Furkan Bütüç në Prizren dhe Abdulahadi Krasniç në Mamushë kanë intensifikuar takimet me qytetarë duke shpalosur vizionin dhe angazhimet e tyre.

    Në Prizren, kandidati Furkan Bütüç është zotuar për një përfaqësim të fuqishëm të komunitetit turk në institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e unitetit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje teksa ka zhvilluar takime të shumta në lagje të ndryshme, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve.

    Bütüç ka premtuar se me përkrahjen e qytetarëve, më 12 tetor do të sigurojnë tre ulëse në këshillin komunal, duke rikthyer ndikimin e munguar në institucionet vendore. Ai ka deklaruar se do të punojë për një qytet më të zhvilluar ekonomikisht, për më shumë mbështetje për bizneset e vogla dhe zejtarët, si dhe për shërbime më cilësore për qytetarët.

    Ndërkohë në Mamushë, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Abdulahadi Krasniç, ka vënë theksin në vazhdimësinë e projekteve të mëdha që kanë filluar gjatë mandatit të tij.

    Ai ka prezantuar ndërtimin e Qendrës Kulturore si projektin më të rëndësishëm që po realizohet aktualisht në këtë komunë, një investim që është cilësuar si më i madhi në historinë e Mamushës. Me një mbështetje shtesë prej 900 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2026 dhe synon të bëhet zemra e jetës kulturore, arsimore dhe shoqërore të qytetit.

    Gjatë fushatës, Krasniç ka zhvilluar takime të përditshme me qytetarë në lagje e fshatra, ku ka diskutuar për shërbimet që janë ofruar deri tani dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen.

  • Kandidatët e AAK-së me plane konkrete për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë

    Kandidatët e AAK-së me plane konkrete për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fushatës së tij zgjedhore ka prezantuar programin për lagjet Ulpiana dhe Dardania, të cilat i ka quajtur themelet e lashta të Prishtinës.

    Sipas Berishës, ky program është hartuar bashkë me qytetarët teksa premton përmirësim të infrastrukturës, rritje të cilësisë së jetës dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të kryeqytetit.

    Në Rahovec, Smajl Latifi, i cili kërkon një mandat të ri si kryetar komune, ka vendosur shëndetësinë si prioritet kryesor të qeverisjes së tij. Ai premton aparatura moderne, digjitalizim, trajnime për mjekë dhe punësim të të diplomuarve të rinj.

    Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka kritikuar politizimin e sistemit arsimor premton transport falas për nxënësit, mbështetje për bujqit dhe shëndetësi më funksionale.

    Në Suharekë, Bali Muharremaj, aktualisht në krye të komunës dhe kandidat për një mandat të ri, ka zhvilluar takime me biznese vendore dhe ka nderuar dëshmorët lokalë. Ai ka premtuar vazhdim të zhvillimit dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe sektorin privat.

    Në Ferizaj, kandidatja e AAK-së Xhemile Murati Shabani premton një qeverisje më të drejtë dhe më afër qytetarëve, me synim zhvillimin e komunës.