ATV

Category: TOP ATV

  • Japonezët po shpikin një metodë për të harruar kujtimet e hidhura

    Japonezët po shpikin një metodë për të harruar kujtimet e hidhura

    A keni ndonjë kujtim nga jeta juaj që keni dashur me gjithë shpirt ta harroni, por sado që kalojnë vitet, ai kujtim vazhdon të ju ndjekë?

    Një moment i vështirë, një traumë, një ngjarje që ju dhemb ende edhe sot…

    E pra, shkencëtarët në Japoni janë duke punuar mbi një teknikë që mund t’i dobësojë këto kujtime të rënda.

    Deri tani, eksperimentet janë bërë vetëm te kafshët, dhe rezultatet kanë treguar diçka shumë interesante: duke manipuluar disa qeliza specifike në tru, ata kanë arritur të bllokojnë ruajtjen e kujtimeve të frikës, ndërkohë që kujtimet afatshkurtra dhe të përditshme mbeten të paprekura.

    Pra, qëllimi i tyre nuk është të fshihen kujtimet, por të gjendet një mënyrë për t’i bërë ato më të lehta, më pak të dhimbshme, që njerëzit të mund të jetojnë pa barrën e së shkuarës.

    Kjo ide ka një synim shumë të qartë: të ndihmojë ata që vuajnë nga trauma dhe çrregullimet e stresit post-traumatik si psh ushtarët e kthyer nga vijat e fronit, ku kujtimet e rënda prishin jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe qetësinë shpirtërore.

    Po ashtu, një avancim me kete terapi po bëhet edhe tek personat me varesi te ndryshme, pra kjo teknikë u ndihmon atyre t’I harrojnë apo të paktën u ndihmon të mos ndjejnë mungesen e burimit të varësisë së tyre…

    Por, sigurisht, kjo hap edhe një debat të madh, a është në rregull të ndërhyjmë në kujtime? A rrezikojmë të ndryshojmë vetveten, identitetin tonë?

    Imagjinoni sikur një ditë kjo teknologji të zbatohej edhe te njerëzit – a do të ishte një shpëtim për miliona njerëz që jetojnë me dhimbje, apo një hap i frikshëm që mund të ndryshojë mënyrën se si ne e përjetojmë jetën?

    Çka mendoni ju – është kjo një arritje që duhet pritur me shpresë, apo një zhvillim që na tremb?

  • Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Pensionisti gjilanas që kujdeset me dashuri për pemishtet e gjyshit

    Mustafe Sherifi nga Gjilani është shembulli me i mire se pasioni për token nuk njeh moshë.
    Edhe pse tashmë në pension, ai nuk e ka lënë anash punën që e ka trashëguar brez pas brezi.

    Pemishtja e gjyshit të tij është sot kujdes e amanet i përditshëm, një traditë që ai e ruan me përkushtim e dashuri të veçantë.

    Për të, toka nuk është thjesht punë fizike. Është kujtim, është vazhdimësi dhe lidhja më e fortë me rrënjët familjare.

  • Xërxa e Rahovecit, fshati i rrushit e mikpritjes

    Xërxa e Rahovecit, fshati i rrushit e mikpritjes

    Udhëtimi në zonat rurale na kujton dashurinë për tokën, për punën e ndershme dhe për rrënjët tona, aty ku fillon gjithçka.

    E ndalesa jonë e radhës është në fshatin Xërxë të Rahovecit, këtu ku bukuria e natyrës gërshetohet me historitë e njerëzve punëtorë e bujarë.

    Një vend, që njihet për vreshtat e pafundme, me hardhitë që shtrihen me krenari, duke treguar kulturën dhe traditën e hershme të banorëve.

    E ajo që përjeton më së shumti, është mikpritja, ku çdo derë hapet me zemër.

    Xërxa, njihet për tokën e bekuar me rrush të ëmbël e duar të palodhura, ku çdo kokërr vjen nga dashuria për dheun.

    Besimi dhe kultura janë lidhja më e fortë në Xërxë, ku fshatarët bashkohen dhe çdo shtëpi pasqyron këtë trashëgimi të gjallë.

    Reportazhin e plot të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • “Toka e rrafshët” – një burrë humbi jetën duke iu kundërvënë botës dhe mendimit shkencor

    “Toka e rrafshët” – një burrë humbi jetën duke iu kundërvënë botës dhe mendimit shkencor

    A e dini se jo të gjithë njerëzit pajtohen me formën e tokë, kemi nga ata që besojnë se është sferike, nga ata që mendojnë se është ovale dhe një ndër më të veçantat teori, ajo se toka është e rrafshët, duke u bërë kishe kemi harruar për teorinë se toka qëndron në shpinën e një breshke kolosale…

    Në vitin 2018 në Karolinën e Veriut u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Flat Earth” apo toka e rrafshët, e cila mblodhi qindra pjesëmarrës që ndajnë besimin e njëjtë, e që është se Toka nuk është sferike, por e sheshtë duke lënë pjesën tjetër të botës të tronditur nga kjo ide.

    Në këtë ngjarje u prezantuan teori dhe argumente që synonin të sfidonin mendimin e faktet shkencore mbi formën e tokës. Sipas përfaqësuesve të këtij grupi, shumë prej fakteve të pranuara gjerësisht nga komuniteti shkencor nuk janë të besueshme, pra Teoria konspirative nuk mbaron…

    Ata theksojnë se realiteti i përditshëm, si mënyra se si e perceptojmë horizontin apo mënyra se si qëndrojnë objektet, mbështet idenë e Tokës së rrafshët, disa nga këta besimtar të kësaj teorie konspirative, tentuan edhe ta vërtetojnë këtë gjë, duke rezultuar në… po pra duke konkluduar se toka eshte sferike.

    Megjithatë, shkenca moderne ofron prova të shumta që e rrëzojnë këtë pretendim se toka eshte e rrafshet. Fotografi të shumta satelitore, misionet hapësinore dhe matjet shkencore kanë vërtetuar prej kohësh se Toka është sferike, por kjo si ndalon teoritë konspirative

    Një nga këta besimtar ishte “I tërbuari” Mike Hughes, i cili ndërtoi një pseudo – anije në shtëpi, e me buxhet vetëm 18 mijë euro, me të cilën do të ngrihej lartë dhe ta vërtetonte teorinë e tij për botën e sheshtë, gjë që nuk ja arriti por fatkeqësisht humbi jetën duke tentuar

    Për këtë arsye, konferenca të tilla mbeten më shumë si forume alternative të mendimit, sesa si burime të mirëfillta shkencore.

    Konferenca të tilla thjesht tregojnë se kureshtja dhe mendimet e ndryshme ekzistojnë, por shkenca vazhdon të qëndrojë mbi bazat e provave të qarta dhe të verifikuara dhe se nuk është ide e mire t’i marrësh vetë frenat e shkencës në dorë, por t’ua lësh profesionistëve…

  • Ky është i ‘dashuri’ që nuk do iu tradhtojë kurrë

    Ky është i ‘dashuri’ që nuk do iu tradhtojë kurrë

    Dikur kishim frikë që robotët do na zëvendësonin në punë. Ama kurr se kemi prit qe sot… po na zëvendësojnë edhe telefonat!

    Gjiganti Meta ka shpallë që e ardhmja janë syzet me inteligjencë artificiale. E imagjinoni? Nuk ke më nevojë me nxjerrë telefon nga xhepi, as me i bë ekranit pis me gishta të yndyrshëm. Me këto syze bën thirrje, dërgon mesazhe, kërkon online, përkthen në kohë reale… Praktikisht, një sekretar personal direkt në sytë e tu. Vetëm kafe s’të qetë.

    Po problemi është që AI nuk po ndalet te syzet. Ajo tashmë po i shkruan raportet e ministrave (ndoshta edhe ma saktë se vetë ata), po lexon lajmet në vend të prezantuesve, po shkruan libra, poezi, madje edhe këngë që pastaj ne i dëgjojmë e i bëjmë ‘hit’.

    Pra, dalëngadalë, çdo rol që ka pasë njeriu po e merr një algoritëm. Nesër kur thua ‘hajde pi kafe’, nuk është çudi që shoku yt të jetë vetëm një avatar i krijuar nga syzet. Dashnori yt? Mos u mërzit AI boyfriend-i ka bateri që s’shteret kurrë, nuk të tradhton dhe është gjithmonë online.

    Këtu është ironia: teknologjia po na premton jetë më të thjeshtë, më të bukur, më ‘smart’… por në fund, s’na mbetet tjetër veçse me pyet AI-në

    Hej, pse jetojmë?’
    Edhe përgjigjja ndoshta do të jetë

    Për me i bo update syzeve çdo 6 muaj ose verzioni i frikshem i pergjigjes “Për argëtimin tonë!”

  • A ia vlen të blesh iPhone-in e ri? Mos merr vendim pa i parë këto detaje

    A ia vlen të blesh iPhone-in e ri? Mos merr vendim pa i parë këto detaje

    iPhone 17 – sezoni i mandarinave

    Tema e shtatorit worldwide ke si e cdo shtatori tjeter “A e pe ajfunin e ri”.
    Po tash edhe ajo osht tu shendrru ne “A me ble ajfunin e ri”.

    E tash, 17shi baz ofroj dicka dicka – senzori katror i kameres per selfie qe me i rrok krejt, ekrani prej 60 fps u dyfishum n’pro display me 120 fps (e vren dallimin e vren). – Good package.

    iPhone air – interesant, i hollë, spat dicka tjeter me rendsi qe me permen🤷.

    E modelet pro me dizajn t’ri po pak fragjil, 3 kamera ka 48 megapixel kualitet tamon 4k edhe chipi i ri A19 Pro.

    Po tash, a ja vlen?

    N’shitje dominon gjithmone modeli Pro Max, e ky model ket vit na ka dal pak problematik.

    Alumini s’osht titanium, e as ajfuni I ri, e as kuleta jote se besoj se e ka te veshtire me perballu me ble t’ri sa here t’dredhohet …. Pra te pjesa e kamerave vrejtshem mundet me u pa qe nese perdoret pa ni case ko me u vrejt PER-DO-RI-MI.

    Nese e ki telefonin se paku 3 gjenerata ma t’vjetra , pah 14shhhh, ather nuk osht qe ki me pa naj dallim ose ndryshim.

    A nese je pa martu, tu eksploru edhe ki shumeee paaakkkk pasiguri qe nuk je tu fit in – qu meniher bleje.

    Also, nese pernime e perdor telefonin edhe shumica e puneve qe i kryn jon permes tij at’her mendoje ni Mac.

    A duhet me e marrë iPhone-in e ri? Po, nëse ke nevojë me kallxu qe e ki. Jo, nese ki nevoje me e perdore se nuk eshte qe t’ofron dicka ma shume pervec nese te pelqen qe telefonit me ja ndrru formen, me apo pa hiri…

  • Shala, fshati i Lipjanit që udhëhiqet nga një grua

    Shala, fshati i Lipjanit që udhëhiqet nga një grua

    Në fshat ka diçka të veçantë që të përqafon sapo arrin. Është ajri i pastër, tingulli i zogjve dhe aroma e tokës.

    Por, më së shumti, është mikpritja e njerëzve bujarë dhe tradita që nuk shuhet me kohën.
    Në Shalë të Lipjanit, kjo frymë ndihet edhe më fuqishëm, një fshat që harmonizon të vjetrën me të renë, e që simbol të historisë dhe krenarisë ka kullën e njohur si “Sheshi i Rambuellit”.

    Dikur, çdo të diel, fshati gjallërohej nga pazari, një vend ku njerëzit jo vetëm blinin e shisnin, por edhe takoheshin, rrëfenin histori, krijonin miqësi dhe lidhnin besën.

    Shala ka edhe një veçanti tjetër që e dallon nga shumë fshatra të tjerë, ku në krye të fshatit është një grua, udhëheqësja e parë femër.

    Reportazhin e plotë mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

     

     

  • A i shpeshton qimet rruajtja e shpeshtë?

    A i shpeshton qimet rruajtja e shpeshtë?

    A e keni ditur se rruajtja nuk ka asnjë ndikim në trashësinë apo shpejtësinë e rritjes së qimeve tuaja? Po, kjo është një nga keqkuptimet më të zakonshme që ekziston. Shumë njerëz besojnë se sa më shpesh të rruajnë një zonë të trupit, e sidomos kokës, aq më të forta dhe të dendura bëhen qimet. Por, e vërteta është shumë më interesante.

    Kur heqni qimet nga një zonë e trupit, ju thjesht keni prerë qimen në nivelin e sipërm të lëkurës. Folikulat e flokëve, ato struktura të vogla që prodhojnë qimet, nuk preken fare. Ato vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë, duke prodhuar qime me të njëjtën trashësi dhe shpejtësi si më parë.

    Shumë njerëz e vërejnë që qimet e reja duken më të trasha, më të forta, apo më të dendura pas rruajtjes. Por ky efekt është thjesht një iluzion optik dhe ndjesor. Kur prerë qimen, maja e saj e hollë dhe e natyrshme zëvendësohet me një majë të prerë dhe të drejtë, që është më e trashë në prekje dhe duket më e fortë. Pra, ajo që ju perceptoni si rritje më e shpejtë apo trashësi më e madhe, nuk është në të vërtetë një ndryshim biologjik, është vetëm forma e qimes së prerë.

    Një tjetër fakt interesant është se mënyra si rruani qimet mund të ndryshojë ndjesinë e tyre. Prerja me brisk ose me makinë elektrike i bën qimet të ndihen më të forta, por nuk ka asnjë ndikim real në folikula. Folikulat vazhdojnë të prodhojnë qime në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin ritëm, pavarësisht sa shpesh rruni.

    Kjo nuk ndodh vetëm me qimet e trupit, e njëjta gjë vlen edhe për flokët e kokës. Shumë njerëz besojnë se prerja e flokëve i bën ato të rriten më shpejt dhe më të forta. Por në fakt, prerja e flokëve është thjesht një mënyrë për të larguar majat e dëmtuara ose të thyera, duke i bërë flokët të duken më të shëndetshëm dhe më të dendur, por jo më të shpejtë ose më të trashë në rrënjë.

    Pra, ky është një kuriozitet i bukur i natyrës: trupi ynë ka ritmet e veta të rritjes së qimeve dhe nuk mund t’i “mashtrosh” me rruajtje. Çfarë mund të bëni, megjithatë, është të kujdeseni për lëkurën dhe qimet tuaja, për t’i mbajtur të shëndetshme dhe të bukura. Rruajtja është thjesht një mënyrë praktike për t’u ndjerë pastër dhe të qetë, por jo një mjet për të ndryshuar biokiminë e trupit.

    Në fund të fundit, trupi ynë është i mrekullueshëm dhe çdo folikulë ka funksionin e vet. Pra, mos u shqetësoni për mitet që thonë se sa më shpesh të rruani, aq më shumë do të rriten qimet. Thjesht shijoni ndjesinë e pastërtisë dhe kujdesit për trupin tuaj, dhe mbajeni këtë fakt të bukur si një kuriozitet për të ndarë me të tjerët: rruajtja nuk ndryshon folikulat, por ju bën të ndiheni mirë.

  • Kon e kishe ndërru ma lehtë, berberin… apo të dashurën?

    Kon e kishe ndërru ma lehtë, berberin… apo të dashurën?

    E pyeta vëllain, një koleg në punë edhe djalin e axhës:

    Qe sa vite e keni te njëjtin berberin?

    Krejtë m’than se qe 8/9 vjet nuk kishin nderru

    E Njani tha: Qysh kur s’kom pas mjekër, ai ma ka qeth ballin.

    Respekt për berberin…

    Po i pyes edhe për lidhje, pra Sa ka qene lidhja ma e gjatë që ke pas?

    Njani m’tha: 3 muaj, tjetri: 4, me pauza.

    A po e kuptoni?

    Berberi – 10 vjet.

    Femra – 3 muaj.

    Pse be djemmm?

    Jom e sigurt që edhe ti që po e sheh këtë video, berberin e ke ma gjatë se çdo lidhje që ke pas.

    Po I bjen qe ma shumë jeni besnik me ata që ua pret qafën, se te ajo që ju jep zemrën?

    Edhe jo veç te na.

    Edhe në Britani kanë bo një anketë me mbi 2,000 persona,

    Edhe e dini çka doli?

    Mesatarisht 3 nga 10 burra kanë thonë që kurrë s’e ndrojnë berberin, çka do që të ndodhë.

    13% e kanë pranuar që do ndiheshin ma fajtor me tradhtu berberin, sesa partneren!

    Me fakte tash, jo vec me mendime.

    Sipas djemve gjithmonë, berberi nuk të streson. Nuk t’pyet ku je, me kë je, a s’po më shkru.

    Me berberin ke lidhje pa presion, pa xhelozi, ti hyn, ulësh, dhe për 5 apo edhe 10 euro… del njeri i ri.

    Disa burra kanë një lidhje 10-vjeçare me berberin, e s’dinë as emrin e dytë të partneres.

    Po e tradhtove partneren… okej, mund të flasësh, të kërkosh falje, të bësh ndonjë gjest romantik.

    Po e tradhtove berberin… ke marrë fund ai nuk të sheh më me sy as qeth nuk të qeth më.
    Sepse berberi është i vetmi që të pyet: “Si zakonisht?” dhe e di saktësisht çfarë do.

    Partnerja? Ajo ndonjëherë as vetë s’e di çfarë do nga ti sipas djemve edhe kjo.

    Në fund të ditës, për disa burra, besnikeria s’është te zemra… por te karriga e berberit.

    Ti çfarë do bëje?

    Kon e kishe ndrru ma lehte, berberin… apo partneren?

  • Fuqia e familjes në bujqësi, rrugëtimi i familjes Menxhiqi

    Fuqia e familjes në bujqësi, rrugëtimi i familjes Menxhiqi

    Në fshatin e bukur dhe të qetë të Lupqit të Epërm, familja Menxhiqi ka krijuar me shumë përkushtim dhe punë një biznes bujqësor të suksesshëm, i cili ka fituar vlerësim të madh në zonë dhe më gjerë. Ata janë të njohur për pasionin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që tregojnë në kultivimin e frutave të imëta, të cilat janë bërë produkt kryesor i tyre. Një nga këto fruta të veçanta dhe të dashura për konsumatorët është mjedra, e cila kultivohet me shumë përkushtim në kopshtet e tyre.

    Familja Menxhiqi ka investuar shumë në teknika moderne të bujqësisë dhe përdor metoda të qëndrueshme për të siguruar që mjedrat e tyre të jenë gjithmonë të freskëta, të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese.

    Ata kujdesen për çdo fazë të procesit nga zgjedhja e farës së mirë, kujdesi i tokës, vaditja e rregullt dhe mbrojtja nga sëmundjet, deri te mbledhja dhe paketimi me dorë, për të ruajtur cilësinë më të lartë të produktit.

    Për më shumë klikoni kronikën e përgatitur nga ATV: