Akademiku Arsim Bajrami i ftuar në emisionin “Libero”, në ATV, ka folur rreth për jetën e tij private, familjen si dhe rrugëtimin e tij në politikë dhe jo vetëm.
Bajrami kujtoi kohën kur ishte fëmijë, teksa ndau edhe historinë se si gjatë kohës kur ishte student, me bursën e fituar blinte ushqim për familjen.
“Babai ka qenë me një pension invalidor që mezi që e mbante familjen… Jetonim në fshat, por për fatin e mirë unë në vitin e parë të studimeve fitova bursën e Universitetit. Që ajo bursë në atë kohë ka qenë sa një pagë mesatare dhe pastaj, me bursën time unë paguaja biletën mujore të udhëtimit për dy vëllezërit e mi, blija ushqimin për familje dhe në këto kushte jemi rritur, por kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar në arsim… Të tre vëllezërit jemi shkolluar me një sakrificë familjare sepse, nga një familje e varfër është dashur që gjithçka të arrish vetë pa ndihmën e askujt…”, tha ai./atvlive.tv/
Po thuajse çdo familje në luftën e fundit në Kosovë, humbi shumë. Një ndër ta është edhe Rrahim Uksmajli, i cili vdekjen e motrës e përjetoi rëndë, pasi lidhjen që kishte më të, ishte tejet e ngushtë.
Motra la dy fëmijët, të cilët për Rrahimin mbetën amaneti më i vlefshëm.
Në emisionin STUDIO A në ATV, ai ka bërë një rrëfim rrënqethës për takimin e tij të fundit me motrën ndërroi jetë tragjikisht, madje ishte edhe shtatzënë.
Ndonëse kanë kaluar pothuajse 24 vjet që nga përfundimi i luftës, ata edhe sot me përkushtim rreshtohen nën urdhëruat e komandant Malës.
Të gjithë këta ish-luftëtarë të lirisë kanë ardhur nga vende të ndryshme për ta ngritur flamurin në këtë vend të veçantë për ta.
“Sot kemi ardhur këtu pikërisht ku jemi pranë kufirit të Kosovës, me ç’rast 11 qershori dhe 12 qershori janë festë për ne, sidomos për ne luftëtarët, janë data krenare por edhe të dhimbshme. Krenare janë sepse u çlirua Republika e Kosovës, sot e kemi një republikë, një shtet. Dhimbja është se sot fizikisht nuk kemi shumë shokë të cilët u ngritën dëshmorë pikërisht për këtë ditë”, tha për ATV-në, Ismail Selmani – Mala, ish-ushtar i UÇK-së.
Kronikën e plotë të ATV me ish-luftëtarët e UÇK-së e gjeni në videon më poshtë.
Fëmijërinë, Selim Leci e kaloi në fshatin Gmicë të Kamenicës, kohëra të cilat i konsideron të pazëvendësueshme.
Ai prej kohësh është shpërngulur në Kanada, atje ku e ndërtoi një jetë të re, por siç thotë ai, në mërgim dhe larg atdheut, ndihet bosh çdo ditë.
Selimi, në një rrëfim për ATV-në, ai tregon se nga Kosova ishte larguar në kohën e luftës kur ishin dëbuar nga forcat serbe.
“Unë në mërgim prej luftës në 1999, na kanë largu dhe kam shku në mërgim, në Kanada edhe tash e tutje jam atje tu jetu. Por, për vendlindjen, për Kosovën, për fshatin, atje unë e kam brengë edhe e kam qejf çdo vit të vij me e vizitu e me ndejt këtu. Unë për çdo vjet vij”, rrëfen ai.
Selimi me mallë tregon se dikur, fshati Gmicë ishte e mbushur me gjallëri.
“Unë për momentin jetoj në Kanadë, që 24 vjet edhe këtu për çdo vit kam ardhur në vizitë në fshat temin. Dalim për çdo vit në vizitë në fshatin tim sepse e dua shumë. Vendlindja e jeme më të veçantë ka pasë një kënaqësi se krejt kjo fushë ka pasur blegtori, ka qenë bujqësia e mirë, kanë mbajtë lopë, dhenë, dhi, bollica edhe krejt ky terren u kanë, s’ke mundur të shohësh tjetër veç blegtori këtu. Është vendi shumë i përshtatshëm edhe për Blegtori edhe për të gjitha, për bletari, për turizëm”, tregon ai.
Kjo lidhje e veçantë që e ka për atdheun, e shtyu Selim Lecin ta merrte një vendim për të mirën e fshatit, ku e kaloi rininë. Ai tregon me kontributin e tij e ka rregulluar rrugën, të cilët e kishte filluar para disa viteve, dhe për të cilën thotë se është shumë i lumtur.
“Rruga ka qenë me baltë prej kapisë së Tugjevçit e deri këtu. S’ke mujt me dalë kurrësesi. Çdo tre muaj verë ke mujt me dalë me traktor ose me ndonjë veturë më të lartë, e më pastaj nuk ke mundur. Kjo anë e kanë marrë ushqimin, e kanë blerë prej Shëngjergjit, prej majit deri në shtator kanë pasë, ndërsa prej shtatorit deri në maj, s’ka mujt me kalu askush se dimri ka qenë i vështirë dhe i kanë marrë miellin, sheqerin, çajin e kështu për 7 muaj”, tregon Selimi. /atvlive.tv
Në emisionin STUDIO A në ATV, çdo herë iu është dhënë hapësirë e veçantë edhe fëmijëve, të cilët kanë talente të ndryshme.
Edhe sot, në këtë emision ishte një talente e rrallë. Ajo është Rejana Krasniqi, e cila ndonëse i ka vetëm 6 vjet, ajo ka talent në moderim.
Qysh ne fillim të bisedës, ajo shfaqë talentin e saj duke imituar moderatoren Adelina Hasani, derisa kjo e fundit ndërroi rolin duke u bërë mysafirja e vogëlushes.
Ish drejtoresha e Administratës në Komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj, e lindur dhe e rritur në Shqipëri, familjen e saj vendosi ta krijoi në Kosovë, duke e plotësuar edhe një dëshirë të madhe të babait të saj të ndjerë.
Ajo në emisionin STUDIO A në ATV erdhi me një rrëfim personal për martesën dhe punën ndër vite në shërbim të popullit Kosovarë.
Ndër temat për të cilat foli në këtë emision, ajo komentoi edhe problemet me të cilat përballën familjet shqiptare, në veçanti raportet vjehërr-nuse. Sipas Vasilikës, fajin për çarjen e këtyre marrëdhënieve e kanë vjehrrat.
“Marrëdhënia nuse-vjehërr, është marrëdhënie lehtë e cenueshme. Përnjëherë preket, përnjëherë cenohet. Fajin e kemi ne. Ne kemi qenë nuse. Ajo nuk ka faj, ajo është hera e parë që po bëhet nuse, nuk ka qenë ndonjëherë vjehërr. Plus ajo vjen te ne. Ne duhet të jemi mikpritëse të saj, kështu që duhet t’i hapim rrugë”, tha Vasilika. /atvlive.tv
Bisedën e saj të plotë në emisionin STUDIO A në ATV, e gjeni në videon më poshtë:
Në rubrikën e zakonshme të së enjtes të emisionit STUDIO A, këtë javë ekipi i ATV-së ishte në qytetin e Ferizajt, ku pyetja për qytetarët ishte se kënd e zgjedhin ata mes dashurisë së vërtetë apo parasë.
“O pare si të kesh, veç paratë janë në pyetje, se prej dashurisë nuk ka kurgjë prej sajna. O dojnë me hangër kjo rinia, a po e sheh ku dojnë me shku, po nuk mundesh me punu se baba dallash e ka marrë rrugën, baballarët i kemi fajtorë”, thotë një ferizajas.
Në rubrikën e zakonshme të së enjtes të emisionit STUDIO A, këtë javë ekipi i ATV-së ishte në qytetin e Ferizajt, ku pyetja për qytetarët ishte se kënd e zgjedhin ata mes dashurisë së vërtetë dhe parasë.
“Me pasë para, ke edhe dashuri, por prapë me pasë dashuri, paratë vinë. I fiton ngadalë-ngadalë nëse dëshiron me punu”, thotë një qytetar.
“Unë po e zgjedh paranë”, përgjigjet shkurt një tjetër qytetar.
Derisa kalimtare të cilat nuk duan të flasin para kamerave, dëgjohen duke i thënë gazetares se ajo “i tranoi njerëzit”. Pas këtyre fjalëve, reagimi i gazetares ishte epik.
Para pak ditëve ka filluar kampanja “Një robot për çdo fëmijë”, e cila për qëllim ka grumbullimin e mjeteve të nevojshme, për furnizim me robot edukativ nëpër shkolla.
Elza Krelani nga Kosova Makers League e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth kësaj fushate, e cila filloi para një jave.
Ajo tha se në rreth 25 për qind të shkollave publike në Kosovë janë shpërndarë robota edukativ.
“Kampanja ka filluar tash e një javë dhe do të vazhdojë deri më 15 korrik. Kjo kampanjë është hapur për arsye se Kosova Makers League garën më të madhe robotike në Kosovë, ku deri tash kemi shpërndarë dy mijë e 100 robota edukativ në shkollat publike të Kosovës dhe kemi arritur me i përfshi 25 për qind të totalit të shkollave publike të vendit tonë. Duke qenë se funksion Kosova Makers League me donacion dhe janë të pakta dhe nuk arrijnë që me I përfshi shkollat e tjera publike, për këtë arsye kemi hapur kampanjën në mënyrë që të mblidhen fonde për të siguruar 908 robot, të cilët do të shpërndahet në 207 shkolla, që të përmbushet edhe pjesa tjetër 25 përqindjes, që të arrihet pra, 50 për qind e shkollave publike, të jenë të furnizuara me këta robot”, tha ajo.
Tutje ajo përmendi edhe qëllimin që e ka kjo fushatë.
“Digjitalizimi është shumë i rëndësishëm nëpër shkolla dhe ky është qëllimi i Kosova Makers League. Ne kemi shkolla të cilat funksionojnë shumë larg digjitalizimit dhe ne kemi synim përdorimi i pajisjeve për zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve”, shtoi ajo./atvlive.tv./
Me uljen e temperaturave nis edhe ngadalësimi i rritjes së barit dhe bimëve të tjera në tokë.
Bari ringjallet sërish në fillim të pranverës kur edhe duhet të kositet më shpesh.
Për 74-vjeçarin Idriz Tershani nga Shtimja, kositja tashmë i është kthyer në përditshmëri të tij.
Ai thotë se pothuajse çdo ditë kositë barishtet në tokën e tij, dhe se ndjen mërzi në ditët që nuk arrin të punoj.
“Çdo ditë dalim, e punojmë tokën , mbjellim edhe perime të ndryshme. Dal çdo ditë shkaku shëndetit se ma mirë për punu, nuk mundëm me nejt se kështu jam mësu qysh I vogël, nuk më vjen hiç vështirë. Kështu na kanë mësu, punone tokën se pa punë nuk ka asgjë. Tash shumica e të rinjve spo dojnë as me punu tokën as kurgjë, po dojnë me dalë jashtë Kosovës”, tha ai.
Ai madje thotë se periudhat e tanishme dhe të dikurshme në punimin dhe mirëmbajtjen e tokës kanë ndryshuar shumë.