ATV

Category: TOP ATV

  • Fshati i Klinës ku të gjithë banorët kanë një gjak e mbiemër

    Fshati i Klinës ku të gjithë banorët kanë një gjak e mbiemër

    Fshati Volljak, fshati qe nuk i ngjan asnjë fshati tjetër. Një vend ku çdo rrugicë flet për një fis të vetëm: Berishët.
    Këtu çdo shtëpi, çdo rrugicë tregon histori besnikërie, guximi dhe lidhjesh që nuk thyhen. Traditat nuk janë thjesht kujtime, por pjesë e çdo dite, mikpritja nuk është fjalë, por mënyrë jetese.
    Volljaka nuk është vetëm vend është zemra e një komuniteti që e mban gjallë shpirtin shqiptar.
    Edhe ky fshat po përballet me sfidën e të rinjve që çdo ditë e më shumë largohen, duke lënë pas vetëm kujtimet dhe traditat e tij.
    Kronikën e plot të përgatitur nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • “Ajo kurrë s’mundet me u bo nana e fëmijëve të tij!” – Gruaja shpërthen drejtpërdrejt në emision

    “Ajo kurrë s’mundet me u bo nana e fëmijëve të tij!” – Gruaja shpërthen drejtpërdrejt në emision

    Një telefonatë dramatike në emisionin “n’Frekuencë me Robin” ka trazuar rrjetet sociale.

    Një grua – telefonuesja – i drejtohet të dashurës së burrit të saj me fjalë të forta:

    “Hala pa u divorcuar, ende pa u nda nëna nga fëmijët, ajo shkon atje. Më habit si prindërit e saj e lejojnë këtë! Si mendojnë ata kështu? Si mendon ajo se mund t’i dojë fëmijët, kur nëna e tyre është ende aty? Ajo kurrë nuk mund të bëhet nënë e fëmijëve të tij.”

    Me zërin që dridhet nga emocionet, gruaja shpreh dhimbjen e ndarjes dhe shqetësimin për largimin e fëmijëve nga ajo.

    Për të parë videon klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • A kursejmë rrymë nëse e lëshojmë bojlerin vetëm kur lahemi? Kjo është përgjigja

    A kursejmë rrymë nëse e lëshojmë bojlerin vetëm kur lahemi? Kjo është përgjigja

    A me lon bojlerin dhez, a me ndal e me dhez veq kur ki nevoje, kjo eshte nje nder dilemat ma t’mdhaja tona si popull. Nese e len dhez, bojleri ta han rrymen kadal kadal, njejt si ai shoku qe tmerr pare borxh ama kurr sti kthen. Fatura vjen, ti nervozohesh, bojleri rrin i qete-ska faj ai qe ti e len dhez.

    Nëse e lë ndezë 24/7, bojleri vetëm ruan nxehtësinë duke u ndezur e fikë herë pas here.
    Nëse e ndez vetëm kur të duhet, harxhon më shumë në fillim (për me ngrohë komplet ujin), por pastaj pushon.

    Bojlerët e rinj kanë izolim më të mirë, që mban ujin të ngrohtë më gjatë.

    Të vjetrit humbin nxehtësi më shpejt.

    E nese e nal, pret gjyse ore me u nxeh deri sa te thote bojleri “ hajde se gati jom”.

    Me ni fjale cka do qe bon humbes ke me dal. Ose trritet fatura, ose t’rritet nervoza. Fundja, bojleri është si dashnia: kur është ndez, t’kushton; kur është fik, t’len tu prit.

    Kështu që, ekonomikisht më mirë është me e lan dhez gjatë ditës, sidomos nëse është i ri e ka izolim të mirë.

    Po normal, nëse je tu shku për pushime ndale se s’ka logjikë me ngrohë ujë per kojshi.

    Po hajt se shqiptaret e dine ma mire, Disa e lojne dhez, e disa e ndalin e e dhezin si me i lshu dritat e Vitit te Ri.

    Krejt ne fund, bojleri osht i pameshirshem, nese e len dhez ta ngroh trupin…ama ta ftof xhepin.

  • Me rrymë, dru apo klimë – Cila është mënyra më e lirë për ngrohje këtë dimër?

    Me rrymë, dru apo klimë – Cila është mënyra më e lirë për ngrohje këtë dimër?

    Çmimi i energjisë elektrike është rrit, dimri po ofrohet.

    Jeta për shumë kon është ba e pa përballushme.

    E dilema e secilit prej nesh është nëse duhet mu ngroh me rrymë, dru a klimë, që me mujt mos me na mërdhi të ftohtit, e që besa as xhepi.

    Hajde, t’i hymë me thellë kësaj matematike, e ta nxjerrim një përfundim, bazuar edhe në disa fakte.

    Disa e ndezin klimën e re dhe thonë ‘ma mirë pa tym e pa lodhje’, disa tjerë nuk e tradhtojnë kurrë traditën e druve ‘ngrohje natyrale dhe aroma e dimrit’, ndërsa ka nga ata që mbështeten tek rryma dhe ngrohin shtëpinë me sistemet që kanë.

    Shumë njerëz mendojnë që drutë janë më të lira, por nuk e kanë llogaritur mirë koston.

    Po e vërteta?

    Nëse shtëpia  është e izoluar mirë, klima shpenzon shumë më pak se rryma.

    Drutë janë më të lira vetëm nëse i blen verës ose i pret vetë, se në dimër çmimi të djeg shumë me shume ndërsa ngrohja elektrike del më e shtrenjtë nga të gjitha.

    Por çfarë thonë faktet?

    Një klimë moderne, për një hapësirë të izoluar mirë, konsumon rreth 700–1 200 W në orë. Nëse e përdor në mënyrë të mençur, në fund të sezonit mund të paguash deri në 30% më pak se sa me sistemet klasike elektrike.

    Drutë janë të lira vetëm kur i blen verës ose i siguron vetë. Në dimër çmimi shpesh rritet, dhe mund të  kushtojë sa gjysma e një klime të re për gjithë sezonin. Plus, duhen transportuar, prerë, punë më shumë, por për shumë njerëz është pjesë e traditës.

    Ndërsa ngrohja me rrymë është më e shtrenjtë sepse shpenzon më shumë energji për të njëjtën nxehtësi.

    Pra, nuk ka një përgjigje të vetme.

    Dimri është garë mes faturës dhe komoditetit, e zgjedhja është e jotja.

    Ti çfarë përdor për t’u ngrohur? I presim komentet tuaja..

     

  • Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mësuesi nga Opoja, histori suksesi në kultivimin e mjedrës

    Mahmut Fetahu prej 31 vitesh mësimdhënës i përkushtuar, ka gjetur mënyrën ideale për të bashkuar dijen me dashurinë për tokën.

    Në vitet e fundit, ai ka shndërruar pasionin për bujqësinë dhe kultivimin e mjedrës në një histori suksesi, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna e ndershme sjellin fryte të bollshme.

    Kronikën e plotë mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Bujku nga Kamenica që nuk i dorëzohet as motit e vështirësive

    Në fshatin Shipashnicë e Ulët të Kamenicës, Refik Dermaku, një bujk i urtë e punëtor, u rrit mes arave.

    Sot ai vazhdon traditën familjare duke kultivuar bostan, pjepër, pasul dhe tranguj.

    Ani pse ky vit sipas tij ka qenë më i vështirë, për shkak të kushteve pafavorshme atmosferike, pasioni për bujqësinë megjithatë e shtyn Refikun të mos dorëzohet dhe të kërkojë mënyra të reja për të ruajtur të korrat.

    Materialin e plot të përgatitur nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë.

  • Pranvera Osmani, në shërbim të tokës dhe shëndetit

    Pranvera Osmani, në shërbim të tokës dhe shëndetit

    Për të fshati është më shumë se peizazh, është kujdes i përditshëm.
    Ani pse me profesion nutriciste dhe farmaciste, Pranvera Osmani, çdo ditë ushqen tokën e vendlindjes së saj me fidanë.
    Në mes të Keçekollës, ajo ka ngritur një serrë, në të cilën ka kultivuar domate.
    Për Pranverën, puna në serrë është një përvojë që ushqen njëkohësisht shpirtin dhe trupin.
    Ajo ndan këshilla të vlefshme mbi konsumimin e ushqimeve të freskëta, vlerën që ka fshati dhe punët bujqësore, duke treguar se, pavarësisht sfidave, kjo punë sjell fitime, por edhe kënaqësi.
    Për më shumë detaje, klikoni në linkun më poshtë:

  • Kush janë liderët botërorë që hoqën dorë nga privilegjet e pushtetit?

    Kush janë liderët botërorë që hoqën dorë nga privilegjet e pushtetit?

    Me mbajt pozita të larta shtetërore nuk është veç privilegj e përgjegjësi, por edhe fat.

    Po, jo krejt kanë zgjedh me i shfrytëzu këto privilegje.

    Ka shumë presidentë në botë , që kanë vendos me ba një jetë krejt modeste, njësoj si edhe populli tyre.

    Por, cilët janë këta liderë?
    Ish-presidenti i Uruguait, José Mujica – njihet ndryshe edhe si “presidenti më i varfër në botë”.
    Ai jetonte në një fermë të thjeshtë, dhuronte mbi 90% të pagës dhe lëvizte me një Volksëagen Beetle të vjetër.

    Ndërsa, udhëheqësi revolucionar i Burkina Fasos, Thomas Sankara – jetonte me nhë rrogë mesatare. Ai shkurtoi edhe pagat qeveritare , ndërsa udhëtonte me biçikletë apo makina vendase.
    Evo Morales – Ish-presidenti i Bolivisë, vinte nga komuniteti indigjen dhe refuzonte jetën luksoze, nuk i preferonte markat e shtrenjta, por as makinat. Për takime e udhëtime, zgjidhte avionë ekonomikë.

    Një shembull i mirë, që duhet ndjekur është ai i presidentit slloven, Borut Pahor, i cili shpesh shihej duke bërë punë vullnetare me qytetarët.
    Nuk kërkonteas trajtim special dhe mbante një stil jetese modest.

    Këta liderë e shumë të tjerë, na kujtojnë se forca e vërtetë nuk qëndron në luks, por në përulësi.

    Çka mendoni ju për liderët shqiptar? Na shkruani në komente…

    https://www.facebook.com/share/v/19Y9LmQxR8/?mibextid=wwXIfr

  • Edi Rama ka çuditur botën – Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje

    Edi Rama ka çuditur botën – Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje

    Edi Rama ka çuditur botën. Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje.

    Në mesin e kabinetit të ri qeveritar, prezantoi ministren më të, me veshje tipike tradicionale, me emrin tipik shqiptar, Diella.

    Jo, ajo nuk është as politikane, as eksperte e mirënjohur, por anëtarja e parë virtuale e prokurorisë e cila është e programuar ta luftojë korrupsionin, pa mbajtur asnjë anë përveç asaj të drejtësisë, e krijuar krejtësisht algoritmat e Inteligjencës Artificiale.

    Diella është quajtur “shërbyesja e prokurimeve publike” dhe synon të monitorojë e të analizojë proceset e tenderëve, një fushë shpesh e lidhur me mungesë transparence e abuzime. Ajo nuk ka zyrë, nuk merr rrogë dhe nuk njeh miq apo parti – është një algoritëm që punon 24 orë në ditë.

    Ky inovacion është një përpjekje për të treguar se qeverisja shqiptare veçse është futur në epokën digjitale, teknologjike. Pyetjet megjithatë mbeten: a do të ketë Diella fuqi reale për të ndaluar shkeljet apo është vetëm një simbol i bukur modernizimi?

    Për momentin, Diella është metaforë e një qeverisjeje që përpiqet të duket më transparente dhe më e ardhshme. Nëse do të mbetet vetëm imazh apo do të bëhet realisht zë kundër korrupsionit, këtë do ta tregojë koha.

    “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!” ishte fjalia e parë që ministrja më e re dhe më e përfolur në botë “Diella” ia tha Kryeminsitrit Rama pasi pa hapjen e parlamentit të Shqipërisë, e kur Rama e pyeti se si t’ja bëj, Diella ja ktheu “Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.

     

  • Paramendojeni një botë me vetëm me binjakë, e që nuk është larg të ndodhë edhe ky fenomen – Nita dhe Nora janë pjesë e këtij realiteti në rritje

    Paramendojeni një botë me vetëm me binjakë, e që nuk është larg të ndodhë edhe ky fenomen – Nita dhe Nora janë pjesë e këtij realiteti në rritje

    Paramendojeni një botë me vetëm me binjakë, e që nuk është larg të ndodhë edhe ky fenomen.

    Ngase, binjakët po shtohen çdo ditë e më shumë.

    Vetëm këtë vit janë lindur mbi 1.6 milion binjakë, apo rreth 3% e lindjeve në botë.
    E nëse e bëjmë një llogaritje të thjesht, i bie që në çdo 1 mijë lindje, 100 kanë qenë binjakë.

    Ky nuk është thjesht numër apo fat, por ka edhe shpjegime të tjera, që na jep shkenca.

    Thuhet se sekreti fshihet në dietën tradicionale dhe në gjenetikën unike të kësaj popullsie, duke bërë që shumë çifte t’i drejtohen klinikave e spitaleve për IVF, një metodë moderne që ndihmon shtatzëninë, por edhe nga ato gra që vendosin të kenë fëmijë në një moshë më të shtyrë.

    Por, lind pyetje: Si ndikon IVF në rritjen e lindjeve e binjakëve?

    Gjatë IVF-së, mjekët shpesh vendosin më shumë se një embrion në mitër, për të rritur gjasat që të paktën njëri të zhvillohet me sukses.

    Ndonjëherë dy ose më shumë embrione zhvillohen, duke rezultuar në binjakë, trinjakë apo më shumë.

    Meqë po flasim për binjakë, ka edhe fakte e kuriozitete të tjera.

    Qe, një kuriozitet interesant.

    Është një qytet në Nigeri, i quajtur Igbo – ora, ku e mban primatin e vendit ku ka më së shumti binjakë në botë, e që me të drejtë e ka marrë eputetin si “kryeqyteti i binjakëve”.

    Hiç nuk është larg, që edhe Kosova të mbushet me binjakë, ngase sipas të dhënave të fundit, në maternitete po regjistrohen qindra të tillë.

    Vetëm në Klinikën Universitare të Kosovës janë regjistruar mbi 250 binjakë këtë vit, kjo pa përfshirë lindjet nëpër spitalet rajonale dhe private.

    E edhe unë e motra ime Nita, jemi pjesë të këtij realiteti të bukur.

    Në një botë ku çdo gjë ndryshon me shpejtësi, binjakët sjellin një magji të veçantë: dy zemra, një lidhje, një histori që lind bashkë.