ATV

Category: TOP ATV

  • Babain e humba ditën kur gruaja më tha se ishte shtatzënë; djalit ia vendosa emrin e tij, Adem

    Babain e humba ditën kur gruaja më tha se ishte shtatzënë; djalit ia vendosa emrin e tij, Adem

    Aktori i njohur Dardan Gashi ishte i ftuar në emisionin “STUDIO A” në ATV ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij private e profesionale; nga brendësia e tij deri te fëmijëria e familja si një bashkëshort e baba i përkushtuar.

    Ai ndau me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën; momentet më kyçe dhe të shenjta të jetës së tij.

    Ndër tjera aktori kosovar ka ndarë një histori shumë prekëse nga jeta e tij personale; ai humbi babain pikërisht në ditën kur mori lajmin se do të bëhej baba për herë të parë.

    Për të nderuar kujtimin e të atit dhe për ta mbajtur gjallë emrin e tij në familje, Dardan Gashi vendosi që djalit t’ia vendoste emrin Adem, njësoj si babai i tij.

    Rrëfimin e tij të plotë për tragjedinë familjare, karrierën, historinë e bukur të njohjes me bashkëshorten dhe jo vetëm mund ta ndiqni në vijim:

  • Ra në burg kur vajza e tij ishte veç 20-ditëshe, kur doli ajo ishte rritur – Selatin Novosella rrëfen takimin e parë me të bijën

    Ra në burg kur vajza e tij ishte veç 20-ditëshe, kur doli ajo ishte rritur – Selatin Novosella rrëfen takimin e parë me të bijën

    Veprimtari dhe publicisti i njohur, Selatin Novosella, ka ndarë një histori prekëse nga jeta e tij në emisionin “LIBERO” në ATV.

    Ai, i cili ishte i burgosur politik katër herë, ka rrëfyer takimin e parë me vajzën e tij, që e kishte lënë vetëm 20-ditëshe kur ai u arrestua.

    Në një intervistë të hapur dhe emocionuese, Novosella ka përshkruar se si, kur doli nga burgu pas një periudhe të gjatë, vajza e tij tashmë kishte ndryshuar.

    Për të, takimi me të pas kaq shumë vitesh ishte një moment i mbushur me emocione të thella, pasi ai kishte humbur shumë kohë me të.

    “Donika, vajza ime ishte veç 20 ditëshe kur unë u burgosa, ndërsa Valoni ishte 20-muajsh. Kur dola nga burgu, Valonin e gjeta në shkollë dhe Donikën e gjeta të rritur,” tha Novosella, ndërsa i referohej një fotografie të tyre të cilën e mbante në prapavijë.

    Në intervistën e tij, Novosella foli gjithashtu për përvojat e tij si i burgosur politik dhe ndikimin që ato kishin në jetën e tij personale dhe familjare, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes familjare gjatë periudhave të vështira.

  • Lora Braha tregon aksidentin e rëndë që rrezikoi të mbetej e palëvizshme

    Lora Braha tregon aksidentin e rëndë që rrezikoi të mbetej e palëvizshme

    Këngëtarja e njohur, Lora Braha, ka zbuluar një histori të rëndë nga jeta e saj, duke ndarë me publikun përjetimin e një aksidenti të tmerrshëm që rrezikoi shëndetin dhe lëvizshmërinë e saj.

    Në një intervistë për emisionin “STUDIO A” në ATV, Lora ka treguar për herë të parë për këtë incident të rëndë, i cili ka ndodhur disa muaj më parë. Ajo ka përjetuar një moment shumë të vështirë gjatë pastrimit të kuzhinës, ku humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi.

    “Meqë kam përfunduar mirë, po më duket si një ëndërr e keqe. Ka qenë aksident, u rrëzova nga lartësia duke pastruar kuzhinën. Rashë dhe u lëndova, duke thyer dy unaza të shpinës dhe dy të tjera i kam krisur,” tha Lora Braha, duke përshkruar dhimbjen dhe pasojat që e ndoqën.

    Këngëtarja theksoi se pas aksidentit, ka qëndruar dy muaj në regjim shtrati, duke kaluar një periudhë shumë të vështirë të rehabilitimit.

    “Kam mbetur dy muaj në regjim shtrati dhe e kam pasur shumë të vështirë, por tani ndjehem më mirë. Ky aksident më bëri të vlerësoj edhe më shumë shëndetin dhe kujdesin për trupin,” përfundoi Loha, duke i dhënë një mesazh pozitiv për ata që përballen me sfida të ngjashme.

     

  • A e keni ditur që hurmat duhet të hahen në numrin tek jo çift? Lora tregon arsyen

    A e keni ditur që hurmat duhet të hahen në numrin tek jo çift? Lora tregon arsyen

    Këngëtarja e njohur, Lora Braha e ftuar në emisionin “STUDIO A” në ATV, duke folur për jetën e saj private ka ndarë një informacion interesant rreth zakoneve që ajo ndjek. Ajo ka theksuar se hurmat, një frut i njohur dhe i shëndetshëm, duhet të konsumohen gjithmonë në numër tek, p.sh., 1, 3, 5 ose 7, dhe jo në numër çift.

    “Hurmat duhet të konsumohen në numër tek, sepse kjo është e shkruar edhe fetarisht dhe ka një rëndësi të veçantë për shëndetin. Nëse konsumohen më shumë se shtatë hurma, ato mund të kenë shumë sheqer dhe nuk janë më të shëndetshme,” tha Lora.

    Ajo shpjegoi se ky është një parim që ka lidhje me praktikat fetare dhe simbolet e numrave tek, të cilët janë të konsideruar më të favorshëm dhe të shenjtë në shumë kultura.

  • Winston Lee, amerikani që u bë mësues në një shkollë në Suharekë

    Winston Lee, amerikani që u bë mësues në një shkollë në Suharekë

    Winston Lee ka ndarë në emisionin “Studio A” në ATV historinë e tij të veçantë – nga Shtetet e Bashkuara drejt Kosovë, ku ka zgjedhur të jetojë dhe të punojë si mësues i gjuhës angelze, në Suharekë.

    Gjatë gati dy viteve të fundit, ai ka ndarë jetën mes klasave, aktiviteteve me nxënësit dhe përvojave të veçanta që vetëm jeta në një vend të huaj mund t’i ofrojë.

    Në emisionin “Studio A” në ATV, Winston foli për aventurat e tij, kujtimet më të bukura dhe sfidat që ka hasur, duke theksuar mikpritjen dhe ngrohtësinë e komunitetit të Suharekës.

    Ai tha se kjo përvojë e ka pasuruar jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht.

    Sot, Suhareka për të nuk është thjesht një vend pune, por një shtëpi e dytë.

    Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë të Winston Lee në videon e mëposhtme:

     

  • “6 muaj nuk komunikuam sepse nëna ndërhyri në jetën time” –  Aleksandra Qirjazi rrëfen çfarë ndodhi mes saj dhe nënës

    “6 muaj nuk komunikuam sepse nëna ndërhyri në jetën time” – Aleksandra Qirjazi rrëfen çfarë ndodhi mes saj dhe nënës

    E ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, Aleksandra Qirjazi ka ndarë një histori personale rreth një periudhe të vështirë në raport me prindërit, duke zbuluar se për disa muaj nuk ka pasur komunikim me ta.

    Ajo u shpreh se fakti që është rritur në Angli ka ndikuar në mënyrën si e sheh privatësinë, duke theksuar se nuk e pranon ndërhyrjen e askujt në çështjet e saj familjare, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që nuk foli me nënën e saj.

    “Nga që jam rritur në Angli dhe nuk i kam qejf njerëzit që ndërhyjnë në mes të familjes, ishte diçka që unë kisha me burrin dhe mami u fut në mes. Ishte unë ajo që e shtyva, duke i thënë se është jeta ime dhe unë bëj çfarë dua. Nuk dua që të ndërhysh në jetën time, në familjen time”, u shpreh ajo.

    Megjithatë, ajo theksoi se më pas ishte nëna e saj ajo që u zbut dhe hodhi hapin e parë drejt pajtimit.

    Në fund të deklaratës, Qirjazi pati edhe një mesazh falënderimi për prindërit e saj:

    “Faleminderit për suportin, ndihmën. Shpresoj t’ju bëj krenarë”.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhmte:

     

  • A e dini cili është qëllimi i agjërimit? Nuk është veç mos të hani e pini

    A e dini cili është qëllimi i agjërimit? Nuk është veç mos të hani e pini

    Në emisionin “Libero” në ATV, kryeimami i Ferizajt, DR.Ibrahim Beqiri, ka folur për rëndësinë dhe kuptimin e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, duke theksuar se thelbi i tij shkon përtej ndalimit nga ushqimi dhe pija.

    Sipas tij, agjërimi nuk ka vlerë të plotë nëse besimtari nuk heq dorë nga fjalët e kota dhe veprimet e pandershme.

    “Nëse nuk braktisen fjalët e kota dhe veprimet e pakontrolluara e të pandershme, Zoti nuk dëshiron nga ai që ta mbajë barkun bosh. Thirrja hyjnore që obligon agjërimin e sqaron shumë qartë këtë çështje. Kur Zoti i Madhëruar flet për agjërimin, thotë se ai është bërë me qëllim që të bëheni më të devotshëm. Pra, kjo është shkalla më e lartë e adhurimit në Islam”, tha Beqiri.

    Ai nënvizoi se agjërimi është një proces i pastrimit shpirtëror dhe moral, duke kërkuar vetëkontroll, sinqeritet dhe përkushtim të plotë. Sipas tij, muaji i Ramazanit është një mundësi për reflektim dhe përmirësim të sjelljes, në mënyrë që besimtari të arrijë devotshmërinë si synim kryesor të këtij adhurimi.

    Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: 

     

  • Burim Pllana; kultivues i brokolit, sallatës dhe lulelakrës

    Burim Pllana; kultivues i brokolit, sallatës dhe lulelakrës

    Burim Pllana nga Vushtrria është histori suksesi në bujëqesi. Ai është kultivues i brokolit, sallatës dhe lulelakrës, i cili punon rreth 35 hektarë tokë.

    Ai rrëfen ritmin e sezonit të sallatës, nga mbjellja e deri te dalja në treg — dhe thekson sfidën kryesore me të cilën përballet çdo vit: mungesën e fuqisë punëtore.

    Megjithatë, përkushtimi i tij ndaj tokës mbetet i pandalshëm.

    Rrëfimin e plotë, mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

  • Nga shërbimi në UÇK te suksesi në bujqësi, rrëfimi i Agron Kajtazit

    Nga shërbimi në UÇK te suksesi në bujqësi, rrëfimi i Agron Kajtazit

    Veterani i UÇK-së nga Drenica, Agron Kajtazi, fshatin e tij të lindjes e ka shndërruar në një qendër të vërtetë bujqësie dhe blegtorie.

    Me përkushtim dhe punë të palodhur, ai menaxhon një fermë me mbi 500 pula, një tufë dhish dhe kultivon 15 lloje të ndryshme kungujsh, së bashku me dy sera të mbushura me perime të stinës.

    Materialin e plotë nga ATV, mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

  • Isniqi, fshati i mikpritjes dhe traditave

    Isniqi, fshati i mikpritjes dhe traditave

    Udhëtimet nëpër fshatrat e Kosovës na kthejnë në kohë, aty ku jeta kishte më shumë shpirt, dhe fjala “bashkësi” kishte kuptim të vërtetë.

    Ndalesa jonë e radhës është në Isniq të Deçanit, fshat që ruan me krenari zakonet, traditat dhe trashëgiminë e brezave.

    Në rrugët e ngushta, të mbushura me histori, ndien frymën e burrave që dikur vendosnin për fatin e vendasve, e respekti ndaj tyre ishte mjaftë i çmuar.

    Një nga elementet më karakteristike të këtij vendi janë kullat, të cilat për shekuj me radhë kanë pasur një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore, ekonomike dhe mbrojtëse të banorëve.

    E çdo gur i këtyre objekteve, edhe sot është dëshmi e gjallë e besës e mikpritjes shqiptare.

    Isniqi nuk njihet vetëm për traditat e tij, por edhe për veshjet karakteristike, të cilat pasqyrojnë identitetin, mënyrën e jetesës dhe vlerat e banorëve të këtij vendi.

    Reportazhin e plotë nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë: