ATV

Category: TOP ATV

  • Krijohet roboti i parë virtual shqiptar “BESA.AI”

    Krijohet roboti i parë virtual shqiptar “BESA.AI”

    Artit Muhaxhirin, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth krijimit të robotit të parë shqiptar virtual.

    Muhaxhiri shpjegoi se përmes këtij roboti, përdoruesi mund të kërkoj pyetje të ndryshme dhe të marr përgjigje qoftë me shkrim apo edhe me zë.

    “Ky është një robot virtual që mund të flasë edhe me zë shumë mirë në gjuhën shqipe dhe këtë e kam krijuar për 3 muaj, dhe është lansuar tash e tre ditë. E kam emëruar ‘Besa-AI’, sepse e kam pyetur vet robotin për një emër i cili mbahet mend lehtë dhe më është përgjigjur me emrin ‘besa’ që është i lehtë për tu mbajtur mend dhe normalisht që ka kuptimin një traditë shqiptare që dihet anë e mbanë botës”, tha ai.

    Tutje, ai përmendi edhe disa krijime që synon t’i arrij në të ardhmen e ardhshme.

    “Qëllimi im kryesor është që ta krijojë një lloj “Siri” shqiptar, që të jetë në telefon p.sh ‘Hej Besa, më trego se si është moti sot? ‘, natyrisht është pak vështirë por besoj që shumë shpejt do të përfundoj, por edhe synoj që kjo të punojë edhe për smartwatch”, shtoi ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Mësimdhënësi del në pension, nxënësit dhe kolegët e surprizojnë në orën e tij të fundit

    Mësimdhënësi del në pension, nxënësit dhe kolegët e surprizojnë në orën e tij të fundit

    Mes emocioneve dhe organizimit të veçantë që iu bë nga shkolla “Fehmi Lladrovci” dhe nxënësit e tij, doli në pension pas 35-viteve profesori i historisë Xhavit Bytyqi.
    Dhjetëra kolegë mësimdhënës, familjarë e nxënës ishin të pranishëm për të falënderuar Bytyqin për kontributin e dhënë në arsim në edukimin e brezave të rinj.

    Ekipi i ATV-së ishte për të përcjellë nga afër emocionet që përcollën Xhavit Bytyqi në orën e tij të fundit si mësimdhënës.

    “Ora është e fundit dhe në këtë moment, unë e dorëzoj ditarin dhe me një krenari të madhe, me një respekt të veçantë përshëndetem dhe dalë në pension. Kam shërbyer 35 vite. Mund të them që e kemi ndarë në tri periudha, periudha e para luftës me mundime të mëdha, sakrifica të mëdha, natyrisht me paga, pa paga, pastaj periudha e luftës edhe më e vështirë dhe periudha pas luftës që ne kemi filluar t’i marrim këmbët në arsim dhe natyrisht kemi arritur rezultate të konsiderueshme. Gjithmonë kam qenë i lidhur shumë me shkollën, me nxënësit, me kolegët, kam bashkëpunuar shumë dhe natyrisht edhe me prindërit kam pasur gjithmonë kontakte dhe janë bashkëpunim t’veçantë me ta”, tha Xhaviti në bisedën e tij me ATV-në.

    Familja e tij e ngushtë nuk pati si të mos ndihej më pak krenare, pasi kishin pasur fatin që përveç si kryefamiljar, Xhavit Bytyqi të ishte edhe mësuesi i tyre në shkollë.

    “Edhe pse është një ditë e veçantë plotë me emocione, po ndihem shumë mirë. Bashkëshortit i uroj plotë shëndet dhe gjitha të mirat e përcilleshin në jetë. Pensionimin së bashku do e shijojmë dhe ndihem krenare çfarë bashkëshorti kam pasur fatin ta kem”, tha bashkëshortja e Xhavitit. /atvlive.tv

  • Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Gazetari dhe shkrimtari i njohur Mehdi Mulaj, në emisionin LIBERO në ATV, rrëfeu historinë e tij kur i kishte vetëm 15 vjet kur i ishte bashkuar luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe si kishte humbur shokun e tij të ngushtë në luftë.

    Kjo histori më vonë u bë edhe krijimtaria e parë letrare e Mehdi Mulajt.

    “Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë është krijimi im i parë letrar përjetim i imi real i luftës… Me komandantin Agim Qelaj me të cilin e kam pasur një përjetim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës tre mujore dhe kam qenë vetëm 15 vjeçar… Romani ‘Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë’ iu ka kushtuar atij ku gjenerali është Agim Qelaj ndërsa, ushtari i pa pushkë jam unë… Kulmi i kësaj fatkeqësie u vra atje në luftën e Rahovecit dhe nuk e kam takuar më asnjëherë por, fatkeqësisht nuk e kam takuar më as atë e as pushkën edhe pse e di që diku ajo pushkë ekziston por, nuk e kam pasur fatin ende që të takohem me pushkën…”, rrëfen Mulaj.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Bashkatdhetari që bëri rrugë për 15 ditë me biçikletë nga Gjermania në Kosovë

    Bashkatdhetari që bëri rrugë për 15 ditë me biçikletë nga Gjermania në Kosovë

    Bashkatdhetari Albert Lubeniqi, i cili bëri 1.850 km rrugë me biçikletë nga Gjermania në Kosovë për 15 ditë rresht, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV. Ai në këtë emision tregoi se kjo sfidë për të ka qenë e vështirë, por se ka shkuar shumë mirë.

    “Ky rrugëtim ka kaluar shumë mirë. Jam nisur me 13 maj nga Kasseli i Gjermanisë dhe kam arritur në Istog mbas 15 dite. Desha të bëj diçka ndryshe. Kanë ardhur edhe shumë tjetër, nuk jam i pari që kam ardhur në Kosovë me biçikletë, mirëpo unë vendosa një rrugëtim ndryshe nga të tjerët, mendova t’i ndihmoj edhe fëmijët e Kosovës”, tha Alberti.

    Ai thotë se kjo ka qenë një sfidë për të, por njëkohësisht edhe qëllim humanitar për t’i ndihmuar fëmijët në Kosovë.

    “Kjo ka qenë edhe për veti një sfidë, por edhe një qëllim humanitar për fëmijët në Kosovë. Normal që ka qenë sfidë e vështirë sepse unë i kam bërë nga 140 km në ditë përafërsisht dhe moti me shi, me diell i ka bërë ato tjerat. Vitin e kaluar kam qenë mbi 10 herë në Kosovë me veturë, mirëpo kësaj radhe erdha me biçikletë, edhe shumë mirë ka qenë, natyrë, peizazhe të ndryshme, mot me shi, me diell, të gjitha”, tha bashkatdhetari Albert Lubeniqi.

    Ai tregoi se këtë udhëtim e ka bërë nga Kasseli në Gjermani, pastaj ka vazhduar në Austri, Hungari, Serbi dhe në fund në Kosovë.

    Alberti tha se qëllimi i këtij udhëtimi ishte humanitar, ku për çdo kilometër të kaluar, do të dhurojë nga 1.00 Euro dhe jo vetëm, ai shtoi nga 0.50 cent për çdo kilometër për ata të cilët i bashkëngjiten këtij udhëtimi, ndërsa parat e grumbulluara iu dedikohen tri shoqatave të ndryshme: Shoqatës së SOS Fshatit te Fëmijëve në Prishtinë, Shoqatës Handikos në Istog dhe Shoqatës Autizmi Flet. /atvlive.tv

    Bisedën e tij të plotë në emisionin ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Shkolla me 8 nxënës e 9 mësimdhënës

    Shkolla me 8 nxënës e 9 mësimdhënës

    Numri i nxënësve në shumicën e shkolla të vendit, e në veçanti në pjesët rurale, prej vitesh vazhdon të zvogëlohet.

    Njëri prej shkaqeve mbetet migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i qytetarëve.

    Shumë prej tyre kanë zgjedhur vendet më urbane brenda Kosovës e disa shtetet perëndimore.

    Një rast i veçantë është në fshatin Zhiti të komunën e Podujevës.

    Në këtë fshat, shkolla ka më shumë mësimdhënës se sa nxënës. Aktualisht janë 8 nxënës të rregullt të moshave të ndryshme, ndërsa të punësuar figurojnë 9 mësimdhënës.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën e plotë të ATV-së në videon e më poshtme nga minuta 25:00.

  • Mithat Micky Haxhiislami, promovuesi i Kosovës në Japoni flet për angazhimin e tij atje

    Mithat Micky Haxhiislami, promovuesi i Kosovës në Japoni flet për angazhimin e tij atje

    Mithat Micky Haxhiislami, kryetar i shoqatës së miqësisë japoneze-kosovare, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth kontributit të tij në në promovimin e vlerave të atdheut, Kosovës dhe atyre kombëtare, në Japoni.

    “Së fundi është krijuar shoqata e miqësisë kosovare në Japoni, po mblidhemi pak më shpesh, kjo shoqatë është krijuar gjatë kohës së pandemisë, shihemi shpesh jemi në kontakt të vazhdueshëm. Sigurisht që vështirësi ka pasur por para se të vendosem në Tokyo unë kam shkuar rregullisht, ndoshta çdo 6 muaj atje dhe jam përshtatur shumë atje., por do të thoja e një vështirësi do ishte komunikimi, sepse ata nuk janë njohës të mirë të gjuhëve të huaja dhe ndoshta sepse ata e dëshirojnë privatësinë e vetë, gjithmonë ti duhesh me qenë ai që i afrohesh e komunikon”, tha ai.

    Ai tha se përveç angazhimit të tij për të promovuar Kosovën, ai përmendi martesën e tij me një japoneze, për çka tha se ishte edhe arsyeja kryesore, pse ai u vendosë në Tokyo.

    “Natyrisht që martesa ime dhe bashkëshortja ishte arsyeja primare që unë jam vendosë në Tokyo. Përndryshe Japonia nuk është vend i njohur për të huaj, nuk është vend shumë miqësor jo në atë aspektin negativ, por se komunikimi është i vështirë”, shtoi tutje ai./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Tregu në mes të rrugës në qytetin e Vushtrrisë!

    Tregu në mes të rrugës në qytetin e Vushtrrisë!

    Ekipi i ATV-së këtë javë ishte në një vizitë në tregun e qytetit të Vushtrrisë, për të parë nga afër se çfarë shitet më shumë në këtë treg, po edhe si ia dalin tregtarët ta kalojnë muajin nga të ardhurat që marrin nga kjo punë.

    Për dallim nga qytetet e tjera, në Vushtrri tregtarët janë pajisur me shtëpiza të drurit, në mënyrë që ta kenë më lehtë punën e tyre në treg, sidomos kur ka të reshura të shiut.

    “Komuna na ka dhënë që një vit e diçka, na ka shpëtu me këto”, tregon një tregtar.

    Reportazhin e plotë nga tregu i Vushtrrisë e gjeni në videon më poshtë.

  • Fshati që filloi të braktisej në vitet e 90-ta, sot ka mbetur pa asnjë banor

    Fshati që filloi të braktisej në vitet e 90-ta, sot ka mbetur pa asnjë banor

    Fshati Leskovec gjendet vetëm 15 minuta larg Prizrenit, pranë kufirit me Shqipërinë, e që dikur ishte fshati i vetëm i banuar me shqiptarë në atë anë.

    Ky fshat numëronte rreth 30 shtëpi, ndërsa braktisja e tij kishte filluar qysh prej vitit 1990. Ndërsa sot, vetëm cicërimat e zogjve i japin pakëz jetë këtij fshati të lënë në harresë.

    Disa shtëpi të ndërtuara prej guri dhe balte, e të cilat e i rezistuan kohës, e karakterizojnë më së miri fshatin Leskovec.

    Lekovec mbetet një vend tjetër i Kosovës i rrethuar me bukuri të pashfrytëzuara natyrore. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • 19-vjeçari çdo ditë pastron xhamat e veturave në Prishtinë, madje gjatë punës edhe këndon

    19-vjeçari çdo ditë pastron xhamat e veturave në Prishtinë, madje gjatë punës edhe këndon

    Në semaforët e kryeqytetit Ganiu, 19-vjeçar, del çdo ditë për të pastruar xhamat e veturave, në mënyrë që të fitojë para, siç tha ai, për ta mbajtur familjen.

    “Prej kur i kom pas 9-10 vjet jam dal me punu që me mbajt familjen, sepse s’ka pas kush tjetër, e ka qenë pak e vështirë. Ka shumë njerëz të mirë që sillen mirë me mu po edhe prej atyre sillen keq me mu por normal ka ma shumë njerëz të mirë”, deklaroi Ganiu.

    Tutje, 19-vjeçari shpreh dëshirën që në të ardhmen të bëhet këngëtar.

    ”Unë kam qejf me realizu dëshirë teme, që me bo muzikë, me u bo këngëtar”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Sopranoja shqiptare që po pushton skenat botërore të operës

    Sopranoja shqiptare që po pushton skenat botërore të operës

    Sopranoja shqiptare me famë botërore, Marigona Qerkezi, në një lidhje direkte, në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli rreth karrierës së saj të bujshme, e cila me paraqitjet e saja në skenë ka arritur të sigurojë dhjetëra çmime ndërkombëtare.

    “Kam pasur një dëshirë shumë të fuqishme qysh prej fëmijërisë edhe kam filluar studimet e mija për flautë në Zagreb dhe pastaj koncertin e parë si soprano/ fëmijë e kisha në Ljubljanë isha vetëm 6 vjeç. Mund të them se përveç inspirimit nga prindërit, unë ende vazhdoj që çdo performancë përgatitem me mamin, kështu që ndihem me fat në këtë aspekt. Është pak e lodhshme sepse çdo herë je në udhëtime, je në vende të reja me aktivitete të ndryshme, teatro të ndryshëm etj.”, deklaroi ajo.

    Përveç performancave të suksesshme, Qerkezi përmendi edhe një rast të “sikletshëm”, kur ajo ishte në një shfaqje, në Tokjo.

    “Ishim në Tokjo dhe gjatë përgatitjeve, ne u njoftuam se eventualisht mund të ketë ndonjë termet, por ne thjesht nuk e morëm më shumë seriozitet por pastaj, derisa ishim duke përformuar, vërejtëm disa dridhje jo të zakonshme, në skenografi, natyrisht ishte diçka jo e rrezikshme por thjesht diçka e papritur”, shtoi ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: