ATV

Category: TOP ATV

  • Dita e nata nënshkruajnë kontratën më të drejtë në HISTORI

    Dita e nata nënshkruajnë kontratën më të drejtë në HISTORI

    Dita dhe nata sot kanë nënshkruar kontratën më të drejtë në histori: 12 me 12. Gjysë-gjysë.

    12 orë për me dalë me bo foto, kafe, punë e 12 orë tjera për me hanger kokoshka, me pa seriale, e scroll ne TikTok.

    Një ekuilibër perfekt, dita dhe nata marrin të njëjtën hapësirë kohore. Në këtë datë, dita zgjatë rreth 12 orë dhe nata po aq, kjo do të thotë që dielli lind rreth orës 06:30 dhe perëndon rreth 18:30, varësisht nga vendi ku ndodhesh.

    Prej sot e tutje, pak e nga pak nata fillon me ia marrë minutat ditës. Pasditet bëhen më të shkurtra, errësira vjen më herët.

    Në shumë kultura, ekuinoksi ishte simbol i mbledhjes së të korrave, falënderimit dhe rifillimit. Disa besojnë se energjia natyrore balancohet si një lloj rinisje për tokën dhe shpirtin.

    E as kafshët nuk kalojnë pa ndryshime ne këtë kohe përderisa ne bëjmë plane për selfie me gjethe, kafshët bëjnë plane për dimrin.

    Ketrat mbledhin arra e lajthi, zogjtë bëjnë rezervim bilete për migrim, ariut i shtohet oreksi për gjumë e kjo neve, njerëzve, na len vend që ta qesim sopatën në krah e të nisemi për mal… pra secili në pune te veta për vjeshtën.

    E muaji tetor nuk ndalet me kaq, bonusi me I madhe është në fund të tetorit kur akrepat e orës shkojnë mbrapa. Natën mes 26 dhe 27 tetorit, nga ora 03:00 bëhet 02:00.

    Një orë gjumë falas për krejt popullin. Është si ofertë e natyrës: “Black Friday i gjumit.”

    Prandaj mos u mërzit që ditët po shkurtohen. Bëje si natyra: qetësohu, gëzoje vjeshtën dhe atë një orë gjumë ekstra që të dhuron.

     

  • CARDI B pozon me flamurin shqiptar?

    CARDI B pozon me flamurin shqiptar?

    Jemi msu me pa plot fotografi te edituara me flamurin shqiptar por kete here Cardi B pozoi me te vertet me flamurin kuq e zi

    N’festën e albumit të saj “Am I The Drama”, Cardi B u shfaq afër fansit të saj shqiptar Drino, i cili e publikoi foton ku ajo po mban flamurin kuqezi. Prej aty… rrjetet sociale veç u dogjen!

    Shumë shqiptarë u ndjenë super krenarë, duke komentuar me plot emocion edhe dashni.

    Po mos harroni, flamuri kuqezi e ka pas vendin e vet edhe ma herët n’muzikën botrore. Drake jo veç që e ka përdorë flamurin shqiptar n’kangën e tij, por e ka përmendë edhe Prishtinën n’tekst ,një detaj që i ka emocionu krejt fansat shqiptarë.

    E Flamuri shqiptar vazhdon me u pa gjithkund, prej Prishtinës, deri n’skenën ma t’madhe botnore.

    E për fund, a mendoni që kultura jonë nuk ka kufij dhe shqiptarët janë gjithkund?

     

  • Zymi i Hasit, fshati që po mbetet vetëm me pleq

    Zymi i Hasit, fshati që po mbetet vetëm me pleq

    Atje ku toka përkëdhel këmbët dhe qielli përqafon horizontin, fshati rrëfen historinë e shpirtit të thjeshtë.

    Jetën e atyre që janë të lidhur ngushtë me historinë e të parëve..të bujqve, fermerëve e rrënjëve shekullore. Larg zhurmës e përditshmërisë, në ajrin e freskët, e me traditat e mikpritjen bujare.

    Udhëtimi ynë i parë nis drejt zemrës së Zymit të Hasit, vatrës së atdhetarëve, abetares, kulturës, dijes, tolerancës fetare dhe autenticitetit.

    Në Zym, Kisha Katolike është një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe kulturore për besimtarët katolikë. Ajo luan një rol kyç në organizimin e aktiviteteve fetare si dhe në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe zakoneve katolike.

    Në Zym, veç, objekteve kulturore e shekullore, vëren një numër të madh shtëpish të reja e moderne, e që shumica prej tyre hapen vetëm gjatë verës.

    Për historikun e këtij fshati mund të mësoni duke klikuar kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Rita Gashi, frymëzim për gratë në bujqësi

    Rita Gashi, frymëzim për gratë në bujqësi

    Gratë në bujqësi po dëshmojnë çdo ditë se puna e tokës nuk është vetëm për burra.

    Një shembull i tillë është edhe Rita Gashi nga fshati Kishnicë, e cila me përkushtim kultivon speca, përgatit turshi tradicionale dhe rrit bimë aromatike, duke sjellë në sofrat tona shijen e tokës sonë, por duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për mosdorëzim.

    Rrëfimin e saj të plotë mund ta dëgjoni duke klikuar në kronikën e përgatitur nga ATV:

     

  • Ora i doli fallco, a ishte kjo lojë nga Mozzik?

    Ora i doli fallco, a ishte kjo lojë nga Mozzik?

    Reperi i njohur Mozzik është përfshi në një situatë që ka marr shumë vëmendje publike dhe mediatike ditëve të fundit, pas ndalimit të tij në Aeroportin e Prishtinës.

    Mozzik u ndal nga Dogana e Kosovës pasi kishte me vete dy orë luksoze, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë që dyshohej se arrinte mbi 1.3 milion euro.

    Orët nuk ishin të deklaruara dhe u kapën në “Kanalin e Gjelbër” (ku s’ka kontrolle të zakonshme doganore), prandaj u konfiskuan për verifikim.

    Pas kontrollit dhe analizave të bëra nga kompania zvicerane që përfaqëson markën “Richard Mille”, nga burimet e ATV-së u mësua dhe konfirmua zyrtarisht se ora e Mozzik-ut nuk është origjinale.

    Sipas dokumentit të zyrës ligjore Vokshi & Lata, që përfaqëson kompaninë, u tha qartë:
    “Bëhet fjalë për një falsifikat, fakt i konfirmuar nga ekspertiza zyrtare e kompanisë.”

    Ndersa vëllai i tij, Getinjo, zgjodhi të ironizojë duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”, por ishte Noizy ai që ndezi më shumë debatin.

    I cili e thumbon me shprehjen “Made in China” dikur mik dhe bashkëpunëtor, sot tallët me të.

    Mozzik reagoi në rrjete sociale me një “HAHAHAHA”, duke i marrë lajmet me ironi. Ai po ashtu aludoi se ora false ishte skenar i vet artistit me qëllim provokimi ndaj qeverisë së Kosovës, pasi që sipas tij ATK-ja dhe disa fytyra publike politike e kanë personale me të, po ashtu Mozzik u ka bërë thirrje atyre që ishin në detyrë atë natë që e ndaluan në aeroport, të mos kenë frikë t’i permendin figurat poitike që u kanë bërë presion ta ndalojnë Gramoz Salihun për kontrolle, duke implikuar edhe më shumë persona në këtë mes… Mozzik në njoftim tha ‘Unë i kam vetëm 29 vjet, por jam një hap para jush’ e kjo drejtuar nga krerëve pozitar..

    Tash që Dogana e ka marr konfirmimin zyrtar për falsifikim, procedurat ligjore pritet të vazhdojnë. Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ose cilat masa do të merren ndaj tij.

  • Familja Hoti në Rahovec, shembull i përkushtimit në bujqësi

    Familja Hoti në Rahovec, shembull i përkushtimit në bujqësi

    Në fshatin Ratkoc të Rahovecit, mes zhurmës dhe vrullit të punës së përditshme në arë, gjetëm z. Bashkim Hotin duke vjelë speca me kujdes dhe përkushtim. Në syrin e tij shkëlqente pasioni për tokën dhe për atë që ajo jep, një dëshmi e gjallë e lidhjes së ngushtë që ka krijuar me natyrën dhe punën bujqësore.

    Z. Bashkim është pjesë e një familjeje të njohur në rajon, një familje që ka fituar respekt dhe admiracion për përkushtimin e saj të palodhur në bujqësi dhe mençurinë me të cilën e menaxhon çdo aspekt të kultivimit të tokës. Për ta, bujqësia nuk është vetëm një profesion, por një mënyrë jetese, një trashëgimi që transmetohet brez pas brezi, e cila i lidh me rrënjët dhe me natyrën e tokës së tyre.

    Për më shumë detaje, kliko kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Dasma e djalit të politikanes shqiptare po ‘çmend’ rrjetin – 1 milion euro shpenzime për një natë!

    Dasma e djalit të politikanes shqiptare po ‘çmend’ rrjetin – 1 milion euro shpenzime për një natë!

    Vera po shkon… po jo edhe dasmat dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për to.

    Dasmat shqiptare janë show më vete: një miks i lluksit, traditës, humorit, kush është vesh ma mire e ‘kush e pat muzikën më të fortë’.

    E ne i duam këto momente edhe kur e dimë që kuleta do të qajë më shumë se nusja kur largohet nga shtëpia.

    Shqiptarët janë ndër popujt që shpenzojnë më shumë për dasma në krahasim me të ardhurat që kanë.

    Marrim shkas nga dasma më e përfolur e momentit, ajo e djalit te ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, dhe modelja e njohur Cindy Marina qe kurorëzuan dashurinë e tyre në Basilikën e Shën Marisë në Romë ,ku gjithçka ishte lluks me ‘LL’ të madhe. Ku mendohet qe është një nder dasmat me luksoze të cilës shpenzimet i shkuan deri ne 1 milionë euro….po po e dëgjuat mire 1 milionë euro.

    Por e vërteta është se pothuajse te gjithë shqiptarët bëjnë të njëjtën gjë, vetëm me ‘bugjet’ më të vogël, a me kredi a pa kredi, me borxh a pa borxh, dasmat në Shqipëri e Kosovë janë një kulturë më vete

    Pra kjo nuk është vetëm një histori VIP-ash. Çdo vit, mijëra çifte shqiptare organizojnë dasma që shpesh kushtojnë dhjetëra mijëra euro. Vetëm muzika dhe këngëtarët mund të kushtojnë nga 2 deri në 10 mijë euro për një natë. Dekori, lulet dhe ambienti shpesh tejkalojnë koston e ushqimit. Fustani i nuses, makinat luksoze dhe fotografët nga jashtë janë kthyer në standard për shumë familje.

    Sociologët thonë se kjo ndodh sepse te ne dasma nuk është thjesht një ceremoni, por një “shfaqje” statusi dhe nderi. Familjet ndihen të detyruara t’i tregojnë të gjithëve që kanë mundësi edhe kur kjo nënkupton kredi ose borxhe të mëdha.

    Pra, sa kushton dashuria? Ndoshta shumë, ndoshta pak… por një gjë është e sigurt: dasma shqiptare është gjithmonë eventi i vitit me ose pa lluks.”

  • BARCELONA – REAL MADRID – Rivaliteti më i madh në historinë e futbollit!

    BARCELONA – REAL MADRID – Rivaliteti më i madh në historinë e futbollit!

    BARCELONA – REAL MADRID – Rivaliteti më i madh në historinë e futbollit!

    Dy gjigandë, një rivalitet i përjetshëm!

    Kur Camp Nou dhe Santiago Bernabéu takohen, futbolli arrin nivel tjetër!

    Përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit, e njohur si “El Clásico”, është një nga ndeshjet më emocionuese dhe të ndjekura në botë. Hera e parë që këto dy skuadra u përballën daton më 13 maj 1902, plot 123 vjet më parë në Kupën e Mbretit, ku Real Madridi fitoi 3-1.

    Që atëherë, këta dy gjigandë kanë shkruar histori të paharrueshme në futboll, duke numëruar 261 ndeshje zyrtare.

    Në duelet mes tyre Los Blancos numërojnë 105 fitore, por Katalunasit vetëm një më pak 104.

    Numri total i golave në histori të El Clásico kalon 700 në të gjitha kompeticionet
    E fitoren më të thellë mes tyre e posedon Barcelona, në ndeshjen e vitit 1943, duke e fituar me shifrat 11-1.

    Lionnel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të El Clásico, me 26 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo e ndjek me 18.

    Ky duel i luajtur me shumë pasion dhe rivalitet të zjarrtë në fushë, në historinë e saj, janë dhënë mbi 40 kartona të kuq.

    E kush është lojtari që kryeson?

    Padyshim, Sergio Ramos. Mbrojtësi luftarak I cili është ndëshkuar plot 5 herë.

    Ndërsa, kartonat e verdhë janë shumë më të zakonshëm, me mesatarisht 7-10 të dhënë në çdo ndeshje.

    Po ashtu, numër të lartë numërojnë edhe faullet. Me rreth 30-35 të shkaktuar për ndeshje.

    Madje, në disa prej tyre, kjo shifër ka arritur deri në 50 faulle, veçanërisht në sezonet më të tensionuara.

    Ndeshja me më shumë spektatorë është ajo në Santiago Bernabéu, 31 vite më pare, ku mbi 120,000 tifozë ishin prezentë, një nga më të mëdhatë në historinë e futbollit europian.

    Ndërsa shikueshmëria e kësaj ndeshje arriti deri në 650 milionë ndjekës nga 182 vende të botës.

    Ndërsa trajneri me më së shumti fitore në El Clásico është legjenda Miguel Muñoz i Real Madrid, me 16 fitore.

    E kush e ka shënuar golin më të shpejtë?

    Karim Benzema, në vetëm 21 sekonda.

    Por, padyshim legjendat që kanë shkëlqyer janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

    Sepse kur këta dy takoheshin, shikohej një spektakël futbolli me emocione të papërshkrueshme, gola të bukur dhe momente që mbeten në memorien e çdo tifozi.

    Por, ju jeni me Barcelonën apo Real Madridin? Tregoni në komente

  • Tregu i Skenderajt tashmë mbahet në Polac

    Tregu i Skenderajt tashmë mbahet në Polac

    Tregu tradicional i Skenderajt, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e pandashme e qytetit, tashmë nuk do të mbahet më aty. Vendimi për ta zhvendosur në fshatin Polac ka sjellë reagime të shumta e pakënaqësi tek qytetarët, të cilët janë mësuar që pazarin ta bëjnë në qendër.

    Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, tregu në Polac po vazhdon të funksionojë me gjallëri. Ofertat janë të shumta, sidomos për prodhimet bujqësore dhe perimet e freskëta. Specat, që janë ndër më të kërkuarit në këtë periudhë të vitit për përgatitjen e ajvarit dhe turshive, po shiten me çmime që variojnë nga 4 euro e 50 cent deri në 6 euro për një thes.

    Përveç mundësisë për të bërë blerje, tregu i Polacit po shihet edhe si një hapësirë socializimi, ku njerëzit jo vetëm blejnë produkte, por edhe kalojnë kohë së bashku në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

    Organizatorët shpresojnë që me kalimin e kohës banorët do t’i përshtaten kësaj ndërrese dhe tregu të vazhdojë të mbetet një pikë takimi e rëndësishme për komunitetin.

  • A e dini pse shqiptari mirret me punët e huaja? – Se punët e veta i ka krejt n’terezi…

    A e dini pse shqiptari mirret me punët e huaja? – Se punët e veta i ka krejt n’terezi…

    Nëse je shqiptar, mundësia që jeta jote të jetë vetëm e jotja është tepër e vogël. Ajo është një projekt kolektiv, ku gjithë lagjja, hallat, dajallarët, dhe edhe komshiu që nuk të përshëndet kurrë, kanë të drejtë vote. Ti je thjesht ekzekutuesi i planit.

    Sipas “manualit shqiptar të jetës perfekte”: Nëse je vajzë, martesa pas të 25-ave është alarm kombëtar. “Mos po na mbetet shpi?” Nëse je djalë dhe s’je martuar deri në 30 vjet, fillojnë dyshimet: “Ka diçka, se normal tash ish dasht me konë me fëmijë në dorë ky.”

    E nëse ti guxon me thënë se do të presësh, do të krijosh karrierën e jetën njëherë, përgjigja epike ka me qenë… “Prit, ama mosha t’ik.” Ndoshta këta që të japin këshilla kanë martesa jo të shëndosha, shumë afër divorcit, kredi deri në fyt, e fëmijët që i mbajnë në TikTok 12 orë në ditë… por, çka do të thotë kjo? Ata dinë më mirë se ti. E pastaj vjen karriera. E përfundon fakultetin, shpresat i ke me u punësuar në profesionin tënd, por jo gjithçka shkon sipas planit. Je në një punë ku po të rëndohet shëndeti yt mendor, vlerësimi është 0 dhe kontributi më shumë se 100, por ti prapë rrin. Rrin, se thu “më mirë pak se hiç.” Eh, tani del te dashuria për ne… dashuria është “luksi” i fundit.

    Sepse, tek ne, rëndësi ka kur po martohesh, jo kë do. Mund të jesh me dikë që s’të bën të lumtur, por hajt, kryesorja është “mos me ta kthy fjalën dynjaja.”

    Sepse, sipas filozofisë shqiptare: më mirë një martesë pa dashuri, se një jetë pa thashetheme.

    E përfundimisht, doja t’ju thoja: Mos e cani kokën se çka mendojnë të tjerët. Kjo është jeta juaj që do të jetoni vetëm një herë. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve të bëhen kufi i juaj.