ATV

Category: TOP ATV

  • “Meraki”, brendi kosovar nga Erzina që sjellë freski e origjinalitet në modë

    “Meraki”, brendi kosovar nga Erzina që sjellë freski e origjinalitet në modë

    Shkëlqim, yje e atmosferë, ku kryefjala e mbrëmjes ishte Erzina Shehu, e cila lansoi brendin “meraki”, të krijuar me shumë dashuri e përkushtim.

    Krenar dhe i lumtur për suksesin e bashkëshortes së tij, u shpreh të jetë rep -artisti i njohur Mc Kresha.

    Në këtë natë të veçantë nuk munguan as emra të tjerë të njohur e miq të Erzinës.

    Një nga momentet më emocionuese ishte ardhja e nënës së Erzinës.

    Për brendin “meraki”, vlerësime të larta pati edhe nga influencerja me ndikim Rina Sahatciu.

    Një gjë është e sigurt, “Meraki” sapo ka nisur, dhe ne mezi presim të shohim çdo hap të radhës!

    Atmosferën dhe gjithçka që ndodhi në këtë mbrëmje yjesh, mund ta shihni duke klikuar në materialin e përgatitur nga ATV:

  • Këpucët dhe atletet elementët kryesorë të modës

    Këpucët dhe atletet elementët kryesorë të modës

    Në këtë pranverë, risitë në këpucë dhe atlete janë një pasqyrë e drejtpërdrejtë e evoluimit të modës dhe funksionalitetit, ku ndikimet e teknologjisë dhe kreativitetit gërshetohen me një kthim elegant tek thjeshtësia.

    Nga atletet me dizajn të guximshëm deri tek këpucët minimaliste dhe materialet inovative, ky sezon ofron mundësi të pafundme për të përditësuar pamjen tonë dhe për t’i shtuar një dimension të ri stilit personal.

    Një nga tendencat më të fuqishme të sezonit është përdorimi i dizajnëve të guximshëm dhe të larmishëm.

    Ngjyrat e ndritshme, printet e ndryshme dhe materialet të veçanta janë në modë, duke krijuar një stil energjik dhe tërheqës.

    Derisa atletet me detaje të veçanta, si pëlhura të ndryshme, kanë kaluar në një fazë të re, duke u bërë një must-have për ata që duan të eksperimentojnë me pamjet e tyre dhe të sfidojnë kufijtë e stilit të zakonshëm.

    Madje, në ditët e sotme, ato janë bërë pjesë e pandashme e stilit të përditshëm, duke u përshtatur për çdo mundësi, nga daljet e përditshme deri tek ato më elegante.

    Për më shumë detaje, klikoni materialin e përgatitur nga ATV në linkun më poshtë:

  • Nga rrënjët familjare te suksesi në modë

    Nga rrënjët familjare te suksesi në modë

    Pasionin për artin dhe dizajnin e ka trashëguar nga prindërit. Sot, Astrit Lahu ka arritur të krijojë emër në fushën në modës, falë bazës së fortë dhe talentit.

    Ai thotë së në fillim u përballë me paragjykime, por ishte i palëkundur në atë që dëshironte të arrinte.

    Astriti ka vendosur të fokusohet plotësisht në këtë drejtim dhe ka arritur të ketë sukses në rrugën e nisur.

    Kërkesat e klientëve sipas Astritit janë më të thjeshta se vitet e kaluara.

    Materialin e plotë të përgatitur nga ATV mund ta shikoni duke klikuar në linkun më poshtë:

  • “Ishe nëna që më ka munguar, më plotësove dashurinë e saj “- Letra emocionuese për gruan e dajës

    “Ishe nëna që më ka munguar, më plotësove dashurinë e saj “- Letra emocionuese për gruan e dajës

    Në kuadër të emisionit ‘Studio A’ në ATV, ‘Letër nga Diaspora’ është rubika që sjell rrëfime nga zemra për ata që ndodhen larg vendlindjes.

    E kësaj radhe zotëri Naser Vrella, i dërgoi gruas së dajës një letër të mbushur me mall e mirënjohje, pasi që ajo ishte një nënë e dytë në vitet e rinisë së tij.

    “Nga thellësia e zemrës po të drejtohem si nënë, ngase ti more rolin e nënës sime me përkujdesje të veçantë dhe jo si një grua e rëndomtë e dajës, por si një nënë e vërtetë më plotësove dashurinë e përkujdesin e nënës sime”, shkruan ndër tjerash ai.

    Për të kuptuar më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

  • Krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, rrëfehet në Studio A

    Krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, rrëfehet në Studio A

    I ftuar së fundmi në emisionin “Studio A” në ATV ishte këngëtari Stivi Ushe nga Shqipëria, i cili arriti të marrë një sukses të lartë me një nga meloditë më të shpërndara në rrjet, ende pa u publikuar kënga.

    Stivi, krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, foli më shumë rreth eksperiencës së tij në muzikë dhe bashkëpunimeve dhe jo vetëm.

    Për më shumë ndiqni intervistën e tij të plotë duke klikuar në videon e mëposhtme:

  • Egla Ceno: Unë nuk ndjej të bëhem nënë në këtë moshë se nuk dua të jem gjyshja por nëna e fëmijës tim

    Egla Ceno: Unë nuk ndjej të bëhem nënë në këtë moshë se nuk dua të jem gjyshja por nëna e fëmijës tim

    Egla Ceno mbetet një nga emrat më të spikatur në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Me një karrierë të pasur si aktore teatri dhe filmi, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut me interpretimet e saj unike dhe plot emocion.

    Në shtëpinë e saj të dytë, teatrin “Astrit Sula”, Egla në një intervistë në emisionin “Studio A” në ATV, Egla foli për dashurinë e saj të madhe për artin, momentet që e kanë shënuar në karrierë dhe të pathënat që e bëjnë atë një nga emrat më të përfolur.

    Ndër tjerash Egla foli edhe për jetën e saj private, me ç’rast ajo tha se nuk do e bënte një fëmijë në këtë moshë, pasi sipas mendimit të saj ka një moshë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara.

    Për të parë intervistën e saj klikoni në videon e mëposhtme:

  • Diana e pranon ndarjen me Arionin, por ka për t’i thënë diçka atij përmes ekranit

    Diana e pranon ndarjen me Arionin, por ka për t’i thënë diçka atij përmes ekranit

    Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana Tahiri, kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave rozë, pas daljes nga ky format.

    Lidhja e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, si brenda ashtu edhe jashtë Bigu-t.

    Diana një intervistë në emisionin “Studio A” në ATV ka konfirmuar fundin e marrëdhënies me Arionin.

    “Jo, nuk jemi në lidhje, jemi ndarë, unë jam single”, tha Diana, duke shtuar se lidhja me Arionin ka pasur shumë momente të bukura, por që nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet e ndarjes, duke ruajtur privatësinë e këtij momenti.

    Për më shumë ndiqni intervistën e saj në videon e mëposhtme:

  • Këshilla praktike për kujdesin e fidanëve nga eksperti Imer Nitaj

    Këshilla praktike për kujdesin e fidanëve nga eksperti Imer Nitaj

    Imer Nitaj, ekspert për trajtimin dhe kujdesin e pemëve frutore në emisionin “E Jona Tokë” në ATV ka dhënë këshilla për fidanët në sezonin pranveror.

    Ai thotë se krasitja e duhur e pemëve, plehërimi i tokës dhe ujitja janë esenciale për të siguruar një ushqyerje të shëndetshme për fidanëve.

    Përveç kësaj, ai ofron edhe këshilla praktike për mbrojtjen e fidanëve nga kushtet atmosferike të pafavorshme, si acari, era dhe reshjet e shiut.

    Nitaj gjithashtu inkurajon të rinjtë të angazhohen në bujqësi dhe pemëtari, duke i bindur se toka ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe mund të sigurojë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.

    Intervistën e plot e gjeni në linkun më poshtë:

  • Rrugëtimi drejt së ardhmes evropiane përmes Kartës Rinore Evropiane në Kosovë

    Rrugëtimi drejt së ardhmes evropiane përmes Kartës Rinore Evropiane në Kosovë

    Karta Rinore Evropiane është një dokument i rëndësishëm që ka për qëllim promovimin e të drejtave, mundësive dhe zhvillimit të rinisë në Evropë.

    Ngjarja zyrtare e lansimit të Kartës Rinore Evropiane në Kosovë është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja për ta.

    Lansimi i kartës rinore evropiane në Kosovë ka për qëllim të fuqizojë, lehtësojë dhe të lidh rininë më mundësi të shumta në fusha të ndryshme të jetës.

    Një nga pikat kyçe të këtij eventi ishte analizimi i politikave rinore dhe nxitja e dialogut ndërmjet të rinjve dhe institucioneve për t’u siguruar që politikat dhe projektet të jenë në përputhje me nevojat dhe aspiratat e rinisë.

    Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Karta rinore evropiane në Kosovë është një hap tjetër drejt krijimit të një Evrope më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë e saj.

  • Abedin Binakaj, blegtori deçanas që po e mban gjallë racën e veçantë të deleve

    Abedin Binakaj, blegtori deçanas që po e mban gjallë racën e veçantë të deleve

    Abedin Binakaj nga Deçani, njihet si trashëgimtar i vërtetë i blegtorisë tradicionale.

    Duke ndjekur hapat e të parëve të tij, ai ka ruajtur dhe kultivuar racën autoktone të deleve zhuta, një pasuri e çmuar për zonën dhe më gjerë.

    Puna e tij nuk është e lehtë. Derisa, thotë se një nga sfidat kryesore me të cilat përballet është mungesa e fuqisë punëtore, pasi kujdesi i përditshëm për tufën kërkon angazhim të vazhdueshëm.

    Megjithatë, ai mbetet i palëkundur në misionin e tij për ta mbajtur gjallë këtë traditë dhe për të siguruar që raca e deleve të tij të mos zhduket.

    Kronikën e plot të përgatitur nga ATV mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë: