ATV

Category: ZGJEDHJET

  • “Mjeshtri i lagjes”, vota e sigurt dhe fuqizimi i grave, PSD me fushatë për ndryshim lokal

    “Mjeshtri i lagjes”, vota e sigurt dhe fuqizimi i grave, PSD me fushatë për ndryshim lokal

    Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga radhët e PSD-së, Besa Shahini, ka prezantuar iniciativën “Mjeshtri i lagjes”, një model që synon rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të lagjeve të kryeqytetit.

    Ajo po ashtu ka vënë theksin te programet për pensionistët, duke paralajmëruar krijimin e qendrave komunitare dhe zhvillimin e aktiviteteve ndërbrezore për të luftuar vetminë e moshës së tretë.

    Në Deçan, kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, po udhëheq një fushatë që thekson ndershmërinë, përkushtimin dhe përfaqësimin e drejtë. Në një thirrje publike, ajo u është drejtuar qytetarëve për mbështetje financiare të drejtpërdrejtë.

    Në Kamenicë, kandidati për kryetar, Qendron Kastrati, ka vendosur fokusin në fuqizimin e grave dhe përfaqësimin e tyre në jetën publike dhe institucionale. Pas një takimi me gra të angazhuara dhe të suksesshme në qytet.

  • Deri më 7 tetor afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

    Deri më 7 tetor afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

    KQZ-ja ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor.

    KQZ ka sqaruar hapat që duhet të ndjekin mediet për t’i akredituar përfaqësuesit e tyre për ditën zgjedhore.

    “Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org. Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e medias që kërkohen të akreditohen”, ka sqaruar KQZ-ja.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin zgjedhor të 12 tetorit, sikurse edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

  • Përplasen në studio kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për kryetar të Suharekës

    Përplasen në studio kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për kryetar të Suharekës

    Çështja e ujit në Suharekë, bëri që të përplasen kandidatët për kryetar të Suharekës nga radhët e LDK-së dhe të PDK-së.

    Ata akuzuan njëri-tjetrin për bashkëqeverisjen me pushtetin aktual në Suharekë.

    Ndiqni debatin:

    “Ti që ke qeverisë, a e ke sjellur një litër ujë në Suharekë”, iu drejtua kandidati i PDK-së, Dardan Berisha, atij të LDK-së, Ardian Shala.

  • Programi i LVV-së për Suharekën

    Programi i LVV-së për Suharekën

    Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyqi shpalos programin qeverisës, nëse zgjidhet kryetar.

    “Prioritet i kemi dhënë arsimit, që është prioritet mbi prioritete”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

     

  • Programi i PDK-së për Suharekën

    Programi i PDK-së për Suharekën

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës Dardan Berisha, shpalosi programin e tij nëse zgjidhet kryetar i komunës.

    “shtylla e parë është arsimi. Ne do të investojmë në shkolla moderne. Shtylla e dytë është shëndetësia”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

     

  • Programi i LDK-së për Suharekën

    Programi i LDK-së për Suharekën

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës Ardian Shala, shpalosi programin e tij nëse zgjidhet kryetar i komunës.

    “Në infrastrukturë do të investojmë në ujësjellës, rrugë, kanalizim, në qytete dhe fshatra”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

     

  • Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, shpalos programin

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, shpalos programin

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, shpalosi programin e tij, nëse rizgjidhet kryetar i komunës.

    “Stacioni i autobusëve, ku do të jenë të ndërtuar edhe 400 parkingje për qytetarët e Suharekës, një pishinë gjysmë-olimpike”, tha ai mestjerash.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

  • Kronika zgjedhore: Dita 13 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 13 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e trembëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës”, Fehmi Kupina ka vazhduar të takojë qytetarë të Kryeqytetit, për t’ua kërkuar besimin që vendet në asmable t’i gëzojnë edhe një mandat tjetër.

    Të enjten Kupina bashkë me Mentor Isufin, kandidat për Kuvend Komunal, ishin në Kalabri në takimin e radhës me qytetarë. Sic shkruan Kupina, “kudo që po shkojnë po gjejmë frymë të fitores e atmosferë të mrekullueshme.”

    Falenderues është ndaj mbështetësve, derisa thotë se numri i përfaqësuesve të “Lidhjes së Prishtinës” do të jetë më i lartë në Kuvendin Komunal.

    “Lidhja e Prishtinës” që garon me numrin 115, gjatë kësaj jave ka takuar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm. Sipas bartësit të Listës, Fehmi Kupinës kjo qendër ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

    “Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.”  – ka shkruar mes tjerash, Kupina pas vizitës në këtë qendër.

    Kjo iniciativë garon më 12 tetor me 56 kandidatë për asamble komunale të Prishtinës.

  • Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Një Vushtrri me zhvillim të teknologjisë, premtoi kandidatja e NISMËS SocialDemokrate për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmaku.

    Të enjten ajo takoi themeluesen e një kompanie te teknologjisë.

    “Sot pata kënaqësinë të jem së bashku me themeluesin e Unity Tech Hub Egzon Uka – një hapësirë ku idetë kthehen në projekte konkrete, ku të rinjtë fuqizohen me dije digjitale dhe ku inovacioni merr jetë”, shkroi ajo.

    Ndërkaq, kandidatja e partisë për Prizrenin, Albulena Balaj Halimaj, kërkoi votën në lagjen Arbana të qytetit.

    Kandidati që synon edhe një mandat në krye të Malishevës, Ekrem Kastrati, shpërndau një video, ku një qytetar lavdëron punën e tij.

    Nisma Social-Demokrate garon në zgjedhjet e 12 tetorit me numrin 186.