ATV

Category: TOP ATV

  • Broliqi, fshati që i përket dy komunave

    Broliqi, fshati që i përket dy komunave

    Mustafa a Musa janë bashkëfshatarë. Të dy vijnë nga i njëjti fshat, por u përkasin komunave të ndryshme.

    Edhe shumë gjëra mjaft të nevojshme, i ndajnë bashkë dy komunat.

    Por se si erdhi deri te ndarja e fshatit nuk ia kanë idenë as vetë banorët.

    Madje për këtë punë, informacione nuk kanë as komunarët, veçse iniciativa për bashkimin e fshatit thonë se nuk u përket atyre.

    Edhe pse edhe kështu siç janë, komunarët thonë se japin maksimumin që shërbimet e komunës t’i kryejnë si duhet.

    Me gjithë ndarjen, Broliqi në listën zyrtare të fshatrave, figuron si fshat i Pejës. /atvlive.tv

  • “Asnjë institucion s’na ndihmoi”, familja Vitia nga Lipjani jeton në kushte të rënda

    “Asnjë institucion s’na ndihmoi”, familja Vitia nga Lipjani jeton në kushte të rënda

    Familja Vitia nga fshati Sllovi e Lipjanit, nga paslufta jeton në kushte të vështira, ndërsa së fundi shtëpia e saj është bërë pothuajse e pabanueshme.

    Madje, në dhomat që do të duhej të shfrytëzoheshin nga anëtarët e kësaj familjeje, strehohen vetëm shpezët.

    Kryefamiljari Agron Vitia thotë se nuk ka mundësi financiare ta rregullojë shtëpinë dhe ta bëjë atë më të banueshme.

    Vitia thotë se ka më shumë se dhjetëra herë që ka kërkuar nga institucionet lokale që t’i dalin në ndihmë, por kërkesat e tij nuk janë marrë asnjëherë parasysh.

    Edhe për zonjën e shtëpisë, jetesa në këto kushte është tejet e rëndë.

    Lidhur me këtë rast, ATV-ja ka kontaktuar Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit, por ajo nuk është përgjigjur. /atvlive.tv

  • Rrëfimi i trishtë për gruan që u përball me vdekjen, si pasojë e një dashurie të pamundur

    Rrëfimi i trishtë për gruan që u përball me vdekjen, si pasojë e një dashurie të pamundur

    Shkrimtarja e njohur Nexhi Baushi, ishte mysafire në emisionin “Studio A” në ATV, ku foli për romanin e saj të fundit me titull “Orlina”.

    Në këtë roman, ajo hedhë në dritë pas shumë vitesh, historinë e trishtë të një vajze 16-vjeçare, e cila u vra mizorisht për shkak se ishte dashuruar në një djalë, ndërsa ishte e fejuar që në djep nga babai i saj.

    “Kur kam qenë fëmijë dhe shkoja në fshatin e një halle të babait tim, Steblevë. Atje mësova historinë e trishtë të një vajze 16-vjeçare, e cila u dashurua me një djalë, por ishte e fejuar që në djep nga i ati. Dhe kjo ishte si nismë për të vazhduar më tej për të shkruar këtë libër. Unë jam interesuar shumë për historikun, kam biseduar me të afërmit e kësaj vajze, kam biseduar edhe me motrën e saj, kështu që arrtita që ta shkruajë me shumë kënaqësi, por edhe me shumë dhimbje, sepse ajo është një vdekje e trishtë”, tregon autorja e librit Nexhi Baushi.

    Rrëfimin e saj të plotë për romanin “Orlina” mund ta dëgjoni në videon e më poshtme.

  • Përfitimet e QKUK-së nga laurat digjitale, për një muaj mbi 30 mijë euro të hyra

    Përfitimet e QKUK-së nga laurat digjitale, për një muaj mbi 30 mijë euro të hyra

    Afro 30 mijë euro në muaj përfiton Qendra Klinike Universitare e Kosovës vetëm nga laura digjitale që gjendet në hyrje të këtij institucioni.

    Ndërsa, gjithë vitin e kaluar QKUK-ja ka përfituar mbi 360 mijë euro të hyra, ka bërë të ditur Shefi i sektorit për Buxhet dhe Financa në QKUK, Sherif Bytyqi.

    “QKUK ka realizuar te hyra nga laurat gjatë vitit 2022 në shumë prej 360.199.00€. Të hyrat gjatë një muaji ka përfituar si shuma të barabarta shembull në muajin Gusht 2022 në shumën prej 29.613.00€. Kategoritë që lirohen kryesisht janë ato të diagnozave dhe ato të lirimeve si veteranët, përfituesit e ndihmave sociale, kerret zyrtare si policia ndihma e shpejt e të tjerë”, tha Bytyqi.

    Megjithatë, qytetarët të cilët frekuentojnë këtë qendër për trajtime mjekësore, e për ndonjë vizitë te familjarët e tyre të hospitalizuar, thonë se ka raste kur nuk iu ofrohet kuponi fiskal nga punëtorët përgjegjës.

    Ndryshe, në muajin gusht të vitit 2020, SHSKUK-ja kishte hequr përkohësisht tarifat për hyrje me vetura në QKUK, për shkak të pandemisë COVID-19. /atvlive.tv