Henor Grezda, një djalosh i ri me një pasion të madh për zanatin e berberit, është bërë një emër i njohur jo vetëm në qytetin e tij, por edhe më gjerë, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme dhe stilit unik të punës.
Ajo që e bën edhe më të veçantë është historia e tij, zanati i berberit është trashëguar për pesë breza në familjen e tij, duke e lidhur atë me një traditë të pasur dhe një kulturë që ka mbijetuar për breza të tërë.
Henori nuk është thjesht një berber i zakonshëm. Ai ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me shumë figura publike, duke përfshirë kryeministrin në detyrë Albini Kurtin dhe shumë VIP-a të tjerë që e kanë besuar për prerjen dhe stilizimin e flokëve të tyre.
Kronikën e plot të përgatitur nga ATV, mund ta klikoni në linkun më poshtë:
Filmi shqiptar nga Fatmir Dogës, “Udhëtim në Pranverë”, mbërriti edhe në Prishtinë. Në një atmosferë të ngrohtë, premiera u dha të enjten mbrëma në Cineplexx Kosova.
Gjergj Kaçinari dhe Nita Latifi janë në rolet kryesore, ku kjo e fundit, ndau emocionet me publikun, duke e cilësuar këtë si një përvojë të veçantë në karrierën e saj.
Nga ana tjetër, drejtori i fotografisë, Kushtrim Ternava, foli për aspektin vizual të filmit, duke zbuluar se synimi kryesor ishte të përçonte sa më shumë ngjyra pranverore në çdo skenë.
Kronikën e plot të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:
Në futboll, lidhja mes lojtarëve është thelbësore, por kur bëhet fjalë për dy vëllezër që luajnë në të njëjtin ekip, dinamika bëhet edhe më interesante. Gramos dhe Fatos Sinani janë pjesë e KF Rilindja, ku secili prej tyre ka një rol kyç në skuadër. Fatosi mbron portën e ekipit si portier, ndërsa Gramosi luan në mesfushë, duke qenë një pikë kyçe në organizimin e lojës. Me disiplinë dhe vizion në fushë, ai ndihmon ekipin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
Lidhja e tyre si vëllezër ndikon edhe në fushë, duke krijuar një komunikim të natyrshëm mes tyre. Fatosi, si porta e fundit e mbrojtjes, dhe Gramosi, si zemra e mesfushës, janë një kombinim që i jep skuadrës stabilitet dhe siguri në lojë.
Gramosi dhe Fatosi kanë një lidhje familjare me Granit Xhakën, një prej futbollistëve më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gramosi luan në të njëjtën pozitë si Xhaka, duke ndjekur një rol të ngjashëm në mesfushë, ku kontribuon si në mbrojtje ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Kjo lidhje familjare ka ndikuar në rrugëtimin e tij si futbollist, duke i frymëzuar në zhvillimin e tyre profesional. Për të, Xhaka përfaqëson një model të suksesit dhe përkushtimit në futboll, një shembull i qartë se me punë dhe disiplinë mund të arrihen nivelet më të larta të sportit.
Me përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre, Gramosi dhe Fatosi po luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e skuadrës KF Rilindja, duke treguar se të qenit vëllezër ka qenë shtysë për arritjet e sukseset e tyre në futboll
Një aplikacion i ri që identifikon vendndodhjen e patrullave policore në kohë reale, po përdoret në masë të madhe nga qytetarët.
E pikërisht mbi përdorimin e këtij aplikacioni nga qytetarët e Kosovës, gazetarja e ATV-së ka marr mendimet e tyre.
Disa qytetarë janë shprehur se nuk janë pro përdorimit të këtij aplikacioni, derisa thonë se përdorimi i tij nga shumica po përdoret për t’iu shmangur gjobave në trafik.
Për të kuptuar përgjigjet e tyre, klikoni në videon e mëposhtme:
E njohur për pasionin e përkushtimin e saj në sport, Enilda Zeqiri, një atlete 17-vjeçe, në një intervistë për ATV-në flet për rrugëtimin e saj në këtë sport.
Ajo tregoi se ka arritur të shënojë rezultate të shkëlqyeshme në garat e atletikes, duke treguar aftësitë e saj në disiplina të ndryshme.
Enilda tha se fillimisht ishte paragjykuar, gjersa shtoi se tashmë ka arritur të thyej rekord me 4,57metra, tek kërcimet për së larti.
Me rastin e shënimit të 2 Prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizëm, e ftuar në emisionin ‘Alarm’ në ATV ishte Valbona Shala- Thaçi, e cila foli për përgjegjësitë dhe sfidat e të qenit prind i fëmijës me autizëm.
Ajo tha se fëmija i saj ishte rreth 3-vjeç kur kuptuan se i përket skeptrit autik dhe se për shkak të mungesës së informacionit të saktë, ajo e kishte të vështirë ta pranonte.
Tutje, ajo tha se mbështetja dhe përkujdesi për këta fëmijë duhet të jetë maksimal si nga ana prindërore, ashtu edhe nga ajo institucionale.
“Nuk kishim informacion të zgjeruar për autizmin dhe fëmija im ishte rreth 3-vjeç kur është diagnostikua me autizëm. Fillimisht ishte një shok për neve, diçka jo e pritshme dhe e papranueshme për neve si prindër, por me kalimin e kohës e kemi pranuar dhe dua të them se pjesa e akceptimit të kësaj, është pjesa më e rëndësishme për një familje ose për vetë prindërit, pra pranimi i fëmijës me autizëm ashtu siç, e pastaj është pjesa kur duhesh ta përkrahësh. Fatkeqësisht në Kosovë nuk kemi një vetëdijesim të përgjithshëm për autizmin dhe po ashtu nuk kemi mjaftueshëm përkrahje institucionale, andaj edhe konsideroj se duhet të mbështetemi maksimalisht”, deklaroi ajo.
Për të ndjekur intervistën e saj të plotë, klikoni në videon e mëposhtme:
Në emisionin STUDIO A në ATV, Zana Islami, një vajzë 19-vjeçare nga Mitrovica, rrëfeu me historinë e saj si një vajzë e adoptuar.
Në një moment prekës gjatë emisionit, ajo lexoi letrën që ia kishte shkruar nëna adoptuese, në të cilën u zbulua dashuria dhe sakrifica që e kishte ndërtuar lidhjen mes tyre.
Duke folur për dashurinë që ka marrë nga prindërit që e rritën, Zana nuk i mbajti dot emocionet teksa lexonte fjalët e nënës që e kishte birësuar.
“Çika jem e vogël, sa shpejt u rrite e u bëre vajzë e madhe e mbarë. Nga momenti kur unë dhe babai yt vendosëm me të marrë, m’u duk sikur bota ime u bë më e plotë. Neve Zoti nuk na fali fëmijë, por ti na e plotësove ëndrrën më të madhe. Që nga ajo ditë, ti u bëre ilaçi i shpirtit tonë, lumturia jonë e përditshme… Por jeta nuk na lejoi që lumturia të zgjaste shumë. Kur babai yt iku, bota mu shemb. Por ti ishe arsyeja pse unë duhej të vazhdoja. Mos harro kurrë çika je jesh, kudo që të jesh, je në zemrën dhe mendjen time”, shkruan në letrën e nënës së saj adoptuese.
Rrëfimin e plotë të Zana Islamit në emisionin STUDIO A, e gjeni në videon më poshtë:
Sindroma e Kasandrës është një term i përdorur për të përshkruar një situatë ku një person, shpesh një grua, i cili parashikon diçka të keqe ose i tregon të tjerëve për rreziqe të mundshme, nuk merret seriozisht dhe mendimet e tij/sa injorohen, edhe pse më vonë, ajo që ai/ajo parashikoi ndodh. Kjo çon në një ndjenjë të izoluar dhe shpesh të pasvlerësuar, pasi personi që kishte paralajmëruar nuk merr mbështetje dhe shpesh është akuzuar për të qenë “pessimist” ose “panikues”.
Ky term rrjedh nga miti i Kasandrës në mitologjinë greke, ku ajo ishte një princë e Trojës që u mallkua nga Apolloni. Ajo ishte në gjendje të parashikonte të ardhmen, por për shkak të një mallkimi, askush nuk e besonte atë, pavarësisht se parashikimet e saj ishin të sakta.
Njësoj si çdo sindromë tjetër, sindroma e Kasandrës ka një sërë simptomash nëpërmjet të cilave mund të manifestohet dhe, për rrjedhojë, të njihet.
Gjithashtu ky grup karakteristikash ose simptomash mund të shkaktojë njëfarë shqetësimi tek personi që e përjeton, por nuk konsiderohet një çrregullim klinik në vetvete. Ndër manifestimet më të zakonshme përfshihen:
Një nga tiparet kryesore të personave me sindromën e Kasandrës është frika, ndjenja e vazhdueshme e alarmit, duke parashikuar se diçka e keqe ose negative do të ndodhë. Kjo frikë parashikuese mund të ketë dy shkaqe kryesore: e para, është vetëdija për aspektet negative që perceptojnë rreth tyre, dhe e dyta, është frika se nuk do të kuptohen ose frika nga mungesa e besueshmërisë tek të tjerët.
Gjendja e dobët emocionale. Mos të ndierit e dëgjuar apo e kuptuar nga të tjerët bën që ata që vuajnë nga kjo sindromë të kenë një humor të ulët dhe një ndjenjë të thellë trishtimi. Kjo gjendje zakonisht shkaktohet nga ndjenja e moskuptimit dhe zhgënjimit që lind nga fakti që intuita e tyre nuk merret në konsideratë.
Prind nuk është ai që të lindë, por ai që të rritë. Kështu thotë një vajzë 19-vjeçare nga Mitrovica, e cila ka gjetur forcën të ndajë rrëfimin e saj si një vajzë e adoptuar. Zana Islami e ftuar në emisionin ‘Studio A’ në ATV, ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj.
Ajo rrëfeu për historinë e saj si vajzë e adoptuar, si dhe dëshirën e kërkesën e saj që të takojë prindërit biologjik.
Përveç kësaj, ajo për moshën që ka është e përfshirë në disa fusha të cilat i ka pasion, më në veçanti si pjesë e një nga serialet tona vendore si aktore.
‘Isha 14- vjeçe kur kuptova të vërtetën se isha e adoptuar, në ato momente isha konfuze sepse dashuria e madhe e e sinqertë, përkushtimi i saj dhe babit ndaj meje ishin bekim për mua për të qenë pjesë e asaj familje dhe për atë arsye pata ndjenja të miksuara dhe pas kësaj isha e interesuar të kuptoja të vërtetën, se kush ishin prindërit e mi biologjik dhe cila ishte arsyeja se pse isha braktisur, dhe i vetmi informacion që kemi ishte emri i nënës sime biologjik… Unë tash e 3 vite e kërkoj një takim me nënën time biologjike sepse tashmë e di se kush është por akoma nuk ka pranuar që të më takoj dhe s’dua që ta paragjykojë atë sepse tashmë ajo ka krijuar familje, ka fëmijë të tjerë por përveç kësaj nga ajo dua të dijë se kush është babai im”, tha ajo.
Për të kuptuar më shumë rreth historisë së saj, klikoni në videon e mëposhtme: