ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Fushata zgjedhore e AAK-së, kandidatët zotohen për zhvillim ekonomik dhe shëndetësi për qytetarët

    Fushata zgjedhore e AAK-së, kandidatët zotohen për zhvillim ekonomik dhe shëndetësi për qytetarët

    Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Labinot Bislimi, i shoqëruar nga Ramush Haradinaj, premtoi transformimin e qytetit përmes funksionalizimit të liqeneve për ujë të pijshëm, reformave në arsim, investimeve në infrastrukturë dhe menaxhimit të mbeturinave përmes riciklimit.

    Në Prishtinë, kandidati Bekë Berisha u zotua për ndërtimin e pesë fabrikave, krijimin e një zone industriale në Kodrën e Trimave, modernizimin e tregjeve dhe rivitalizimin e Pallatit të Rinisë.

    Në ditën e 15-të të fushatës, kryetari aktual, Bashkim Ramosaj, kandidat për një mandat të ri në Deçan, ka pranuar titullin “Mirënjohja e Tropojës” nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. Ramosaj këtë çmim një nder të veçantë dhe një përgjegjësi për të forcuar më tej lidhjet vëllazërore ndërmjet dy komunave.

    Ali Krasniqi, kandidat për kryetar të Obiliqit, theksoi nevojën për përmirësim të cilësisë së ujit dhe shërbime më të mira shëndetësore, duke thënë se shëndeti duhet të jetë e drejtë dhe jo luks.

    Smajl Latifi në Rahovec, që kërkon një mandat të ri, po zhvillon takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke premtuar vazhdim të projekteve për bujqësinë dhe përmirësimin e jetës në komunitet.

    Në Pejë, kandidati Ali Berisha premtoi investime në ujësjellës, kanalizim dhe ofrim të barabartë të shërbimeve për të gjitha familjet, me qytetarin në qendër të qeverisjes lokale.

  • Sot përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguevse

    Sot përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguevse

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 27 shtator 2025.

    Si bëhet aplikimi për akreditim?

    Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës (qoftë organizatë joqeveritare, qeveritare/ndërqeveritare, organizatë ndërkombëtare e specializuar në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, apo përfaqësues i një shteti të huaj) duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

    Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e organizatës/media që kërkohen të akreditohen.

    Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.

    Informacione shtesë:

    · Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën përmes e-mailit në adresën: [email protected], apo përmes telefonit në numrin +383 38 200 81 010. Zyra është e qasshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

    · Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kenë të drejtë të vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, si dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

  • Çeku i reagon Ramës, kërkon ‘ballafaqim’ për Prishtinën pa kandidatët tjerë

    Çeku i reagon Ramës, kërkon ‘ballafaqim’ për Prishtinën pa kandidatët tjerë

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, tha se në debat e ka ftuar vetëm kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe në këto zgjedhje lokale është në garë për një mandat të dytë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Çeku e akuzoi Ramën se në ftesën e tij për t’u përballur të gjithë kandidatët që janë në garë për kryeqytetin në një debat televiziv, po tenton të fshihet pas tyre.

    “Kryetar Rama, jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës. Le të ballafaqohemi, le t’i shpalosim platformat tona. Këtë ia kemi borxh për borxh qytetarëve të Prishtinës. Të lutem edhe një herë, caktoje ditën, zgjidhe studion, aty do të jem”, ka thënë Çeku në një video drejtuar Ramës.

    Më herët, Rama i ka ftuar të gjithë kandidatët në debat.

    Madje, Rama e ka caktuar edhe datën. Ka thënë se më 6 tetor, do të ishte ideale.

    “Absolutisht po, jam gati. Të gjithë së bashku, po e bëjmë, caktojmë këtu, po i sfidoj të gjithë. Patjetër që po. Me datën 6, i ftoj të gjithë kandidatët për kryetar të debatojmë”, kishte thënë Rama, raporton Gazeta Express.

  • Kronika zgjedhore: Dita 14 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 14 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e katërmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Kandidatët e Alternativës me fokus në mjedis, arsim dhe mirëqenie

    Kandidatët e Alternativës me fokus në mjedis, arsim dhe mirëqenie

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e partisë “Alternativa”, Mërkur Beqiri ka bërë një gjest simbolik në lagjet Qëndresa dhe Veternik, ku bashkë me banorët mbolli një fidan në vend të një deponie ilegale. Ky veprim, sipas tij, përfaqëson mënyrën e qeverisjes që ai synon të sjell me fokus në mjedis të pastër.

    Në Pejë, kandidati për kryetar komune, Reshat Nurboja, ka premtuar heqjen e menjëhershme të takës komunale për tokën e varrit, një masë që ai e cilëson si të padrejtë dhe të panevojshme.

    Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i Alternativës, Shkumbin Hasani, ka prezantuar një program gjithëpërfshirës që synon transformimin e qytetit në disa fusha kyçe: mjedis, kulturë dhe sport, edukim punësimi i të rinjve dhe kujdesi për të moshuarit.

    Në Mitrovicën e Veriut, Fetije Piriqi, kandidate e Alternativës për kryetare komune premton investime në arsim cilësor, shëndetësi të përmirësuar, infrastrukturë moderne, zhvillim ekonomik dhe siguri publike, sidomos në shkolla dhe rrugë.

  • Kandidatët e AAK-së takojnë bizneset

    Kandidatët e AAK-së takojnë bizneset

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Prishtinës, Bekë Berisha, vazhdoi fushatën e tij “Beka e Bon”

    Ai të premten, promovoi shtatë prioritetet që ka nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës.

    Po ashtu, Bekë Berisha, zhvilloi takim edhe me biznese, duke iu premtuar mbështetje konkrete.

    Edhe kandidati i AAK-së për Pejën, Ali Berisha, insiston se programi i tij është më i miri për komunën.

    Kandidati i Partisw pwr Prizrenin, Besnik Krasniqi, promovoi njw kandidate pwr asamble.

    Ndërsa, Bali Muharremaj që mëton swrish Suharekën, publikoi video nga punimet në terren.

    Në terren doli, edhe Smajl Latifi që përsëri kandidion për Rahovecin.

    Ai takoi biznese lokale, duke iu premtuar mbështetje.

    Në terren me punëtorë, doli edhe kryetari aktual që rikandidon për Deçanin, Bashkim Ramosaj. Ai vetëm uroj mëngjes të mirë.

  • Kandidatët e LDK-së premtojnë biblioteka për fëmijë, mbështetje për biznese e pensionistë

    Kandidatët e LDK-së premtojnë biblioteka për fëmijë, mbështetje për biznese e pensionistë

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, garantoi funksionalizimin e biblotekës së parë të fëmijëve, në kryeqytet.

    Të premten, kryetari aktual zhvilloi takim edhe arkitektë. Ndërkohë, ai njoftoi edhe për platformën ku paraqet nivelin e përfundimit të punëve në komunën e Prishtinës. Kjo thotë se është “përtej gazetave”.

    Gjatë ditës, Gazmend Muhaxhiri i LDK-së, i cili kandidon për mandatin e 4-të në krye të komunës promovoi hapjen e një ure të re në Pejë.

    Arbër Ismajli që garon për postin e kryetarit të Gjilanit, takoi biznese gjatë ditës. Ai premtoi angazhim për zhvillim dhe punësim.

    Edhe kandidati i LDK-së për Gjakovën, Shefqet Shehu, takoi bizneset ku ndër të tjera tha: “Ne i çmojmë vlerat tona – ne do t’i fuqizojmë vlerat tona”.

    Ditën e 14-të të fushatës, Driton Selmanaj që kërkon votë për kryetar të Prizrenit, e kaloi me pensionistë dhe invalidë të punës.

    Kujdes për pensionistët e mbështetje për bizneset premtoi edhe kandidati i LDK-së në Mitrovicën e Veriut, Gëzim Plakolli.

  • LVV premton mbështetje për bizneset lokale dhe infrastrukturë

    LVV premton mbështetje për bizneset lokale dhe infrastrukturë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku premtoi projekte konkrete për lagjet, si rikthimin në funksion të shkollës së braktisur në Kolovicë, ndriçim publik LED, vendosjen e kamerave të sigurisë dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore me trotuare e shenja komunikacioni.

    Në Gjakovë, kandidati Ardian Gola tha se prioritet i tij do të jetë ndërtimi i sistemit të ujitjes për fermerët, në mënyrë që prodhimi bujqësor të rritet.

    Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni theksoi se gjatë mandatit të parë ka investuar mbi 3.4 milionë euro në bujqësi dhe kërkon mandat të dytë për një Gjilan të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës.

    Në Fushë Kosovë, Valon Prebreza vizitoi fermerët në Lismir, duke premtuar mbështetje për prodhuesit lokalë.

    Faton Peci, kandidat në Mitrovicë, premtoi mbështetje për sportin përmes infrastrukturës dhe subvencioneve, si dhe lehtësira për bizneset e vogla.

    Në Podujevë, kryetari aktual Shpejtim Bulliqi prezantoi projektin e sallës së re të sporteve në Gllamnik.

    Në Suharekë, Hamdi Bytyçi tha se prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

    Në Ferizaj, Enver Haliti premtoi ndërtimin e stadiumit modern me kosto mbi 17 milionë euro, që do të përmbushë standardet ndërkombëtare.

    Në Vushtrri, kandidati Sylejman Meholli u zotua për fuqizim të bashkëpunimit me Kryqin e Kuq dhe për investime në edukimin shëndetësor të popullatës.

    Ndërsa në Malishevë, Valon Hoti tha se barazia gjinore do të jetë standard i qeverisjes së tij, duke garantuar që 50% e pozitave udhëheqëse komunale t’u takojnë grave.

  • Fushata e kandidatëve të Nisma Socialdemokrate në ditën e 14-të

    Fushata e kandidatëve të Nisma Socialdemokrate në ditën e 14-të

    Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma SocialDemokrate, vizitoi familjen e Nazmi Januzit, ku prezantoi kandidaten për Asamblenë Komunale, Vjollca Januzi.

    “Vjollca është e gatshme të jetë zëri i qytetarëve të Vushtrrisë,” tha Izmaku gjatë takimit me banorët.

    Në Prizren, kandidatja për kryetare të Komunës, Albulena Balaj-Halimaj, prezantoi një nga pikat kryesore të programit të saj: Angazhimin e mësimdhënësve nga diaspora gjatë pushimeve verore dhe dimërore.

    Kurse, Kryetari aktual i Malishevës dhe kandidat për një mandat të ri, Ekrem Kastrati gjatë një tubimi në fshatin Marali, një nga bastionet e Nismës SocialDemokrate, Kastrati falenderoi përkrahjen e banorëve dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet e 12 tetorit do të jetë e madhe. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 186 për të siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e komunës.
    Kastrati, po ashtu gjatë ditës mori pjesë në shënimin e 27-vjetorit të Masakrës së Gullubovcit. Ai theksoi se sakrifica e tyre është themeli i lirisë që gëzojnë sot qytetarët.

  • Kandidatët e PDK-së premtojnë menaxhim të trafikut, mbështetje sociale dhe zhvillim infrastrukturor

    Kandidatët e PDK-së premtojnë menaxhim të trafikut, mbështetje sociale dhe zhvillim infrastrukturor

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli premton zgjidhje për trafikun brenda 18 muajve, përmes shtimit të semaforëve nga 20 në 80 dhe krijimit të Qendrës së Menaxhimit të Trafikut që do të monitorojë rrugët në kohë reale dhe do të bashkëpunojë me emergjencat për ndërhyrje të shpejtë.
    Në Gjilan, kandidati Riad Rashiti u zotua për mbështetje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nënat e tyre, 200 euro për nënat dhe 100 euro shtesë për çdo fëmijë në muaj.

    Arian Tahiri në Mitrovicë premtoi ndërtimin e një çerdheje dhe investime në infrastrukturë për fshatin Kçiq.

    Në Rahovec, Edon Cana tha se pas 10 viteve të humbura, ai sjell një plan të qartë për ujësjellësin, rrugët, kanalizimin dhe zhvillimin rural.

    Në Prizren, Shaqir Totaj, që kërkon një mandat të dytë, premton përkujdesje për lagjen Kurilla dhe përmirësim të infrastrukturës.

    Sami Lushtaku në Skenderaj zhvilloi takime me qytetarë në Runik, duke premtuar realizim të projekteve me mbështetjen e tyre.

    Në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu, i cili po kërkon një mandat të dytë, ka njoftuar nisjen e asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Surqinë dhe zhvilloi takim me mjekët në pension, duke i quajtur ata “plejadë e artë e shëndetësisë ferizajase”.

    Në Vushtrri, Ferit Idrizi paralajmëroi ndërtimin e një stadiumi modern multifunksional për të kthyer emocionet sportive te rinia.