ATV

Category: SHËNDETËSI

  • Çfarë i ndodh trupit nëse mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

    Çfarë i ndodh trupit nëse mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?

    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim.

    Ajri i kondicionuar siguron një mjedis më të rehatshëm dhe përmirëson performancën e punës pasi lejon që një mjedis i freskët të funksionojë me efikasitet optimal.

    Gjithashtu thuhet se ajri i kondicionuar ju ndihmon të bëni gjumë më të mirë dhe për rrjedhojë, më shumë produktivitet dhe gjallëri gjatë ditës, të gjitha për shkak të aftësisë së tij për të ulur temperaturën normale të dhomës, shkruan 1mg.com.

    Për më tepër, zvogëlon rrezikun e goditjes nga nxehtësia dhe dehidrimit pasi redukton djersitjen dhe lagështinë e përgjithshme. Shpesh sugjerohet që përdorimi i kondicionerëve redukton mundësinë e sulmeve të astmës pasi filtron ajrin dhe eliminon shumicën e ndotësve si poleni dhe alergjenët e brendshëm.

    Ndonëse të gjithë këta faktorë i paraqesin kondicionerët si pajisje tepër të dobishme, mund të duket e habitshme për shumicën e njerëzve që ato në të vërtetë mund të kenë një efekt të dëmshëm në trupin e njeriut.

    Disa nga efektet e dëmshme që shkakto ajri i kondicionuar janë:

    Dhimbje koke

    Dhimbjet e kokës për shkak të ambientit tepër të ftohtë të krijuar nga kondicionerët janë shumë të shpeshta. Ndërsa kondicionerët lëshojnë kimikate të paqëndrueshme, ndonjëherë kur AC-të përdoren në një hapësirë ​​të mbyllur për një kohë të gjatë, këto kimikate mund të grumbullohen, gjë që mund të çojë në dhimbje koke të tilla midis problemeve të tjera. Këto kimikate gjithashtu mund të çojnë në ndjeshmëri kimike për shkak të së cilës njerëzit mund të përjetojnë dhimbje të fytit, të përziera dhe simptoma të tjera të ftohjes.

    Probleme me lëkurë

    Përdorimi i tepërt i kondicionerëve çon gjithashtu në shterimin e ekuilibrit natyror të lagështisë së lëkurës me kalimin e kohës. Ndërsa ky ekuilibër natyror prishet, vajrat e mjaftueshëm nuk çlirohen nga gjëndrat në lëkurë. Si pasojë, lëkura bëhet e thatë dhe madje fillon të shfaqet me teksturë. Për një periudhë të gjatë kohore, procesi i plakjes së lëkurës përshpejtohet me dyfishin e normës normale për shkak të mungesës së hidratimit. Linjat e imëta janë gjithashtu shumë të zakonshme si rezultat i të njëjtave.

    Dembelizëm

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një mjedisi që është vazhdimisht me ajër të kondicionuar gjithashtu kontribuon në letargji. Temperatura normale e trupit të njeriut është 37℃. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta të mjedisit, pas një periudhe ekspozimi, trupi fillon të reagojë. Reagimi shpesh bëhet më i ngadalshëm dhe shenjat e plogështisë janë mjaft të dukshme. Përpunimi kognitiv gjithashtu ngadalësohet pak për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

    Tolerancë e reduktuar e nxehtësisë

    Trupi i njeriut përshtatet me temperaturën mjaft të ulët pas ekspozimit të zgjatur.

    Rrjedhimisht, dalja nga një mjedis i tillë dhe përballja me temperaturat mesatare bëhet sfiduese për shumicën e njerëzve, duke ulur kështu tolerancën ndaj nxehtësisë në përgjithësi. Ndjeshmëria e jashtme gjithashtu zvogëlohet dhe forca e përgjithshme e trupit për të përballuar nxehtësinë bie ngadalë.

    Sy të thatë

    Një tjetër efekt shumë i përhapur i ajrit të kondicionuar është tharja e syve. Kondicionerët reduktojnë lagështinë atmosferike e cila çon në tharjen e shtresës së lotit të syve. Për shkak të uljes së temperaturës, gjëndrat në sy nuk funksionojnë siç duhet. Si rezultat, vajrat nuk sekretohen në sasi të përshtatshme, gjë që çon në tharje të syve. Për më tepër, kanalet e AC mund të veprojnë si një burim i baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë dëm për sytë. /Telegrafi/

  • Shurupi i xhenxhefilit, si ta përgatisni për të trajtuar kollën

    Shurupi i xhenxhefilit, si ta përgatisni për të trajtuar kollën

    Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

    Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim.

    Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin.

    Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.

    Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve.

    Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve.

    Por studimet kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve të stafilokokut.

    Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe.

    Ai ka një efekt qetësues ndaj simptomave dhe kundërpërgjigjeve emergjente të trupit ndaj qelizave të dëmtuara në organizëm.

    Qelizat e bardha kanë një rol rregullator dhe mbrojtës, ndërkohë që xhenxhefili shërben si pengesë kundër lipideve që nxisin ethet, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare.

    Shurupi i xhenxhefilit është efikas për tretjen dhe kundër të vjellave, por lufton edhe inflamacionin, kontraktimet muskulare e të tjerë. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe oreksin.

    Receta e shurupit që sugjerohet nga ekspertët shërben si një kurë ideale kundër të vjellave, dhimbjeve të stomakut, të ftohtit, kollës dhe shumë më tepër.

    Përbërësit:

    225 gramë xhenxhefil të freskët ose 2 zhardhokë të gjatë rreth 25 centimetra.

    1 filxhan me sheqer

    2 gota me ujë

    1 filxhan me mjaltë

    Udhëzimet:

    Qërojeni xhenxhefilin dhe ndajeni në forma të holla rrethore. Ziejeni ujin bashkë me sheqerin në një tenxhere.

    Më pas shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të ziejnë sërish. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 30 minuta.

    Shurupin kullojeni duke përdorur një napë. Shtrydhni edhe masën e zjerë të xhenxhefilit dhe më pas hidheni.

    Shurupin hidheni në një shishe të mbyllur hermetikisht dhe mbajeni në frigorifer.

    Shurupin mund ta konsumoni duke e shtuar në lëngje frutash, qumësht, çaj, akullore, panine, tërshërë, sallata ose fruta.

  • Depresioni pas diplomimit: Si ta tejkaloni?

    Depresioni pas diplomimit: Si ta tejkaloni?

    Diplomimi shihet shpesh si një portë për mundësi të reja, por shumë të rinj e gjejnë veten duke u përballur me depresionin pas diplomimit

    Kjo përvojë është e zakonshme dhe mund të jetë sfiduese.

    Realiteti i depresionit pas diplomimit

    Kalimi nga bota akademike në “streset” e jetës së të rriturve mund të na çojë natyrshëm në ndjenjat e zbrazëtisë dhe konfuzionit.

    Edhe pse nuk është renditur zyrtarisht në “Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore” (DSM-5), shumë të sapodiplomuar i përjetojnë këto simptoma depresive.

    Shkaqet:

    1. Përballja me realitetin: Kalimi nga një mjedis i strukturuar akademik në një realitet të paparashikueshëm mund të jetë stresues.

    2. Pasiguria në punësim: Lufta për të siguruar një punë mund të dëmtojë vetëvlerësimin dhe të rrisë nivelet e ankthit.

    3. Rrethi shoqëror: Humbja e mbështetjes së përditshme të miqve mund të çojë në izolim.

    4. Presion për të ardhura financiare: Jeta pas-studentore dhe kostot që e shoqërojnë lidhen ndjeshëm me depresionin.

    5. Mungesa e rutinës: Një orar i pastrukturuar mund të çojë në ndjenjën e mungesës së qëllimit.

    Simptomat:

    · Trishtim ose zbrazëti e vazhdueshme
    · Humbja e interesit për aktivitete të caktuara
    · Lodhje dhe mungesë energjie
    · Ndryshime në oreks ose në peshë
    · Çrregullime të gjumit
    · Vështirësi në përqendrim
    · Ndjenjat e pavlefshmërisë

    Por…Si t’i tejkaloni këto simptoma?

    Ja disa hapa:

    1. Krijoni një rutinë: Krijimi i një programi ditor ju mban aktivë, të fokusuar dhe redukton stresin.

    2. Vendosni objektiva realiste: Ndani detyrat në hapa të menaxhueshëm dhe festoni arritjet e vogla.

    3. Ruani raportet: Qëndroni në kontakt me miqtë dhe familjen për të luftuar izolimin.

    4. Praktikoni kujdesin për veten: Jepni përparësi ushtrimeve, ushqimit të shëndetshëm dhe pasione.

    5. Kërkoni ndihmë profesionale: Terapistët dhe këshilluesit e shëndetit mund të ofrojnë mbështetje të vlefshme. Terapia konjitive-sjellëse (CBT) është efektive.

    Mos harroni se nuk jeni vetëm!

    Depresioni pas diplomimit është një sfidë e vërtetë, por ju nuk jeni vetëm. Kalimi nga universiteti në realitetin e të rriturve kërkon kohë.

    Duke kuptuar shkaqet dhe simptomat dhe duke zbatuar strategji efektive të përballimit të këtij tranzicioni, ju mund ta kaloni me sukses në këtë periudhë të vështirë, citon Anabel.

    Mbani mend: Kapitulli tjetër i jetës suaj është i mbushur plot me mundësi të reja. /Telegrafi/

  • ​Rëndësia e Hidratimit

    ​Rëndësia e Hidratimit

    Hidratimi është thelbësor për shëndetin tonë të përgjithshëm.

    Ja pse duhet të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë:

    Funksionimi Optimal i Trupit: Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës, transportin e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e toksinave.

    Shëndeti i Organeve: Ndihmon veshkat, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe mbështet funksionet e trurit.

    Performanca Fizike: Parandalon lodhjen dhe ngërçet muskulore gjatë ushtrimeve.

    Sistemi Tretës: Ndihmon tretjen dhe parandalon konstipacionin.

    Menaxhimi i Peshës: Kontrollon oreksin dhe zëvendëson pijet e ëmbla.

    Mbani një shishe ujë me vete dhe pini rregullisht për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm!

  • Tri arsyet përse është mirë të qani

    Tri arsyet përse është mirë të qani

    Vlerësoni të qenët i fortë. Jeni një person që i bëni gjërat siç duhet. Prandaj, do të preferonit më mirë që t’i bëni ballë një problemi se sa të qaheni. Gjithsesi, e qara nuk do të ndryshojë asgjë – prandaj përse duhet të qani:

    Edhe pse është e vërtetë që e qara nuk është zgjidhje për shumë probleme, ajo ka efekte pozitive tek ju dhe marrëdhëniet me të tjerët.

    Ja cilat janë tre përfitimet e të qarit:

    Njihni veten duke qarë: Nuk qajmë vetëm kur jemi të mërzitur. Të qarit në fakt është një mënyrë shprehjeje të përvojës. Mund të ndieni një sërë emocionesh, si mërzitje, dhimbje, zhgënjim, acarim ose vetmi, shkruan EO.

    Prandaj, të qarit ju ndihmon t’i shihni gjërat më me qartësi, të njihni më mirë veten dhe të ndërgjegjësoheni për nevojat, dobësitë dhe cilësitë tuaja.

    Qarja nxit empatinë: Kur qani para njerëzve që kujdesen për ju, mund të forconi edhe më shumë marrëdhëniet mes jush.

    Gjëja më e mirë është që të shfryhemi tek dikush që kemi mundësi.

    Lehtëson stresin: Të qarit mund të lehtësojë tensionin emocional. Mund të ndiheni të qetë dhe trupi është më shumë i relaksuar. Në këtë mënyrë do t’i shihni edhe gjërat më qartë. Për më tepër lotët ulin nivelin e nervozizmit, ankthit dhe agresivitetit.

  • Bebja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit ka lindur në Shqipëri

    Bebja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit ka lindur në Shqipëri

    Në Shqipëri pranë spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’ ka lindur foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se bebja ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje natyrale dhe peshon 6.1 kg.

    “Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” 🥰.

    Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

    Mirënjohje nga 🤍 për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shkroi ajo.

  • Pije frutash natyrale kundër pagjumësisë

    Pije frutash natyrale kundër pagjumësisë

    Stili i jetës, stresi, mënyra jo e duhur e ushqyerjes dhe mungesa e aktivitetit fizik shpesh reflektojnë në kualitetin e gjumit ose mungesën e tij.

    Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga insomnia (pagjumësia) derisa dihet se mungesa e gjumit ndikon në performancën e funksioneve të përditshme.

    Në mënyrë që të keni gjumë të mire dhe të zgjoheni plot energji, fillimisht duhet të relaksoheni dhe të largoni helmet nga trupi juaj.

    Prandaj, ju propozojmë këtë smoothie me ngjyrë të gjelbër që përbëhet nga gjashtë ushqime të mrekullueshme.

    Përbërësit:

    1 trangull

    1 pjesë e rrënjës së xhenxhefilit

    Lëngu i një limoni

    2 kërcej selino

    1 mollë e gjelbër

    9 kërcej shparguj

    Përgatitja:

    Vendoseni shpargujt në ujë të ftohtë për pesë minuta. Qëroni trangullin, limonin, mollën dhe preni në copa të holla.

    Perimet përzieni me xhenxhefilin dhe kërcejt e selinos, shtoni në blender (mikser elektrik) derisa të krijohet një masë homogjene.

    Kjo smoothie që relakson trupin tuaj është më mirë të konsumohet pas drekës, pasi përbërësit e kësaj pije, kështu ndikojnë pozitivisht në shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë – tretja jo e mirë, tension i lartë i gjakut dhe stresi.

    SHPARGUJT

    93 % e përbërjes së shpargut e bën atë një ushqim ideal për shëndetin, madje përpos që është i pasur me vitaminat A, C, K dhe E, është një burim i mirë i fibrave.

    Për shkak të bollëkut të acidit folik, efekti i tij qetësues në trup është i njohur në mbarë botën.

    SELINO

    Mineralet dhe vajrat esenciale në lëngun e selinos kanë një efekt qetësues në sistemin nervor i cili është i dobishëm për të luftuar pagjumësinë.

    Nivelet e larta të magnezit, i cili është i bollshëm në selino, ndihmojnë që trupi të çlodhet.

    XHENXHEFILI

    Erëza gjithnjë e më popullore ka një veti të fortë diuretike (largimin e ujit të tepërt nga trupi) dhe efektin qetësues në tretje, të cilat shpesh janë shqetësime që shkaktojnë gjumë jo të mirë.

    Përveç kësaj, xhenxhefili ndihmon në detoksifikimin e trupit (largimin e helmeve).

    TRANGULLI

    Trangulli edhe pse është popullor në eliminimin e efekteve të stresit dhe lodhjes në lëkurë, po ashtu qetëson trupin për shkak të kaliumit dhe magnezit, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

  • Përse duhet të konsumojmë rukolën?

    Përse duhet të konsumojmë rukolën?

    Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit.

    Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

    Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

    Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

    Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes.

    Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

    Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

  • Si të mbrohemi nga temperaturat e larta gjatë stinës së verës

    Si të mbrohemi nga temperaturat e larta gjatë stinës së verës

    Temperaturat po rriten në të gjithë Europën dhe ndërsa dielli lëshon nxehtësi,këto janë paralajmërimet kryesore për të ruajtur shëndetin tonë. Valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës.

    Temperaturat po rriten në të gjithë Europën dhe ndërsa dielli lëshon nxehtësi,këto janë paralajmërimet kryesore për të ruajtur shëndetin tonë. Valët e të nxehtit mund të kenë efekte të shumta në trupin tonë, përtej djegies së lëkurës.

    Efektet më të hershme dhe më të lehta të të nxehtit janë: – ngërçet e shkaktuara nga dehidratimi (shpesh lidhen me ushtrimet fizike) – skuqje dhe irritime të lëkurës nga i nxehti – ënjtje (sidomos të kyçeve dhe këmbëve). Problemet më serioze përfshijnë lodhjen nga vapa që mund të shkaktohet në stuhi të forta të nxehti.

    Por edhe gjatë kohës që djersijmë në vapë humbasim kripëra dhe ujë, çka çon në rënien e presionit të gjakut. Simptomat e rraskapitjes nga i nxehti janë të ngjashme me ato të dehidratimit – jndihemi të sëmurë, na bie të fikët e ndonjëherë kemi gjendje shoku.

    Trajtimet mund të jenë të thjeshta në këtë fazë – duke pirë ujë të mjaftueshëm dhe lëvizur në një vend më të freskët.Por gjërat mund të shkojnë shumë më keq dhe të përshkallëzohen nëse goditemi nga temperatura tepër të nxehta.

    Praktikisht aftësia e trupit për të djersirë ndalon në momentin që niveli i lëngjeve bie në një pikë kritike. Personat që më parë kishin një ngjyrë trupi në rozë dhe lëkurë të hidratuar, bëhen të zbehtë dhe nisin të kenë lëkurë të thatë e të nxehtë.

    Në kushtet e pamundësisë për të freskuar trupin, temperaturat mund të arrijnë deri në 40C (normalisht është 37C). Simptomat në këtë fazë pëfshijnë një gjendje të turbullt, me vështirësi në orientim, konvulsione dhe rënien në gjendje kome.

    Këto simptoma mund të avancojnë deri në mosfunskionimin e një organi, në dëmtimin e trurit dhe deri në vdekje.

    Goditje e dyshuara të të nxehtit duhet të konsiderohen gjithnjë një emergjencë mjekësore./EO

  • Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

    Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

    Të gjithë njerëzit duhet të pinë të paktën 7-8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur trupin tonë të hidratuar.

    Megjithatë, është shumë e rëndësishme të pimë ujë jo vetëm gjatë ditës, por konkretisht sapo zgjohemi në mëngjes.

    Ndërsa ne flemë, trupi ynë dehidratohet, sepse ka nevojë për lëngje për të funksionuar dhe burimi i vetëm i tij gjatë atyre orëve janë lëngjet që ka tashmë. Për të reduktuar yndyrën e trupit tonë, është e rëndësishme të pini shumë ujë.

    Gjithashtu, uji na ndihmon të rrisim nivelin tonë të energjisë.

    Në përgjithësi, nëse e bëjmë zakon të pimë një gotë të madhe ujë me stomakun bosh çdo mëngjes sapo zgjohemi, do të kemi përfitimet e mëposhtme:

    Rritja e prodhimit të qelizave të reja

    Lëkurë më e shndritshme

    Shëndeti më i mirë i sistemit limfatik

    Humbje më e madhe peshe

    Pastrim më i mirë i zorrës së trashë

    Rezistencë më e madhe ndaj sëmundjeve