ATV

Category: LIFESTYLE

  • Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

    Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

    Darka për ta mbajtur në mend apo kafjalli më i mirë – zgjidheni vetë

    Përbërësit:

    – 500 g petë të gatshme,
    – 2 kube të vogla tharmë të freskët,
    – 250 ml qumësht,
    – 6 lugë miell,
    – gjysmë luge të vogël kripë,
    – 100 gr vaj,
    – 200 gr djathë,
    – 200 gr. kos.

    Përgatitja:

    Tharmin njomeni në qumësht dhe pastaj bashkojeni me miellin e përzier më parë, kripën dhe vajin.

    Përzieni që të formohet tretje e njëtrajtshme dhe lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta.

    Në një enë të veçantë shtypni djathin dhe përzieni me kosin.

    Një petë me ndihmën e brushës lyeni me tretjen e përgatitur me tharmë dhe miell, pastaj lyeni me shtesën nga djathi.

    Mos e lyeni shtesën nëpër gjithë petën, por le të mbetet pranë një skaji, pastaj petën bëjeni role dhe mbështilleni në rreth. Bëni kështu edhe me petët e tjera.

    Pitet e bëra role radhitni në tepsi të lyer. Nëse ju ka mbetur tretje me tharmë, qiteni sipër pites.

    Piqeni në 200 gradë celsius 30-35 minuta, derisa të marrë ngjyrë ari. /Telegrafi

  • Sallatë me fasule si racion

    Sallatë me fasule si racion

    Receta e sotme bën bashkë fasulen e kuqe dhe të bardhë, që do i japin trupit tuaj energji dhe plot lëndë ushqyese

    Domatet dhe përbërësit tjerë, ia shtojnë lezetin kësaj recete! – transmeton Telegrafi.

    Nevojiten:

    – 150 g fasule të kuqe;
    – 150 g fasule të bardhë;
    – 2 domate;
    – 1 spec;
    – 1 spec djegës i vogël;
    – 1 qepë e kuqe;
    – pak majdanoz të freskët;
    – disa fletë borziloku;
    – vaj ulliri,
    – uthull molle;
    – kripë;
    – piper.

    Përbërësit:

    Zieni fasulen dhe lëreni që të ftohet pak.

    Grini qepën, specin dhe domaten dhe pastaj përzieni me fasulen.

    Qitni erëza sipas shijes, në fund shtoni fletët e borzilokut dhe qitni sipër vajin e ullirit dhe uthullën e mollës.

  • Qofte vegane me fasule (pa gluten)

    Qofte vegane me fasule (pa gluten)

    Sot, gjithnjë e më shumë receta i janë përshtatur ushqimit vegan

    Qoftet vegane mund të shijohen po aq (dhe më shumë!) duke i përgatitur me kombinime të ndryshme perimesh dhe drithërash.

    Për këto qoftere do t’ju duhen fasule. Mund të përdorni çdo lloj fasule. Gjithashtu, fasulet mund të jenë të konservuara ose mund t’i përgatitni vetë. Përveç fasuleve, do t’ju duhet tërshërë, qepë, pak miell dhe erëza (kripë, piper, spec i tymosur i bluar, mustardë). Pra, mund të konkludoni se ju nevojiten shumë pak përbërës për të bërë këtë burger të shijshëm.

    Fasulet e ziera duhen t’i shtypni me pirun, pastaj mund të shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat. Grini imët qepën dhe më pas përziejeni me fasulet. Kur gjithçka të jetë përzier mirë, në masë mund të shtoni pak miell në mënyrë që masa të mos jetë shumë ngjitëse.

    Është shumë e rëndësishme që mielli të përzihet mirë në masë (asnjë pjesë e bardhë nuk duhet të duket askund). Më pas formoni me duar toptha më të vegjël dhe i rrafshoni në mes që të marrin formën e qoftes. Qofterja e formuar mund ta spërkatni pak më shumë miell nga të dyja anët.

    Qofteret janë më mira të skuqen në vaj në tigan. Mund t’i piqni edhe në furrë, por duhet të shtoni shumë vaj që të mos dalin shumë të thata. Burgerët e gatshëm mund të shërbehen në simite me perime ose me ndonjë shtesë (p.sh. oriz, pure, patate, perime…).

    Koha:

    Përgatitja – rreth 15 minuta
    Pjekja – rreth 15 minuta

    Përbërësit (rreth 5-6 copë):

    ▪ 1 filxhan fasule të gatuara,
    ▪ 2 lugë tërshërë (pa gluten),
    ▪ 1 lugë çaji spec të bluar të tymosur,
    ▪ 1/2 lugë çaji kripë,
    ▪ 1/3 lugë çaji piper,
    ▪ 1/4 qepë (copëtuar imët),
    ▪ 1 lugë çaji mustardë,
    ▪ 1/2 lugë lugë çaji miell pa gluten (Schaer, Mix Bread),
    + më shumë për spërkatje.

    Përgatitja

    1. Fasulen e zier shtypeni me pirun, pastaj shtoni tërshërën dhe të gjitha erëzat (kripë, piper, spec i bluar i kuq, mustardë).

    2. Përziejini mirë erëzat në masë, pastaj shtoni qepën e grirë shumë hollë. Përzieni qepën në masë.

    3. Shtoni rreth gjysmë luge miell pa gluten në masë dhe përzieni mirë në mënyrë që të mos shihen pjesët e bardha në masë.

    4. Formoni topthat dhe rrafshoni në mes në mënyrë që të formoni qoftere. Pastaj spërkatni pak miell nga të dy anët.

    5. Piqni në tavë në vaj të nxehur. Gjatë pjekjes njëherë rrotulloni në mënyrë që të piqen mirë nga të dyja anët.

    Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/

  • Me ndihmën e këtij truku do ta gatuani picën më të pëlqyer ndonjëherë!

    Me ndihmën e këtij truku do ta gatuani picën më të pëlqyer ndonjëherë!

    Ekspertët e kulinarisë theksojnë që truku qëndron në përgatitjen e picës më të mirë pikërisht në temperaturë pjekjeje

    Për shkak të shijes së parezistueshme, pica është ndër ushqimet më të pëlqyera të shumicës, mirëpo kur i gatuajmë në variantin e shtëpisë, zakonisht nuk na dalin si në restorante dhe piceri, transmeton Telegrafi.

    Shumë amvisa, kur gatuajnë për familjarët e tyre, më së shumti kujdes i kushtojnë shpërndarjes së perimeve, mozzarellës dhe proshutës në brumë. Mirëpo, pa dashje brumin e lënë në temperaturën në të cilën duhet të piqet.

    Në të vërtetë, picat në restorante dhe piceri piqen në furra rrethore në temperaturë prej 239 gradësh Celsius, andaj nxehtësia përhapet në mënyrë të barabartë.

    Pra, nëse e gatuani në kuzhinën tuaj në furrë të zakonshme, do të duhej ta nxehni në 230 gradë Celsius dhe vetëm atëherë ta fusni picën që të piqet.

    Gjithashtu nëse në brumë keni radhitur perimet të cilat mund të lirojnë ujë, është me rëndësi që ta piqni disa minuta më shumë. /Telegrafi/