ATV

Category: SHËNDETËSI

  • Dobitë shëndetësore nga ftoi

    Dobitë shëndetësore nga ftoi

    Përveç shijes së mirë, përdorimin për ëmbëlsira, përdorim gjen edhe në përbërje të pijeve alkoolike.

    Ftoi ka gjithashtu edhe disa dobi shëruese për organizmin tonë, transmeton Klan Kosova.

    Këto janë disa nga dobitë e ftoit:

    Shurup për bronkit

    Shtypni 5 gramë fara të ftoit dhe i përzieni me 100 ml ujë, kur të jetë krijuar një masë e trashë, shtoni 15 gram lëng nga luledielli dhe 100 gram mjaltë të sherbelës. Hani nga një lugë para shujtave dhe do ndihmojë në shërimin e bronkit.

    Kundër të thatit në organizëm për tretje

    Nga një lugë fara të lirit dhe të ftoit i përzien me një gotë çaj të ftohtë kamomili, përzieni mirë dhe pijeni pa e ëmbëltuar, hani nga një lugë para shujtave.

    Kundër inflamacionit të zorrës së trashë

    Përzieni nga 20 gram fara të lirit dhe të ftoit dhe fruta të boronicës dhe përzieni me ujë të ftohtë, e lini për 3 orë, pastaj e ngrohni dhe e konsumoni 3-4 herë në ditë, gjysmë orë para shujtave kryesore.

  • Këto janë bimët aromatike që luftojnë fryrjen e barkut

    Këto janë bimët aromatike që luftojnë fryrjen e barkut

    Ndjesia e pakëndshme e fryrjes së barkut shkakton parehati dhe njëkohësisht pothuajse dyfishon perimetrin e belit, duke e bërë barkun të duket më i madh dhe duke na detyruar shpesh në ndryshime të padëshiruara në garderobë.

    Fryrja është një nga shqetësimet më të shpeshta me të cilat shfaqet sindroma e zorrës së irrituar, çrregullimi më i zakonshëm tretës që prek të rriturit në botën perëndimore.

    Shumica e njerëzve e dinë se cilat ushqime u shkaktojnë fryrje dhe përpiqen t’i shmangin për të luftuar problemin. Nëse fryrja është e shpeshtë dhe ndikon në jetën e përditshme, rekomandohet vizita te mjeku dhe ndjekja e udhëzimeve që ai jep.

    Tradicionalisht, ekzistojnë disa bimë mjekësore që lehtësojnë simptomat dhe ndihmojnë në “çfryrjen” e barkut të fryrë.

    Si t’i konsumoni bimët

    Përdorini në formë çaji: hidhni një lugë çaji nga bima në një filxhan me ujë dhe ziejeni. Mos konsumoni më shumë se dy çajra në ditë.

    Mentja

    Mentja (Mentha piperita) ka veprim tretës dhe përdoret tradicionalisht për lehtësimin e problemeve të tretjes, përfshirë simptomat e sindromës së zorrës së irrituar. Ajo relakson zorrët, qetëson dhimbjen dhe redukton fryrjen. Në shumë vende lindore, çaji i mentës shërbehet pas vakteve, pasi ndihmon tretjen dhe freskon frymëmarrjen. Shpesh kombinohet me kamomil dhe anise në përzierje çajrash për tretjen.

    Melisa (Bari i limonit)

    Kjo bimë konsiderohet një zgjedhje e mirë për ata që vuajnë shpesh nga shqetësime tretëse, dhimbje stomaku dhe ndjesi shtrëngimi në stomak, veçanërisht në situata stresi dhe ankthi. Ka aromë limoni me nota menteje dhe rekomandohet gjithashtu për luftimin e stresit dhe pagjumësisë.

    Nenexhik

    Nenexhiku, ashtu si mentja, ka veprim relaksues, “zbut” stomakun dhe ndihmon kundër urthit dhe fryrjes.

    Farat e anises veprojnë si antispazmatik dhe si laksativ i lehtë. Ato ndihmojnë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut.

    Kamomil

    Kamomili, një nga bimët mjekësore më të njohura dhe më të përdorura, ka veprim të butë dhe është i përshtatshëm për të gjithë. Pas një vakti që ka shkaktuar fryrje, çaji i kamomilit është ideal për qetësimin e barkut. Përveç kësaj, ka edhe veprim të lehtë diuretik.

    Ushqimet që duhen shmangur

    Ushqimet që shkaktojnë fryrje nuk janë të njëjta për të gjithë, megjithatë disa prej tyre dihet se favorizojnë përgjithësisht këtë problem. Mjafton të vëzhgojmë se cilat nga ushqimet e mëposhtme na shqetësojnë dhe t’i shmangim, sidomos kur planifikojmë të veshim rroba të ngushta që theksojnë barkun:

    Thjerrëza, fasule, qiqra

    Angjinare, shpargull, lakër Brukseli, brokoli, lulelakër, presh

    Speca, bizele, kastravecë, qepë

    Pije të gazuara

    Misër, produkte nga gruri integral

    Qumësht, djathëra të butë, akullore, ushqime të përpunuara që përmbajnë laktozë

  • Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani vezë të ziera çdo ditë

    Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani vezë të ziera çdo ditë

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

    Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

    Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

    Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

    Ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

    Yndyrat e mira

    Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

    Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

    Proteinat

    Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

    Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

    Shëndeti i syve

    Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

    Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

    Kocka të Forta

    Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

    Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

    Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

    Këshilla për vezët e ziera

    Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

  • Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë duhet të pini çdo ditë

    Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë duhet të pini çdo ditë

    Ekspertët paralajmërojnë se ndjenja e etjes bie deri në 40% në dimër – pasojat shfaqen në lodhje, imunitet dhe veshka

    Jadira Santiago Banuelos, ligjëruese klinike dhe mjeke e mjekësisë familjare në Purdue University, thekson se gjatë muajve të dimrit dehidratimi shpesh nënvlerësohet, edhe pse mund të çojë në lodhje të shtuar, përqendrim të dobët dhe probleme serioze shëndetësore, përfshirë dëmtime të veshkave.

    Siç raporton Euronews, ruajtja e hidratimit të duhur në dimër është po aq e rëndësishme sa në verë, madje, në disa raste, edhe më e rëndësishme.

    Sipas Banuelos, hidratimi luan rol kyç në gjithçka, nga shëndeti i lëkurës deri te imuniteti, veçanërisht kur temperaturat bien. “Kur jemi të hidratuar mirë nga brenda, edhe lëkura jonë është më e hidratuar, gjë që ndihmon në luftimin e thatësisë,” shpjegon ajo. “Uji ndihmon gjithashtu në lubrifikimin e nyjave, çka është veçanërisht e rëndësishme gjatë aktiviteteve fizike dimërore, si pastrimi i borës.” Hidratimi ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit, sepse ruan shtresën mbrojtëse të mukozave, duke e bërë më të vështirë depërtimin e viruseve dhe baktereve.

    Pse dehidratimi në dimër shpesh neglizhohet
    Shumë njerëz nuk e lidhin dimrin me rrezikun e dehidratimit dhe, si pasojë, nuk e monitorojnë sasinë e ujit që pinë. Për më tepër, ndjenja natyrale e etjes dobësohet ndjeshëm. Banuelos shpjegon se receptorët e etjes mund të bien deri në rreth 40 për qind, çka do të thotë se një person mund të jetë tashmë i dehidratuar në momentin kur ndjen etje. Ajri i thatë i dimrit tërheq lagështinë nga lëkura, njerëzit urinojnë më shpesh dhe djersitja vazhdon, edhe pse është më pak e dukshme. “Ne ende djersitemi, por në të ftohtë djersa avullon më shpejt, ndaj nuk e vërejmë”, shton ajo, transmeton Telegrafi.

    Rreziqet shëndetësore të dehidratimit
    Dehidratimi mund të shkaktojë një sërë simptomash, në varësi të ashpërsisë: marramendje, lëkurë të thatë, buzë të çara, dobësi, lodhje dhe të ashtuquajturën “mjegull mendore”. Nëse zgjat në kohë, pasojat mund të jenë më serioze, duke rritur rrezikun për probleme me veshkat, përfshirë gurët në veshka dhe, në raste ekstreme, dështimin e tyre.

    Sa ujë duhet të pini realisht?
    Rekomandimi i përhapur për tetë gota ujë në ditë nuk i përshtatet të gjithëve. Sipas Banuelos, burrave zakonisht u nevojiten rreth 13 gota ujë në ditë (afërsisht tre litra), ndërsa grave rreth nëntë gota (rreth dy litra). Këto nevoja rriten gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, kur gratë mund të kenë nevojë për sasi të ngjashme me ato të burrave.

    Këshilla praktike për t’u hidratuar më mirë në dimër
    Përveç ujit, hidratimi mund të mbështetet edhe nga çajrat pa sheqer, supat e ngrohta dhe ushqimet e pasura me ujë si perimet dhe frutat. Vendosja e një shisheje uji pranë jush gjatë ditës, pirja e ujit edhe kur nuk ndjeni etje dhe përdorimi i ajrimit ose lagështuesve të ajrit në ambiente të mbyllura mund të ndihmojnë ndjeshëm. Gjithashtu, kufizoni pijet që dehidratojnë, si alkooli dhe kafeina e tepërt.

    Në përmbledhje, dimri nuk është justifikim për të harruar ujin. Përkundrazi, hidratimi i rregullt është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ruajtur energjinë, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë muajve të ftohtë.

  • Shtatë arsye pse zgjoheni vazhdimisht me dhimbje koke

    Shtatë arsye pse zgjoheni vazhdimisht me dhimbje koke

    Zgjimi me dhimbje koke mund të sinjalizojë një çrregullim të gjumit ose një problem tjetër shëndetësor. Është thelbësore të identifikohen shkaktarët si gjumi i dobët, alergjitë ose depresioni.

    Sipas Health, ka shtatë arsye pse mund të zgjoheni me dhimbje koke.

    Apnea e gjumit

    Një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të kokës në mëngjes është apnea e gjumit, një gjendje në të cilën ndaloni periodikisht frymëmarrjen gjatë natës.

    Pastaj trupi juaj ju zgjon dhe ju vazhdoni të merrni frymë. Mund të mos e kuptoni fare se kjo po ndodh. Pyetni partnerin ose një mik nëse gërhisni me zë të lartë, pasi kjo është shpesh një shenjë.

    Megjithatë, mbani mend se gërhitja nuk do të thotë gjithmonë se keni apnea të gjumit. Sidoqoftë, mjeku juaj mund t’ju referojë për një studim gjumi, i cili është mënyra më e saktë për të diagnostikuar apnean e gjumit.

    Pagjumësia

    Me siguri keni dëgjuar për pagjumësinë, një çrregullim i zakonshëm i gjumit që mund të shkaktojë probleme me gjumin ose të pengojë një gjumë të mirë gjatë natës. Dhimbjet e kokës janë një nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga kjo gjendje.

    Simptomat e pagjumësisë përfshijnë vështirësi në të rënë në gjumë, qëndrim në gjumë për një kohë të shkurtër ose zgjim shumë herët. Gjithashtu mund të zgjoheni duke u ndjerë të përgjumur dhe të lodhur gjatë ditës.

    Kërcitja e dhëmbëve

    Kërcitja e dhëmbëve, e njohur edhe si bruksizëm, mund të shkaktojë dhimbje në muskujt e nofullës ose në nyjen temporomandibulare (ose TMJ, emri i zakonshëm për një çrregullim të nofullës që ndonjëherë përfshin kërcitje) gjatë natës. Kjo dhimbje mund të çojë në dhimbje koke.

    Mund të mos e kuptoni që po i kërcisni dhëmbët, por kini kujdes nga dhimbjet e veshit, ndjeshmëria e muskujve, ndjeshmëria e dhëmbëve ose dhimbjet e nofullës. Këto janë të gjitha simptoma të bruksizmit. Një dentist mund të zbulojë një problem nëse ekziston.

    Alergjitë

    Dhimbjet e kokës në mëngjes mund të shkaktohen edhe nga alergjenët. Ekspozimi ndaj marimangave të pluhurit gjatë gjumit (atyre u pëlqen të jetojnë në çarçafët dhe dyshekun tuaj) gjithashtu mund t’ju zgjojë me dhimbje koke për shkak të bllokimit të sinuseve që ato shkaktojnë.

    Nëse keni alergji, provoni të përdorni çarçafë rezistentë ndaj alergjive, mbulesa jastëkësh, mbulesa dysheku dhe jorganë të veçantë të projektuar për t’ju mbrojtur nga ekspozimi ndaj marimangave të pluhurit dhe lani çarçafët më shpesh. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyra shtesë për të lehtësuar simptomat tuaja.

    Migrena

    Edhe pse këto dhimbje koke të përsëritura mund të ndodhin në çdo kohë, migrenat janë më të zakonshme në mëngjes. Ato shpesh ndodhin në njërën anë të kokës, me dhimbje pulsuese ose goditëse të moderuara deri në të forta.

    Shenja të tjera që tregojnë se mund të keni migrenë përfshijnë të përzierat, dobësinë dhe ndjeshmërinë ndaj dritës dhe zhurmës. Ekzistojnë gjithashtu simptoma të mundshme që mund të shfaqen deri në 24 orë para dhimbjes së kokës, siç është aura.

    Mungesa ose gjumi i tepruar

    Shumë ose shumë pak gjumë mund të shkaktojë dhimbje koke nga tensioni. Ato shpesh ndihen sikur një fashë po shtrëngohet rreth kokës. Gjithashtu mund të përjetoni dhimbje ose shqetësim në kokë, skalp ose qafë.

    Depresioni dhe ankthi

    Depresioni dhe ankthi gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke nga tensioni në mëngjes. Nëse vini re dhimbje koke që ndodhin gjatë kohës kur përjetoni ose parashikoni stres (si p.sh. në mëngjes para punës), flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për të vlerësuar nëse shkaku është një gjendje e shëndetit mendor.

  • 7 shkaqet kryesore pse zgjohesh me dhimbje koke çdo ditë

    7 shkaqet kryesore pse zgjohesh me dhimbje koke çdo ditë

    Zgjimi me dhimbje koke mund të sinjalizojë një çrregullim të gjumit ose një problem tjetër shëndetësor, ndaj është e rëndësishme të identifikohen shkaktarët si gjumi i dobët, alergjitë ose depresioni.

    Sipas Health, ekzistojnë shtatë arsye kryesore pse mund të ndodhë kjo gjendje.

    Apnea e gjumit

    Një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të kokës në mëngjes është apnea e gjumit, një gjendje ku frymëmarrja ndalet periodikisht gjatë natës. Trupi zgjohet për të rifituar frymëmarrjen pa e kuptuar. Gërhitja e fortë shpesh tregon këtë problem, por nuk është gjithmonë shenjë e apneas. Një studim gjumi mund të konfirmojë diagnozën.

    Pagjumësia

    Pagjumësia mund të pengojë një gjumë të mirë dhe të shkaktojë dhimbje koke. Simptomat përfshijnë vështirësi për të rënë në gjumë, zgjim i hershëm, gjumë të shkurtër dhe lodhje gjatë ditës.

    Kërcitja e dhëmbëve (bruksizmi)

    Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës mund të shkaktojë dhimbje në muskujt e nofullës ose në nyjen temporomandibulare (TMJ), që mund të çojë në dhimbje koke. Simptoma të tjera janë dhimbje të veshëve, ndjeshmëri e muskujve ose dhimbje në dhëmbë. Një dentist mund të zbulojë problemin.

    Alergjitë

    Alergjitë ndaj marimangave të pluhurit ose të tjera mund të shkaktojnë dhimbje koke për shkak të bllokimit të sinuseve. Përdorimi i çarçafëve, jastëkëve dhe dyshekëve rezistentë ndaj alergjive dhe pastrimi i rregullt mund të ndihmojë. Mjeku mund të ofrojë mënyra të tjera lehtësimi.

    Migrena

    Migrenat zakonisht ndodhin në mëngjes, shpesh në njërën anë të kokës, me dhimbje pulsuese ose goditëse. Simptoma të tjera përfshijnë përzierje, dobësi, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Disa persona përjetojnë simptoma para dhimbjes, si aura.

    Mungesa ose gjumi i tepruar

    Shumë pak ose shumë gjumë mund të shkaktojë dhimbje koke nga tensioni, ndonjëherë të ndjeshme si një “fashë që shtrëngohet” rreth kokës. Mund të përfshijë dhimbje në skalp, kokë ose qafë.

    Depresioni dhe ankthi

    Depresioni dhe ankthi mund të shkaktojnë dhimbje koke nga tensioni, veçanërisht në mëngjes para aktiviteteve stresuese. Në këto raste, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor për vlerësimin e gjendjes së shëndetit mendor.

  • Zemra rreh miliarda herë gjatë jetës – motori që nuk ndalet kurrë

    Zemra rreh miliarda herë gjatë jetës – motori që nuk ndalet kurrë

    Zemra është motori kryesor i trupit të njeriut dhe një nga organet më të mahnitshme dhe komplekse biologjikisht. Ajo fillon të rrahë që në javët e para të zhvillimit embrional, rreth javës së 4-t të shtatzënisë, dhe vazhdon të funksionojë pa pushim deri në fund të jetës. Tek një person i rritur mesatar, zemra rreh rreth 60–100 herë në minutë, por kjo normë mund të ndryshojë sipas aktivitetit fizik, emocioneve ose gjendjes shëndetësore.

    Në një jetë normale, kjo do të thotë se zemra mund të rrahë mbi 2.5 miliardë herë, duke pompuar mbi 7 milionë litra gjak gjatë gjithë jetës, për të furnizuar çdo qelizë me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Ky proces është jetik për mbijetesën, pasi çdo çrregullim në qarkullimin e gjakut ose në ritmin e zemrës mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, nga presioni i lartë i gjakut te sëmundjet kardiake akute.

    Sistemi elektrik i zemrës, që përfshin nyjën sinoatriale (SA node), nyjën atrioventrikulare (AV node) dhe fibrat Purkinje, siguron që zemra të rrahë në mënyrë të rregullt dhe të sinkronizuar. Ky sistem autonom, i ndjeshëm ndaj ndryshimeve hormonale dhe nervore, rregullon kontraktimet e zemrës pa nevojën e një komande të vetëdijshme. Çdo çrregullim elektrik, si fibrilacioni atrial apo bllokimi kardiak, mund të ndikojë direkt në qarkullimin e gjakut dhe në oksigjenimin e organeve vitale.

    Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik i rregullt është mënyra më efektive për të ruajtur shëndetin kardiak. Ushtrimet aerobike si ecja, noti, çiklizmi dhe vrapi ndihmojnë në forcimin e muskujve të zemrës, uljen e tensionit të gjakut, reduktimin e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Përveç kësaj, një ushqim i balancuar, i pasur me fibra, vitamina, antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve koronare.

    Menaxhimi i stresit dhe gjumi i rregullt janë gjithashtu të rëndësishëm. Stresi kronik çon në rritjen e hormoneve të stresit, si kortizoli, që ndikojnë në presionin e gjakut dhe funksionin kardiak. Një jetesë e shëndetshme, duke përfshirë aktivitetin fizik, dietën e mirë dhe pushimin adekuat, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kontribuojë në një jetë më të gjatë dhe cilësore.

    Sipas American Heart Association, sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjes në botë, duke bërë që ruajtja e shëndetit kardiak të jetë prioritet kryesor i shëndetit publik. Përveç parandalimit të sëmundjeve, kujdesi për zemrën ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në energjinë, përqendrimin dhe performancën fizike të individit në jetën e përditshme.

     

  • Shenjat e hershme të një ataku në zemër që ndodhin shpesh në dimër

    Shenjat e hershme të një ataku në zemër që ndodhin shpesh në dimër

    Dimri sjell një atmosferë festive, por edhe një rrezik në rritje për probleme të caktuara shëndetësore, përfshirë atakun në zemër.

    Moti i ftohtë mund të ushtrojë një ngarkesë shtesë në zemër , prandaj është e rëndësishme të njihni shenjat e hershme paralajmëruese që mund t’ju shpëtojnë jetën.Ekzistojnë pesë simptoma kryesore ndaj të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjatë këtyre muajve të ftohtë, raporton Index.hr.

    Rëndim në gjoks në mëngjes

    Nëse zgjoheni me një ndjesi rëndese ose mbytjeje në gjoks, kjo nuk duhet injoruar. Një ndjesi e tillë menjëherë pas zgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese serioze dhe kërkon kujdes.

    Gulçim me më pak përpjekje

    A ndiheni pa frymë edhe pas një ecjeje shumë të shkurtër dhe të lehtë? Një gulçim i pazakontë gjatë aktiviteteve që i bënit më parë pa probleme mund të tregojë se zemra po ka vështirësi të pompojë gjak.

    Dhimbje në shpatull, nofull ose shpinë

    Edhe pse dhimbja në gjoks shoqërohet më shpesh me një atak në zemër, simptomat mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit. Kushtojini vëmendje dhimbjes së pashpjegueshme në shpatullën e majtë, nofullën ose shpinën, pasi ajo gjithashtu mund të sinjalizojë diçka alarmante.

    Djersitje e pashpjegueshme

    Djersitja pa ndonjë arsye të dukshme, siç është sforcimi fizik ose temperatura e lartë, është një tjetër shenjë për të cilën duhet të keni kujdes. Nëse papritmas ju kap djersa e ftohtë, kjo mund të jetë simptomë e një ataku në zemër.

    Lodhje e papritur dhe e vazhdueshme

    Lodhja e vazhdueshme ose ndjenja e rraskapitjes së plotë, edhe pasi të keni pushuar dhe fjetur mjaftueshëm, nuk duhet të merret lehtë. Një lodhje e tillë e pashpjegueshme mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme se diçka nuk shkon me zemrën tuaj.

  • Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar?

    Ushqimi i mbetur në frigorifer: Sa ditë është i sigurt për t’u konsumuar?

    Pothuajse secili prej nesh e ka bërë të paktën një herë pyetjen nëse ushqimi i mbetur nga dita e djeshme është ende i sigurt për t’u konsumuar apo nëse duhet hedhur. Përgjigjja nuk është gjithmonë e njëjtë, pasi varet nga lloji i ushqimit dhe mënyra se si është ruajtur.

    Edhe pse frigoriferi ndihmon në ngadalësimin e prishjes, ai nuk e ndalon plotësisht shumimin e baktereve. Për këtë arsye, njohja e afateve të sigurta të ruajtjes së ushqimit është thelbësore për shëndetin.

    Në përgjithësi, shumica e ushqimeve të gatuara mund të ruhen në frigorifer për tre deri në katër ditë, nëse ftohen shpejt pas gatimit dhe ruhen në enë të mbyllura mirë. Në këtë kategori hyjnë gjellët e ndryshme, makaronat, orizi dhe perimet.

    Edhe mishi i pulës apo i viçit ka afat të ngjashëm, prej tre deri në katër ditësh pas gatimit. Po ashtu, produktet e përpunuara të mishit, si sallamet apo salsiçet, mund të konsumohen brenda këtij afati. Ndryshe qëndron situata me peshkun, i cili është më i ndjeshëm – ushqimet me peshk konsiderohen të sigurta vetëm për një deri në dy ditë.

    Vezët kanë një afat më të gjatë krahasuar me disa ushqime të tjera. Vezët e ziera mund të ruhen në frigorifer deri në shtatë ditë, ndërsa gatimet që përmbajnë vezë rekomandohet të konsumohen brenda tre deri në katër ditësh.

    Orizi kërkon kujdes të veçantë, pasi edhe pse duket i padëmshëm, mund të bëhet i rrezikshëm nëse nuk ruhet siç duhet. Ai mund të mbahet maksimumi një deri në tre ditë, vetëm nëse ftohet shpejt dhe ruhet në mënyrë të rregullt. Sallatat pa mish ose majonezë zgjasin rreth dy deri në tre ditë, ndërsa ato që përmbajnë mish ose majonezë duhet të konsumohen brenda një deri në dy ditësh.

    Sa i përket produkteve të qumështit, jogurti dhe kremi zakonisht janë të sigurt për tre deri në pesë ditë pas hapjes, ndërsa shumica e djathërave mund të ruhen pesë deri në shtatë ditë, varësisht nga lloji i tyre.

    Ekspertët këshillojnë që ushqimi të hidhet menjëherë nëse ka erë të pazakontë, teksturë të rrëshqitshme, myk të dukshëm ose nëse duket i dyshimtë. Në këto raste, instinkti shpesh është udhërrëfyesi më i mirë.

    Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe në reduktimin e mbetjeve ushqimore. Megjithatë, kur ka dilemë, siguria duhet të ketë gjithmonë përparësi.

  • 10 produktet kancerogjene që i vendosim çdo ditë në trup

    10 produktet kancerogjene që i vendosim çdo ditë në trup

    Nëse marrim në shqyrtim faktet, më shumë se 10 mijë përbërës përfshihen në produktet e kujdesit për veten dhe të paktën 515 prej tyre përdoren çdo ditë nga një grua.

    Gjëja më shqetësuese rreth gjithë kësaj është që 90 % e tyre nuk janë testuar për sigurinë dhe i vetmi studim që i ka marrë në shqyrtim ka zbuluar se elemente të dëmshëm të përfshirë në këto produkte mund të çojnë në defekte në lindje, mutacione gjenetike dhe kancer.

    Këto janë 10 produktet më të rrezikshme që përdorim çdo ditë:

    Deodorantët

    Ato përfshijnë Parabens, produkte të naftës, alumin dhe triclosan, të cilët janë toksina të dëmshme që pasi hyjnë në yndyrën e qelizave poshtë krahëve dhe gjoksit, shkatërrojnë mjedisin e brendshëm.

    Pasta e dhëmbëve

    Përmbajnë sakarinë, fluorid dhe shumë produkte të tjerë të cilët shkaktojnë neurotoksicitet dhe kancer. Përdorni pastë dhëmbësh pa fluor dhe kimikate.

    Kremi i diellit

    Në verë, 70% e grave përdorin krem mbrojtës poshtë makeup-it. Këto produkte përmbajnë retinyl palmitate çka ndihmon tumoret e lëkurës.

    Pudër

    Përbërësi kryesor është magnesium silicate dhe shumë herë mund të kontaminohet me asbest. Gjithashtu shumë studime sugjerojnë se pudra e trupit lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit ovarian.

    Zbutësit

    Këto produkte përmbajnë vajra mineral, arsenik dhe mbetje metalesh. Vajrat minerale lidhen me 23 sëmundje të ndryshme dhe problemesh shëndetësore. Në vend të tyre përdorni vaj kokosi të parafinuar.

    Buzëkuqtë

    Janë shumë toksikë dhe përmbajnë përbërës të rrezikshëm me shumicë.

    Sprajet e flokëve

    Këto produkte të kujdesit personal janë të mbushur me kimikate të rrezikshëm. Mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mushkëri si dhe shumë ndjeshmëri kimike. Zgjidhni produkte organike.

    Benzoyl Peroxide

    Aplikim i këtij përbërësi për trajtimin e akneve apo fytyrave të yndyrshme mund të rrisë rrezikun e prekjes nga melanoma. Në vend të tij zgjidhni vajra esenciale me limon organik ose fara karote.

    Mascara

    Nëse e keni nuhatur ndonjëherë me siguri e mbani mend aromën e çuditshme, e cila vjen si pasojë e kimikateve pa fund kancerogjene. Zgjidhni produkt organik.

    Kremra për zbardhim lëkure

    Zakonisht përdoret për të trajtuar lëkurat me probleme në pigment. Shumica e tyre përmbajnë sasi të mëdha mërkuri.