ATV

Category: TOP ATV

  • “Inspeksioni s’po na len me punu, por na familjen diqysh po duhet me majt”, sharrëxhiu tregon sfidat e punës së tij

    “Inspeksioni s’po na len me punu, por na familjen diqysh po duhet me majt”, sharrëxhiu tregon sfidat e punës së tij

    Në kuadër të rubrikës “Profesionet” të emisionit ALARM në ATV, z. Ruzhdi Uka, tregoi për punën e tij prej sharrëxhiu, për çka tha se është profesion të cilin pavarësisht sfidave, ai e ushtron me shumë vullnet.

    “Çdo ditë dalim këtu, na i thojmë te ‘xhamia e Llapit’, dalim herët, këtu te i njëjti vend. Me këtë zanat merrem që prej mas luftës. Puna pak është e zorshme dhe e rrezikshme dhe ka më shumë harxhime, gati sa nji kerr ka shpenzime, por normal çdo punë është e zorshme, mirëpo duhet me punu me vullnet, pavarësisht se çka punon”, tha ai.

    Tutje, ai tha se problem për të, janë edhe aksionet nga Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, për largimin e tyre nga rruga, ku edhe ai qëndron pothuajse gjatë gjithë ditës.

    “Çdo njani e ka kështu, si unë me këso vështirësi. Vijnë na thojnë po pengon, këqyrin me na largu, po çka po pengoj unë këtu në rrugë. Ai njeri që del me punu e me nejt në asfalt gjithë ditën në borë e në shi e në zheg, e shtyn idarja, se po duhet me majt familjen. Shteti duhet me punu ma shumë, me i rregullu do sene, se këtu në Kosovë ka pare veç duhet me punu”, shtoi ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Gruaja nga Prishtina që krijon kukulla për fëmijë

    Gruaja nga Prishtina që krijon kukulla për fëmijë

    Lidhja e veçantë që ka me fëmijët, e ka shtyrë Bedrije Beqirin nga Prishtina të krijoj kukulla për ta.

    Ndërsa, pasioni për punët e dorës, i lindi qysh kur ishte në bankat shkollore.

    “Punën e dorës më kukulla e kamë fillu shumë vonë tani para disa muajve me thanë ndoshta. Inspirimi ka qenë nga kjo kukulla këtu e madhja dhe t’u i pa që është një punë që un mundem me e bë, kështu që me shumë dëshirë kam filllu me punu, me ja dediku disa fëmijëve si dhurata e pse jo dhe pastaj me e bë si një biznes të vogël”, tregon ajo.

    Ajo këshillon që çdo grua të shfrytëzoj kohën për të punuar diçka pasi sipas saj, gjithmonë ka diçka për të bërë.

    Për më shumë ndiqeni kronikën e transmetuar në emisionin E Diela Vlen:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ia vranë babanë dhe vëllain 16 vjeç në luftë, ishte vetëm 17 vjeçe kur e mori rolin e kryefamiljares

    Ia vranë babanë dhe vëllain 16 vjeç në luftë, ishte vetëm 17 vjeçe kur e mori rolin e kryefamiljares

    Në vitin 1998 gjithçka ndryshoi në jetën e saj. Nga pesë anëtarë sa ishin, mbetën vetëm tre. Sepse lufta ia mori babanë dhe vëllain e vogël.

    Pas kësaj tragjedie, e gjithë përgjegjësia kaloi në supet e saj.

    Por, këto vështirë e lidhën edhe më shumë me nënën, duke u bërë një krah i fortë për të.

    Albina Hoxha – Lokaj, nga fshati Sllup i Deçanit, për ATV-në rrëfen sfidat dhe forcën që e shtyn të ecë përpara.

    “Deri në vitin 1998 jeta ka qenë shumë e lumtur, shumë e mirë. Jam rrit me familje të mirë, si për çdo njeri është familja e shenjt. Atëherë babën e kam pas biznesmen ka qenë i njohur në Rahovec edhe në Kosovë, mandej në luftë e kanë vra atë, edhe vëllain 16 vjeç. E vështirë ka qenë shumë se si një 17 vjeçare më është dashtë me majtë familjen , mandej nëna ka qenë në depresion për 4 sepse vëllai ka shkel në mina u dashtë me nenën me ja qelë vet varrin shumë sende që për këtë pjesë nuk mundem me fol sepse e kam shumë të vështire”, rrëfeu Albina.

    Pasi u martua, ajo la punën, për t’u kujdesur për bletët dhe për t’i ndihmuar burrit të saj.

    Për më shumë ndiqeni rrëfimin e saj rrëqethës, në emisionin E Diela Vlen:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

    Dy motrat Shala përloten, teksa flasin për kujdesin e shtuar që ka nëna e tyre për to

    Në rubrikën ‘Brenda Botës së fëmijëve’, këtë të diel protagoniste ishin dy motrat Shala nga komuna e Klinës.

    Dionesa dhe Ornela gjatë intervistës që realizuan me gazetaren Brenda Nebihu, treguan për pasionin që kanë për muzikën, por edhe për lidhjen e ngushtë me prindërit.
    Madje, ato gjersa po flisnin për nënë e tyre, sakrificën dhe kujdesin që ka për to, nga emocionet që kishin u përlotën.

    ‘Mami dhe babi për janë dy persona shumë të rëndësishëm në jetën time, ku pa përkrahjen e tyre unë nuk do të arrija këtu ku jam si një këngëtare e vogël. Unë i falënderojë shumë përzemërsisht që na ndihmojnë neve vazhdimisht. Është shumë e vështirë me fol për ta sepse i dua shumë ata, nuk dua të qaj por gjithmonë kanë bërë për neve’, thanë motrat Shala.

    Por në fund të intervistës, gazetarja zhvilloi edhe një bisedë me babanë dhe nënën e Dionesës dhe Ornelës, ku mund të njoftoheni po ashtu edhe me lidhjen që ata kanë për fëmijët e tyre. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Çun Lajçi lajmërohet nga Zvicra, tregon arsyen pse ka shkuar atje

    Çun Lajçi lajmërohet nga Zvicra, tregon arsyen pse ka shkuar atje

    Në emisionin N’FREKUENCË me Robin në ATV, aktori Çun Lajçi u inkuadrua me një lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra.

    Ai tregoi se arsyeja që sot gjendet në Zvicër, janë librat e tij.

    “Unë dje kam ardhur, do të rri sot edhe nesër dhe të dielën do të kthehem pas dite prapë në Prishtinë. Arsye kryesore e ardhjes time këtu, janë librat që më sjellin në Zvicër, duke shpresuar se mërgimtarët, megjithatë punë të madhe që e kanë, të gjejnë pak kohë me lexu edhe ndonjë varg, ndonjë tregim prej librave të mijave”, tha Lajçi.

    Ai tregoi gjatë këtyre dy ditëve sa do të qëndrojë në Zvicër, bashkatdhetarët mund ta gjejnë te restoranti Viktory Fahrweid në qytetin Dietikon.

    “Në restorantin ku punon zotëria, Dritoni dhe ma rezervon një tavolinë të vogël ku t’i ekspozojë librat dhe mërgimtarët derisa vijnë me e kry dreken apo darken, e zgjidhin edhe ndonjë titull të veprave të mija dhe ikin. Jam në restorantin Viktory t’Farvejt në qytetin Dietikon, këtu do të jem sot edhe nesër”, tregoi Lajçi. /atvlive.tv

  • Shikuesit e “N’Frekuencë” lumturojnë fëmijët në QKUK

    Shikuesit e “N’Frekuencë” lumturojnë fëmijët në QKUK

    Nga fushata e të riut Blendi Zogaj dhe inicimin e mërgimtares Luljeta Habibi bashkë me plotë mërgimtarë të tjerë, u gëzuan 90 fëmijë në repartin e pediatrisë në QKUK.

    Blendi Zogaj u shpreh për ATV-në, se ai ndihet i lumtur që ideja e tij për të gëzuar fëmijët të cilët janë të shtrirë në spital, iu realizua falë ndihmesës edhe nga ana e moderatorit të “N’frekuencë”, Robert Bojaj.

    “E mendova si ide për ti gëzuar disa fëmijë që janë të shtrirë në spital, bisedova me Robin dhe ia tregova këtë ide dhe e falënderoi shumë pasi edhe ai më mundësoi me përgatit këtë. Është një gjë shumë e rëndësishëm për mua, sepse e ndjej një dhimbje të përbashkët me ta”, deklaroi Blendi.

    Ndërsa, mërgimtarja Luljeta Habibi tha se për këtë ndihmës janë angazhuar shumë mërgimtarë, për çka tha se ndihet falënderuese ndaj tyre.

    “Angazhimi ka qenë shumë i madh për shkak se kur e kam publikuar dy herë këtë iniciativë shumë persona janë interesuar dhe kanë dhuruar me aq mundësi sa kanë pasur. Ne mërgata jemi të gatshëm të kontribuojmë gjithmonë për vendin tonë por fatkeqësisht është pak problem sepse mendoj që në vend ka shumë shumë persona i keqpërdorin këto ndihmesa”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Humbja e nanës edhe e motrës më ka thyer zemrën, kjo dhimbje nuk tejkalohet deri frymën e fundit”

    “Humbja e nanës edhe e motrës më ka thyer zemrën, kjo dhimbje nuk tejkalohet deri frymën e fundit”

    Një qytetar nga Gjilani i ka prekur thellë të gjithë me rrëfimin e tij të përzemërt. I pyetur nga gazetarja e ATV-së se kur i është thyer zemra, ai tregoi se kishte përjetuar humbjen e dy njerëzve shumë të dashur në jetën e tij, nënës dhe motrës.

    “Shumë herë. Më shumë nga persona që momentalisht nuk janë jetë. Po nana dhe motra. Unë mendoj që kjo kurrë nuk tejkalohet deri në frymën e fundit edhe shpresojmë se besojmë në pak a shumë jo pak a shumë po jem ë besimtar edhe ndoshta i takojmë në atë dynja qysh thojnë ose në parajsë. Motra e ka vdekur e re 46 vjet domethënë gati koha jemi edhe pak unë në kohë të saj. E këto janë që ma kanë thye zemrën. Por anën tjetër, kam pasur edhe gëzime për shembull, jam babi i katër fëmijëve”, është shprehur ai.

    Qytetari nga Gjilani këshilloi të gjithë ata që po përballen me situata të vështira që të ruajnë besimin në Zotin dhe në të mirat e jetës. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Veç një familje jeton në malet e fshatit Prapashticë, pa rrymë, netët i ndriçojnë vetëm me llampë

    Veç një familje jeton në malet e fshatit Prapashticë, pa rrymë, netët i ndriçojnë vetëm me llampë

    Pa rrymë, netët i ndriçojnë vetëm me llampë. Çdo ditë që e kalojnë në fshatin Prapashticë, për ta është e vështirë, derisa shpresat për ditë më të mira janë të pakta.

    Zenel Fejza, banor i fshatit Prapashticë, në një bisedë për ATV-në, tregon se pse e morën vendimin për t’u kthyer në fshat, pasi disa vite kishin jetuar në Prishtinë.

    “Unë kam lind këtu, kam jetu disa kohë në Prishtinë, pastaj që 8-9 vjet jam kthy këtu. Kam ndërtua shtëpinë e re sepse na kanë djegë shtëpitë, dihet Serbia, këtu e kemi kufirin afër, edhe po jetoj kështu. Këtu vijnë një ushtri e tanë sa që e sheh dikush që vjen. Kur s’kanë qenë rrugët e mira, këtu janë endë. Gjyshja e jeme i kish thanë babës ‘mos i lë djemtë këtu’ se ajo nuk ka mëndu që ka me ardh një kohë që kanë me u largu rrugët. Amanet ia kish lanë, mos i lë fëmijët kështu, se janë rrezik prej serbëve”, tha Fejza.

    Ani pse jetojnë një jetë plotë sfida, dashuria e madhe për këtë tokë i shtyu që të kthehen në fshat.

    “Është vështirë me ia kthy shpinën gjithë këtij vendi. Tani, jeta është më e mirë, shëndeti është më i mirë këtu se në vend tëndin je. Kanë thënë se iriqin ço ku të duash, ai prapë në therra e ka më së miri, sepse rehatia është, shpirti pushon këtu”, thotë Fejza. /atvlive.tv

  • Njihuni me pëllumbat rrotullues që sfidojnë gravitetin

    Njihuni me pëllumbat rrotullues që sfidojnë gravitetin

    Ditë më parë u zhvillua një garë e pëllumbave rrotullues, garë kjo që zhvillohet në qytete të caktuara në Kosovë.

    ATV zhvilloi një bisedë me Fahri Abazi në Fushë Kosovë, i cili është anëtar i Federatës së Pëllumbave Rrotullues të Kosovës.

    Ai tregoi se garat mbahen tri herë në javë në pothuajse të gjitha qytet e Kosovës.

    “Sot është një pëllumbat që mbahet në krejt Kosovën dhe këta pëllumba janë që i kultivojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Shumica janë nga Mitrovica, nga Vushtrria, Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Vitia edhe Prizreni. Këta pëllumba janë dynek thirren, akrobatik i Kosovës. Ky pëllumb rrjedh nga qyteti i Prishtinës. Këta pëllumba janë rrotullues dhe me këta bëjmë gara, jemi 275 anëtarë në Federata e Pëllumbave Rrotullues të Kosovës që garojmë me këtë lloj pëllumbi”, tregoi Fahriu.

    Ai shpjegoi edhe arsyen se përse këta pëllumba quhen rrotullues.

    “Këta pëllumba janë të veçantë, bëjnë një rrotullim, bëjnë një salltë, shkojnë me kokë të poshtë dhe rrotullohen ashtu derisa mundem edhe me vdekë, pra me ba vetëvrasje, sepse janë aq të fortë sa që nuk dinë me u ndalë edhe vijnë deri në toke prej qiellit, kështu që ka mundësi ndonjë edhe me ba vetëvrasje. Ka pas këso raste që kanë ndodh”, tregoi Fahriu. /atvlive.tv

  • Dikur babai e mësonte të gatuante, sot specialiste në kuzhinë

    Dikur babai e mësonte të gatuante, sot specialiste në kuzhinë

    Ekipi i ATV-së ishte në një vizitë në shtëpinë e Edona Rudarit. Ajo për emisionin STUDIO A të ATV-së, përgatiti një specialitet të veçantë, me oriz, kërpudha, mish viçi dhe perime.

    Deri sa po e përgatiste këtë specialitet, Edona tregoi edhe historinë se nga kush e përvetësoi pasionin për kuzhinën.

    Ajo tha se nëna e saj përgatitë shumë mirë ushqimin, mirëpo pasionin për kuzhinë, ajo e përvetësoi nga babai i saj.

    “Të çështja e gatimit është pak histori në veti se më ka përly gjithmonë. Prej e vogël që kam qenë, gjithmonë kam qenë ajo që jam përzi te kuzhina. Normal edhe mami gatuan më së miri në botë si krejt qysh mendojmë për nënat, që s’ka me ushqime të nënës, mirëpo këtë pjesën e pasionit e kam trashëguar nga babai, sepse ai nëse dy ve i përgaditë, i bënë me një far delikadese, ia jep një shije tepër të mirë. Mandej kam fillu edhe vet, normal prej përvojës, obligimet familjare dhe secilën herë me e përvetësua”, tregoi Edona.

    Procesin e përgatitjes së këtij specialiteti si dhe bisedën e plotë me Edona Rudarin e gjeni në videon më poshtë.