ATV

Category: Lifestyle

  • Një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në rrethrrotullim

    Një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në rrethrrotullim

    Një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në rrethrrotullime, sipas një ankete të Klubit Gjerman të Automobilave (ACE) në Evropë.

    ACE-ja vëzhgoi 30 rrethrrotullime në të gjithë vendin, për një orë secili, gjatë një periudhe tre-ditore. Gjatë analizës u vëzhguan afro 20 mijë automjete dhe u zbulua se vetëm 26.6% e shoferëve hyjnë dhe dalin saktë nga rrethrrotullimet. Shumica e tyre gabojnë në përdorimin e treguesve.

    Përdorimi i duhur i treguesit në rrethrrotullime është i thjeshtë:

    Kur hyni në rrethrrotullim: mos e ndizni treguesin, për të mos ngatërruar shoferët e tjerë.

    Kur dilni nga rrethrrotullimi: ndizni treguesin sa më shpejt të jetë e mundur.

    Ky sinjal i tregon shoferëve të tjerë se ku keni ndërmend të dilni, duke rritur sigurinë dhe duke lehtësuar rrjedhën e trafikut.

    Në Gjermani, kushdo që përdor treguesin gabimisht ose nuk e përdor fare rrezikon një gjobë prej 10 eurosh, edhe nëse nuk shkakton aksident.

  • Arthur Hayes: Rënia e Bitcoin-it jashtë loje pasi cikli katërvjeçar ka marrë fund

    Arthur Hayes: Rënia e Bitcoin-it jashtë loje pasi cikli katërvjeçar ka marrë fund

    Bitcoin, me çmim aktual mbi 121 mijë dollarë, nuk pritet të hyjë në një treg rënës (bear market) në muajt e ardhshëm, sipas Arthur Hayes, bashkëthemelues dhe drejtor i investimeve në kompaninë Maelstrom. Ai thekson se kushtet monetare mbështetëse do të vazhdojnë, duke e bërë ciklin tradicional katërvjeçar të “halving”-ut pothuajse të parëndësishëm për ecurinë e çmimit.

    Në esenë e tij të publikuar të enjten, me titull “Rroftë Mbreti!”, Hayes argumenton se rëniet e mëparshme të Bitcoin-it në vitet 2014, 2018 dhe 2022 nuk kanë qenë rezultat i halving-ut, por pasojë e shtrëngimit monetar global. Gjatë këtyre periudhave, çmimi i Bitcoin-it kishte rënë me 70% deri në 80% nga kulmi i tregut rritës, shkruan CoinDesk.

    Edhe CoinDesk kishte shprehur një pikëpamje të ngjashme në vitin 2023, duke theksuar se cikli i katërvjeçarëve të Bitcoin-it ndikohet më shumë nga politikat monetare dhe likuiditeti në tregjet fiat, sesa nga vetë procesi i përgjysmimit të shpërblimeve të minierave.

    “Ndërsa afrohet përvjetori i katërt i këtij cikli, shumë tregtarë po përpiqen të ndjekin modelin historik për të parashikuar fundin e tregut rritës,” shkruan Hayes. Sipas tij, cikli tradicional ka përfunduar dhe rritja e madhe e likuiditetit të parasë fiat që po ndodh do të vazhdojë ta mbajë tregun në fazë bull (rritëse).

  • Kujdes Raport shqetësues: TikTok-u u rekomandon porno’grafi fëmijëve

    Kujdes Raport shqetësues: TikTok-u u rekomandon porno’grafi fëmijëve

    Një raport i ri nga organizata për të drejtat e njeriut “Global Witness” ka zbuluar se algoritmi i TikTok-ut u rekomandon përmbajtje pornografike dhe shumë të seksualizuar fëmijëve, edhe kur janë aktivizuar cilësimet e sigurisë.

    Sipas raportit të publikuar nga BBC, studiuesit krijuan llogari të rreme që imitonin përdorues 13-vjeçarë, duke vendosur data lindjeje të rreme dhe duke aktivizuar “modalitetin e kufizuar” funksion që, sipas TikTok-ut, duhet të bllokojë përmbajtje për të rritur ose me përmbajtje sugjestive.

    Megjithatë, edhe pa bërë kërkime, në seksionin “mund t’ju pëlqejë” u shfaqën terma të kërkimit seksualizues, që çonin në video të grave që simulonin akte seksuale, shfaqnin të brendshmet në publik, apo ekspozonin pjesë intime të trupit. Në disa raste, përmbajtja përfshinte pamje të hapura pornografike me seks penetrues, të fshehura mes videove të pafajshme për të shmangur sistemet e moderimit.

    “Global Witness”, që njihet për hetimet e saj mbi ndikimin e teknologjisë në demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin, tha se e zbuloi rastësisht këtë problem gjatë një studimi tjetër në prill.

    Pasi u informua për gjetjet, TikTok deklaroi se kishte ndërmarrë masa të menjëhershme për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme dhe për të përmirësuar sistemin e sugjerimeve të kërkimit.

    Megjithatë, kur studiuesit e përsëritën eksperimentin në fund të korrikut dhe gusht të këtij viti, rezultati ishte i njëjtë aplikacioni vazhdonte të rekomandonte përmbajtje të natyrës seksuale për llogaritë e fëmijëve.

    TikTok këmbëngul se nëntë nga dhjetë videot që shkelin udhëzimet hiqen para se të shikohen, por raporti i ri ngre pyetje serioze për sigurinë e të miturve në platformë dhe efektivitetin e sistemeve të saj të kontrollit.

  • Dolly Parton mohon thashethemet për shëndetin e saj

    Dolly Parton mohon thashethemet për shëndetin e saj

    Ylli i muzikës country, Dolly Parton, ka qetësuar fansat me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shkruan: “Nuk kam vdekur ende”, pas shqetësimeve që lindën nga deklaratat e motrës së saj, Freida, për gjendjen e saj shëndetësore.

    Muajin e kaluar, Dolly kishte shtyrë një sërë koncertesh në Las Vegas, duke përmendur “sfida shëndetësore”, dhe i kishte shtyrë ato për shtatorin e vitit 2026.

    “E di që shumë mendojnë se jam më e sëmurë nga ç’jam në të vërtetë. A dukem e sëmurë?” – tha ajo me humor. “Po punoj fort! Dua t’ju falënderoj për lutjet dhe kujdesin. Kam disa probleme të vogla që i kam lënë pas dore, sidomos pas sëmundjes dhe humbjes së burrit tim, Carl, por tani po i trajtoj.”

    Këngëtarja 78-vjeçare shtoi se po ndjek trajtime mjekësore në spitalin Vanderbilt, por theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka serioze.
    “Duhej të anulonja disa angazhime për të qenë pranë mjekëve, por dua t’ju siguroj se nuk po vdes,” tha ajo duke buzëqeshur.

    Dolly reagoi edhe ndaj një fotografie të rreme të krijuar me inteligjencë artificiale, ku aktorja Reba McEntire shfaqej pranë “shtratit të saj të vdekjes”:
    “Oh Zot, na kishin bërë të dukeshim sikur ishim gati për t’u varrosur! Po të isha me të vërtetë duke vdekur, Reba do të më kishte vizituar shumë më herët,” u shpreh ajo me të qeshur.

    Në përfundim të videos, Parton mbeti besnike ndaj shpirtit të saj optimist:
    “Zoti nuk ka përfunduar ende me mua, dhe as unë nuk kam mbaruar me punën time. Ju dua që kujdeseni dhe vazhdoni të luteni për mua.”

  • Ndërrimi i orës po afron: Këshilla për t’u përshtatur me ditët më të shkurtra dhe mungesën e dritës

    Ndërrimi i orës po afron: Këshilla për t’u përshtatur me ditët më të shkurtra dhe mungesën e dritës

    Kur qielli fillon të errësohet që në orën 16:00 – 17:00 pasdite, humori juaj mund të perëndojë bashkë me diellin.

    Sytë fillojnë e ju rëndojnë, dhe gjithçka që mund të dëshironi të bëni është të mbështilleni me batanijen tuaj të preferuar dhe të flini gjumë.

    Por, nuk jeni vetëm! Kjo është një periudhë e vështirë për shumë njerëz.

    Zgjatja e orëve të errësirës dhe ndryshimi i orës, mund të shkaktojë një sërë efektesh në shëndet, si për shembull sulmet në zemër.

    Kjo është diçka çorientuese, dhe njerëzit do të vazhdojnë të përballen me këto ndryshime të pakëndshme dy herë në vit.

    Fatmirësisht, studimet kanë treguar se ritmi cirkadian i njeriut, një cikël 24-orësh që rregullohet nga ora e brendshme e trupit tuaj, përshtatet më lehtë me tranzicionin e vjeshtës sesa me atë të pranverës.

    Përfitoni nga orët me diell

    Këshilla më e mirë për ata që përgjumen shpesh është që të ekspozohen sa më shumë në diell.

    Përfitoni nga orët me diell të ditës, dhe veçanërisht në orët e para të pasdites.

    Ekspozimi në atë kohë vonon ndjesinë e gjumit, që do të thotë se ju ndihmon të qëndroni zgjuar deri vonë.

    Nëse mundeni, planifikoni një shëtitje 30-minutëshe jashtë para perëndimit të diellit. Edhe qëndrimi ulur pranë dritares mund të ndihmojë.

    Përmbajuni orareve të rregullta të rutinës së zakonshme

    Ndërsa errësohet më shpejt, ju mund ta gjeni veten të uritur më herët.

    Është e rëndësishme të luftoni dëshirën për të ngrënë vaktin e fundit të ditës shumë herët.

    Kjo mund t’ju bëjë të përgjumeni më shpejt se sa do të dëshironit, ose t’ju bëjë të hani më vonë, gjë që mund të pengojë edhe cilësinë e gjumit.

    Studimet kanë treguar se ritmi juaj cirkadian ndikon në aftësinë e trupit për të përpunuar në mënyrë efikase ushqimin.

    Kini kujdes që të mos konsumoni kafeinë vonë gjatë ditës, sepse edhe kjo mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

    Mos i ndërroni as rutinat e tjera. Për shembull, mbani të njëjtin orar për regjimin e kujdesit të lëkurës edhe nëse jeni të përgjumur një orë më parë, për shkak të ndryshimit të orës.

    Nëse këto këshilla dështojnë, përqafoni letargjinë

    Duam apo jo, dimri po vjen. Nëse gjithçka në planin tuaj dështon, rehatohuni: Merrni një batanije, ndizni një qiri, shtrihuni në divan për të parë një film ose luani një lojë tavoline me të dashurit tuaj.

    Jepini vetes mundësinë për tu relaksuar ashtu siç keni nevojë ju.

  • Funksioni Sekret i Kondicionerit që E Bën Ajrin Më të Thatë dhe Kursen Energji

    Funksioni Sekret i Kondicionerit që E Bën Ajrin Më të Thatë dhe Kursen Energji

    Shumë prej nesh e përdorin kondicionerin vetëm për të freskuar ambientin gjatë verës ose për të ngrohur dhomën gjatë dimrit. Por, a e dini që pajisjet moderne të kondicionimit të ajrit kanë një funksion të fshehtë që shpesh nuk përdoret, por që mund t’ju kursejë energji dhe të luftojë lagështinë në mënyrë efikase?

    Ky funksion quhet “Dry Mode” ose modaliteti i tharjes. Kur aktivizohet, kondicioneri nuk përqendrohet kryesisht te ftohja apo ngrohja e ambientit, por te kontrolli i lagështisë. Ai thith lagështinë e tepërt nga ajri pa e ftohur shumë dhomën, duke krijuar një ambient më të freskët dhe më të këndshëm.

    Përveç përmirësimit të rehatisë, ky funksion ka edhe një avantazh të madh ekonomik: kursim energjie. Sepse kondicioneri nuk duhet të punojë në maksimum për të ftohur dhomën; ai vepron më lehtë dhe konsumon më pak energji elektrike.

    Për të përdorur këtë funksion, zakonisht duhet të kërkoni butonin “Dry” në panelin e kondicionerit ose në aplikacionin inteligjent të pajisjes. Ky funksion është ideal për ditët e lagështa pranverore ose verore dhe ndihmon në parandalimin e zhvillimit të mykut dhe lagështisë në muret e shtëpisë.

    Pra, herën tjetër kur të ndizni kondicionerin, mos harroni ta provoni modalitetin Dry është mënyra e fshehtë për një ajër më të thatë, një ambient më komod dhe një faturë më të ulët energjie.

  • Nëse vishesh gjithmonë me të zeza, me siguri ke këto 10 tipare

    Nëse vishesh gjithmonë me të zeza, me siguri ke këto 10 tipare

    Nga të gjitha ngjyrat që ekzistojnë në garderobë, e zeza ka një fuqi që s’e ka asnjë tjetër. Nuk ka nevojë për fjalë, ajo bën “zhurmë” në heshtje. Njerëzit që vishen me të zeza kanë diçka ndryshe në energji, në mënyrën si qëndrojnë, si ecin, si të shohin. Dhe nuk është vetëm për modë – është për qëndrimin që fshihet pas saj.

    Nëse edhe ti e ke vështirë të gjesh ngjyra në dollapin tënd, ka shumë mundësi që i përket këtij grupi njerëzish që ndajnë disa tipare të përbashkëta:

    1. Je praktik/e

    E zeza është shpëtimi i përditshëm. Nuk kërkon shumë mendim – vishe dhe gjithçka përputhet. Thjeshtësi që të kursen kohë dhe stres.

    2. Ke stil

    Një kombinim i zi është gjithmonë fitues. Minimalist, elegant dhe kurrë jashtë mode. E zeza është ngjyra që e bën çdo pamje të duket e menduar – edhe kur s’është.

    3. Je formal/e

    Prej shekujsh, e zeza është simbol i klasit dhe finesës. Kush e zgjedh shpesh, zakonisht ka një lidhje të fortë me elegancën dhe respektin për detajet.

    4. Je inteligjent/e

    Thuhet se njerëzit që vishen me të zeza perceptohen si më të mençur dhe më tërheqës. Është ngjyra e qetësisë, e fokusit dhe e vendimeve të menduara.

    5. Je unik/e

    Megjithëse duket si “uniformë”, e zeza është fushë loje për individualitetin. Një prerje, një material apo një aksesor e bëjnë krejt ndryshe – dhe ti e di si ta përdorësh.

    6. Ke vetëbesim

    E zeza nuk ka nevojë të tërheqë vëmendjen. Ajo është vëmendja. Shpesh lidhet me forcën, pavarësinë dhe qëndrueshmërinë. Një mënyrë për të thënë “e di kush jam”.

    7. Je profesional/e

    Në botën e punës apo në art, e zeza tregon seriozitet. Është ngjyra që përfaqëson fokusin, maturinë dhe një lloj elegance që nuk kërkon miratim.

    8. Je emocional/e

    Ka ditë kur nuk duam ngjyra. Për disa, ajo ditë është çdo ditë. E zeza shpesh përfaqëson introspeksionin, ndjeshmërinë dhe nevojën për të qenë pak me veten.

    9. Ke shije të mirë në muzikë

    Nga bluzat e bandave rock te stili alternativ, e zeza është ngjyra e atyre që e ndiejnë muzikën, jo thjesht e dëgjojnë. Dhe jo, nuk është rastësi.

    10. E do artin

    Artistët dhe krijuesit zgjedhin të zezën për një arsye të thjeshtë: ajo nuk konkurron me idetë, por i lë ato të flasin. Një ngjyrë që shpreh thellësi, qetësi dhe fokus.

  • Magjia e sjelljes: pse njerëzit me energji të mirë duken më tërheqës

    Magjia e sjelljes: pse njerëzit me energji të mirë duken më tërheqës

    Tërheqja nuk është gjithmonë çështje pamjeje.
    Ndonjëherë, mjafton mënyra si buzëqesh, si dëgjon, apo si përshëndet dikë për ta bërë të ndjejë menjëherë një “klik” pozitiv me ty.

    Psikologët e quajnë këtë efekti i sjelljes – kur mënyra jote e të qenit i sjellshëm, i qetë dhe me prani të ngrohtë bën që njerëzit të ndihen mirë pranë teje. Dhe kjo është shumë më tërheqëse se çdo filtër apo veshje perfekte.

    Në fakt, mënyra si e përçon energjinë tënde është ajo që krijon “magjinë” e parë. Ja disa detaje që ndryshojnë gjithçka:

    1. Qëndrimi që flet pa fjalë

    Një trup i drejtë, supet e hapura dhe ecja e sigurt tregojnë vetëbesim, pa qenë nevoja të thuash asgjë. Energjia jote flet për ty.

    2. Zëri që ngroh

    Një ton i butë, i ngadalshëm, dhe një mënyrë e qetë të foluri tërheq më shumë vëmendje sesa një zë i fortë. Ai jep ndjesinë e kontrollit dhe qetësisë, dy cilësi që shumica e njerëzve i admirojnë.

    3. Sytë që krijojnë lidhje

    Një kontakt i lehtë me sy dhe një buzëqeshje e sinqertë janë më efektive se çdo kompliment. Tregojnë interes të vërtetë, dhe ky është çelësi i tërheqjes njerëzore.

    4. Dëgjo më shumë, fol më me kujdes

    Njerëzit që dinë të dëgjojnë bëhen menjëherë më të pëlqyeshëm. Sepse, në një botë ku të gjithë duan të flasin, ai që të dëgjon është gjithmonë i veçantë.

    5. Thjeshtësia që magjeps

    S’ka nevojë për përpjekje të tepërta. Një “faleminderit”, një “më fal” apo një sjellje e butë lë më shumë gjurmë se çdo pamje perfekte.

    Në fund, mënyra si i bën të tjerët të ndihen është ajo që kujtohet. Bukuria tërheq syrin, por sjellja e mirë e fiton zemrën dhe kjo është ajo që të bën vërtet tërheqës.

  • Çfarë parashikon Baba Vanga për vitin 2026?

    Çfarë parashikon Baba Vanga për vitin 2026?

    Nga kontakti me jashtëtokësorët te marrja nën kontroll nga IA, shihni çfarë pretendojnë parashikimet e Baba Vangës për 2026 rreth së ardhmes sonë në konflikt, shkencë e më tej!

    Baba Vanga zakonisht “rikthehet” sa herë që afrohet një vit i ri dhe ndihet pasiguri. Dhe 2026-a? Le të themi se ka plot të tilla. Edhe pse transkripte të qarta, të datuara, nga Baba Vanga (ose nga cilado parashikuese tjetër) janë të rralla, një grumbull pretendimesh të lidhura me 2026-ën vazhdon të qarkullojë. Ja çfarë të keni parasysh në 2026, sipas mistikes dhe shërueses bullgare.

    Kontakti i parë me një qytetërim tjetër

    Pretendimi më dramatik për 2026-ën është se njerëzimi mund të ndeshë jetë jashtëtokësore, ndonjëherë i formuluar si një anije e madhe që i afrohet Tokës në nëntor 2026. Përmbledhjet mediatike flasin për një anije gjigante që zbret në Planetin Tokë dhe përziejnë spekulimet rreth objektit ndëryjor 3I/ATLAS për të argumentuar se qielli është jashtëzakonisht “i ngarkuar”.

    Fatkeqësi natyrore katastrofike

    Një pretendim tjetër i përhapur thotë se tërmete masive, shpërthime të dhunshme vullkanike dhe mot ekstrem do të godasin 7–8% të sipërfaqes tokësore të planetit në 2026. Parashikimet e Baba Vangës rrallë specifikojnë vende apo edhe data, por duke pasur parasysh valët rekord të të nxehtit në Europë, zjarret shkatërruese në Australi e Kanada dhe tërmetet me shumë viktima në vende si Mianmari, ky parashikim për fatkeqësi natyrore ka fituar shumë terren.

    Një vit me përshkallëzim konfliktesh

    Emri i Baba Vangës lidhet edhe me parashikime për rritje të konflikteve globale, herë-herë deri te retorika e Luftës së Tretë Botërore ose sugjerimi se 2026-a do të shënojë një pikë kthese të rrezikshme. Në 2025 kjo kornizë u përqendrua te tema Lindje kundër Perëndimit dhe te fillimi i “rrëzimit të njerëzimit”. Në 2026, ithtarët e Baba Vangës po e shtyjnë motivin më tej si një përshkallëzim më i gjerë i konflikteve në mbarë globin. Sa i përket fundit? Baba Vanga, sipas “legjendës”, ka parashikuar se bota do të marrë fund në vitin 5079.

    Pikë kthese për inteligjencën artificiale

    Disa besimtarë ia atribuojnë Vangës paralajmërimin se inteligjenca artificiale do të fillojë të dominojë sektorë kyç rreth vitit 2026, duke sjellë jo vetëm tronditje në tregun e punës, por edhe dhimbje koke serioze nga pikëpamja etike.

    Një vit i vështirë për ekonominë globale

    Edhe pse shumica e pretendimeve ekonomike të Baba Vangës i janë bashkangjitur vitit 2025, disa entuziastë e shtyjnë temën përpara dhe paralajmërojnë pasiguri të vazhdueshme në 2026. Shtysa? Parashikime të tjera të Baba Vangës si konfliktet politike, fatkeqësitë natyrore e madje edhe kontakti me jashtëtokësorë. Ideja është se këto ndërprerje do të përhapen nëpër zinxhirët e furnizimit dhe tregje.

    Nxjerrja e energjisë nga Venusi

    Ky parashikim, teknikisht, është planifikuar për vitin 2028. Por siç do t’ju thotë kushdo në NASA, eksplorimi hapësinor është një proces i gjatë. Nëse parashikimi i Baba Vangës se njerëzimi do të nisë të korrë energji nga Venusi deri në 2028 është i vërtetë, atëherë puna përgatitore me siguri duhet të nisë SA MË SHPEJT.

    Organe sintetike: faza e ndërtimit drejt pikës së vitit 2046

    Parashikime të mëparshme të Baba Vangës vendosin në tryezë prodhimin masiv të organeve sintetike në 2046. Ky lloj avancimi mjekësor nuk ndodh brenda natës, ndaj mendojmë se 2026 mund të jetë viti kur “skeleti” ngurtësohet. Mendoni për më shumë transplantime veshkash derri të modifikuara gjenetikisht (programi i Mass General që nisi në 2024/25 vazhdon të vendosë standarde), prova të hershme klinike për pajisje bio-artificiale të mëlçisë dhe implante të indeve të gjalla të bioprintuara (si veshi i printuar 3D). Këto lloj përparimesh do të ndihmojnë në rrugëtimin drejt asaj pike të vitit 2046 dhe, potencialisht, do ta bëjnë realitet parashikimin e Baba Vangës për organet sintetike të prodhuara në masë.

    “Bilanci” i Baba Vangës (të paktën siç e tregon legjenda)

    Gjatë viteve, emri i Baba Vangës i është bashkëngjitur një përzierjeje ngjarjesh kryelajmesh: katastrofa e Çernobilit, vdekja e Princeshës Diana, sulmet e 11 Shtatorit dhe zgjedhja e Barack Obamës si president i SHBA. Disa thonë se gjurmët dokumentare pas këtyre atribuimeve janë të holla dhe shpesh të dorës së dytë. Të tjerë janë besimtarë të palëkundur në fuqitë e saj parashikuese. Sido që të jetë, këto lloj “suksesesh” janë bërë pjesë e gojëdhënës që rrethon emrin e saj./Bota.al

  • Warren Buffett dhe “sekreti i martesës”: Pritshmëri të ulëta, por dashuri e madhe

    Warren Buffett dhe “sekreti i martesës”: Pritshmëri të ulëta, por dashuri e madhe

    Warren Buffett, një nga mendjet më të ndritura të botës së financës, njihet për aftësinë e tij për të parashikuar tregjet, për të ndërtuar pasuri dhe për të dhënë këshilla të thjeshta, por të fuqishme. Por një nga deklaratat e tij më të veçanta nuk ka të bëjë fare me aksionet apo investimet — por me dashurinë dhe jetën në çift.

    “Nëse do një martesë të gjatë dhe të qëndrueshme, gjej dikë me pritshmëri të ulëta.”
    Në sipërfaqe, kjo mund të duket si një thënie cinike. Por në të vërtetë, është një reflektim i thellë mbi mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet afatgjata — dhe si qëndrojnë të forta në kohë.

    Një histori dashurie e pazakontë, por e vërtetë

    Buffett ishte i martuar për më shumë se 50 vjet me Susan Buffett, një grua që ai e përshkruan si themelin e jetës dhe suksesit të tij. Ata patën një lidhje komplekse, por të fortë, dhe ajo mbeti figura më mbështetëse për të — edhe pasi u largua fizikisht nga martesa e tyre.

    Pas vdekjes së saj, Warren u martua me Astrid Menks, një mike e ngushtë e Susan, e cila ishte pjesë e jetës së tij prej shumë vitesh.

    Ai shpesh thotë:
    “Susie më ndërtoi, dhe Astrid më mban të bashkuar.”
    Kjo thënie shpalos një koncept të thellë për përkushtimin, mirënjohjen dhe evoluimin e marrëdhënieve me kalimin e viteve.