ATV

Category: TOP ATV

  • Rikthimi i madh! Malbora Gurra ‘pushton’ sërish ekranin: Detajet ekskluzive të projektit që po pret të gjithë publikun

    Rikthimi i madh! Malbora Gurra ‘pushton’ sërish ekranin: Detajet ekskluzive të projektit që po pret të gjithë publikun

    Ajo mungoi për pak kohë pas eksperiencës dhe zhurmës së madhe në Ferma VIP, por rikthimi i saj nuk mund të kishte tjetër trajtë përveçse si një bombë e vërtetë mediatike!

    Gazetarja dhe moderatorja e njohur Malbora Gurra i jep fund pritjes dhe zbret zyrtarisht në terrenin e saj të fortë: ekranin e ATV-së. Të gjitha të dielat tuaja, nisur nga kjo javë në orën 20:05, nuk do të jenë më të njëjtat.

    E skenuar për të thyer tabutë dhe për të zbuluar atë që nuk është thënë kurrë më parë, seria e re e emisioneve nis me formatin “Nvibe Verë” dhe do të vijojë me një sërë emisionesh në Nvibe, të ndërtuara nga këndvështrime të ndryshme dhe në sfera të ndryshme të jetës, gjithmonë me fokus te historitë, përjetimet dhe bisedat pa filtra.

    Malbora ka përgatitur një terren ku personazhet më të komentuar do të përballen me të vërtetat e tyre më të pafiltruara. Asnjë maskë, asnjë shmangie.

    Sezoni hapet me një përballje ‘zjarr’! I ftuari i parë, Akil Varfi, shpërthen për herë të parë publikisht ndaj padrejtësive në reality show, duke nxjerrë në dritë prapaskenat e errëta dhe të paaspruara ekskluzivisht ballë për ballë me Malborën.

    Pas gjithë vëmendjes dhe dinamikave të lëna pas te Ferma VIP, pyetja që të gjithë po bëjnë është vetëm një: Sa larg do të shkojë Malbora këtë herë në këtë ambient të lirë dhe të hapur, ku çdo i ftuar mund të ndihet pa barriera për të ndarë me publikun edhe atë që zakonisht mbetet e pathënë?

  • LDK garon edhe për president, Kabashi: Osmani do të jetë numër një

    LDK garon edhe për president, Kabashi: Osmani do të jetë numër një

    Anëtari i LDK-së, Festim Kabashi, ka thënë se kjo parti në zgjedhje po garon edhe për postin e presidentit, me Vjosa Osmanin si kandidate.

    Në emisionin COMPASS në ATV, Kabashi tha se zgjedhjet po mbahen si rezultat i moszgjedhjes së presidentit.

    Sipas tij, për këtë arsye, çdo parti serioze duhet të ketë kandidat edhe për këtë pozitë, përveç kandidatit për kryeministër.

  • Zgjedhjet e 7 qershorit, Gruda tregon nëse do të rikthehet Fatmir Limaj në PDK

    Zgjedhjet e 7 qershorit, Gruda tregon nëse do të rikthehet Fatmir Limaj në PDK

    Ish-deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kjo parti po fokusohet te përfshirja e emrave të rinj në listën zgjedhore, kryesisht te njerëz që nuk kanë qenë më parë në politikë.

    Në emisionin CONTEXT në ATV, Gruda u pyet edhe për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në PDK, por ai tha se më shumë duhet të ofrohen personalitete që kanë pasur sukses në fusha të caktuara, por që nuk kanë qenë pjesë e politikës.

  • Brajshori: Rasti në Ferizaj të trajtohet me kujdes, thotë se duhet të priten rezultatet e hetimeve

    Brajshori: Rasti në Ferizaj të trajtohet me kujdes, thotë se duhet të priten rezultatet e hetimeve

    Sociologu Jeton Brajshori, duke folur për rastin e rëndë të foshnjës në Ferizaj, ka thënë se veprimi nuk mund të arsyetohet, por se rrethanat duhet të sqarohen nga hetimet.

    Në emisionin COMPASS në ATV, Brajshori e quajti absurde deklarimin se personi i përfshirë nuk e ka ditur që ishte shtatzënë.

    Ai tha se duhet të shihet si është trajtuar nga familja, nga ish-partneri dhe nga personat e tjerë përreth saj.

    Kujtojmë se të martën në mbrëmje, një 19-vjeçare me inicialet F.M. shkoj në Emergjencën e Ferizajt për të kërkuar ndihmë mjekësore, duke u ankuar për kapsllëk.
    Gjatë konsultës, Stafi mjekësor e kishte pyetur nëse ishte shtatzënë, por ajo e kishte mohuar një gjë të tillë.

    Megjithatë, pas disa minutash, 19-vjeçarja kishte hyrë në tualetin e emergjencës, ku edhe përfundoi procesin e lindjes.

    Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, stafi mjekësor kishte dëgjuar zërin e një foshnjëje nga brenda.

    “Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike. Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.”

    Megjithatë, foshnja nuk arriti të mbijetojë

    “Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.
    Inspektorati Shëndetësor ka angazhuar një ekip për inspektim në Spitalin e Ferizajt nëse ka pasur neglizhencë mjekësore, apo keqtrajtim eventual nga stafi shëndetësor.”

    Policia ende nuk e ka intervistuar 19-vjeçaren lidhur me rastin, pasi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore po merr trajtim mjekësor në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt. Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ka inciuar rastin në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

     

  • Sferka, fshati mikpritës i Klinës me liqenin e rrallë

    Sferka, fshati mikpritës i Klinës me liqenin e rrallë

    I vendosur në një zonë kodrinore, Sferka shquhet për qetësinë dhe jetën e thjeshtë që vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së këtij fshati.

    Ky fshat ka qenë gjithmonë i lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë, duke qenë burimi kryesor i jetesës për shumë familje ndër vite.

    Sferka ka një traditë në arsim, ku shkolla e fshatit ka edukuar breza të tërë nxënësish.

    Puna dhe përkushtimi i banorëve kanë bërë që traditat e vjetra të vazhdojnë të ruhen edhe sot.

    Sferka mbetet një fshat i vogël, por me vlera të mëdha njerëzore, tradita të pasura dhe një jetë që vazhdon të ecë me ritmin e saj të qetë.

    Për më shumë ndiqeni reportazhin E Diela në Fshat nga ATV:

     

  • “Ekipi i Kosovës”-Hoffenheim poston foto me Fisnik Asllanin, Elvis Rexhbeçajn,Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin

    “Ekipi i Kosovës”-Hoffenheim poston foto me Fisnik Asllanin, Elvis Rexhbeçajn,Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin

    Ndeshja mes FC Augsburg dhe TSG Hoffenheim përfundoi me rezultatin 2-2, në një përballje të fortë dhe mjaft të luftuar në kuadër të Bundesliga.

    Përveç rivalitetit në fushë, kjo ndeshje mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të pranisë së katër futbollistëve kosovarë. Në radhët e Augsburg u paraqit Elvis Rexhbecaj, ndërsa te Hoffenheim luajtën Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

    Takimi në fushë ishte i luftuar deri në fund, me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga dy gola, duke ndarë kështu pikët. Megjithatë, ajo që e bëri këtë ndeshje edhe më të veçantë ishte “përballja shqiptare” në mesin e lojtarëve.

    Pas përfundimit të ndeshjes, katër futbollistët u panë së bashku, duke shkëmbyer përshëndetje dhe duke realizuar një fotografi të përbashkët. Ky moment u publikua edhe nga faqja zyrtare e Hoffenheim, e cila e shoqëroi foton me mbishkrimin “Ekipi i Kosovës”.

    Ky gjest u prit shumë pozitivisht nga tifozët, duke theksuar edhe një herë unitetin dhe lidhjen mes lojtarëve shqiptarë, pavarësisht fanellave që mbajnë në klubet e tyre.

  • “Më kërkuan ta abortoja” – Fjolla Morina tregon vendimin që i ndryshoi jetën

    “Më kërkuan ta abortoja” – Fjolla Morina tregon vendimin që i ndryshoi jetën

    Artistja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka ndarë një rrëfim të fortë dhe emocional gjatë një interviste në emisionin “E diela vlen”, ku foli hapur për periudhat më të vështira të jetës së saj dhe sfidat personale që e kanë formuar si nënë dhe si grua.

    Në një moment tejet prekës, ajo tregoi për vendimin e saj të guximshëm për të sjellë në jetë vajzën e saj, Alayah, pavarësisht mungesës së përkrahjes nga partneri në atë kohë.

    Me emocione të forta, këngëtarja theksoi sakrificat që ka bërë për fëmijët e saj.

    “Unë kam sakrifikuar shumë për vajzat e mia. Më thanë mos e sjell në jetë, por unë vendosa ta lind këtë fëmijë. Nëse do të ishte e nevojshme, edhe jetën do ta flijoja për të. Pa përkrahjen e partnerit… të gjitha i harrova kur e solla në jetë atë,” u shpreh ajo.

  • “O Zot, më merr mua!” – Për herë të parë…basketbollisti rrëfen humbjen e djalit 18-vjeçar

    “O Zot, më merr mua!” – Për herë të parë…basketbollisti rrëfen humbjen e djalit 18-vjeçar

    Ikona e basketbollit kosovar, Valentin Spaqi, ka prekur publikun me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste në emisionin “STUDIO A”, ku foli për humbjen e rëndë të djalit të tij, Inrit.

    Me emocione të forta, ai e përshkroi këtë si një nga përvojat më të vështira të jetës së tij.

    “Është e pashpjegueshme, shumë e rëndë, shpesh më mbetet peng nëse kam mundur të bëj më shumë. Kjo është një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë”, u shpreh ai.

    Ai gjithashtu shprehu zhgënjim ndaj disa të afërmve, duke theksuar se në momente të tilla ka pritur më shumë mbështetje.

    “Jam ndjerë i zhgënjyer nga disa familjarë, sepse kam pritur më shumM nga ta por gjithsesi këtë dua ta mbaj për vete,” tha ai.

    Humbjen e të birit e cilësoi si të parakohshme dhe një goditje shumë të fortë për familjen.

  • Zhaklin Lekatari tregon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë

    Zhaklin Lekatari tregon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë

    E ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, Zhaklin Lekatari ka folur hapur për vendimin e saj për të mos pasur fëmijë.

    Ajo e cilësoi këtë si një zgjedhje personale, duke theksuar se nuk synon të ndikojë tek të tjerët me qëndrimin e saj.

    “Ky është opinioni im, është përzgjedhje personale, pa ftuar të tjerët që të veprojnë si unë dhe e pashë që në publik nuk u prit mirë,” u shpreh Lekatari.

    E pyetur nëse kjo zgjedhje mund të ndikojë në raportin me partnerin, ajo tha se ka gjetur një person që ndan të njëjtin mendim.

    “Unë kam bërë zgjedhjen e partnerit të duhur jo të gabuarin, derisa unë kam vendosur kështu që kohën time t’ia dedikoj atij dhe në krahë kam një partner që ka mentalitet si timin që mendon se statusi im, vlera ime nuk varet nga mëmësia dhe kështu jemi në rregull,” shtoi ajo.

  • A i takon pasuria partneres edhe pa martesë? Flet avokati Petrit Lladrovci

    A i takon pasuria partneres edhe pa martesë? Flet avokati Petrit Lladrovci

    I ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, avokati Petrit Lladrovci ka sqaruar çështjen e ndarjes së pasurisë tek çiftet që bashkëjetojnë pa kurorëzim.

    Ai theksoi se ekziston një keqkuptim i përhapur se partnerët në bashkëjetesë nuk kanë të drejtë në pasuri, gjë që sipas tij nuk është e saktë.

    “Ka një pjesë që mendojnë se nëse nuk janë të martuar, partnerës nuk i takon asgjë, por kjo është e gabur. Me ligj, çdo pasuri e krijuar nga momenti i bashkëjetesës ndahet mes tyre,” u shpreh Lladrovci.

    Megjithatë, ai sqaroi se nuk çdo pasuri hyn në këtë kategori. Sipas tij, pasuria e trashëguar nuk ndahet, por vetëm ajo që është krijuar gjatë kohës sa partnerët kanë jetuar bashkë.

    “Pra, flasim vetëm për pasurinë që është ndërtuar gjatë bashkëjetesës,” shtoi ai.

    Lladrovci theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar drejt për të drejtat e tyre ligjore, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet në raste të tilla.