ATV

Category: SHËNDETËSI

  • Ramazani, shtatzënia dhe gjidhënia

    Ramazani, shtatzënia dhe gjidhënia

    Kur jeni shtatzënë është shumë me rëndësi që të kujdeseni për veten tuaj. Por, nëse keni bërë plan që të agjëroni muajin e shenjtë të Ramazanit, mund të keni shumë pyetje në kokën tuaj se a mund të ndikojë agjërimi tek ju dhe tek bebja juaj

    Dr. Memli Morina, mr. sci
    gjinekolog – obstetër
    tel. 045 725 725

    Në këtë shkrim do të gjejnë përgjigje edhe ato shtatzëna të cilat sapo kanë filluar shtatzëninë, ato që i janë afruar terminit të lindjes dhe gratë me fëmijë.

    Mund të jeni e punësuar dhe njëkohësit agjëroni, ose nuk ndiheni shumë mirë që t’i bashkoheni familjes dhe miqve në agjërim. Ndoshta, para pak kohësh keni pasur abort dhe tash keni frikë se mund të ndikojë negativisht nëse nuk hani dhe pini për orë të tëra. Ndoshta, jeni bërë nënë dhe nuk jeni e sigurt se a mund të agjëroni derisa e keni fëmijën në gji.

    Nëse vendosni që të agjëroni, në këtë shkrim do t’i gjeni të gjitha këshillat për materiet ushqyese për të cilat bebja ka nevojë. Me këtë shkrim jemi përpjekur t’ju ndihmojmë që agjërimi i Ramazanit të jetë i shëndetshëm krahas të qenët i shenjtë.

    Sapo keni mbetur shtatzënë. A duhet të agjëroni?

    Feja Islame thotë se ju duhet të agjëroni nëse ndjeheni e fortë dhe shëndetshme për të bërë një gjë të tillë. Pasi që jeni shtatzënë, ju jeni e liruar nga detyrimi që të agjëroni. Mos e injoroni këtë lejim nëse e shihni se agjërimi mund t’ju dëmtojë juve ose beben tuaj. Gjendjet në të cilat rekomandohet mosagjërimi janë:

    – Vjellja
    – Shtypja e lartë e gjakut
    – Nëse keni binjakë
    Në fillim të shtatzënisë mund të vuani nga:

    – Plogështia
    – Kapsllëku
    – Kokëdhimbja
    – Marramendja

    Këto mund të theksohen akoma më shumë nëse nuk hani ose pini për periudha të gjata kohore.

    Ndryshimi i rutinës së përditshme, mungesa e ushqimit dhe ujit si dhe ngrënia e pirja në kohë të ndryshme nga zakonisht mund të shkaktojë tek ju stres. Në një studim u gjet se gratë shtatzëna të cilat agjërojnë kanë vlerën e kortizolit (hormon i stresit) më të larta se gratë të cilat nuk agjëronin.

    Pa marrë parasysh se a agjëroni apo jo, ju mund të keni marramendje, pengesa në të pamur ose dhimbje të këmbëve. Nëse keni ndonjërën nga këto ankesa konsultohuni me mjekun.

    Nëse keni dyshime për atë se a duhet të agjëroni apo jo bisedoni me një predikuese të fesë, me burrin tuaj, me nënën, motrën ose me ndonjë shoqe.

  • Ndaloni së ngrëni thonjtë, duke shfrytëzuar këto teknika

    Ndaloni së ngrëni thonjtë, duke shfrytëzuar këto teknika

    Është një nga shprehitë më të këqija që ekzistojnë, por miliona njerëz vazhdojnë të hanë thonjtë. Por pse e bëjnë këtë?

    Sipas psikologëve, kjo është në bazë nervore dhe përdoret për të larguar energjitë negative – menaxhimi i stresit dhe ankthit, mund të ndihmojë në heqjen e shprehisë.

    Ngrënia e thonjve, si shumë shprehi të tjera, vjen nga ndjenja të thella dhe shqetësime.

    Këto janë disa nga format, me të cilat mund të “hiqni thonjtë nga goja”, njëherë e përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

    Kujtoni vetës rreziqet shëndetësore

    Thonjtë janë përplot me baktere, që vinë nga gjërat që i prekni gjatë ditës, si dorëzën e derës, kapakun e shportës së mbeturinave apo paratë. Kur kafshoni thonjtë, ju i futni këto baktere direkt në organizëm, duke rrezikuar rëndë shëndetin.

    Bëni manikyr dhe lyejini kuq

    Bëni një manikyr profesionist – si një dhuratë që e tejkaluat shprehinë dhe, lyejini thonjtë kuq. Ju do t’u ruani thonjtë nga prishja e formësimit, derisa ngjyra e kuqe gjithmonë ju kujton se duhet ndaluar.

    Hani vetëm thonjtë e njërës dorë

    Shprehia nuk mund të hiqet lehtë, andaj provoni të kafshoni vetëm thonjtë e njërës dorë. Dora tjetër do të fillojë të duket bukur dhe të ndihet shëndetshëm, teksa tjetra mbetet keq, me thonj të dëmtuar.

    Krahasimi i duarve, ndihmon që të mërzitet kjo shprehi e pështirë

    Provoni teknika mashtrimi. Sa herë që ndjeni nevojë të hani thonj, provoni të bëni diçka tjetër. Kapni një letër dhe paloseni disa herë, merrni një tel dhe krijoni rrathë, apo thjeshtë qëndroni me një këmbë për një kohë.
    Nëse provohet kjo teknikë disa herë me radhë, mund të largohet shprehia e ngrënies së thonjve.

  • Si ta kuptoni kur duhet (ose jo) të hiqni dhëmballët e pjekurisë

    Si ta kuptoni kur duhet (ose jo) të hiqni dhëmballët e pjekurisë

    Nëse ende nuk e keni përjetuar dhimbjen që shoqëron heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, dy janë alternativat pasi të lexoni këtë artikull: ose nuk do t’i hiqni kurrë dhe s’keni asnjë arsye pse të shqetësoheni, ose do të vraponi tek dentisti për t’i shpëtuar ndërlikimeve të mëvonshme

    Shumë dentistë rekomandojnë heqjen e dhëmballëve diku nga mosha 12-25, por a është vërtet e nevojshme?

    Kur NUK duhet t’i hiqni:

    1. Nëse janë të shëndetshëm dhe mishrat rreth tyre nuk janë të skuqura.

    2. Nëse kanë dalë plotësisht.

    3. anë pozicionuar mirë në fund të nofullës tuaj dhe nuk ndërhyrje tek dhëmbët fqinjë.

    4. Janë të thjeshtë për t’u pastruar.

    Kur DUHET t’i hiqni:

    1. Dhëmbët janë plotësisht nën mish dhe nuk mund të dalin. Në të tilla raste formohen kiste që mund të prishin rrënjët e dhëmbit fqinj.

    2. Dhëmbët nuk kanë dalë plotësisht. Keni vështirësi në pastrimin e tyre dhe si rezultat aty do të mblidhen baktere, që më pas sjellin sëmundjet e gojës.

    3. Nëse nuk ka vend mjaftueshëm për dhëmbin tjetër, duhet ta hiqni, ndryshe do të shtrembërojë dhe dhëmbët e tjerë, dhe ne nuk e duam këtë apo jo?

    4. Nëse ndjeni dhimbje në zonën rreth dhëmbëve të pjekurisë, duhet t’i hiqni.

    5. Mukoza anës gojës në vendin e dhëmballës ju infektohet shpesh, kjo është shenjë që duhet t’i hiqni.

    Burimet: Medical Xpress, Anabel