ATV

Category: TOP ATV

  • Psikologia e kundërshton hoxhën: Nuk ekzistojnë sehiret!

    Psikologia e kundërshton hoxhën: Nuk ekzistojnë sehiret!

    Ditë më pare, një grua në Prishtinë është kapur nga kamerat duke bërë veprime misterioze, të cilat u komentuan se kanë të bëjnë me magjinë apo sehiret siç njihen në popull. Ende nuk dihet asgjë për identitetin e kësaj gruaje, gjendja e saj mendore, e as arsyet e veprimeve që shihen në video.

    Për të diskutuar për këtë fenomen, në emision STUDIO A në ATVB, ishin të ftuar, psikologja Selvete Gashi, sociologia Flaka Ymeri dhe hoxha Besnik Foniqi.

    Hoxha Besnik Foniqi, tha se ‘sehiret’ ekzistojnë, për derisa përmenden edhe në librin e shenjtë të myslimanëve, ato duhet besuar.

    “Te çështja se a iu beson apo jo, për derisa ceket në librin e shenjtë Kuranin, duhet besuar se këto ekzistojnë. Ndërsa, sa këto funksionojnë apo çka dinë me vepru, është çështje që mund t’iu
    beson apo mos t’iu beson personi”, tha Foniqi.

    Ndërsa, psikologjia Selvete Gashi, tha se ‘sehiret’ nuk ekzistojnë dhe se ajo vetë nuk u beson këtyre gjërave.

    “Këtu vjen në pyetje tash si është zhvilluar një fëmijë, çfarë karakteri ka fitu, çfarë personaliteti ka fitu nga edukata në familje dhe unë thash edhe më herët që nuk iu besoj këtyre gjërave. Ne fe nuk e di. Çfarë do që thuhet, pajtohem me ato që thojnë, por jo unë personalisht. Me njerëz që unë jam në kontakt, edhe nëse bjen biseda me folë për këto veprim e të njerëzve, unë iu them ‘nëse nuk iu beson, nuk kanë pse me ardh te ti’”, tha psikologja Gashi.

    Sipas saj, çështjet e këtyre mistereve bazohen në qëndrueshmërinë psikologjike të njeriut.

    “Unë besoj se edhe këto çështjet e këtyre mistereve bazohen në qëndrueshmërinë psikologjike të njeriut. Për derisa njeriu është i qëndrueshëm, beson në Zot dhe në mënyrën më të mirë të mundshme bën vepra të mira, nuk bjen pre e ndonjë veprimi të dikujt, sepse në momentin që individi është i dobët, është rritur në një familje ku vazhdimisht janë përmend këto veprime jo të mira, boni ai, bëri ky, tha ai, tha ky, i kish ba atij e këtij, faktikisht, ai individ rritet me diçka të tillë dhe është e pamundur që ai fëmijë të jetë i qëndrueshëm dhe kur të rritet të mos ketë reaksione nga këto veprime të dikujt”, tha ajo. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Rrëfimi për dëshmorin nga Vushtrria

    Rrëfimi për dëshmorin nga Vushtrria

    Një djalë i ri, vetëm 26 vjeç, Shaban Krasniqi, u bë pjesë e UÇK-së, duke lënë pas gjithë familjen dhe vajzën e tij Florianën.

    “Shabani fillimisht ka qenë i kyçur në logjistikë është marr me ruajtjen dhe pastrimin e armatimit. Pasi që shtëpia jonë ka qenë një prej shtabeve të para në zonën e katërt mbrojtëse, jemi bo pjesë e luftës pothuajse krejt familja”, tha vëllai I Shabanit.

    Momentin e fundit të takimit me Shabanin, vëllai tij e kujton edhe sot.

    “Takimi i fundit me Shabanin ka qenë te shkolla e Gradicës. Ne jemi kon të vetëdijshëm që duhet me vdek për këtë tokë dikush, të gjithë ata që e kanë marr armën, e kena ditë që smunen krejt me gëzu lirinë. Momentin e fundit sikur e ka pas një ndjenjë sikur nuk ka me u taku mo me neve, ai u përshëndet me neve krejt familjarët edhe kur ka marr vesh që vajza e tij Floriana është shumë e sëmurë, ajo ka qenë të dajt e vet në Drenas, rrugës për më shkua te vajza e tij për me vizitua e ka marr plumbi edhe aty ka vdek’, shtoi tutje ai.

    Krenaria bashkë me dhimbjen vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj familje, ani pse edhe për këtë familje u be shume pak./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Njihuni me DJ Amire, e veçantë në tregun, sfidat dhe përparësitë e këtij profesioni!

    Njihuni me DJ Amire, e veçantë në tregun, sfidat dhe përparësitë e këtij profesioni!

    Amire Selimi gjithnjë e kishte dashur dhe pëlqyer jetën e natës, muzikën, argëtimin e kjo edhe më shumë e ka drejtuar në rrugën e të qenit DJ.

    Ndonëse kjo punë deri para pak vitesh nuk ishte menduar për vajzat dhe gra në vendin tone.

    Kishte filluar nga viti 2019, që kur pa paralajmërim por me shumë dëshirë bleu pajisjet e para të cilat nevojiteshin për punën e saj si DJ.

    “Ëndrrën për të qenë një Dj e kam pasur si fëmijë por nuk e kisha gatishmërinë që t’ia filloj. Në këtë punë kam filluar që nga viti 2019, derisa në treg jam inkuadruar vitin e kaluar. Në fillim nuk e kanë prit mirë sepse nuk u është dok diçka e zakonshme, e kanë prit pak me çudi dhe më kanë thënë se mundesh me u paragjykua, d.m.th. në fillim nuk kam pasur edhe shumë mbështetje por tani përkrahjen më të madhe e kam nga familja “, tha ajo.

    Ambiciet e saj për të vazhduar punën pa u ndalur e mbajnë atë shumë aktive edhe me mbrëmjet në të cilat performon në të gjitha qytetet e Kosovës.

    Por këto nuk janë planet e saja të vetme, Amirja po punën në një projekt i cili së shpejti do ta dërgoje ne Amerikë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • U bë viral me imitimin e Shefqet Krasniqit, por tani Artan Behrami imiton identik personazhet e tjera

    U bë viral me imitimin e Shefqet Krasniqit, por tani Artan Behrami imiton identik personazhet e tjera

    Imitimi Hoxhës së mirënjohur Shefqet Krasniqit, nga analisti Artan Behrami, për muaj me radhë ishte bërë viral me rrjetet sociale, sidomos në tiktok.

    Artan ishte sërish mysafir në emisionin LIBERO në ATV, ku kësaj radhe solli imitime identike të disa figurave të njohura, sidomos politike, si Ramush Haradinaj, Agim Bahtiri, e shumë të tjerë.
    Deri sa ai po imitonte personazhet e njohura, të qeshurat në studio nuk kishin të ndalur.

    Shikoni këtë moment tejet komik në videon e më poshtme:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Emocione më të mëdha kam kur e lëshoj peshkun, jo kur e kapi” – Peshkatari tregon historinë kur e zuri peshkun që peshon 16 kilogram

    “Emocione më të mëdha kam kur e lëshoj peshkun, jo kur e kapi” – Peshkatari tregon historinë kur e zuri peshkun që peshon 16 kilogram

    Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “Amur”, Ajet Mashuku, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, duke folur për peshkun më të madh që ka kapur në karrierën e tij si peshkatar, bëhet fjalë për një krap me peshë rreth 16 kilogram, tha se emocionet më të mëdha për të kanë qenë kur e ka lëshu atë.

    “Është 16 kilogramë dhe është peshku më i madh i kapur nga unë. Kemi pasur shume peshq, por më i madhi është ky. Kjo është në Maqedoninë e Veriut para diku afër një muaji që kemi qenë për herë të fundit dhe për shkak të numrit më të madh të peshqve që ka, po na tërhjek më shumë peshkimi atje. Emocionet janë më të mëdha kur e lëshon peshkun, jo kur e kapë, sepse kur e kapë nuk e di ende çfarë është deri sa nuk e matë. Tani kur bëhet matja e peshkut, lëshimi i peshkut, aty janë emocionet më të mëdha për një krapist”, thotë Mashuku.

  • Therja e Kurbanit, nëdr veprat më të dashura te Zoti, pas namazit të Bajramit

    Therja e Kurbanit, nëdr veprat më të dashura te Zoti, pas namazit të Bajramit

    Çdo mëngjes i Adhurim Bërishës nga fshati Konushevc së Podujevës zbardhë në tokat e tij. Ai ka pesë vite që merret me bagëti dhe për këtë arsye, kjo punë për të është shndërruar në profesion.

    Në një bisedë për ATV-në, ai tha se puna me dele për të nuk është aspak e vështirë, pasi e do këtë punë që e bën.

    “Puna me dele, sa është e zorshme është edhe e lehtë për atë të cilin e do këtë punë. Normale është që për një njëri i cili nuk do me u zgjua në ora 5:00 dhe me e fillu ditën, edhe mos me ditë në sa ora bjen me flejt, ndodh 11, 12 i natës të zënë nëpër fusha, sepse nuk është puna veç që ke me e lëshu delen, por duhet me ia siguru edhe ushqimin. Tash është sezona e verës ku mbledhet bari, sana për to. Për mua është shumë e lehtë. E dua dhe punoj pa problem”, tha Adhurim.

    Ai thotë se ka pasur edhe lopë dhe kafshë të tjera, por më së miri e ka gjetur veten te delet.

    “Unë jam 22 vjeçar dhe besoj se për derisa të mundem, nuk kam me e ndërru këtë profesion, kam provu me e ndërru përpara, mirëpo prapë nuk kam mundur dhe jam kthyer këty ku jam. Kemi pasë edhe lopë edhe dhi, por nuk kam mundur me e gjetur veten tjetërkund përveç se te delet. Prej kafshëve i dua më së shumti”, tregoi Adhurimi.

    Bisedën e plotë me të e gjeni në videon më poshtë:

  • “Gjatë verës kërkojnë me i humb 10 kg menjëherë, ajo s’është e shëndetshme”, dietologia tregon se çfarë të konsumojmë gjatë verës

    “Gjatë verës kërkojnë me i humb 10 kg menjëherë, ajo s’është e shëndetshme”, dietologia tregon se çfarë të konsumojmë gjatë verës

    Dietologia Vala Pupovci, e ftuar në emisionin “Libero”, në ATV ka folur rreth asaj se çfarë duhet të konsumojmë gjatë sezonës së verës.

    Pupovci numëroi disa nga ushqimet që duhet t’i konsumojmë, në mënyrë që të mos kemi problem me tretjen e atij ushqime apo qoftë edhe me ndonjë problem shëndetësor, që shkaktohet nga kequshqyerja.

    “Ato ushqime që kryesisht duhet të konsumohen gjatë verës, janë frutat dhe perimet për shkak se na japin fibrat, vitaminat, mineralet që janë shumë të rëndësishme por shumicën e kohës këto kanë sasi të ulët të proteinave dhe për këtë arsye duhet të me I zgjedh proteinat prej ushqimeve të tjera dhe nëse mishi është I rëndë me u konsumua atëherë munden me u zgjedhë edhe burimet të cilat janë bazë bimore siç janë: fasulet, thjerrëzat, qiqrat, arroret e ndryshme por edhe drithërat e ndryshme integrale. Pavarësisht që është verë duhet me I konsumua gjitha këto”, tha ajo.

    Pupovci përmendi se edhe çfarë duhet të hamë kur jemi me ankth apo stres.

    “Ka ushqime të shumta që munden me ndikua në këtë pikë mirëpo, një nga ata nutrientët që luan një rol shumë të madhe te ankthi apo stresi është magneziumi… Çokollata ka një sasi të konsiderueshme të magneziumit, por kjo nuk do të thotë që duhet të konsumojmë sasi shumë të madhe të çokollatës në qoftë edhe e zezë”, u shpreh ajo.

    Tutje ajo shtoi se ajo humbja e peshës për një muaj nuk është e shëndetshme.

    “Është shumë më e rëndësishme që këto qëllime që ia vendosim vetës synimet që i kemi me qenë synime të arritshme… Gjatë verës kanë dëshira që sipas atyre dietave që unë i përshkruaj janë të pa arritshme, presin që 10 kg për një muaj të i humbin, por ajo mënyrë nuk është e shëndetshme”, shtoi Pupovci./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • I zuri duke gënjyer politikanët që nuk e paguan rrymën, Jeta Xharra tregon live në emision faturën se sa është borxhi i saj

    I zuri duke gënjyer politikanët që nuk e paguan rrymën, Jeta Xharra tregon live në emision faturën se sa është borxhi i saj

    Gazetarja Jeta Xharra ishte mysafire në emisionin LIBERO në ATV, ku foli për sfidat gjatë karrierës së saj në gazetari prej më shumë se tri dekadash.

    Duke folu për një prej projekteve të saj më të mëdha të cilin e realizoi gjatë fushatave elektorale me kandidatët për kryetar komunash, në emision u shfaqë një video kur ajo i kishte zënë kandidatët për kryetar të Kaçanikut duke gënjyer, ku këta të fundit kishin deklaruar se e kanë paguar rrymën.

    Pasi u shfaqë kjo video, Xharra tregoi në studio faturën e saj të rrymës, në të cilën rezultoi se borxhi total është 27.36 euro.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ky fshat i Prizrenit u braktis nga banorët, vetëm një familje jeton në hapsirën e tij

    Ky fshat i Prizrenit u braktis nga banorët, vetëm një familje jeton në hapsirën e tij

    Fshati Milaj gjendet pranë kufirit me Shqipërinë. Atë e ndajnë rreth 20 kilometra larg qytetit të Prizrenit.

    Ky fshat dikur numëronte 30 shtëpi me rreth 100 banorë, ndërsa sot, në këtë fshat vazhdon të qëndroj vetëm një familje, anëtarët e së cilës, nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës.

    Me gjithë bukuritë natyrore, e ajrin e pastër, të rrallë janë vizitorët në këtë fshat.

    Braktisja e fshatit, nisi qysh prej luftës së fundit në Kosovë.

    Vetëm shtëpitë nën qiellin e hapur i rezistuan kohës në këtë fshat.

    Ato janë të vetmet që flasin për vjetërsinë e fshati, derisa koha kur ato ishin të mbushura plot, i përket vetëm të kaluarës. /atvlive.tv

  • Tregtarët e Drenasit thellësisht të zhgënjyer me shtetin, tregojnë arsyet pse!

    Tregtarët e Drenasit thellësisht të zhgënjyer me shtetin, tregojnë arsyet pse!

    Ekipi i ATV-së këtë javë ishte në një vizitë në tregun e qyteti të Drenasit, për të parë nga afër se çfarë shitet më shumë në këtë treg, po edhe si ia dalin tregtarët ta kalojnë muajin nga të ardhurat që marrin këtu.

    “Ne prej orës 7:00 zakonisht jemi në treg. Është treg ambulant, pemë perime. Nuk kemi vend që shesim, është vetëm treg ambulant. Nuk është si përpara, tash edhe çmimet janë më të larta dhe nuk ka shtije si ka pasë përpara”, shprehet një tregtar.

    Tregtarët janë shprehur të zhgënjyer me shtetin për shkak se nuk po iu ofrohen kushtet të rënda të punës, ku kryesisht u mungon ta kenë një mbulojë për t’u mbrojtur nga të nxehtit por edhe të reshurat.

    “Pasi që nuk po investojnë asgjë këtu dhe mbeturinat nuk po pastrohen, është një problem, por po gjendemi vetë si po mundemi”, thotë një tregtar tjetër.

    Reportazhin e plotë të ATV në tregun e Drenasit e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni ën videon më poshtë: