Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të kaluar, emisioni “n’mal A n’det” do të rikthehet në ekranin e ATV-së duke filluar nga data 15 korrik.
Ky emision, që do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten në orën 21:00, do të drejtohet nga moderatorët e njohur Robert Bojaj, Kaltrina Mikushnica, Enur Pakashtica, Vlera Jusufi, Jusuf Islami, Emira Kika dhe Jeta Povataj.
Edhe këtë vit, “n’mal A n’det” do të ketë materiale interesante të përgatitura nga gazetarët e ATV-së, mysafirë në studio, muzikë, rrëfime personale dhe jo vetëm.
Ky program rekomandohet për të gjitha moshat.
Për ata që nuk mund ta shikojnë gjatë kohës së transmetimit të rregullt, emisioni do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në YouTube, si dhe në pjesë të shkurtra në rrjetet e tjera sociale, si Facebook, Instagram dhe TikTok.
Orik Morina, një ndër futbollistët më premtues shqiptar në Francë, ishte i ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.
Ai, në këtë emision bëri një rrëfim për udhëtimin e tij nga aktrimi në kohën kur ishte i vogël, largimin nga Kosova në moshën 16 vjeçare për të ndjekur pasionin e tij për futbollin në Francë.
Dialogu e improvizuar në emisionin satirik-politik të ATV-së, “DPT te Fidan Jupolli” ku imitatori i kryeministrit Kurti dëgjohet duke lavdëruar deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, sot ka qenë pjesë e replikave mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri.
Konjufca i është drejtuar deputetit të AAK-së Besnik Tahiri duke i thënë që të propozojnë një emër për anëtar të bordit të RTK-së dhe kjo ka nxitur debat mes tij dhe deputetit Besnik Tahiri.
“Besnik Tahiri qysh i besojmë PDK-së, jo, juve ju takon. A ka mundësi një emër z. Tahiri. Nuk propozoni fare. dëgjo është anëtar i komisionit për zgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së. E për këtë e kam fjalën. Nuk e kam fjalën a doni me taku Kryeministrin. jo jo i nderuar”, ka thënë ai.
“Kryeministri i ka qit n’dyzen. Jam shumë i kënaqur, e ka falënderu kolegun tim, Abelard Tahirin fort e ka falënderu. Në rregull jemi”, ka thënë Tahiri.
“E paske këqyrë emisionin e Fidanit, paramendo”, ia kthen Konjufca.
Isak Neziri një ndër ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, ishte i ftuar ne emisionin LIBERO në ATV, ku ka bërë një rrëfim emocionues për rrugëtimin e tij drejt suksesit.
Ai ka treguar për punën e tij të cilën e ka bërë qysh në moshë të re më saktësisht në vitin e dytë të shkollës së mesme.
“Periudha kur unë kam dal dhe kam shitur rroba në vitin e dytë të shkollës ka qenë një sfidë në vete pasi që në atë kohë prindërit tanë ishin larguar nga puna dhe ishte e vetmja zgjidhje për të mbijetuar, aty jam në tregun e Skenderajt, ndërsa gjatë javës katër herë kemi qenë në tregje të ndryshme të Kosovës, më saktësisht në tregjet që i kemi pasur më afër sepse unë jetoj në Drenas dhe kam dal për të bërë një tregëti të vogël ta quajmë në tregun e Drenasit, Skenderajt, Komoranit dhe Malishevës”, tha Neziri.
Më vonë pas vështirësive gjatë jetës dhe dhunës së vazhdueshme ai vendosi të largohej nga Kosovë për një mundësi më të mirë.
“Në vitin 1997 ne e kemi lëshu Kosovën si shumica e kosovarëve përshkak të dhunës, kemi pasë fatin të vendosemi në Munichen, përkundër të gjitha sfidave që i kemi pasë me leje qëndrim dhe me leje për punë fal Zotit ja kemi arritur gjermanët që të na ndihmojnë në këtë rast, puna ime e parë ka qenë më mirëmabjtë hapsirën brenda dhe jashtë, kam qenë pastrues i objekteve kam punuar nga 2 orë për 160 marka në muaj vetëm si punë sociale vetëm që mos të rri dhe këtë punë e kam bërë për 8 muaj për socialin”, tha Neziri.
Rrëfimin e tij të plotë në LIBERO e gjeni në videon më poshtë:
“Guri i dëshirave”, një dramë familjare e sapo realizuar nga një nga produksionet kinematografike më të mira në Turqi.
Vjen në ATV, çdo mbrëmje, për të sjellë rrëfimin e familjes së Mustafasë, nga një lagje e varfër e Stambollit, i cili detyrohet të gjejë zgjidhje për ta shëruar gruan e tij të sëmurë.
Ai do të dënohet për një krim që nuk e ka kryer, ndërsa vajza e tij e vogël Xhemre, dërgohet në një qendër për fëmijë jetimë, e ku do të adoptohet nga një familje e pasur për ta shpëtuar të birin e tyre.
Çdo mbrëmje, vetëm në ATV mund të zbuloni se çfarë fati i pret Mustafanë dhe familjen e tij teksa lundrojnë nëpër sprovat e jetës në serialin “Guri i dëshirave”.
Në vendin tonë, por edhe në shumë shtete të tjera, sot ka nisur dita e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit në të cilin agjërojnë myslimanët.
Imami Husamedin Abazi, në një bisedë për ATV-në, tregoi se kush është i obliguar ta agjërojë këtë muaj dhe kush lirohet nga agjërimi.
“Me agjërim obligohet çdo mysliman e myslimane në moshë të rritur edhe që janë të shëndetshëm, ndërsa njerëzit që lirohen nga agjërimi, janë ata të cilët janë të sëmurë me sëmundje të rënda, lehonat, gratë që janë shtatzëna, nëse konstatohet nga mjeku se mund të dëmtohet fryti nga agjërimi, udhëtari kur është në udhëtim edhe raste të këtilla të ngjashme. Synimi i agjërimit nuk është vetëm largimi nga ngrënia edhe pirja, por është edhe çështje në avancimin në formimin, edukimin, devotshmërinë”, tha Abazi.
Ai tha se por largimit nga ngrënia, pirja dhe jeta intime bashkëshortore, besimtarët në këtë muaj largohen edhe nga ofendimet, fjalët boshe dhe bisedat e kota.
“Ngrënia, pirja dhe jeta bashkëshortore, jeta intime është fjala. Mbi këto, agjërimi i jonë nuk ka të bëjë vetëm me këto aspekte, por fillimisht, ne duhet me agjëru së pari me atë agjërim që e kemi obligim gjatë 12 muajve e që atë agjërim ne e bëjmë dhe duhet ta bëjë çdo mysliman dhe myslimane e që ka të bëjë me agjërimin nga çështja e fjalëve boshe, nga bisedat e kota, nga aspekti i ofendimit. Krejt këto janë gjëra edhe aspekte nga të cilat, myslimani dhe myslimania duhet me agjëru gjatë tërë vitit, gjatë Ramazanit, këtij agjërimi ne ia shtojmë edhe aspektin e abstenimit pra nga ngrënia, pirja edhe jeta intime bashkëshortore”, tha imami Husamedin Abazi. /atvlive.tv
Bisedën e tij të plotë për ATV-në e gjeni në videon më poshtë:
Fotografi i njohur Arian Mavriqi, i ftuar në emisionin “E DIELA VLEN” në ATV, foli edhe për besimin e tij.
Ai tha se në Kosovë ka shumë paragjykime, sidomos për fenë islame dhe se në internet është e përhapur gjuha e urrejtjes.
Mavriqi përmendi një rast për ofendimet që kishte marrë të një gruaje myslimane, e cila kishte postuar një internet një video ku shpjegon se si bëhet hixhamia, praktikë kjo të cilën e praktikojnë myslimanët, por edhe besimtarët e feve të tjera.
“Është një paragjykim, një keqkuptim kohëve të fundit nga individ të caktuar, të cilët mendojnë dhe e shohin sidomos islamin si një transformim në diçka tjetër, kërkojnë një islam tradicional se qysh ka qenë edhe bëhen grupacione të ndryshme edhe ofendojnë, edhe paragjykojnë. Për fat të keq sidomos në internet, pastaj dalin grupe tjera të cilat akoma më shumë i fryjnë këtij zjarri dhe paragjykohet e shpifet, për shembull herën e fundit, një motër e nderuar myslimane kishte bërë një postim për një mënyrë të shërimit profetik të hixhames, edhe zonja e shpjegon në detaje se si bëhet, po betohem në Zot, po ta kishit pa se si e kanë paragjykuar, si e kishin ofenduar, si arabe, si kriminele, si gjithçka tjetër, duke mos e dëgjuar fare se çfarë po flet. Do me thanë, ne momentin që shihet me një shami mbi kokë, automatikisht është paragjyku, është ofendu, është prekë deri në moralin e saj”, tha Mavriqi. /atvlive.tv
Sipërmarrësi shqiptar nga komuna e Drenasit i cili jeton dhe vepron në Itali, Qëndrim Thaqi ka prezantuar makinën e parë shqiptare gjatë një ekspozite në Torino, TREDITECH.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “ALARM” në ATV, Thaqi tha se kjo makinë do të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë në kuadër të modeleve të hipermakinave.
Supervetura e re “Ilyrian TSX” ka një motor 6.2 litërsh Twin Turbo me 650 kuaj/fuqi, derisa shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Tutje, Thaqi tregoi se kjo veturë momentalisht prodhohet në Torino, por që prodhimi i kësaj veture pritet të fillojë edhe në Kosovë, për të vazhduar pastaj edhe në Shqipëri.
Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro.
Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë e Lamborghin Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
Ne shqiptarët bëjmë lajmë kudo nëpër botë, por a e dini se edhe kafshët tona autoktone si në këtë rast gjeli i një zotërie në Gjilan, ka marrë vëmendjen e disa gazetarëve gjerman. Kjo, për shkak të intervalit të gjatë kohorë të këndimit të tij.
Gazetarja e ATV-së ka realizuar një storie me fermerin Bajram Ilazi, i cili ndau kuriozitete interesante për gjelin e tij, i cili këndon për 70 sekonda pa asnjë ndërprerje, duke i dhënë atij një avantazh evolucionar.
Gjeli me qafë të gjatë në Kosovë është një racë pulash me një talent të veçantë.
Ndonëse punët mund të jenë të natyrave të ndryshme, por ato përvetësohen kur e bënë me përkushtim.
Lodhja nuk ndjehet kur zgjohesh me dëshirën e vullnetin për të dalë në punë, ku e kalon pjesën më të madhe të ditës.
Hydaverd Bojku që kur e kishte marrë këtë zanat nga daja i tij në një moshë shumë të re, ka vazhduar duke u rritur edhe me biznesin e tij në shumëzimin e çelësave dhe riparimin e biçikletave.
“Unë kam fillu në vitin 1972 te dajtë e mi dhe kam punu deri në vitin 1979, tani kam dalë në dyqan timin edhe deri sot jam duke punuar këtu. Kam qenë shumë i ri, 9-vjeçar kur kam fillu punën te dajtë edhe më nuk jam ndalë asnjëherë, s’kam mëndu kurrë për me e ndërru”, thotë ai në një bisedë për ATV-në.
Ai thotë se si çdo punë tjetër, edhe ky zanat këkon përkushtim e korrektësi.
Bisedën e plotë të Hydaverd Bojkut për ATV-në e gjeni në videon më poshtë: