ATV

Category: TOP ATV

  • Mërgimtari nga Zvicra që kishte idol Adelina Ismailin, e pagëzoi vajzën me atë emër!

    Mërgimtari nga Zvicra që kishte idol Adelina Ismailin, e pagëzoi vajzën me atë emër!

    Mërgimtari Xhevdet Çerkini, i cili në fillim të viteve 90’ta kishte shkuar në Zvicër, në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim interesant për fëmijët e tij.

    Ai tregoi se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ku të gjithë i ka pagëzuar ai vetë me emra.

    “Kam qenë si 23-vjeçar i martuar, si i ri, por kam qenë baba i mirë, vajza e madhe Adelina e ka emrin. Të tre fëmijët i kam pagëzuar me emra unë, nuk e kam lënë shoqen hiç. Kjo për shkak të Adelina Ismailit, idol e kam pasur. Adelina është e lindur në nëntor të vitit 1991, tash punon në një firmë me sigurime shëndetësore”, u shpreh mërgimtari.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Çka po don me dit o bac, atje në Gjermani veç me qen po rrishin”

    “Çka po don me dit o bac, atje në Gjermani veç me qen po rrishin”

    Një i moshuar nga fshati Vidishiq i Komunës së Vushtrrisë dha deklaratë interesantë në një prononcim për emisionin “N’Frekuencë” në ATV.

    79-vjeçari vushtrrias tregoi se katër fëmijët i e tij jetojnë në Gjermani, dhe se ai këtu ka mbetur vetëm me bashkëshorten.

    Ai tha se një herë kishte qenë vetë në Gjermani ku kishte qëndruar rreth tri javë, por që nuk i kishte pëlqyer aspak.

    “Katër i kam jashtë, veç me plaken jom mbetë qetu. Jam kanë nja tri javë kam ndejt, desh me lanë mendtë. Nuk ish për mua atje. Tona të mirat e zotit, por gjin s’kish,
    edhe plaku një qen. Edhe ata qashtu vetëm, si na, si ata”, u shpreh 79-vjeçari vushtrrias. /atvlive.tv

  • Çfarë kuptoni me tërta-vërta? Qytetarët tregojnë përgjigjet epike!

    Çfarë kuptoni me tërta-vërta? Qytetarët tregojnë përgjigjet epike!

    Shpesh në jetën e përditshme përdorim fjalë interesante kur përshkruajmë ndonjë situatë apo veprim. Disa nga këto shprehje ndonjëherë i dëgjojmë duke u përdorur në biseda, të tilla që mund të tingëllojnë edhe të çuditshme por shpesh nuk e dimë edhe kuptimin e tyre.

    Pikërisht për fjalinë “Tërrta-vërta” që në vendin tonë dëgjohet në masë, gazetarja e ATV-së, i ka pyetur qytetarët se si e kuptojnë këtë fjali.

    “Tërrta vërta o qikjo që po bëjnë qeveritarët”, u shpreh një qytetar.

    “Tërrta janë gaznat e vërta kur sillen qato gazra e pshtillen” , u përgjigj një burrë.

    “Prej njerëzve e kam dëgjua, prej katundarëve, mendoj që ka të bëjë diçka me thashetheme”, u përgjigj me shaka një qytetar.

    Një tjetër qytetar tha se këtë fjali e konsideron si fjalë banale dhe si të tillë nuk e përdor asnjëherë.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Shqiptarja me restorantin e 8-të më të mirë në Danimarkë

    Shqiptarja me restorantin e 8-të më të mirë në Danimarkë

    Shqiptarja Eva Kjaer ka në pronësi një restorant në Danimarkë e që ky lokal gastronomik i saj, është zgjedhur i 8-ti më i mirë në Danimarkë.

    Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth biznesit të saj, të cilin e ka hapur tashmë 6 vite.

    “Në Danimarkë janë pothuajse qe 20 vite, kam studiuar për gastronomi molekulare dhe qe 6 vite kam restorantin “Leben”, në mes të qendrës së Kopenhagës, me ushqime kryesisht ‘nordic food’, me disa elemente molekulare. Gatimin e kam pasur si pasion që nga mosha e hershme por pas kalimit këtu në Danimarkë, kultura nordike e gatimit është më ndryshme. Natyrisht që në restorantin tim jam mundur që të kem në menu diçka nga tradicionalja, p.sh. ‘tavën e kosit’ që i themi ne, por normalisht me disa ndryshime.’, tha ajo.

    Tutje, ajo foli edhe për planet e saj të ardhshme.

    “Po punoj me një projekt që të vije me diçka shumë ndryshe që s’ka as në Shqipëri as në Kosovë, nuk e the se më marrin ide por kam përshtypjen se brenda vitit 2024 do të kem hapur diçka të bukur në Tiranë. Ajo është ëndrra ime e radhës”, shtoi ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Masar Myftari, 71-vjeçari që i bën picat më të mira në Prishtinë

    Masar Myftari, 71-vjeçari që i bën picat më të mira në Prishtinë

    Masar Myftari, 71-vjeçari nga Prishtina që tash e 34-vite merret me gastronomi, erdhi me një një rrëfim tejet interesant në emisionin STUDIO A në ATV.

    Ai tha se përkundër moshës, në punë po ndihet shumë mirë dhe se këtë profesion do ta zgjidhte sërish nëse do të ishte i ri.

    “Përgjithësisht 34 vite. Po ndihem shumë mirë. Edhe me pas qenë i ri, prapë kisha me u marrë me gastronomi. Pas problemeve të viteve 90’ta, unë vendosa me e me e ndërro profesionin, për arsye se këtu punësimi nuk ishte atëherë për shqiptarët edhe në vitin 1990, unë e kam çelë restorantin këtu në Prishtinë, Restorant “Ora” ka qenë edhe aty kam fillu së pari me gastronomi”, rrëfeu Myftari.

    Ai tregon se përgatitjen e picave e kishte mësuar gjatë kohës sa kishte qenë në Itali.

    “Kam qenë njëherë 6 muaj, dhe herët tjetër 4 muaj. Aty e kam mësuar përgatitjen e picave. Pastaj jam kthye në Prishtinë edhe e kam çelë picerinë”, tregon Myftari. /atvlive.tv

    Rrëfimin e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Dua Lipa duhet ta shoh këtë vogëlushe nga Prishtina, është fanse e saj dhe këndon vetëm anglisht!

    Dua Lipa duhet ta shoh këtë vogëlushe nga Prishtina, është fanse e saj dhe këndon vetëm anglisht!

    Në emisionin STUDIO A në ATV, sot ishte një mysafire mjaft simpatike. Bëhet fjalë për vogëlushen 6-vejçare, Noja Mehmeti, e cila në këtë emision tregoi se ka vetëm një dëshirë, të bëhet këngëtare.

    Edhe pSe në moshë kaq të re, ajo ka mësuar anglishten dhe këndon e dëgjon muzikë vetëm në gjuhën angleze.

    Noja është fanse e Dua Lipës, madje edhe e di përmendësh një nga këngët e saj më të popullarizuara.

    Për më shumë, ndiqeni bisedën e vogëlushes Noja Mehmeti në emisionin STUDIO A në ATV.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Transformimet që pësoi fshati Keqekollë ndër vite, flasin banorët e mbetur!

    Transformimet që pësoi fshati Keqekollë ndër vite, flasin banorët e mbetur!

    Dikur numëronte rreth 300 shtëpi, ndërsa braktisja e tij nisi vite më parë. Të rrallë janë vizitorët dhe mysafirët në këtë vend, pavarësisht natyrës së bukur dhe ajrit të pastër. Vetëm cicërimat e zogjve i japin pakëz jetë këtij vendi të lënë në harresë.

    Kryetari i fshatit Keqekollë, Avdi Aliu, ndër të paktët që vazhdon të jetojë në këtë fshat, thotë se asnjëherë nuk i ka shkuar mendja që të largohet nga aty.

    “Në Keqekollë jam lindur e jam rritur dhe ende jetoj këtu. Ne jemi komplet familja, pesë vëllezër dhe nuk kemi as banesë as truall në Prishtinë. Asnjëherë nuk na ka shkuar ndërmend. Të gjithë i kemi këtu shtëpitë e ndërtuara dhe asnjëherë nuk na ka shkuar mendja të largohemi:, tha Aliu.

    Ai tha se janë shumë të lidhur me fshatin, sepse pos natyrës së bukur, aty mund të punohet dhe jetohet mirë. /atvlive.tv

    Kronikën e plotë të ATV-së për fshatin Keqekollë e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Gazetarja tregon cila ishte sfida më e madhe gjatë raportimit për protestat në komunat veriore

    Gazetarja tregon cila ishte sfida më e madhe gjatë raportimit për protestat në komunat veriore

    Gazetarja e ATV-së, Nora Luta, e cila raportoi për zhvillimet e fundit nga komunat veriore të Kosovës, në emisionin LIBERO tregoi për rrezikun me të cilin u përballën gazetarët ato ditë.

    Ajo tha se sfida më e madhe për gazetarët ka qenë se nuk ka pasur perimetër nga ku të raportojnë, por që u është dashur vetë të organizohen se ku të qëndrojnë gjatë zhvillimit të protestave në veri.

    “Aty duhet të përgatitesh për të papriturën sepse ke qenë në mesin e serbëve. Për shembull, në Zubin Potok ku kam raportu, kemi qenë veç ne dhe Policia e Kosovës shqiptarë dhe kanë qenë mjaftueshëm serbë që në çdo moment, edhe pse protesta ka qenë e qetë, por ke parë kohë pas kohe grupe të njerëzve që u identifikoheshin në bazë të kapelave dhe këpucëve të ngjashme, kanë bërë lëvizje të ndryshme aty. Pastaj edhe gratë, nuk kanë qenë aspak miqësore. Sfida më e madhe ka qenë se nuk ka pasur perimetër, por ne vetë gazetarët jemi organizu se ku të qëndrojmë dhe kemi qenë krahë për krahë shumicën e rasteve me protestuesit”, rrëfeu gazetarja Nora Luta. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Tahir Shabani tregon në LIBERO se së shpejti do të fillojë lobimin për pranimin e Kosovës në OKB

    Tahir Shabani tregon në LIBERO se së shpejti do të fillojë lobimin për pranimin e Kosovës në OKB

    Diplomati dhe veprimtari i njohur shqiptar, Tahir Shabani, ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision foli për veprimtarinë e tij diplomatike dhe kontributin e dhënë për shqiptarët në diasporë, me theks të veçantë për Kosovën.

    Shabani në LIBERO zbuloi për herë të parë se së shpejti do të fillojë lobimin në OKB për pranimin e Kosovës.

    “Për herë të parë do ta zbuloj tek ju, do të filloj nga qendra e OKB-së në New York, kur fillon asambleja vjetore, atje do të shkoj të laboj për Kosovën, për anëtarësimin e saj, do të filloj një cikël emisionesh dokumentare nga selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë”, tha Shabani. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Tahir Shabani flet për takimin me presidentin e FIFA-s, si delegacion me Fadil Vokrrin

    Tahir Shabani flet për takimin me presidentin e FIFA-s, si delegacion me Fadil Vokrrin

    Diplomati dhe veprimtari i njohur shqiptar, Tahir Shabani, ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision foli për veprimtarinë e tij diplomatike dhe kontributin e dhënë për shqiptarët në diasporë, me theks të veçantë për Kosovën.

    Shabani ndau me shikuesit përvojën nga takimi i tij i parë me presidentin e FIFA-s në Gjenevë të Zvicrës, ku së bashku me ish-kryetarin e FFK-së, tashmë të ndjerë, Fadil Vokrrin, kishin shkuar të lobojnë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    “Më erdhi një ftesë, ishte darkë me presidentin e FIFA-së, Sepp Blatter, e ndjera Kadrija (bashkëshortja) kishe njohuri për sport më shumë se unë, ndërkohë ftesa thoshte ‘Të lutem njofto Ministrinë e Kulturës, të vjen Fadil Vokrri me delegacion në Gjenevë dhe të lobojmë për Kosovën’, për sportin e Federatën e Futbollit edhe kur ka thirr Fadili ka menu që zonja Kadire flet frëngjishten nuk din shqip dhe i ka thënë edhe unë jam shqiptar ju lutem flisni shqip, kështu ka qenë komunikimi me legjendën e sportit shqiptar”, tha Shabani.

    Ai tregoi se pas kësaj vizite, kishin vazhduar lobimin edhe me Federatën Ndërkombëtare të Notit.

    “Pastaj, me federatën “FIFA” kemi lobu dhe me Federatën Ndërkombëtare të Notit, për 110 vjetorin kam marr dekoratë nga federata, kam qenë i ftuar nga Federata e Notit të Kosovës me Imer Ramën, ndërsa lobimi ynë ka vazhdua edhe me komitetin olimpik në Llozanë, me Besim Hasanin, me Federatën e Futbollit”, rrëfeu Shabani. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë: