ATV

Category: TOP ATV

  • Humanizmi si mision, rrëfimi i Kujtim Halilit dhe ndihmës së tij të pashterur

    Humanizmi si mision, rrëfimi i Kujtim Halilit dhe ndihmës së tij të pashterur

    Është dorë e zgjatur për shumë familje në nevojë, sidomos gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanin. Për, Kujtim Halilin nga Peja, humanizmi është më shumë se një akt, është përmbushje shpirtërore.

    Ndihmesat që kanë bërë si shoqatë janë të panumërta, por gjithmonë më dëshirën për të bërë më shumë.

    Në misionin e tij human, ai thotë se ka nevojë edhe për vullnetarë të tjerë.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

  • 22-vjeçi prizrenas që ushtron një nga zanatet më të vështira

    22-vjeçi prizrenas që ushtron një nga zanatet më të vështira

    Vetëm 22-vjeç, Fahridin Haxhifazliu ushtron një zanat shekullor, ai me mjeshtëri punon aksesorë të cilësuar si më të ndërlikuarit, filigranin.

    Studimet në Lituani i kanë ndihmuar për hapjen dhe drejtimin e një biznesi të vogël, në qytetin e tij të lindjes, Prizrenin.

    Ai thotë se filigrani, është një art i veçantë që kërkon durim dhe saktësi e se vlera e tij është e madhe.

    Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Dashurinë e jetës e gjeti në një klub të natës, sot jetojnë të lumtur me një fëmijë

    Dashurinë e jetës e gjeti në një klub të natës, sot jetojnë të lumtur me një fëmijë

    Në emisionin ‘STUDIO A’ në ATV, Renata Gafuri Uka, tash influencere e bloggere, foli më shumë rreth jetës e karrierës së saj që fillimisht iu përkushtua fushës së medias, si modetarore e autore për një periudhë 10-vjeçare, për të vazhduar më pas angazhimin e saj edhe në punë të tjera si entertainment, jeta e natës, fotomodele e kështu me radhë.

    Renata tha se derisa ishte duke punuar në një lokal nate, takoi dashurinë e jetës gjersa sot gëzon një jetë të lumtur me të dhe vajzën e tyre.

    “Unë dashurinë time të jetës e kam taku në club (lokal nate) ku unë isha duke punuar dhe sot jemi bashkë, derisa tash jemi një duo e mirë në punën tonë, pra në biznes familjar që e kemi. Normalisht që angazhimi im këtu është më ulët për shkak se tash i përkushtohem më shumë vajzës dhe profesionit si bloggere dhe influence në rrjete sociale”, tha ajo.

    https://www.youtube.com/watch?v=ebsVuVQlFAc

  • Aktori Fisnik Ademi tregon se si përmes kësaj metode të thjesht arriti të humbte rreth 50 kg

    Aktori Fisnik Ademi tregon se si përmes kësaj metode të thjesht arriti të humbte rreth 50 kg

    Aktori i njohur kosovar Fisnik Ademi ka bërë një ndryshim të madh tek vetja duke rënë në peshë.

    Teksa ishte i ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, ai ka folur së fundmi për vendimin e rëndësishëm që mori për të rënë në peshë.

    Ai u shpreh se në fillim nuk i ka patur problem komentet për dukjen e tij fizike, por që kilogramët tepërt me kalimin e kohës u bënë të bezdisshme për të, teksa shtoi se arriti të humbte peshë përmes agjërimit.

    “Kam ndryshuar mënyrën e jetesës sime, tashmë gati i kam humbur gati 50 kilogramë dhe I humba për shkak të këtij ndryshimi në mënyrën e jetesës. Kisha oferta për më bo intervenim të cilat janë të ndryshme që më humb peshë, por unë arrita të humbë kilogramët e tepërta duke agjëruar tash e dy vit agjërim 16 orë. Unë jam shumë I kënaqur sepse fillimisht më ka ndihmuar shumë së pari në aspektin mendor që është shumë e rëndësishme natyrisht që edhe në aspektin fizik”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Pandemia për mua ishte një sukses shumë i rëndësishëm” – Fatbardha Hoxha flet për hitin e saj të parë

    “Pandemia për mua ishte një sukses shumë i rëndësishëm” – Fatbardha Hoxha flet për hitin e saj të parë

    Në emisionin THE ELITE WAY në ATV, këngëtarja Fatbardha Hoxha ndau rrugëtimin e saj muzikor dhe sfidat me të cilat është përballur.

    Ajo tregoi se suksesin e saj më të madh e ka arritur pikërisht gjatë pandemisë, një periudhë që për shumë artistë ishte sfiduese, por për të rezultoi një pikë kthese në karrierë.

    Sipas saj, mungesa e vetëbesimit dhe vështirësitë për të pasur mbështetje nga familja ishin pengesa në fillimet e saj, por me kalimin e kohës ajo vendosi të ndjekë ëndrrën e saj.

    “Kur je në moshë të vogël, nuk ke shumë vetëbesim dhe ndonjëherë nuk ke as përkrahje nga familja. Ne si shqiptarë jemi rritur me vëllezër dhe shpesh na është thënë se nuk mund të shkojmë në studio, sepse nuk dihet çfarë ndodh atje. Kjo më bëri të ndalesha për një kohë. Por me kohën, duke u rritur, vendosa që dua të arrij diçka. Dhe kështu ndodhi, hiti im i parë erdhi gjatë pandemisë. Për mua, ishte një sukses shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

    Deklaratën e plotë të Fatbardha Hoxhës në THE ELITE WAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • Ku ka më shumë bakshishe, në Kosovë apo Maqedoni?

    Ku ka më shumë bakshishe, në Kosovë apo Maqedoni?

    Në emisionin STUDIO A në ATV, gjatë ditës së djeshme ishte e ftuar një familje e veçantë nga Maqedonia, e përbërë nga muzikantët Agim, Leart dhe Lavdrim Ajrullahu, së bashku me zonjën e shtëpisë, Vjollca Ajrullahu.

    Përveç bisedave për angazhimet e tyre profesionale, ata ndanë detaje mbi atmosferën familjare gjatë muajit të Ramazanit dhe eksperiencat e tyre si muzikantë.

    Duke folur për traditën e bakshisheve në vende të ndryshme, Leart Ajrullahu u shpreh se është e vështirë të veçohet një vend i caktuar, por përmendi Maqedoninë si një vend ku, në përgjithësi, muzikantët respektohen shumë.

    “Nuk kisha mundur me e cekë ndonjë vend sepse, siç tha babi, kudo që shkojmë na respektojnë, se bakshishi është një si shenjë respekti për neve muzikantëve, por kisha me e cekë ndoshta në Maqedoni në përgjithësi, nuk po di prapë çfarë të them”, tha ai.

    Për më shumë, shikoni intervistën e tyre në videon më poshtë:

  • Duket e pabesueshme, por Erza e TikTok-ut ka fituar afro 130 mijë euro në këtë platformë

    Duket e pabesueshme, por Erza e TikTok-ut ka fituar afro 130 mijë euro në këtë platformë

    Në emisionin STUDIO A në ATV, tiktok-erja e njohur Erza Rudaku zbuloi një informacion befasues për ndjekësit e saj.

    Ajo tregoi se përmes TikTok-ut ka arritur të fitojë një shumë të konsiderueshme parash, duke e kthyer këtë platformë në një burim të rëndësishëm të ardhurash.

    Sipas Erzës, gjatë tre viteve e gjysmë, ajo ka grumbulluar një shumë që i ka ndihmuar të përmbushë nevoja të rëndësishme në jetën e saj.

    “Me thanë të drejtën, brenda këtyre viteve, ndoshta janë bërë diku 130 – 140 mijë euro. Është shumë interesant, sepse ato para qysh fitohen, ashtu edhe shkojnë. E kam paguar fakultetin, kam
    blerë veturë për me pasë rrugën shtëpi-fakultet, gjëra të djalit, banesën e kështu”, tha ajo.

    Për më shumë, shikoni një pjesë nga intervista e saj në videon më poshtë:

  • Dafina Dauti nuk ndalet së qari, rrëfen momentet e fundit me nënën

    Dafina Dauti nuk ndalet së qari, rrëfen momentet e fundit me nënën

    Një rrëfim i mbushur me emocione dhe dhimbje në emisionin The Elite Way në ATV.

    Këngëtarja e njohur Dafina Dauti nuk mundi t’i mbante lotët teksa foli për momentet e fundit me nënën e saj, duke treguar sa e freskët mbetet mungesa e saj në jetën e përditshme.

    Ajo thotë se ndarja me nënën është një dhimbje që nuk zbehet kurrë, dhe çdo ditë ajo e ndjen boshllëkun e saj.

    “Jam unë aty prej fillimit deri në fund. Jam unë, sepse isha pranë saj në momentet e fundit. Të mungon Dafir? Shumë. Më mungon shumë. Nuk po flas kurrë për të, sepse dhimbja është ende e freskët. Kam menduar se mërzia mund të zbehet, por nëna nuk harrohet kurrë”, tha ajo mes lotësh.

    Rrëfimin e plotë të Dafina Dautit në The Elite Way, e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjatë shtatzënisë u sulmua me thikë, Erza Rudaku rrëfen dhunën që përjetoi nga ish-partneri

    Gjatë shtatzënisë u sulmua me thikë, Erza Rudaku rrëfen dhunën që përjetoi nga ish-partneri

    Erza Rudaku, një vajzë e re, plot ëndrra dhe vetbesim, po studion aktrimin dhe po rrit djalin e saj 7 vjeçar, e vetme. E lindi kur ishte vetëm 18 vjet, mes shumë paragjykimesh dhe goditjesh.

    Sot, e shohim në shumë seriale online me rolet e saj, e pas shumë kohësh ajo në emisionin “Studio A” në ATV ajo ka marrë guximin të rrëfejë historinë e jetës së saj, ku mes tjerash foli edhe për dhunën në familje që përjetoi nga partneri i saj, madje edhe gjatë kohës sa ishte shtatzëne.

    “Isha ai fëmija që vendosa gabim, sepse partneri që zgjodha ish agresiv, abuziv, ishte një njeri që nuk dinte të vlerësonte një femër, nuk dinte me qenë babë I atij fëmije. Kam përjetuar dhunë psikike, fizike, por prapë prisja se ndoshta bëhet më mirë, krejt shkaku I djalit por e pash që erdhi një moment që e gjitha kjo duhej të përfundonte, sepse përjetova dhunë edhe gjatë kohës sa isha shtatzëni, ku jam therur me thikë në këmbë por është diçka që nuk dua të hyjë në detaje sepse nuk dua që fëmija im kur të rrite ta shohë këtë anën negative të babait të tij”, tha Erza.

    Për të ndjekur intervistën e saj të plotë, klikoni në videon e mëposhtme:

     

  • Afrim Gala: Mjeshtër i djepave për dëmijë nga Gjakova, artizan i traditës dhe pasionit

    Afrim Gala: Mjeshtër i djepave për dëmijë nga Gjakova, artizan i traditës dhe pasionit

    Afrim Gala është një mjeshtër i njohur nga Gjakova, i cili ka një përkushtim të veçantë për krijimin e djepave për fëmijë. Me një eksperiencë të gjatë dhe të pasur në punimin e drurit, ai është bërë një emër i njohur në komunitetin e tij dhe përtej tij. Djepat që ai krijon janë jo vetëm funksionalë, por gjithashtu janë produkte artizanale me cilësi të lartë dhe një dizajn unik që pasqyron pasionin e tij për mjeshtëri dhe artin tradicional.

    Afrimi është një punëtor i dedikuar, i cili përdor teknika të lashta të punimit të drurit, duke i dhënë çdo djepi një prekje individuale dhe të veçantë. Çdo detaj është i punuar me kujdes, duke siguruar që djepat të jenë të sigurt për përdorim, por edhe të bukur për sytë e prindërve dhe fëmijëve. E ajo që i bën të veçantë djepat e Afrimit është modeli dhe dizajni “gjakovar” siç i quan vetë ai.

    Djepi në të cilin janë rritur fëmijët e Afrimit, sot përdoret edhe nga nipërit e mbesat e tij.

    Kjo ia shton vlerën dhe veçantinë edhe më shumë djepave të familjes Gala.

    Punën e tij e karakterizon dashuria për zanatin, aftësia për të krijuar produkte të qëndrueshme dhe estetika që i jep një ndjesi ngrohtësie dhe sigurie çdo dhome fëmijësh. /Përgatiti: Edona Aliu

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: