ATV

Category: TOP ATV

  • Elma Mulliqi, disenjatorja me vizion dhe stil të dallueshëm në modë

    Elma Mulliqi, disenjatorja me vizion dhe stil të dallueshëm në modë

    Me talentin dhe punën e saj në dizajnin e modës po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ani pse në moshë të re, Elma Mulliqi, po shkon hapave të sigurt në këtë fushë.

    Për të dizajni është mënyrë e të shprehurit përmes imagjinatës dhe krijimeve.
    Puna e saj karakterizohet nga një ndjeshmëri estetike e veçantë. Elma tregon se cilat janë kërkesat e klientëve ditëve të fundit.

    Me një vizion të qartë për të ardhmen, Elma e sheh dizajnin si rrugëtim përmes të cilit ajo synon të lë gjurmë.

    Për detaje të tjera, mund ta klikoni materialin e përgatitur nga ATV:

  • Për sytë që më kanë kuptuar pa zë, rrëfimi i vajzës që u rrit nga dy prindër të shurdhër

    Për sytë që më kanë kuptuar pa zë, rrëfimi i vajzës që u rrit nga dy prindër të shurdhër

    Jo si rëndom në emisionin “Studio A” u realizua një intervistë me interpretim në gjuhën e shenjave. Kjo pasi e ftuar në këtë emision ishte Havushe Jashari-Islami, një grua me një histori të veçantë, prindërit e së cilës janë të shurdhur.

    Ajo foli gjerë e gjatë për jetën e saj private e profesionale, sfidat që e përcollën atë dhe jo vetëm, gjë që e ka shtyrë që ajo sot të zgjedhë profesionin e interpretes po ashtu.

    Ajo beson fuqimisht se mesazhi duhet të jetë i qasshëm për të gjithë, pa asnjë dallim, dhe se përfshirja e komunitetit të shurdhër në hapësira publike është një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe respektit për të gjithë qytetarët.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • “Nuk ka trima mes burrave”: Dermatologia Artizana Dushi rrëzon një legjendë urbane

    “Nuk ka trima mes burrave”: Dermatologia Artizana Dushi rrëzon një legjendë urbane

    Në një bisedë të veçantë në emisionin STUDIO A në ATV, dermatologia Artizana Dushi ndau një fakt interesant që sfidon një prej bindjeve më të zakonshme rreth kujdesit estetik: burrat kanë më shumë frikë nga ndërhyrjet se gratë, ndonëse shumëkush mendon të kundërtën.

    Sipas saj, edhe pse gratë përballen me më shumë ndryshime fizike gjatë jetës, frika më e madhe nga procedurat estetike u takon burrave.

    “Është legjendë urbane, sepse mendohet se femrat më shumë, do të thotë për shkak të grimit, për shkak të gjëra të tjera gjatë jetës, proceseve të lindjes, e proceseve, pëson pak lëkura është e vërtetë, mirëpo marrë në përgjithësi, edhe gjinia mashkullore i ka obligimet e veta, kështu që kur vjen puna te lëkura, e kemi njëfarë balancimi. Nga ndërhyrjet më shumë frikë kanë gjinia mashkullore, definitivisht, është e pakontestueshme. Nuk kam ndonjë shpjegim, mirëpo nuk ka trima mes burrave. Kur hyjnë brenda, hyjnë me njëfarë vetëbesimi, njëfarë burrnie, por kur dalin, dalin si më të lënduar”, tha ajo.

    Deklaratën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Qëkur erdha në kurbet, një pjesë e shpirtit tim është shkëputur, e ajo pjesë je ti mam…”- Nëna shpërthen në lot nga surpriza e vajzës

    “Qëkur erdha në kurbet, një pjesë e shpirtit tim është shkëputur, e ajo pjesë je ti mam…”- Nëna shpërthen në lot nga surpriza e vajzës

    Në kuadër të emisionit ‘Studio A’ në ATV, ‘Letër nga Diaspora’ është rubika që sjell rrëfime nga zemra për ata që ndodhen larg vendlindjes.

    E kësaj radhe zonja Luljeta Thaçi – Osmani nga Gjermania, i dërgoi nënës së saj një letër të mbushur me mall e dashuri, ku mes tjerash i uroj asaj edhe ditëlindjen.

    “Ndonëse ne njëra-tjetrës gjithmonë i dhurojmë pa fund dashuri qoftë edhe në largësi sot mendova të të shprehë dashurinë time në një formë tjetër… Që nga koha kur unë erdha në kurbet më është dukur se më është shkëputur një pjesë e rëndësishme e trupit dhe shpirtit tim, e ajo pjesë je ti mam…”, ka shkruar mes tjerash ajo.

    Për ta parë këtë moment emocionues, ndiqni videon më poshtë:

  • 77-vjeçari me pasion të veçantë për motorët

    77-vjeçari me pasion të veçantë për motorët

    Është 77-vjeçar, por ka energjinë dhe shpirtin e një të riu. Sali Huruglica është një ndër të paktët që në këtë moshë vozit ende motorin me pasion dhe stil.

    Në një intervistë për emisionin “Studio A” në ATV ai ndau disa nga momentet më të veçanta që ka përjetuar në dy rrota, histori që nuk i gjeni askund tjetër.

    Ai ende vozit motoçikletën me pasion por gjithmonë me kujdes. Me kalimin e viteve dhe rrugëve të shumta, ka një mesazh të qartë për të rinjtë që vozisin shpejt. Një mesazh që vjen nga zemra dhe përvoja.

    Në fund, me buzëqeshje dhe dashuri, ai kishte vetëm një kërkesë për fëmijët e tij./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Aktorja Edita Dula me ide të veçantë biznesi, shet rroba të përdorura

    Aktorja Edita Dula me ide të veçantë biznesi, shet rroba të përdorura

    Aktorja Edita Dula vjen me një anë tjetër të saj, duke na prezantuar dyqanin e rrobave ‘second hand’ që ajo tash e një kohë ka hapur.

    Tash e një kohë aktorja ka filluar që shumë rroba të saja dhe jo vetëm, t’i ndaj me të tjerët në lokalin e saj në Fushë Kosovë.

    Në një intervistë për emisionin “Studio A” në ATV, Edita thotë se për menaxhimin e kohës mes aktrimit dhe dyqanit ajo tregoi se nuk e ka fare problem përderisa ajo që po e bënë i sjell pasion dhe dashuri.

    Ndërkohë, aktorja me një karrierë të gjatë në skenë ndau edhe një aspekt më pak të njohur të jetës së saj, duke theksuar se është e vështirë të mbijetosh vetëm me aktrim.

    Sipas saj, për të vazhduar në këtë profesion shpesh duhet të mbash edhe një punë të dytë.

    Mes tjerash, Edita si nënë e dy djemve, thotë se nuk do ua sugjeronte aktrimin si profesion, e fëmijët e saj nuk janë të interesuar as për modën dhe rrobat që ajo po shet./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni kronikën në videon e mëposhtme:

  • Reparti “Djepi i engjëjve” në QKUK ofron përkujdesje për bebet e braktisura

    Reparti “Djepi i engjëjve” në QKUK ofron përkujdesje për bebet e braktisura

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shpeshherë trajtohen fëmijë të cilët përballen me mungesën e përkujdesjes prindërore. Këta fëmijë, të braktisur apo të lënë përkohësisht nga familjet e tyre për arsye të ndryshme sociale apo ekonomike, përfaqësojnë një nga kategoritë më të ndjeshme në sistemin shëndetësor. Mungesa e një figure prindërore gjatë qëndrimit në spital ndikon negativisht në aspektin emocional dhe psikologjik të fëmijës.

    Stafi mjekësor dhe infermierët në QKUK shpesh marrin rolin e kujdestarëve të përkohshëm për këta fëmijë. Megjithatë, për shkak të ngarkesës së madhe dhe mungesës së resurseve të mjaftueshme, ata nuk mund të ofrojnë vëmendjen dhe kujdesin e njëjtë si një prind. Kjo gjendje shpesh thekson nevojën për ndërhyrje të institucioneve sociale dhe për bashkëpunim të ngushtë me organizata që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

    Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari, ka potencuar se për këtë kategori të fëmijeve kanë kujdes të veçantë, ani pse spitalet nuk janë vendbanime dhe as nuk janë të dizajnuara për të përmbushur nevojat emocionale të një fëmije pa familje.

    Tutje, Hajdari ka theksuar se ndërhyrja e hershme është kyçe për të parandaluar pasojat afatgjate psikologjike dhe sociale.

    Në përfundim, trajtimi i fëmijëve pa përkujdesje prindërore në QKUK mbetet një çështje që kërkon angazhim të shumëanshëm, duke filluar nga sektori shëndetësor, social, e deri te shoqëria civile. Këta fëmijë nuk kanë vetëm nevojë për trajtim mjekësor, por edhe për dashuri, siguri dhe përkujdesje të vazhdueshme që mund t’u garantohet vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe humane./atvlive.tv/

  • Sa lexojnë kosovarët dhe cilat janë librat e fundit që kanë lexuar?- Kështu përgjigjen qytetarët në Prishtinë

    Sa lexojnë kosovarët dhe cilat janë librat e fundit që kanë lexuar?- Kështu përgjigjen qytetarët në Prishtinë

    Në emisionin ALARM në ATV, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Librit, ATV-ja zhvilloi një anketë me qytetarë në Prishtinë, të cilëve iu drejtua pyetja: “Sa lexojnë kosovarët dhe cilat janë librat e fundit që kanë lexuar?

    “S’ka më lexim të librave, tash po rrinë veç me telefon e internet” u përgjigj një qytetar.

    “Unë mendoj se zhvillimi I teknologjisë pak njerëzit i ka largu nga libri, lexojnë vetëm ata që janë të apasionuar, nuk po lexohet mjaftueshëm si përpara”, tha një qytetare.

    “Shumë pak po lexohet, këtyre herë kemi lexu më shumë në biblioteka e krejt por tash jo më se po dalin më shumë”, ishte përgjigja e një të moshuari./atvlive.tv

    Për të kuptuar më shumë , klikoni në videon e mëposhtme:

     

  • “10 orë para gjumit nuk duhet të konsumojmë kafe” – Neurologia Entela Basha tregon një rregull të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë

    “10 orë para gjumit nuk duhet të konsumojmë kafe” – Neurologia Entela Basha tregon një rregull të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë

    Në emisionin LIBERO në ATV, neurologia Dr. Entela Basha ka folur për një nga problemet më të zakonshme sot – pagjumësinë. Ajo ndau një këshillë praktike që mund të ndihmojë çdo njeri të përmirësojë cilësinë e gjumit.

    Sipas saj, çelësi është të ruani një rutinë të qëndrueshme dhe të ndiqni një rregull të njohur që e përgatit trupin për gjumë.

    “Të flesh në të njëjtën orë dhe të zgjohesh në të njëjtën orë, kjo është pjesa më e rëndësishme e gjumit. Pastaj, nëse doni të bëni një gjumë cilësor, ekziston edhe një rregull i cili quhet rregulli 10-3-2-1, që thuhet se nuk duhet të pini kafe 10 orë para se të flini, nuk duhet të hani 3 orë para se të flini, dy orë para se të flini duhet të pushoni së punuari ose së kryeri aktivitet fizik, sporte të tjera dhe njëkohësisht, duhet të keni shkëputje prej ekraneve në orën e fundit para se të bini për të fjetur”, tha ajo.

    Deklaratën e plotë të saj në LIBERO e gjeni në videon më poshtë:

  • Çfarë të bëjmë kur nuk na merr gjumi? Ja çfarë sugjeron psikologu Petrit Thaçi

    Çfarë të bëjmë kur nuk na merr gjumi? Ja çfarë sugjeron psikologu Petrit Thaçi

    Në emisionin LIBERO në ATV, psikologu Petrit Thaçi u pyet për një problem të përbashkët për shumë njerëz: pagjumësinë. Ai tregoi se rrënjët e këtij problemi shpesh janë më të thella sesa mendojmë – dhe zgjidhja nuk është gjithmonë e menjëhershme.

    Sipas tij, për të fjetur më lehtë, duhet të merremi me shëndetin emocional dhe të balancojmë mendimet që na ngarkojnë gjatë ditës.

    “Duhet me e kuptu biologjinë që është menja dhe funksionet e mendjes. Funksionet e mendjes janë jo gjithçka biologjike në njëfarë forme… është gjithmonë kjo dinamika që bashkëvepron njëra me tjetrën, sikur pamja e jonë në pasqyrë. Është shumë e rëndësishme ne me u siguru që gjendja e jonë emocionale dhe mendore është e qëndrueshme dhe pa frustrime të mëdha. Puna në aspektin emocional është punë komplekse, nuk është një punë vetëm momentale,” tha ai.

    Për më shumë, shikoni deklaratën e tij të plotë në videon më poshtë: