Në emisionin LIBERO në ATV, neurologia nga Tirana, Dr. Entela Basha, ndau një fakt interesant dhe pak të njohur për publikun: truri ynë qëndron aktiv edhe gjatë gjumit. Ajo tregoi çfarë ndodh me memorien ndërsa ne flejmë.
Sipas saj, gjatë gjumit aktivizohen dy pjesë të rëndësishme të trurit që ndihmojnë në ruajtjen e kujtimeve.
“Truri i jonë asnjëherë nuk fle, edhe në momentin që flem gjumë, ka struktura të veçanta të trurit të cilat janë në aktivitet. Veçanërisht, po flasim për dy struktura të rëndësishme të trurit siç janë hipokampusi dhe hipotalamusi. Njëkohësisht, të dyja këto struktura janë shumë të rëndësishme në ato që quhen depozitimi i memorjes që ne e kemi, memories afatshkurtër, depozitimet në hipokampus dhe më pas i gjithë ky proces ndodh gjatë gjumit, do të thotë më pas këto kujtime të depozituara mund t’i thërrasim në një moment të dytë”, tha ajo.
Për më shumë, shikoni deklaratën e saj në videon më poshtë:
Ekspert financiar nga Rahoveci, Ekrem Bytyqi është një shembull i shkëlqyer se si mund të bashkohen dy botë të ndryshme: puna e zyrës dhe dashuria për tokën.
Ai krahas profesionit i përkushtohet edhe serrës së tij, të mbushur me kultura të ndryshme bujqësore e fidanishte.
Veç përkushtimit në bujqësi, ai foli edhe për çmimet në treg dhe nevojën e ndihmës së shtetit për bujqit e vegjël.
Intervistën e plot me të mund ta dëgjoni duke klikuar në materialin e përgatitur nga ATV:
Pasi humbi bashkëshortin në luftë, Xhyla Hasani mbeti e vetme me dy djemtë e saj, por nuk u dorëzua.
Ajo gjeti forcë për t’u marrë me bletari, një zanat që i dha qetësi shpirtërore dhe një mundësi për të ecur përpara.
Në fermën e saj të vogël, zonja Xhylë tregoi me krenari për procesin e prodhimit të mjaltit, për sfidat ekonomike dhe mungesën e mbështetjes, por mbi të gjitha për dashurinë dhe lidhjen e saj të veçantë me natyrën dhe bletët.
Rrëfimin e saj të plot të dhënë për emisionin “E Jona Tokë” në ATV mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun më poshtë:
Igballe Ahemti, me një karrierë të gjatë e të palodhur si mami në kohë të vështira, duke asistuar gratë në lindje në kushte shtëpie, madje edhe në disa vende të pazakonta, ajo u bë një heroinë e shumë personave dhe është shembulli i një gruaje që nuk dorëzohet kurrë.
E ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, ajo foli për angazhimet e saj aso kohe, sfidat dhe përgjegjësitë me të cilat u përballë.
Duke qenë mami për vite të tëra, zonja Igballe nuk e harron asnjëherë lindjen e fundit, pasi siç tha ajo ishte një lindje e pazakontë.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
Menaxhimi i situatës me mbeturina në Prishtinë është një çështje që lidhet ngushtë me menaxhimin urban të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë publike.
Kjo përgjegjësi zakonisht bie mbi ndërmarrjen publike “Pastrimi” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Viteve të fundit në zonat më të frekuentuara nga këmbësorët si qendra, trotuare e të tjera janë vendosur një sërë shporta përfshirë edhe kontejnerë për të mbajtur ambientin pasur.
Shportat përdoren për mbeturina të vogla si mbështjellës, letra, shishe të vogla plastike e të tjera.
Ndërkohë, Arbnora Ademi, zëdhënëse e Ndërmarrjes publike “Pastrimi” në kryeqytet, ka theksuar se tashmë situata në terrenin e Prishtinës është përmirësuar, pasi që ekipet e pastrimit po e kanë më të lehtë pastrimin e ambientit që kur u vendosën e shportat dhe kontejnerët e rinj në Prishtinë.
Tutje, Ademi ka theksuar se nuk është më telashe numri i punëtorëve të ndërmarrjes në fjalë, pasi që kanë mjaftueshëm edhe kapacitete për të realizuar këtë punë.
Nga ana tjetër, shefi i sektorit te mbeturinave në komunën e Prishtinës., Dukagjin Gashi përmes një përgjigje me shkrim për ATV-në, ka konfirmuar se po vazhdojnë të investojnë në këtë fushë.
“Jemi duke e menaxhuar mirë situatën, pasi që janë investuar mijëra euro në këtë aspekt. Këtë vit janë shpërndarë rreth 975 kontenjerë në Prishtinë dhe nëpër lagje. Përpos tyre kemi shpërndarë edhe shporta metalike dhe plastikës për mbeturina të xhepit”, tha Gashi.
Mes tjerash, në fund të vitit 2024. Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se janë vënë në dispozicion dy shërbime të rëndësishme për menaxhimin dhe largimin e mbeturinave specifike: mbeturinat nga ndërtimi dhe demolimi, si dhe mbeturinat e vëllimshme.
Ndryshe, Këto shërbime synojnë të përmirësojnë pastërtinë dhe menaxhimin e mbeturinave në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Inida Gjata- Kreuz, e njohur me emrin artistik ‘Zhaku’ ishte e ftuar në emisionin “Studio A” në ATV, në intervistë të saj të parë në Kosovë, ku foli gjerë e gjatë për jetën profesionale dhe jo vetëm.
‘Zhaku’ mes tjerash rrëfeu edhe historinë e saj të dashurisë, për çka tha se ajo u martua dy herë me të njëjtin burrë.
“Unë dhe Kristiani jemi ndarë njëherë, sepse u bë marrëdhënia toksike, ziheshim shumë, isha xheloze e çka skam qenë dhe kur e kujtoj tani se sa idiote kisha qenë, janë gjëra koti që i kupton më vonë dhe kështu u ndamë për një vit, pastaj filluam të komunikojmë sepse të dy kuptuam që kishim dashuri për njëri-tjetrin, që nuk donim të ndaheshim dhe u rimartuam. Mendoj se kjo na shërbeu ndarja, sepse e kuptuam ku qëndroi problemi dhe çfarë duhet të bënim për njëri-tjetrin. Të dy ndryshuam dhe ja ku jemi bashkë”, tha ajo.
Në zemër të Prizrenit, Andi Hoxha ka krijuar një hapësirë unike ku pasioni për baletin dhe vallëzimin bëhet një mundësi e vërtetë për të rinjtë. Si drejtues i La Danse Academy, ai ka arritur të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për ata që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike dhe fizike në një atmosferë të ngrohtë dhe profesionale.
Akademia e tij ka tërhequr shumë talente rinore që duan të eksplorojnë botën e baletit klasik, vallëzimit modern dhe hip-hopit.
Me një qasje të kujdesshme dhe një angazhim të veçantë për secilin nxënës, Andi ka arritur të ndihmojë shumë të rinj të zhvillojnë talentet e tyre dhe të arrijnë kulme të reja në artin e kërcimit. Performancat e nxënësve të akademisë janë një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të tyre, që vijnë si rezultat i punës intensive dhe angazhimit të palodhur.
Andi Hoxha, me përvojën e tij si koreograf dhe udhëheqës, po frymëzon një brez të rinjsh, duke ofruar mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre artistike dhe për të shprehur pasionin për baletin dhe kërcimin.
Dita Botërore e Artit festohet çdo vit më 15 prill. Në mbarë botën, njerëzit kanë përkufizimet e tyre për atë që ata e konsiderojnë si art.
Kultura të ndryshme kanë shije dhe stile të ndryshme. Kjo festë përdoret si një mundësi për të nxitur zhvillimin e artit.
Kjo ditë u vendos nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit, partner i UNESCO-s, me qëllim që kudo të zhvillohen aktivitete krijuese.
Nisma për vendosjen e një dite kushtuar artit botëror, nisi në prill të vitit 2012. Në SHBA, Dita Botërore e Artit u mbajt zyrtarisht për herë të parë në qytetin e Los Angeles-it në 2015-n.
Dita Botërore e Artit festohet më 15 prill, ditë e cila shënon edhe ditëlindjen e Leonardo da Vinçit. Da Vinci është konsideruar një simbol i paqes në botë, lirisë së shprehjes, tolerancës dhe vëllazërisë.
Leonardo da Vinci është gjithashtu një dëshmi e ndikimit të Arteve të Bukura në fusha të tjera. Kjo ditë u propozua për herë të parë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Artit (IAA), një organizatë partnere e UNESCO-s që mbron të drejtat e artistëve dhe promovon artin në nivel global. U kremtua për herë të parë në vitin 2012, pas miratimit të propozimit në
Asamblenë e Përgjithshme të IAA-së në Meksikë, në vitin 2011. Sepse është dita e lindjes së Leonardo da Vinçit (1452) – një simbol i harmonisë mes artit dhe shkencës, një vizionar që përfaqëson shpirtin krijues dhe kurioz të artistëve të çdo epoke.
Arti është një mënyrë për individët që të shprehin ndjenjat, historinë personale dhe vizionin e tyre për botën. Veprat artistike janë pasqyra të kohës në të cilën janë krijuar. Ato ruajnë gjurmët kulturore dhe historike të njerëzimit. Artet nxisin mendimin kritik, empatinë, dhe aftësitë e komunikimit, duke u bërë pjesë kyçe e arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë. Arti ka fuqinë të tejkalojë barriera gjuhësore e kulturore dhe të bashkojë njerëzit në mënyrë paqësore.
Çdo vit, më 15 Prill, komuniteti ndërkombëtar feston Ditën Botërore të Artit – një ditë që i kushtohet promovimit të krijimtarisë artistike, lirisë së shprehjes, dhe rëndësisë së artit në jetën e njeriut dhe shoqërisë. Kjo ditë nuk është thjesht një festë për artistët, por një thirrje për të gjithë njerëzit që të njohin dhe vlerësojnë rolin jetik që arti ka në edukim, mirëqenie, zhvillim kulturor dhe bashkëjetesë paqësore.
Arti kapërcen kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë. Një vepër arti mund të kuptohet, ndjehet dhe interpretohet në mënyra të ndryshme në çdo cep të botës, duke shërbyer si një urë lidhëse mes popujve dhe kulturave të ndryshme.
Bledar Krasniqi nga Rahoveci njihet si ekspert i mbrojtjes së bimëve, i cili me përkushtimin e një fermeri ka mbjellë një parcelë me grurë.
Ai në “E Jona Tokë” tregoi me pasion për përgatitjen e tokës, ndikimin e kushteve klimatike dhe rëndësinë jetike të trajtimit të duhur të bimëve për të pasur një korrje të bollshme.
Me njohuritë dhe përvojën e tij të gjatë, Bledari është shembulli i një bujku modern që i qëndron afër shkencës dhe praktikës.
Materialin e plotë nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë: