ATV

Category: TOP ATV

  • Në kujtimet e 75-vjeçarit nga Isniqi, si ndryshoi jeta por jo vlerat

    Në kujtimet e 75-vjeçarit nga Isniqi, si ndryshoi jeta por jo vlerat

    Në fshatin e qetë të Isniqit, nën hijen e maleve që kanë parë breza të tërë të rriten e të plaken, jeton 75 vjeçari Muhamed Husdautaj. Një burrë që e ka kaluar jetën me duar në tokë dhe me zemrën plot dashuri për punën, familjen dhe vendin e tij.

    Dikur, jeta në Isniq nuk kishte dritat e sotme, as ujin që vjen lehtë nga rubineti. Atëherë fjala e të zotit të shtëpisë vlente më shumë se çdo letër apo nënshkrim.

    Sot, me zërin që bart mall e krenari ai kujton ditët kur në një shtëpi të vetme jetonin mbi 70 anëtarë tri breza nën një çati, të lidhur nga puna, respekti dhe dashuria.

    Ishte familja e tij e para në Isniq që solli ujësjellësin në fshat një hap i vogël në dukje, por i madh për atë kohë, kur çdo ndryshim vinte me mund e përpjekje.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • Historia e artit të dorës së Arjetë Krasniqit

    Historia e artit të dorës së Arjetë Krasniqit

    Arjetë Krasniqi nga Prishtina ka mësuar artin e punës së dorës nga familjarët e saj, duke e trashëguar këtë pasion brez pas brezi.

    Me nostalgji kujton punimin e parë, një eksperiencë që i hapi rrugën një dashurie që më vonë u kthye në profesion.

    Ajo thotë se vajzat e saj kanë qenë frymëzimi kryesor për ta ndarë këtë art me të tjerët, për të treguar talentin e saj dhe për t’u dhënë mundësinë njerëzve që të porosisin krijimet e saj.

    Sot, Arjeta ndjen krenari që puna e saj vlerësohet nga të tjerët dhe beson se puna e dorës mbetet një pasuri e vërtetë kulturore që duhet ruajtur.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

  • 16 vjeçari nga Zhuri që kujdeset për 60 krerë dhi

    16 vjeçari nga Zhuri që kujdeset për 60 krerë dhi

    Në Zhur të Prizrenit, 16-vjeçari Eduard Gavazaj po tregon se përkushtimi dhe pasioni nuk njohin moshë. Përveç se shkëlqen në arsim, Eduardi kujdeset me përpikëri për 60 krerë dhi, duke treguar se puna në blegtori nuk është as e lehtë e as për t’u paragjykuar.

    Ai rrëfen se puna e përditshme në stolin e blegtorisë i ka mësuar disiplinën, përgjegjësinë dhe dashurinë për kafshët.

    Ndërsa shumë të rinj mendojnë se puna bujqësore është vetëm për të rriturit, Eduardi është shembull se përkushtimi dhe pasioni mund të bashkohen me suksesin në shkollë dhe përkushtimin ndaj familjes.

  • La Italinë dhe rrogën 2000 euro, tani kultivon lakra në vendlindje

    La Italinë dhe rrogën 2000 euro, tani kultivon lakra në vendlindje

    Ramadan Gashi, pas shumë vjetësh jete dhe pune në Itali, u kthye në vendlindjen e tij të dashur – fshatin Qifllak të Rahovecit. Mërgimi i kishte dhënë përvojë, por gjithmonë kishte mbajtur në zemër mallin për atdheun dhe tokën që i trashëgoi nga paraardhësit.

    Kthimi i tij nuk ishte vetëm një rikthim fizik, por një rikthim shpirtëror te rrënjët dhe te virtytet e hershme të jetës fshatare. Bashkë me familjen, Ramadan Gashi iu përkushtua punës fisnike në arat e Qifllakut, duke kultivuar lakrën me përkujdesje dhe devotshmëri, si një shprehje të dashurisë për tokën dhe natyrën.

    Kronikën e plotë mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • Violeta Gashi, e reja që gjen qetësinë e shpirtit te 28 mace të saj

    Violeta Gashi, e reja që gjen qetësinë e shpirtit te 28 mace të saj

    Violeta është një grua e cila i ka pëlqyer macet që kur ishte një vajzë e vogël. Pavarësisht streseve të jetës ajo gjen ngushëllim tek to dhe tek qeni i saj. Është e padëgjuar më parë por ajo ka gjithsej 28 mace dhe i konsideron ato pjesë e shpirtit të saj.

    Dashuria ndaj kafshëve është forma më e pastër e dhembshurisë që mund të njohë njeriu. Çdo prekje, çdo shikim i butë nga një kafshë është një kujtesë e vogël se dashuria mund të gjendet edhe në heshtje. Violeta Gashi është një ndër personat që e ka kuptuar shumë mirë këtë, madje ajo gjithsej ka 28 mace dhe një qen I cili kujdeset për to.

    Për Violetën të duash një kafshë do të thotë të mësosh çfarë është besnikëria pa kushte, pasi ato nuk të gjykojnë, nuk të gënjejnë dhe nuk të tradhtojnë.

    Kronikën e plotë nga ATV, klikoni në linkun më poshtë:

     

  • “Në emër të drejtësisë…”- Rugovasi marshon me skelet mbi kurriz kundër padrejtësive

    “Në emër të drejtësisë…”- Rugovasi marshon me skelet mbi kurriz kundër padrejtësive

    Besnik Lajçi, një banor i fshatit Drelaj në Rugovë, ka ndërmarrë një akt simbolik proteste, duke marshuar për 4 orë në një distancë prej rreth 29 kilometrash për të denoncuar padrejtësitë dhe shkatërrimin e mjedisit në këtë zonë të njohur.

    Me një “skelet” mbi kurriz, Lajçi ka kërkuar që të tërhiqet vëmendja ndaj gjendjes së rëndë të Rugovës, e cila sipas tij është shndërruar në një “skelet” të vërtetë. Ai ka akuzuar autoritetet për mbylljen e shkollave, ndotjen e Lumbardhit, shkatërrimin e maleve dhe ambientit, si dhe dhënien e tokës për interesa të paligjshme në Mal të Zi.

    Në një lidhje direkte me emisionin “Compass” në ATV, Lajçi ka theksuar se “Rugova është shkatërruar, ndotja është e përhapur, dhe e gjithë kjo është bërë për interesa që nuk kanë asnjë lidhje me mirëqenien e banorëve të kësaj zone.”

    Marshi i tij simbolik është ndjekur nga policia, që ka siguruar rrethinën gjatë kalimit të tij. Lajçi ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente për të shpëtuar Rugovën nga shkatërrimi i mëtejshëm dhe ka kërkuar një mbështetje të fortë nga institucionet shtetërore dhe të tjera.

    Për më shumë ndiqni videon e plotë në linkun e mëposhtëm: 

  • Një peisazh si pikturë, liqeni i Vaselivës dhe “ishujt” që po bëhen simbol i Drenicës

    Një peisazh si pikturë, liqeni i Vaselivës dhe “ishujt” që po bëhen simbol i Drenicës

    Uji i qetë, ajri i pastër dhe drita që reflekton mbi sipërfaqen e tij e bëjnë këtë vend të duket si një pikturë e gjallë e natyrës.

    Ai ka një sipërfaqe rreth 3 hektarë, me thellësi deri në 6 metra dhe njihet për dy “ishujt” e tij të vegjël që e bëjnë pamjen të duket si një peizazh nga një vend tropikal.

    Ky është liqeni i Vasilevës, një nga bukuritë më të veçanta të Drenicës, që çdo ditë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë dhe dashamirë të fotografisë.

    Një prej tyre është Meti Shala, fotograf i pasionuar pas natyrës, i cili ka realizuar një foto mbresëlënëse në këtë liqen, një pamje që mori shumë komente pozitive dhe vlerësime nga publiku.

    Pranë liqenit takuam edhe Ilmi Pirën nga komuna e Vitisë, që shpesh vjen këtu për peshkim.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

  • Nga gurët dhe druri, lind arti i Halil Lajqit nga Istogu

    Nga gurët dhe druri, lind arti i Halil Lajqit nga Istogu

    Në duart e Halil Lajçit, çdo copë druri apo guri merr shpirt. Ai punon me dashuri dhe durim, duke i dhënë secilës vepër një histori. Per të ato nuk janë thjesht punime, por kujtime e ndjenja të kthyera në art.

    E gjatë punës, ai na tregoi edhe se si i realizon këto punime, një proces tejet interesant dhe rrallë i parë, ku çdo copëz guri vendoset me kujdes, derisa të marrë formën e duhur.

    Në fund, ai na sjell edhe disa nga krijimet e tij prej druri, ku çdo gdhendje dhe detaj tregon aftësinë dhe imagjinatën e tij të veçantë.

    Kronikën e përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

  • Në zemër të Bjeshkëve të Deçanit, çifti që kultivon mjaltë të pastër

    Në zemër të Bjeshkëve të Deçanit, çifti që kultivon mjaltë të pastër

    Bjeshkëve të Deçanit, një zonë e pasur me natyrë të paprekur dhe ajër të pastër, ku tradita dhe puna e palodhur e banorëve bashkohen me pasionin për prodhime organike, na mirëpritën çifti Sadete Gecaj dhe Mitat Xhikokaj.

    Ata kanë vendosur të përqendrojnë veprimtarinë e tyre në bletarinë organike, duke i dhënë një dimension të ri zhvillimit të ekonomisë bujqësore në këtë pjesë të Kosovës.

    Në bletarinë e tyre, çdo ditë është një mësim për durimin dhe përkushtimin që kërkon kjo punë.

    Kronikën e plotë të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • Rukola e Stanovcit dhe përkushtimi i vëllezërve Haradinaj

    Rukola e Stanovcit dhe përkushtimi i vëllezërve Haradinaj

    Fshati Stanovc i Vushtrrisë ka shërbyer gjithmonë si vend i idealizuar për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore, duke i dhënë jetë ekonomisë lokale dhe duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë që dëshirojnë të qëndrojnë dhe të investojnë në vendlindje.

    Atje kanë ngritur serrat moderne vëllezërit Haradinaj, të cilët prej vitesh janë të përkushtuar në kultivimin e sallatës rukola – një kulturë gjithnjë e më e kërkuar jo vetëm në tregun vendor, por edhe atë të jashtëm.

    Përmes teknologjive të avancuara në serrat e tyre, ata kanë arritur të sigurojnë një prodhim të qëndrueshëm dhe cilësor, duke kombinuar metodat tradicionale të kultivimit me praktikat bashkëkohore bujqësore.

    Kronikën e plotë të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë: