ATV

Category: TOP ATV

  • Milaim Rama rrëfen nisjen e vështirë të karrierës në Zvicër dhe ëndrrën që u bë realitet

    Milaim Rama rrëfen nisjen e vështirë të karrierës në Zvicër dhe ëndrrën që u bë realitet

    Në emisionin ALARM në ATV, ish-futbollisti Milaim Rama ndau rrëfimin e tij për jetën pas emigrimit në Zvicër dhe sfidat që e shoqëruan deri në momentin kur u bë shqiptari i parë që veshi fanellën e Zvicrës në një Kampionat Evropian.

    Duke folur për fillimet e tij si emigrant i ri dhe pasionin për futbollin, ai tregoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të arrinte të përfaqësonte një kombëtare.

    “Gjatë gjithë këtyre dy viteve, me të vërtetë kam thënë edhe do e përsëris prapë, unë kam ardhë në moshën shumë të re në Zvicër, në moshën 17-vjeçare, ku prindi i jonë kishte emigruar prej viteve ’79 dhe në fillim të vitit 1993 emigruam edhe ne me familje. Unë, pasi që e kam dashur jashtëzakonisht futbollin edhe në Kosovë, në moshën e fëmijërisë, dëshira e madhe ka qenë që një ditë të arrij në futboll diçka… Po që se unë të bëhem me të vërtetë një profesionist dhe më në fund t’i mbrojë edhe ngjyrat e një kombëtare të huaj, ose të Zvicrës ta them, nuk e kisha paramenduar kurrë. Por si të them, një ëndërr që e ke, më në fund është realizuar. Unë arrita t’i mbrojë 7 herë, ta vëshi fanellën e kombëtares helvetike, të jem shqiptari i parë që do të luajë edhe në një kampionat evropian dhe kështu besoj që megjithatë besoj që ia ka vlejtë”, tregoi Rama.

    Ai tregoi se largimi nga Kosova në atë kohë ishte i detyruar dhe vështirësitë e para në Zvicër nuk e ndalën që të ndjekë ëndrrën e tij, e cila filloi nga niveli më i ulët.

    “Në moshën e re e lash Kosovën jo me dëshirën time, por siç e dimë të gjithë, sidomos kjo mosha e ime edhe para meje edhe mbas meje, kemi qenë në një kohë të robëruar, në një kohë të vështirë, ku edhe shkollat na u mbyllën. Dhe më në fund vendosëm që edhe ne të vijmë në Zvicër. Fillova në rangun më të ulët këtu në Zvicër dhe gradualisht, me një kohë shumë të shpejtë, arrita që të jem një lojtar i klubit futbollistik FC Thun-it. Më pas arritëm edhe të gjitha sukseset që unë krenohem me to”, rrëfeu Rama.

    Rrëfimin e plotë të Milaim Ramës në emisionin ALARM, e gjeni në videon më poshtë:

  • Rrëzim në mes të dasmës/ E papritura që i ndodhi këngëtares së njohur

    Rrëzim në mes të dasmës/ E papritura që i ndodhi këngëtares së njohur

    Këngëtarja e njohur Loreta Zeqiri në emisionin ‘Studio A’ në ATV tregoi se si kishte pësuar një incident të papritur gjersa ishte duke perfomuar në një dasmë.

    Ajo tha se për shkak të veshjes së një fustani të gjatë, u rrëzua krejt papritmas.

    “Për shkak se atë ditë vendosa ta veshja një fustan të madh veç kësaj edhe një palë taka po ashtu të larta dhe gjersa isha duke performuar për një moment rrëzohem dhe ishte kameramani duke xhiruar dhe e pa që unë rash në tokë edhe e largoj fokusin nga unë… Më e sikletshmja ishte për mu ajo që e kisha të vështirë me vazhdu më këndu sepse më kishte kapur e qeshura”, tha ajo.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Ra në koma kur ishte 7-vjeçe, moderatorja tregon tmerrin që i ndodhi

    Ra në koma kur ishte 7-vjeçe, moderatorja tregon tmerrin që i ndodhi

    Në emisionin ‘Studio A’ në ATV, moderatorja Xhanan Halili nga Maqedonia ka folur gjerë e gjatë për jetën private e profesionale.

    Mes tjerash ajo shpalosi edhe një etapë të vështirë në jetën e saj, atëherë kur ishte vetëm 7-vjeçe. Ajo ka rrëfyer se se si pasojë e një aksidenti që pati, mbeti në koma për 90 ditë.

    “Isha e vogël dhe me aq sa më kanë tregu por edhe pak sa mbaj mend, atë ditë kishte një dasmë dhe unë isha duke shku në shitore sepse më tha vëllai i dytë dhe rrugës një veturë më goditi dhe iku dhe sipas pasojë e këtij aksidenti unë mbeta në koma për 90 ditë, gjersa isha veç 7-vjeçe dhe vetëm pas dy orësh u kuptua për këtë aksident, pra derisa familjarët e mi kuptuan mungesën time”, tha ajo.

    Tutje, ajo thotë se shpesh si fëmijë ishte bullizuar nga të tjerët për shkak të shenjave që i kishin mbetur.

    Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

     

  • “Djepi nën sytë e historisë”, në dokumentarin e Donjeta Hysenit

    “Djepi nën sytë e historisë”, në dokumentarin e Donjeta Hysenit

    Regjisorja Donjeta Hyseni ka sjellë para publikut dokumentarin e saj më të ri, “Djepi nën sytë e historisë”, një rrëfim i ndjerë që e shndërron djepin në një simbol të traditës, kulturës dhe kujtesës historike.

    Dokumentari përfshin dy histori unike dhe prekëse, të cilat zbulojnë lidhjen mes brezave dhe ruajtjen e identitetit përmes këtij objekti simbolik.

    Premiera e filmit u mbajt në Kalanë e Vushtrrisë, një vend me rëndësi historike që i shton vlerë rrëfimeve të sjella në dokumentar.

    Kronikën e përgatitur nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

     

  • Nëna e mësoi të gatuajë bakllava, sot receta e saj është simbol i festave

    Nëna e mësoi të gatuajë bakllava, sot receta e saj është simbol i festave

    Hyla Hakaj – Pllana është një grua e fortë dhe e vendosur, e cila e nisi gjithçka nga zero, e udhëhequr nga pasioni për gatimin e ushqimeve tradicionale.

    Dashuria e saj për kulinarinë nisi në moshë të vogël, kur mësoi hapat e parë nga nëna e saj, duke ruajtur dhe përsosur recetat e trashëguara brez pas brezi.

    Me kalimin e kohës, përkushtimi dhe talenti i saj e ndihmuan të ndërtojë një biznes të suksesshëm, duke e kthyer artin e përgatitjes së ëmbëlsirave në një traditë të dashur për shumë familje.

    Një nga produktet më të veçanta të saj është bakllavaja, një ëmbëlsirë e njohur për shijen dhe finesën e përgatitjes.

  • Me rritjen e çmimit të rrymës do të mbyllen disa biznese, paralajmëron kryetari i Odës Ekonomike

    Me rritjen e çmimit të rrymës do të mbyllen disa biznese, paralajmëron kryetari i Odës Ekonomike

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, ka deklaruar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 15% ka një ndikim të drejtpërdrejt tek qytetarët dhe jo vetëm.

    Në një lidhje direkte në emisionin “Libero”në ATV, Rafuna deklaroi se përveç që do të krijohet çrregullim i tregut dhe nxitje të një inflacioni, ai tha se do të ketë rënie të prodhimit vendor, për çka mund të çoi deri te mbyllja e disa bizneseve.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    Lexoni edhe:

    Restorantet paralajmërojnë rritje të çmimeve dhe largim të punëtorëve me shtrenjtimin e rrymës

  • Restorantet paralajmërojnë rritje të çmimeve dhe largim të punëtorëve me shtrenjtimin e rrymës

    Restorantet paralajmërojnë rritje të çmimeve dhe largim të punëtorëve me shtrenjtimin e rrymës

    Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike, do t’i rrezikojë bizneset vendëse thotë përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Ragip Millaku.

    Në një lidhje direkte në emisionin “Libero” në ATV, Millaku tha se përveç rrezikut që shumë biznese mund të falimentojnë, ai thotë se lokalet e gastronomisë do të detyrohet të rrisin çmimet e të largojnë punonjës.

    ‘Çdo rritje e çmimit të rrymës do të pamundësojë funksionimit e biznesit siç duhet, sepse me shtrenjtimin e rrymës do të krijohet pamundësia për të kryer obligimet që çdo biznes i ka dhe pastaj do të ketë rritje të çmimeve në restorante, largim të punëtorëve e deri te ajo më e keqja, falimentimi i biznesit’, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Bibliotekat e reja në Prishtinë, një epokë e re për librin

    Bibliotekat e reja në Prishtinë, një epokë e re për librin

    Në një botë ku teknologjia po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e përditshme, leximi po humbet terren, sidomos te të rinjtë. Mungesa e hapësirave të dedikuara për lexim dhe aktivitete kulturore ka bërë që shumë fëmijë dhe të rinj të largohen nga librat. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj sfide, Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, po udhëheq iniciativa konkrete për të krijuar dhe rikthyer hapësira të reja leximi, duke e bërë librin më tërheqës dhe më të qasshëm për komunitetin.

    Në fund të vitit të kaluar, nën udhëheqjen e Drejtorisë së Kulturës, në Llukar është promovuar një qendër kulturore e re dhe një degë e bibliotekës, e cila është pasuruar me titujt më të rinj për fëmijët dhe të rinjtë. Kjo hapësirë, që dikur ishte një vendtakim për poetët kosovarë, tani është transformuar në një ambient modern leximi. Ndërkohë, një tjetër projekt i madh që po realizohet me përkushtimin e Halimit është ndërtimi i një qendre kulturore dhe biblioteke në Kodrën e Trimave, një lagje që deri tani ka vuajtur nga mungesa e hapësirave të tilla.

    Puna për krijimin e hapësirave të leximit nuk ndalet. Një degë e re e bibliotekës do të hapet në Ulpianë, duke zgjeruar mundësitë për lexuesit e rinj. Përveç kësaj, është planifikuar një projekt unik në bashkëpunim me UNDP, ku bunkerët e vjetër do të shndërrohen në hapësira për kulturë dhe art. Këto iniciativa synojnë jo vetëm të rrisin lexueshmërinë, por edhe të krijojnë një ambient ku të rinjtë mund të zhvillojnë mendimin kritik përmes librave dhe aktiviteteve kulturore.

    Krijimi i këtyre hapësirave nuk është vetëm një investim në kulturë, por një domosdoshmëri për edukimin e brezave të rinj. Këto projekte duhet të merren si shembull edhe nga komunat e tjera, duke ndërmarrë hapa konkretë për të afruar fëmijët dhe të rinjtë me librin. Duke kombinuar teknologjinë me metodologji inovative të leximit, krijohet një mundësi që brezi i ri të zhvillojë një lidhje më të fortë me librin dhe dijen. Me planifikim të duhur dhe përkushtim, leximi mund të rikthehet si një pjesë e natyrshme e përditshmërisë.

  • Ozempic si ‘trend’ për rënien nga pesha, trajneri i fitnesit tregon pasojat e rënda në shëndet

    Ozempic si ‘trend’ për rënien nga pesha, trajneri i fitnesit tregon pasojat e rënda në shëndet

    Trajneri i fitnesit, Egzon Shkololli i ftuar në emisionin ‘Studio A’ në ATV ka folur për përdorimin e ‘Ozempic’ në mënyrë të madhe nga shumë njerëz për të humbur peshë, teksa përmendi edhe efektet që shkakton përdorimi i këtij medikamenti.

    Egzoni, i cili sipas tij është trajneri që ka bërë më së shumti transformime në rajon në mënyrë natyrale, tha se për të humbur peshë, mjafton të merresh me ndonjë aktivitet fizik dhe të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme.

    “Në treg tash ka gjithçka që thonë se kjo ndihmon në rënie nga pesha, diçka që po përdorët shumë në ketë kohë është ‘Ozempic’ një ilaç që përdoret nga njerëzit që kanë probleme me diabet, e këtu po përdoren për estetikë. Pastaj ka shumë qendra të dobësimit që ato hiç s’janë të mira, sepse humbja e shpejtë e peshës i ka edhe pasojat e veta pas një kohe”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Rrëfimi i këngëtarit që ishte përdorues i drogës – tentoi të bënte edhe vetëvrasje

    Rrëfimi i këngëtarit që ishte përdorues i drogës – tentoi të bënte edhe vetëvrasje

    Një njeri që kërkonte arratisje (një mënyrë për t’i ikur realitetit) si një peshë e rëndë që e ndiente mbi shpatulla. Droga iu duk si një shteg, si një rrugë që e çonte larg gjithçkaje që e mundonte. Me kalimin e kohës, ajo nuk ishte një shpëtim, por një burg që po e mbyllte çdo ditë e më shumë. Duke u përpjekur të gjente shpresë në një botë që i dukej e errët, largimi nga droga ishte një mundësi për të nisur një fillim të ri.

    Këngëtari i njohur, Durim Jetishi ka rrëfyer për herë të parë historinë e tij personale, atë të drogës.

    Në emisionin “Libero” në ATV, Jetishi foli për ndikimin që ka pasur përdorimi i drogës mbi marrëdhëniet me familjen dhe miqtë, teksa tha se pas pothuajse 10 vitesh që e konsumoi drogë, ishin vëllezërit e tij që e ndihmuan që të trajtohej.

    Për të ndjekur intervistën e tij të plotë, klikoni në videon e mëposhtme: