ATV

Category: TOP ATV

  • Rruga me baltë nuk e ndal Besimin, 8 vjet përkushtim ndaj arrave

    Rruga me baltë nuk e ndal Besimin, 8 vjet përkushtim ndaj arrave

    Në fshatin Bërnicë e Poshtme, pak kilometra larg kryeqytetit, gjendet ferma e Besim Dalipit, një bujk që tash e tetë vjet i është përkushtuar kultivimit të arrave. Kur e vizituam, ai ishte në vlugun e punës, teksa bashkë me familjen dhe disa punëtorë po mblidhte frutat e këtij sezoni, një periudhë e ngarkuar, por edhe e veçantë për fermerët që merren me këtë kulturë.

    Besimi tregon se kultivimi i arrave ka qenë një investim afatgjatë dhe me shumë përkushtim, pasi duhen disa vite që pema të japë rendimentin e plotë. “Në fillim ka qenë vështirë, sepse duhet durim dhe kujdes i madh, por tani po shohim frytet e punës,” thotë ai, duke shtuar se interesimi për këtë produkt është rritur nga viti në vit.

    Megjithatë, përveç punës dhe kostove të larta të mirëmbajtjes, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet është infrastruktura e dobët. Rruga që të çon deri te parcela e tij është e paasfaltuar dhe e vështirë për qarkullim, sidomos gjatë stinës së shirave, kur transporti i arrave dhe mjeteve bëhet pothuajse i pamundur.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • Fshati Molliq i Gjakovës, vendi i gështenjave i dashurisë për tokën e traditat

    Fshati Molliq i Gjakovës, vendi i gështenjave i dashurisë për tokën e traditat

    Aty ku frymon gjallëria, mikpritja dhe dashuria për tokën, ndodhet fshati Molliq, i Gjakovës.

    Një vend i qetë, por plot jetë, ku çdo mëngjes nis me punën e njerëzve të thjeshtë dhe aromën e tokës së lagur nga vesa.

    Banorët këtu njihen për shpirtin e tyre bujar, për duart punëtore dhe zemrën e madhe që i hapet çdo mysafiri.

    Ajo që e bën Molliqin edhe më të veçantë është kultura e pasur, ku odat janë ende pjesë e jetës së përditshme dhe mikpritjes tradicionale.

    Reportazhin e plotë të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë;

     

  • Sara Zeka – vajza 14-vjeçare që u jep jetë kukullave

    Sara Zeka – vajza 14-vjeçare që u jep jetë kukullave

    Në një dhomë të vogël, plot ngjyra, copëza pëlhurash dhe mjete krijimi, 14-vjeçarja Sara Zeka  humbet çdo ditë në botën e saj të imagjinatës.

    Ajo ka zgjedhur të krijojë kukulla që flasin me shpirt.

    Kukullat e Sarës nuk janë të zakonshme. Secila ka një histori, një emër dhe një karakter unik. Disa janë të frymëzuara nga njerëz që ajo i njeh, disa nga figura publike që admiron, e të tjera lindin nga ëndrrat dhe ndjesitë e saj.

    Për Sarën, çdo kukull është një emocion i bërë art, një mënyrë për të treguar botën e brendshme të njeriut në formën më të ndershme e të pastër.

    Sara i punon kukullat me kujdes të jashtëzakonshëm, sikur çdo detaj të ishte pjesë e një bote të gjallë. Në to shihet jo vetëm talenti I saj I lindur, por edhe një ndjeshmëri e rrallë për njerëzit dhe historitë që ata mbartin.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

     

  • Nga librat tek kopshti me pemë e perime, qetësia e Mirlinda Tushukaj

    Nga librat tek kopshti me pemë e perime, qetësia e Mirlinda Tushukaj

    Në mesin e shumë grave që punojnë me pasion e përkushtim, Mirlinda Tushukaj nga fshati Skifteraj i Vitisë dallohet për forcën dhe energjinë e saj.

    Ajo shquhet si në mësimdhënie, por edhe për faktin që nuk e lë anash tokën e saj pa e punuar.

    Me dashuri e kujdes, Mirlinda kultivon perime të freskëta në bahçen e saj, duke e kthyer atë në një vend të gjelbër plot frymë, punë dhe jetë.

    Për Mirlinden dashuria per profesionin token mund te ecin krah per krah duke korr sukses.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

  • Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    I vendosur në komunën e Fushë-Kosovës, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, ndodhet Harilaqi – fshati i historisë së lashtë, trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore.

    Mbi të ngrihet Kalaja e Harilaqit, dëshmitare e kohërave, prej nga shtrihet pamja e mrekullueshme e rrafshit të Kosovës.

    Banorët e Harilaqit njihen për mikpritjen, punën e palodhshme, historinë e pasur dhe lidhjen e thellë me tokën e tyre.

    Shkolla Fillore në Harilaq ndodhet në zemër të fshatit, ku nxënësit, përveç mësimit të rregullt, angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme që e pasurojnë përvojën e tyre arsimore.

    Pozita e favorshme gjeografike e fshatit Harilaq është një nga pikat e tij më të forta.

    Ajo u ofron vizitorëve mundësi të shumta për të zhvilluar aktivitete në natyrë, si ecje, eksplorim të trashëgimisë kulturore dhe shijim të peizazheve të bukura që e rrethojnë.

    Reportazhin e plot mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

     

  • Fshati Vrellë i Istogut, aty ku mirësia dhe mikpritja ndriçojnë jetën

    Fshati Vrellë i Istogut, aty ku mirësia dhe mikpritja ndriçojnë jetën

    Në zemër të komunës së Istogut, mes maleve të larta, ujit të kristaltë e lugjeve të arta, shtrihet fshati Vrellë. I njohur për bukuritë natyrore dhe mikpritjen e ngrohtë, ky vend vazhdon të ruajë traditat brez pas brezi.

    Lidhjee të fortë me vendlindjen, e sidomos bjeshkët, ka edhe Xhevat Demaj, Drejtor i Shpëtimit dhe Mbrojtjes.

    Edhe ky fshat ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve, megjithatë e ka ruajtur shpirtin dhe zakonet.

    Historia e mullinjve është një pjesë tjetër e pandashme e identitetit të këtij vendi.

    Mullinjtë e Vrellës nuk janë vetëm objekte funksionale, por dëshmi e punës së palodhur të brezave të kaluar dhe e lidhjes së ngushtë të banorëve me natyrën.

    Reportazhin e plotë mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • ‘E shikoj qiellin tuj fluturue, oj Kosovë sa fort të dua…’

    ‘E shikoj qiellin tuj fluturue, oj Kosovë sa fort të dua…’

    HISTORI! HISTORI! HISTORI!
    Ah, Kosovë na i kënaqe zemrat mbrëmë!
    Kombëtarja e Kosovës në futboll më 13 tetor mori një ndër fitoret më të rëndësishme të historisë së saj.

    Dardanët mposhtën për herë të dytë në këto kualifikime Suedinë dhe tashmë, jo një ëndërr, por me të vërtetë janë gjasat që të prekim Kampionatin Botëror.

    Asllani u tregua fisnik, shënoi një gol të bukur, të parin me fanellën e Kosovës dhe ishte tejet i rëndësishëm.

    “Qeky gol u kon për krejt shqiptarët nëpër botë”, tha ai.

    E pas këtij triumfi festa nuk kishte të ndalur.

    Edhe prononcimi i të parit të futbollit në vend ishte plot emocion

    “Falenderoj stafin teknik, dhe veçanërisht, lojtarët që treguan veten, kualitetin dhe treguan se si luftohet për ekip kombëtar”, deklaroi kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

    Me këtë triumf, Kosova ka 7 pikë nga 4 ndeshje dhe renditet e dyta në Grupin B.

    Ndërsa Suedia mbetet me vetëm 1 pikë, në fund të tabelës.

    Në krye të grupit aktualisht janë zviceranët me 10 pikë, ndërsa Sllovenët të tretit me po aq pikë.

    Në nëntor kthehen sërish emocionet e Kombëtares, ku Kosova më 15 nëntor është mysafire e Sllovenisë ndërsa në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve presin Zvicrën në shtëpi më 18 nëntor.

    Cilat janë pritshmëritë e juaja, na tregoni në komente:

  • Sa më shumë shpenzoni për dasmë, aq më të mëdha janë gjasat për divorc… Studimi qe po habit të gjithë

    Sa më shumë shpenzoni për dasmë, aq më të mëdha janë gjasat për divorc… Studimi qe po habit të gjithë

    A e dini se sa me shumë shpenzoni për dasmën aq më të mëdha shansat për divorc.

    Një studim nga ekonomistët e Universitetit Emory zbuloi se çiftet që shpenzonin më shumë për unazat e martesës dhe të fejesës kishin më shumë gjasa të divorcoheshin krahasuar me ata që shpenzonin më pak, veçanërisht ata që shpenzonin mbi 20,000 dollarë.

    Ky korrelacion shpesh i atribuohet stresit financiar dhe barrës së mundshme të borxhit nga dasmat luksoze, të cilat mund ta tendosin një martesë në fillim.

    Ky studim përfshiu rreth 3,151 persona dhe zbuloi një që këto çifte mund të kenë një rrezik 3.5 herë më të lartë për divorc krahasuar me ata që shpenzojnë më pak.
    Nga ana tjetër, çiftet që planifikojnë dasma më modeste, pra nën 1,000 dollarë, kanë treguar probabilitet më të ulët për t’u ndarë.

    Për ne shqiptarët dihet se shifrat për dasmë janë mjaftë të mëdha e me 1 mijë dollarët amerikan nuk mund ta blesh as dekorin e tavolinave nganjëherë, e krejt kjo duket se është ëndrra e thuajse çdo vajze.

    Edhe pse nuk janë bërë konkretisht studime mbi statistikat e popullit tone lidhur me këtë çështje, jemi kurioz te dëgjojmë se çfarë mendoni a vlen kjo edhe për ne?

  • Dëshiron me djeg kalori, po s’ta merr mendja me shku në fitness? Ja çka mundesh me bo pa u çu hiç prej shtratit

    Dëshiron me djeg kalori, po s’ta merr mendja me shku në fitness? Ja çka mundesh me bo pa u çu hiç prej shtratit

    E dini se ka disa mënyra të tjera përveç stërvitjes që të digjni kalori, të shohësh një film horror për shembull.

    Një studim i kryer nga University of Westminster në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se shikimi i një filmi horror mund të djegë rreth 150 kalori, afërsisht sa një ecje 30-minutëshe.

    Arsyeja është se frika rrit rrahjet e zemrës, përshpejton frymëmarrjen dhe çliron adrenalinë, gjë që bën trupin të shpenzojë më shumë energji.

    Por ky është vetëm një ndër faktet interesante për trupin tonë.

    Edhe të qeshurit për 10 minuta djeg rreth 40 kalori.

    Kështu që një orë komedi është pothuajse si një shëtitje e lehtë.

    Një tjetër është uji i ftohtë I cili mund të të ndihmojë të humbasësh më shumë kalori.

    Kjo pasi trupi shpenzon energji shtesë për ta ngrohur në temperaturën trupore.

    Të përtypësh çamçakëz mund të djegë rreth 11 kalori në orë.

    Kjo definitivisht nuk zëvendëson palestrën, por mund ta provosh nëse ta merr mendja…

    Pastaj, dëgjimi i muzikës me ritëm të shpejtë rrit rrahjet e zemrës.
    Për këtë arsye, njerëzit shpesh ecin ose vrapojnë më shpejt kur dëgjojnë këngë ritmike.

    Kjo e radhës besoj se shumicës do ju pëlqej më së shumti edhe pse nuk djegë aq kalori por të përqafosh dikë për 20 sekonda ul nivelin e stresit.

    Edhe të qëndrosh në këmbë djeg dyfish më shumë kalori sesa të ulesh.

    Prandaj tavolinat në këmbë janë bërë kaq të famshme në punë.

    E tani me ardhjen e motit të ftoftë trupi djeg më shumë kalori njëjtë si te pish ujë te ftohtë.

    Sepse aktivizohet “yndyra kafe” që gjeneron nxehtësi.

    Po ashtu nëse keni më shumë metoda për djegjen e kalorive, na tregoni më shumë ne komente

  • Jo çdo shok është përgjithmonë… por çdo shok i ngushtë është një pjesë e përhershme e historisë suaj

    Jo çdo shok është përgjithmonë… por çdo shok i ngushtë është një pjesë e përhershme e historisë suaj

    A keni pas ndonjëherë një shok të ngushtë… atë shokun që e mendonit se do ta keni gjithmonë afër?
    Shokun me të cilin keni kalu orë të tëra duke qeshur, duke ndarë sekrete, duke u betuar se do të mbeteni shokë për jetë…
    Dhe sot? Ndoshta nuk e dini as kur keni shkruar për herë të fundit.

    Studimet tregojnë se 91% e njerëzve nuk janë më në kontakt me një shok shumë të afërt të së kaluarës.
    Jo sepse nuk kanë qenë miq të mirë, por sepse jeta ndryshon.
    Dikush shpërngulet, dikush tjetër krijon familje… dhe dalëngadalë, rrugët ndahen.

    Por, e bukura është kjo edhe nëse nuk jeni më bashkë, ai shok ka lënë një gjurmë që s’fshihet kurrë.
    Ai ka qenë aty në kapitujt më të bukur të jetës suaj.
    Dhe shpesh mjafton një takim i rastësishëm, ose një mesazh i thjeshtë, që të rikthejë përsëri atë afërsi brenda sekondës.

    E megjithatë, humbja e shoqërive të ngushta ka ndikim serioz.
    Vetmia mund te jete shkaktar I depresionit, problemeve me zemrën, humbjes së kujtesës dhe madje edhe vdekjes së hershme.
    Disa studiues madje e krahasojnë vetminë kronike me efektet e pirjes së duhanit.

    Në anën tjetër, miqësitë e forta përmirësojnë shëndetin emocional, ulin stresin dhe e bëjnë jetën më të gjatë e më të lumtur.
    Të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të mbajnë shoqëri të qëndrueshme, ndërsa të moshuarit kanë më pak miq, por më të thellë e më të vërtetë.
    Kjo tregon se cilësia e miqësisë ka po aq rëndësi sa sasia.

    Pra, edhe nëse miqësia është në rënie në përgjithësi, rëndësia e saj nuk ka qenë kurrë më e qartë.
    Edhe një rreth i vogël miqsh të sinqertë mjafton për të na mbrojtur shëndetin, për të sjellë gëzim dhe për të na dhënë ndjenjën e përkatësisë.

    E mos harroni, jo çdo shok është përgjithmonë… por çdo shok i ngushtë është një pjesë e përhershme e historisë suaj