ATV

Category: SHËNDETËSI

  • Si ta përshtatni rutinën e kujdesit sipas “tipit tuaj të plakjes”?

    Si ta përshtatni rutinën e kujdesit sipas “tipit tuaj të plakjes”?

    Për vite të tëra, këshillat kundër plakjes janë përsëritur si një recetë universale: përdorni retinol, aplikoni çdo ditë krem mbrojtës nga dielli dhe hidratohuni rregullisht. Por kushdo që është ndalur ndonjëherë gjatë para pasqyrës e di mirë se shenjat e plakjes nuk janë të njëjta për të gjithë.

    Disa fytyra zhvillojnë rrudha të imta shumë përpara se të humbasin formën e nofullës, ndërsa të tjera vërejnë lëshim të lëkurës edhe pse balli mbetet i lëmuar. Dermatologët e përshkruajnë këtë ndarje përmes dy tipareve kryesore: plakje e dominuar nga rrudhat dhe plakje e dominuar nga lëshimi i lëkurës.

    Ky klasifikim, që mund të duket thjesht teorik, në fakt ndihmon në përcaktimin e përbërësve, rutinës dhe trajtimeve më efektive për çdo lloj lëkure.

    Sipas Gina Baker, eksperte e markës Germaine de Capuccini, “asnjë fytyrë nuk plaket njësoj, por shumica e njerëzve priren drejt njërës nga këto dy kategori”.

    Një test i thjeshtë mund të bëhet në shtëpi:

    “Shikoni veten në pasqyrë pa grim dhe pa kremra. Nëse shenjat e plakjes janë më të dukshme mbi vijën imagjinare që ndan fytyrën në dysh – si rrudhat në ballë dhe rreth syve – atëherë jeni ‘tip me rrudha’. Nëse ndryshimet janë më të theksuara poshtë saj – me vija buzëqeshjeje të thella dhe rënie të nofullës – jeni ‘tip me lëshim të lëkurës’”.

    Dermatologu londinez Munir Somji shton edhe një mënyrë tjetër, të quajtur “testi i shtrëngimit”:

    “Shtrëngoni lehtë lëkurën e faqes. Nëse ajo nuk kthehet menjëherë në vend, kjo tregon se lëkura ka humbur elasticitetin”.

    Ai shpjegon se lëkura e tipit “me rrudha” tregon më shumë vija të imta gjatë shprehive të fytyrës, ndërsa ajo “me lëshim” humbet volum dhe duket më e butë e më pak e qëndrueshme.

    “Edhe pse gjenetika ka rolin e vet, mënyra jonë e jetesës ndikon rreth 80% në procesin e plakjes së dukshme të fytyrës”, thekson Baker.

    Ajo rekomandon përbërësin inovativ Celespep-4, të zhvilluar përmes bio-fermentimit në simbiozë me kandilë deti. Ky vepron në komunikimin neuromuskular, duke relaksuar rrudhat e shprehjes pa paralizuar muskujt.

    Dermatologët përmendin gjithashtu bakuchiolin, një alternativë natyrale ndaj retinolit që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson strukturën e lëkurës.Në rastet kur fytyra humbet formën dhe elasticitetin, ekspertët rekomandojnë përbërës që forcojnë barrierën natyrale të lëkurës.

    Po ashtu, acidi hialuronik e hidraton dhe e mbush lëkurën, ndërsa ceramidet dhe algat e kuqe ndihmojnë në rindërtimin e strukturës së saj në thellësi.

    Sipas Baker, vitamina C është përbërësi më universal për të dyja llojet e plakjes.

    “Ajo është një antioksidant i fuqishëm që ndriçon lëkurën dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit, duke ulur rrudhat dhe forcuar konturet e fytyrës”.

    Sipas Baker, mënyra se si aplikohen produktet është po aq e rëndësishme sa përbërja e tyre.

    “Zgjidhni pastrues me pre- dhe probiotikë për të ruajtur ekuilibrin e mikrobiomës. Pastroni çdo mëngjes për të hequr toksinat dhe bëni pastrim të dyfishtë në mbrëmje – fillimisht me balsam për të larguar grim dhe SPF, pastaj me pastrues ujor për papastërtitë e mbetura”.

    Pas pastrimit, aplikoni retinoide ose vitaminë C, ndiqini me kremra të pasur me ceramide dhe SPF çdo mëngjes.

    Për lëkurën me lëshim, rekomandohet edhe përdorimin e mjeteve masazhuese si gua sha, rulë fytyre apo maskat LED që stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë muskujt e fytyrës.

  • Çaji i lëkurës së mandarinave, i dobishëm për shëndetin

    Çaji i lëkurës së mandarinave, i dobishëm për shëndetin

    Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.

    Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund.

    Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë. Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

    Përse nuk duhet hedhur lëkurat e mandarinve. Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Por sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit.

    Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.

  • Ethet: Simptoma e lashtë që i ka hutuar mjekët për mijëra vjet

    Ethet: Simptoma e lashtë që i ka hutuar mjekët për mijëra vjet

    Ethet mund të jenë shqetësuese, ndonjëherë të rrezikshme, por në thelb janë një pjesë thelbësore e sistemit tonë mbrojtës.

    Është ora 3 e mëngjesit. Djersët dhe të dridhurat ju zgjojnë, ndjeni si nxehtësia ju pushton ballin ndërsa ftohtësia ju rrëshqet përgjatë shpinës. Trupi po ju jep një sinjal të qartë: diçka nuk shkon.

    Ky mekanizëm i lashtë, që ekziston prej më shumë se 600 milionë vjetësh, është mënyra e trupit për të luftuar pushtuesit mikroskopikë. Ethet janë një reagim i zakonshëm ndaj infeksioneve virale, bakteriale apo fungale, një mburojë që na mbron edhe pse shpesh na lodh.

    Në historinë njerëzore, ethet kanë qenë shenjë paralajmëruese për sëmundje të rënda e madje vdekjeprurëse – aq sa shumë prej tyre morën emrin pikërisht nga ky simptomë: ethe të verdha, ethe Lassa, ethe skarlatine… lista është e gjatë.

    Vetëm në shekullin XX shkenca arriti të kuptojë realisht si dhe pse lindin ethet. Deri atëherë, trajtimet ishin shpesh primitive: grekët e lashtë i “ftohnin” trupat me urinim, agjërim apo gjakderdhje, metoda që mbetën në përdorim deri në shekullin XIX. Vetëm pas zbulimit të teorisë së mikrobeve nga Louis Pasteur në vitin 1861, u kuptua se ethet nuk janë sëmundje, por një reagim i trupit ndaj tyre.

    Pas vdekjes së shumë grave nga “ethe të lehonisë” në një spital në Paris, Pasteur urdhëroi mjekët të lajnë duart dhe të sterilizojnë mjetet – një praktikë që shpëtoi miliona jetë.

    Si funksionojnë ethet

    Një temperaturë trupore mbi 38°C konsiderohet ethe. Zakonisht ndodhin kur trupi rrit temperaturën për të krijuar një mjedis armiqësor për mikrobet, të cilat nuk shumohen dot në nxehtësi të lartë.

    Ethet janë pjesë e procesit inflamator, që përfshin gjithashtu dhimbjen, skuqjen dhe ënjtjen. Ato rrisin efikasitetin e qelizave imunitare, duke përshpejtuar luftën kundër infeksionit.

    Te fëmijët e vegjël, ethet janë më të shpeshta pasi hipotalamusi – pjesa e trurit që kontrollon temperaturën – ende po mëson ta balancojë atë. Pirogjenet, substancat që shkaktojnë ethe, e nxisin trurin të rrisë temperaturën për të penguar shumimin e mikrobeve.

    Kjo strategji nuk është vetëm njerëzore – edhe peshqit e zvarranikët kërkojnë vende më të ngrohta kur sëmuren, duke përdorur nxehtësinë si mjet mbijetese.

    Kur ethet bëhen të rrezikshme

    Edhe pse në shumicën e rasteve janë të dobishme, ethet mbi 40°C mund të shkaktojnë halucinacione, kriza, dëmtime të trurit apo zemrës, e në raste ekstreme, vdekje.

    Temperatura e lartë shoqërohet me dehidrim, pasi trupi djersin për t’u ftohur, ndërsa disa studime kanë treguar se nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë ADN-në.

    Te fëmijët, ndonjëherë ndodhin kriza febrile – konvulsione të shkaktuara nga rritja e shpejtë e temperaturës – që rrallë janë të rrezikshme, por kërkojnë vlerësim mjekësor.

    Ethet që vazhdojnë për shumë ditë mund të jenë shenjë paralajmëruese për meningit, pneumoni apo sepsë, sëmundje që kërkojnë trajtim urgjent.

    Duhet t’i ulim gjithmonë ethet?

    Jo domosdoshmërisht. Një studim i vitit 2021 tregoi se shtypja e etheve mund të ngadalësojë shërimin, pasi ato janë pjesë e reaksionit mbrojtës evolucionar të trupit. Një tjetër kërkim nga viti 2014 zbuloi se ulja artificiale e temperaturës gjatë gripit mund të ndihmojë përhapjen e virusit – sepse njerëzit ndihen më mirë, dalin jashtë dhe infektojnë të tjerët.

    Pra, edhe pse shpesh na lodhin dhe na djersitin, ethet janë një dëshmi se trupi po lufton. Janë alarmi që ndez sistemin tonë imunitar – një mburojë e lashtë që vazhdon të na mbrojë edhe sot.

  • Furça juaj e dhëmbëve është plot me baktere

    Furça juaj e dhëmbëve është plot me baktere

    Bakteret nga tualetet, virusi i herpesit dhe maja që shkakton mykun mund të shumohen lehtësisht në furçat tona të dhëmbëve. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të thjeshta për t’i mbajtur ato më të pastra*dhe për të reduktuar rreziqet që mbartin.

    Në fakt, furça e dhëmbëve është një ekosistem i vogël, por i ndotur. Qimet e saj të grisura formojnë një “shkurre” plastike që çdo ditë përmbytet përkohësisht nga uji, duke u kthyer në një ligatinë të pasur me lëndë ushqyese. Brenda kësaj strukture të dendur lulëzojnë miliona mikroorganizma.

    Sipas studimeve, një furçë dhëmbësh mund të strehojë nga 1 deri në 12 milionë baktere dhe kërpudha, që i përkasin qindra specieve të ndryshme, përfshirë edhe viruse të panumërta. Këto mikrobe formojnë filma biologjikë në sipërfaqet e ekspozuara të furçës ose depërtojnë në qimet e dëmtuara nga përdorimi.

    Pse ndodh kjo?
    Çdo ditë, furça ekspozohet ndaj ujit, pështymës, qelizave të lëkurës dhe mbetjeve ushqimore nga goja jonë duke u ofruar mikrobeve një mjedis ideal për t’u shumuar. Për më tepër, shkarkimi i tualetit ose ajri që hyn nga dritaret mund të sjellë mikroorganizma të tjerë, të cilët përfundojnë në furçën tonë. Dhe pastaj, dy herë në ditë, ne e fusim këtë përzierje mikrobesh në gojë.

    Sipas Marc-Kevin Zinn, mikrobiolog në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Rhine-Waal në Gjermani, mikrobet që ndodhen në furçat e dhëmbëve vijnë kryesisht nga tre burime:

    1. Goja e përdoruesit,
    2. Lëkura e tij,
    3. Mjedisi ku mbahet furça.

    Por edhe furçat e reja mund të mos jenë plotësisht sterile. Një studim mbi 40 furça të reja të blera në dyqane në Brazil zbuloi se gjysma e tyre ishin tashmë të kontaminuara me mikrobe përpara përdorimit.

    Kjo tregon se kujdesi dhe mirëmbajtja e furçës së dhëmbëve janë thelbësore për higjienën orale dhe për shmangien e ekspozimit të panevojshëm ndaj mikrobeve.

  • Shqetësime për kancerin dhe shtatzëninë: BE mund të ndalojë dezinfektuesit alkoolikë

    Shqetësime për kancerin dhe shtatzëninë: BE mund të ndalojë dezinfektuesit alkoolikë

    Dezinfektantët alkoolikë, të cilët prej dekadash konsiderohen të sigurt dhe janë pjesë e listës së barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që nga vitet 1990, mund të përballen me ndalim në Bashkimin Evropian.

    Muajin e kaluar, zyrtarë shëndetësorë të BE-së propozuan ndalimin ose zëvendësimin e produkteve që përmbajnë alkool, për shkak të dyshimeve mbi lidhjen e tyre me kancerin dhe rrezikun e shtuar të komplikacioneve gjatë shtatzënisë, raporton klankosova.tv.

    Nëse ky propozim miratohet, mund të pasohet nga tërheqja e dezinfektantëve për duar, detergjentëve dhe produkteve të tjera pastrimi që përdoren gjerësisht në spitalet e vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar nuk do të ndikohet nga ky vendim për shkak të daljes nga BE-ja (Brexit).

    Ekspertët paralajmërojnë se një masë e tillë do të kishte pasoja serioze për higjienën spitalore. Alternativat ndaj etanolit që ofrojnë mbrojtje të ngjashme mund të jenë më pak efektive ose edhe më të rrezikshme.

    Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe higjienën në spitalet evropiane, duke vënë në pikëpyetje balancën mes shëndetit publik dhe masave mbrojtëse rregullatore.

  • Mos i neglizhoni! Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

    Mos i neglizhoni! Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

    Shumë veta e injorojnë mpirjet e vogla në faqe dhe nuk duhet ta bëjnë këtë. Shenjat e tensionit të lartë të gjakut shpesh nuk zbulohen derisa të jetë tepër vonë. Ka dy shenja që mund të shfaqen në fytyrën tuaj që tregojnë se keni hipertension.

    Hipertensioni, i njohur zakonisht si presioni i lartë i gjakut, prek miliona njerëz, nga fëmijët deri te të moshuarit. Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet nga shumë faktorë, por më të zakonshmit janë diabeti, mbipesha dhe konsumi i tepërt i alkoolit.

    Ekzistojnë dy shenja paralajmëruese të fytyrës që mund të tregojnë këtë problem shëndetësor: mpirje e fytyrës dhe faqe të dobëta dhe të varura. Mpirja e fytyrës është zakonisht një shenjë e një problemi serioz në trup. Shkaku i mpirjes së fytyrës zakonisht lidhet me dëmtimin e nervave ose venave. Nëse më vonë përhapet në duar dhe trung, duhet të vizitoni një mjek.

    Prandaj, zakonisht mpirja në fytyrë është shenja e parë dhe më e hershme paralajmëruese për rrezikun e shtypjes së një krize hipertensionale.

  • Si ta largoni atë? Ushqimet që shkaktojnë ERËN e KEQE të gojës!

    Si ta largoni atë? Ushqimet që shkaktojnë ERËN e KEQE të gojës!

    Disa nga ushqimet më të shëndetshme mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i shmangni, por është mirë të jeni të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të merrni masat e duhura.

    Ushqimet që shkaktojnë erë të keqe të gojës

    1. Mishi
    Bakteret në gojë ushqehen me proteinat që gjenden në mish. Gjatë tretjes së mishit, çlirohen përbërje si amoniaku, të cilat shkaktojnë erë të pakëndshme.

    2. Peshku
    Peshku dhe variantet e tij të konservuara janë të pasura me proteina dhe përbërjen trimetilaminë, e cila mund të qëndrojë në gojë dhe të shkaktojë aromë të keqe.

    3. Bulmeti
    Qumështi dhe djathi përmbajnë aminoacide që ushqejnë bakteret në gojë, duke krijuar erë të pakëndshme.

    4. Kafeja
    Acidi në kafe favorizon rritjen e baktereve të këqija në gojë. Gjithashtu, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë shkaktojnë tharje të gojës, duke krijuar një ambient ideal për bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë erë.

    5. Agrumet
    Acidi i lartë dhe sheqeri i agrumeve krijojnë terren për shumimin e baktereve të këqija në gojë.

    Si ta shmangni erën e keqe të gojës

    Pastrimi i dhëmbëve: Përdorni furçë dhe pastë dhëmbësh për të hequr mbeturinat e ushqimit.

    Shpëlarja e gojës: Përdorni solucion larës ose ujë për pastrim të përkohshëm.

    Çamçakëzi pa sheqer: Stimulohet prodhimi i pështymës, që pastron grimcat e ushqimit.

    Ushqime krokante: Karota ose mollë mund të rrisin prodhimin e pështymës dhe të ndihmojnë në pastrimin e gojës.

    Duke ndjekur këto hapa, mund të shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa u shqetësuar për erën e keqe të gojës.

  • Kanella e mirë për humorin dhe kujtesën

    Kanella e mirë për humorin dhe kujtesën

    Shumë shpesh ndjejmë se harrojmë gjëra ose nuk i përmbushim detyrimet ashtu siç do të dëshironim. Përveç ushtrimeve të rregullta dhe ujit të bollshëm, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës, hulumtimet tregojnë se edhe disa erëza anti-inflamatore mund të kenë një efekt të dobishëm mbi trurin dhe humorin tonë.

    Sipas Joanna Wen, konsulente shëndetësore, një nga këto përbërës është kanella, e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe përfitimet e shumta për organizmin.

    Përveçse është e shijshme, kanella mund të ndihmojë në forcimin e metabolizmit, por më e rëndësishmja: ajo stimulon trurin, përmirëson kujtesën dhe ndikon pozitivisht në humorin tonë. Një mënyrë e lehtë për ta përfshirë në rutinën tuaj është të shtoni kanellën në pijet tuaja të përditshme, duke e kombinuar me mjaltë, për të përfituar shijen dhe të gjitha efektet e saj të dobishme.

  • Ulja e kolesterolit nuk ka pse të jetë e komplikuar

    Ulja e kolesterolit nuk ka pse të jetë e komplikuar

    Si të ulni kolesterolin në mënyrë natyrale përmes dietës

    Kolesteroli i lartë është një problem shëndetësor që prek gjithnjë e më shumë njerëz dhe lidhet ngushtë me rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulm në tru. Megjithatë, dieta luan një rol kyç në kontrollin e tij.

    Jo i gjithë kolesteroli është i njëjtë:

    LDL – kolesteroli “i keq”, që grumbullohet në arterie dhe rrit rrezikun kardiovaskular.

    HDL – kolesteroli “i mirë”, që ndihmon në largimin e kolesterolit të tepërt nga enët e gjakut.

    Katër lëndë ushqyese që ndihmojnë në uljen e kolesterolit:

    Fibra e tretshme

    Lidhet me acidet biliare dhe ndihmon në uljen e LDL.

    Burime: tërshëra, elb, fasulet, thjerrëzat, qiqrat, mollët, dardhat, bananet dhe agrumet.

    Marrja e rekomanduar: 10–25 gram në ditë për efekt të dukshëm.

    Yndyrnat e pangopura

    Ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa yndyrnat e ngopura e rrisin atë.

    Burime: avokado, vaj ulliri, arra, fara, gjalpë kikiriku, peshk i yndyrshëm.

    Zëvendësimi i yndyrnave të ngopura me të pangopura redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Acidet yndyrore Omega-3

    Ulin trigliceridet dhe rrisin kolesterolin e mirë HDL.

    Burime kryesore: peshqit e yndyrshëm si salmon, skumbri, sardele, harengë (SMASH).

    Konsumohet të paktën dy herë në javë.

    Sterolet bimore (fitosterole)

    Zvogëlojnë përthithjen e kolesterolit nga ushqimi.

    Gjenden në perime, arra, drithëra, ose në produkte të pasuruara si margarina, qumështi dhe kosi.

    Mund të ndihmojnë në uljen e LDL dhe rritjen e HDL.

    Këshilla e ekspertëve:
    Nëse keni kolesterol të lartë, ndryshimet e vogla, por të zgjuara në dietë mund të bëjnë një diferencë të madhe. Shtoni fibra, zëvendësoni yndyrnat e ngopura, konsumoni peshk rregullisht dhe përdorni sterole bimore për një zemër më të shëndetshme.

  • Pacientja në Britani luan klarinetë gjatë operacionit në tru për trajtimin e Parkinsonit

    Pacientja në Britani luan klarinetë gjatë operacionit në tru për trajtimin e Parkinsonit

    Një grua 65-vjeçare në Britaninë e Madhe ka luajtur klarinetë gjatë një operacioni në tru, ndërsa mjekët po kryenin një ndërhyrje për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.

    Denise Bacon, e diagnostikuar me Parkinson në vitin 2014, kishte vështirësi në lëvizje, ngurtësi muskulare dhe probleme në ecje e koordinim, që i pengonin edhe aktivitetet e përditshme si noti, vallëzimi dhe të luajturit klarinetë, shkruan Euronews.

    Për të përmirësuar gjendjen e saj, ajo iu nënshtrua një procedure të quajtur stimulim i thellë i trurit (DBS) në King’s College Hospital në Londër.

    Gjatë operacionit katërorësh, mjekët vendosën elektroda në pjesë të caktuara të trurit, ndërsa Bacon qëndroi zgjuar dhe luajti klarinetë për t’i ndihmuar mjekët të përcaktonin saktësisht zonat që kontrollonin lëvizjen.

    Sipas profesor Keyoumars Ashkan, neurokirurgu që kreu operacionin, rezultatet u panë menjëherë në sallë. “Sapo u aktivizua stimulimi, përmirësimi ishte i menjëhershëm,” tha ai.

    Pas ndërhyrjes, Bacon raportoi se kishte rifituar lëvizshmërinë e dorës së djathtë dhe ndihmohej më mirë për të luajtur instrumentin. “Tani mund të lëviz më lirshëm, të eci më mirë dhe mezi pres të kthehem në not e vallëzim,” tha ajo.

    Stimuluesi që ajo mban tani në trup dërgon impulse të vazhdueshme elektrike në tru, duke ndihmuar në kontrollin e simptomave të Parkinsonit. Pajisja, e ngjashme me një stimulues zemre, ka bateri që mund të zgjasë deri në 20 vjet.