ATV

Category: TOP ATV

  • “Nuk e ndjeja më si mbulesë, më ishte shkëputur lidhja shpirtërore me të”, e ftuara tregon si e mori vendimin për heqjen e shamisë

    “Nuk e ndjeja më si mbulesë, më ishte shkëputur lidhja shpirtërore me të”, e ftuara tregon si e mori vendimin për heqjen e shamisë

    Pilotja dhe kampionia e garave me makina, Brunilda Gjura, në emisionin “The Elite Way” në ATV, rrëfeu përvojën e saj me mbulesën dhe arsyet që e çuan të marrë vendimin për ta hequr atë pas 14 vitesh.

    Ajo tha se vendimi erdhi natyrshëm, pasi në një moment nuk e ndiente më si pjesë të identitetit të saj shpirtëror, por thjesht si një mbulesë floku.

    “E kam pasur mbulesën për 14 vjet dhe para rreth dy vitesh vendosa ta heq. Erdhi një moment që nuk e ndieja si mbulesë, thjesht si mbulesë floku. Më ishte shkëputur ndoshta ajo lidhja shpirtërore në atë kohë dhe e mora atë vendim”, u shpeh Gjura.

    Ajo tregoi se gjatë kohës që kishte shaminë, arriti sukseset më të mëdha në autosport, por sfidat më të mëdha i hasi kur kërkoi të punësohej.

    “Gjatë kohës që kam qenë me shami, kam pasur arritjet më të mëdha në autosport dhe aty nuk është që kam pasë paragjykime si një grua me mbulesë, por për t’u punësuar ka qenë tmerrësisht e vështirë. Nuk e kam heqë shaminë për t’u punësuar, arritjet më të mëdha i kam pasë me shami dhe prapë luftoj për të drejtat e grave me shami”, tregoi Gjura./atvlive.tv

  • MC Beka tregon pse pozitiviteti është çelësi i suksesit

    MC Beka tregon pse pozitiviteti është çelësi i suksesit

    Në një bisedë të mbushur me energji dhe optimizëm në emisionin STUDIO A në ATV, këngëtari i njohur Bekim Latifi, i njohur si MC Beka, dha një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e pozitivitetit në jetën e përditshme.

    Sipas tij, çdo njeri duhet ta menaxhojë veten në mënyrën më të mirë për të mirën e tij, sepse vetëm duke qenë pozitiv mund të ndikojmë edhe tek të tjerët.

    “Pozitiviteti e mbush shpirtin tënd të parin, pastaj i mbush edhe ata përreth teje. Më mirë me qenë një sinjal i mirë, që përhap valë pozitive, sesa një energji negative që vetëm ngarkon të tjerët. Negativiteti është si gripi – përhapet shpejt. Prandaj, më mirë t’i japim vend pozitivitetit, sepse negativitet kemi boll,” tha ai.

    Për më shumë, shikoni intervistën e tij në videon më poshtë:

  • “Veç me ja pa një fëmijë në krah” – Babai shpërthen në lot nga surpriza e vajzës nga Zvicra

    “Veç me ja pa një fëmijë në krah” – Babai shpërthen në lot nga surpriza e vajzës nga Zvicra

    Momente prekëse në rubrikën “Letër nga Diaspora” në emisionin STUDIO A në ATV.

    Arben Neziri nuk mundi t’i mbante lotët teksa lexonte letrën e vajzës së tij, Mile Nezirit, e cila jeton në Zvicër. Me fjalë plot dashuri dhe mall, ajo i shprehu babait ndjenjat e saj të thella që ka për të.

    “Veç me ja pa një fëmijë në krah,” pëshpëriti Arbeni, i mbushur me emocione, teksa nuk mund t’i mbante lotët.

    Për ta parë këtë moment emocionues, shikoni videon më poshtë:

  • Drejtori i ATV-së, Zija Rexhepi, zbulon programin special për festat e fundvitit

    Drejtori i ATV-së, Zija Rexhepi, zbulon programin special për festat e fundvitit

    Drejtori i Televizionit ATV, Zija Rexhepi, në emisionin STUDIO A, tregoi detaje për programin special të përgatitur për Vitin e Ri 2025.

    “E kemi finalizu diku në datën 10 dhjetor programin qendror, ndërkaq ka pasë edhe para edhe pas 10 dhjetorit xhirime të emisioneve të ndryshme”, tregoi Rexhepi.

    Ai shtoi se programi përfshin 14 emisione speciale për Vitin e Ri, si dhe ekskluzivitet për këtë fundvitit do të jenë edhe tri episode të reja të serialit “Tre Vëllaznit.”

    “Janë diku, 14 emisione, që janë speciale për Vitin e Ri, përfshirë këtu edhe tri episodet e reja të serialit ‘Tre Vëllaznit,’ të cilat do të vijnë si ekskluzivitet në tri netët e para të festës”, shtoi Rexhepi.

    Për më shumë detaje mbi programin festiv të ATV-së, ndiqni intervistën e plotë të Zija Rexhepit në emisionin STUDIO A:

  • “Predha më kapi në kofshë, plaga ishte e thellë dhe gjakderdhja ishte shumë e madhe”, Haradinaj rrëfen momentin kur ishte plagosur gjatë luftës

    “Predha më kapi në kofshë, plaga ishte e thellë dhe gjakderdhja ishte shumë e madhe”, Haradinaj rrëfen momentin kur ishte plagosur gjatë luftës

    Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin STUDIO A në ATV, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira gjatë luftës, kur u plagos nga një predhë dhe iu desh vetë të mjekonte plagët.

    “Kam qenë në shtëpinë e Shaqë Qerimajt, babë dëshmori dhe ish i burgosur politik. Ne u rrethuam, isha me kushëririn Bujarin, ndërsa baba Ilmia, vëllai Shkëlzeni, Enveri dhe motra Mema ishin në një shtëpi tjetër,” kujton Haradinaj.

    Në këtë rrëfim, Haradinaj ka kujtuar kur kishte marrë planën e parë, e cila ishte fillimisht në dorë.

    “Në një moment e kam parë një figurë në shtëpinë përballë, mendova që është baba dhe i thash ‘shih atje’. Papritmas më goditi një trombllon dhe ma hoqi dorën nga përdorimi, nuk mundesha të përdorë armën,” tha ai.

    Ai tregoi se, përveç dëmtimit të dorës, nuk pati pasoja të tjera serioze në atë moment. Megjithatë, situata u rëndua kur një predhë tjetër e goditi në kofshë dhe shkaktoi gjakderdhje të madhe.

    “Gjaku po rridhte aq shumë sa për pak kohë më ishin mbushur çorapet dhe këpucët. Ishte plaga më e thellë që mora atë ditë,” tregoi Haradinaj.

    Rrëfimin e plotë të Haradinajt në STUDIO A e gjeni në videon e mëposhtme:

  • “5 minuta punëdore”, pikturim dhe dekorim me ngjyra argjile

    “5 minuta punëdore”, pikturim dhe dekorim me ngjyra argjile

    Ekipi i ATV, mëngjesin e sotëm bëri një vizitë në shkollën “The British School of Kosova”, ku realizoi biseda më nxënësit e kësaj shkolle për aktivitetet e tyre të përditshme.

    Nxënësja Anoi Konushevci, për ATV-në demonstroi një nga aktivitetet e saj të përditshme, që për ditën e sotme ajo kishte zgjedhur të bëjë një vazo me lule.

  • “Jam shumë e shëndoshë për atë emision” – Shkodrania falenderon shoqen e ngushtë për sukseset e saj

    “Jam shumë e shëndoshë për atë emision” – Shkodrania falenderon shoqen e ngushtë për sukseset e saj

    Modelja nga Shkodra, Danja Marashaj, ishte e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

    Në këtë emision ajo zbuloi se shoqja e saj ka qenë mbështetësja më e madhe gjatë rrugëtimit të saj profesional, duke e ndihmuar të arrijë aty ku është sot.

  • “Do të jetë një surprizë shumë e bukur”, Danja Marashaj zbulon projektin e saj të ri filmik

    “Do të jetë një surprizë shumë e bukur”, Danja Marashaj zbulon projektin e saj të ri filmik

    Modelja nga Shkodra, Danja Marashaj, ishte e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

    Në këtë emision ajo tregoi se tani është duke punuar një projekt filmik, në të cilin do të jetë pjesë në këndvështrimin e aktores.

    “Është një film shumë, shumë i bukur. Del pak më vonë, por që ka me qenë një surprizë shumë e bukur”, tregon Marashaj.

  • “Sot nuk pimë kafe”, këngëtarja përlotet derisa tregon momentin kur vdiq njëri nga njerëzit e saj më afërt

    “Sot nuk pimë kafe”, këngëtarja përlotet derisa tregon momentin kur vdiq njëri nga njerëzit e saj më afërt

    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku ka bërë një rrëfim emocionues për jetën e saj personale.

    Në këtë emision, ajo tha se ndarja me e dhimbshme dhe me e freskët për të ishte ajo me profesorin Jorgo Papingji.

    “Ndarja më e dhimbshme dhe më e freskët për mua është ajo me profesorin Jorgo Papingji. Kohet e fundit, ai nuk ndihej mirë, por që çuditërisht, mendja dhe zemra e tij punonte vazhdimisht dhe sa herë i bëja telefon, sepse ishim duke e bërë një projekt, i thoja, ‘profesor si t’kam’, ‘mirë, mirë, do të pimë kafe. Sot nuk pimë dot kafe, por unë po punoj’ më thoshte ai”, rrëfen Arifi.

  • “Zoti na krijoi të barabartë”, Besa Ismaili përballë Resul Sinanit në Pyetësorin R

    “Zoti na krijoi të barabartë”, Besa Ismaili përballë Resul Sinanit në Pyetësorin R

    Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku bëri një rrëfim për jetën e saj personale, si dhe karrierën e saj në politikë.

    E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse burrat dhe gratë duhet t’i kenë krejtësisht të drejtat e barabarta, ajo thotë se Zoti i ka krijuar të gjithë të barabartë.

    “As nuk duhet diskutuar kjo gjë. Le të ndahen në mënyrë semantike fjalët, a kemi barabarësi, a drejtësi, kur flitet për njeriun, nuk ka aty një njeri të mbrrimë aty si guri dhe pastaj gratë dhe a duhet ndarë grave diçka. Jo, ne na ka kriju Zoti të barabartë, mund të jemi më të mirë, më pak të mirë, varësiht nga punët e mira që i bëjmë, dhe ato punë mund t’i bëjë edhe burri edhe gruaja”, thotë ish-deputetja Ismaili.