ATV

Category: Lifestyle

  • Përkëdhelja: Ilaçi i fshehtë për mirëqenien e burrave

    Përkëdhelja: Ilaçi i fshehtë për mirëqenien e burrave

    Një studim i fundit zbuloi se përkëdhelja fizike mund të luajë një rol më të madh në mirëqenien e burrave sesa pothuajse çdo gjë tjetër.

    Sipas kërkimit, 82% e burrave thanë se gjestet e thjeshta nga partneret e tyre — si përqafimi, mbajtja për dore ose thjesht të qenit pranë — ishin faktori më i rëndësishëm për menaxhimin e stresit dhe ndjesinë e lumturisë së vërtetë.

    Shkencëtarët i lidhën këto akte të vogla intimiteti me rritjen e nivelit të oksitocinës (hormoni i dashurisë), uljen e hormoneve të stresit dhe përmirësimin e dukshëm të humorit në përgjithësi.

    Edhe pse burrat raportuan presion të madh nga puna, paratë dhe përgjegjësitë e përditshme, intimiteti renditej vazhdimisht si mënyra numër një për t’u rikuperuar emocionalisht. Gjetjet theksojnë sa thelbësore është lidhja për shëndetin mendor, duke sugjeruar se fuqia e qetë e përkëdheljes mund të jetë një nga mburojat më të forta kundër stresit.

  • Deri në vitin 2030, 45% e femrave do jenë beqare dhe pa fëmijë

    Deri në vitin 2030, 45% e femrave do jenë beqare dhe pa fëmijë

    Një studim i publikuar nga Morgan Stanley parashikon se deri në vitin 2030, 45% e grave nga mosha 25 deri në 44 vjeç do të jenë beqare dhe pa fëmijë.

    Ky është një ndryshim befasues që pasqyron ndryshimin e prioriteteve tek gratë në moshë pune. Gjithnjë e më shpesh, ato zgjedhin të përqendrohen në karrierë dhe zhvillim personal, në vend të arritjeve tradicionale si martesa dhe amësia.

    Kjo prirje përfaqëson një shkëputje të thellë nga brezat e mëparshëm, ku stabiliteti dhe familja në të njëzetat konsideroheshin normë. Gratë e sotme jo vetëm që janë më të pavarura financiarisht, por edhe më të prira të qëndrojnë beqare nga zgjedhja, të shtyjnë shtatzëninë, ose madje ta heqin dorë krejtësisht nga prindërimi.

    Ky evolucion shoqëror pritet të ketë ndikime të gjera ekonomike dhe kulturore. Me më shumë gra që bëhen mbajtëse kryesore të të ardhurave dhe që përfaqësojnë një bazë të fuqishme konsumatorësh, kërkesa për politika më të drejta në vendin e punës, si orar fleksibël dhe barazi në pagë, mund të rritet ndjeshëm.

    Rritja e numrit të grave beqare dhe pa fëmijë sfidon gjithashtu narrativat tradicionale mbi suksesin dhe vetë-realizimin, duke riformuar diskutimet mbi rolet gjinore dhe strukturat familjare. Me zgjerimin e kësaj demografie, rritet edhe ndikimi i saj në gjithçka — nga strategjitë e kompanive deri tek politikat publike.

  • Ekspertët paralajmërojnë – Ja pse qeni juaj nuk duhet të udhëtojë me kokën jashtë dritares

    Ekspertët paralajmërojnë – Ja pse qeni juaj nuk duhet të udhëtojë me kokën jashtë dritares

    Jo çdo qen është entuziast i udhëtimit me makinë, pavarësisht se çfarë mendojnë pronarët e tyre, por ka nga ata që e shijojnë vërtet atë

    Ka qen që duan të nxjerrin kokën nga dritarja e makinës, megjithatë, veterinerët thonë se kjo mund të jetë e rrezikshme për kafshët tuaja shtëpiake.

    Veterineri Mike Paul ndau së fundmi arsyet pse duhet të shmangni këtë praktikë popullore. Edhe pse qentë shijojnë ndjenjën e erës në fytyrën e tyre, ky zakon mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Pasoja e parë e rëndë është rreziku i lëndimit.

    Ndërsa qeni shikon nga dritarja, ai është i ekspozuar ndaj grimcave fluturuese, si pluhuri, gurët e vegjël, insektet dhe mbeturinat e tjera që mund të dëmtojnë sytë, veshët dhe turinjtë. Edhe copat e vogla të papastërtive mund të shkaktojnë acarim ose infeksion serioz, gjë që mund të kërkojë ndërhyrjen e veterinerit.

    Një tjetër rrezik është mundësia që qeni të kërcejë nga makina. Edhe pse mund të mendoni se qeni juaj do të qëndronte brenda, shumë prej tyre, kur janë të emocionuar ose shohin diçka interesante, mund të hidhen përmes dritares, gjë që mund të shkaktojë lëndime serioze ose madje edhe vdekje, transmeton Telegrafi.

    Përveç kësaj, udhëtimi me kokën jashtë dritares mund të shkaktojë probleme me aparatin e frymëmarrjes, për shkak të erës së fortë që hyn në hundët e qenit. Ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të ftohtë gjithashtu mund të çojë në infeksione të veshit.

    Në vend që t’i lejoni të nxjerrin kokën jashtë, ekspertët rekomandojnë që qeni të jetë i vendosur në mënyrë të sigurt në makinë, mundësisht në një kafaz transportues ose i lidhur me rrip sigurie të posaçëm për qen. Në këtë mënyrë, kafsha juaj do të jetë e sigurt, ndërsa ju do të shmangni faturat e kushtueshme te veterineri.

    Edhe pse qentë mund të kënaqen duke ndier erën në fytyrë, është e rëndësishme të kujtojmë se siguria e tyre është gjithmonë në vend të parë. Një udhëtim i sigurt nënkupton një qen të lumtur dhe të shëndetshëm.

  • Barron Trump mbylli një kat të tërë në Trump Tower për një takim romantik

    Barron Trump mbylli një kat të tërë në Trump Tower për një takim romantik

    Kur flitet për dashurinë, disa mjaftohen me lule apo qirinj… por Barron Trump vendosi të shkonte më larg.

    Sipas raportimeve, ai mbylli të gjithë një kat të Trump Tower, një ndërtesë shumë e madhe dhe luksoze në Nju Jork, e njohur për apartamente dhe zyra të njerëzve shumë të pasur, vetëm për një takim privat.

    Ky veprim shkaktoi diskutime online: disa e panë si një shfaqje privilegji, të tjerët si një gjest romantik madhështor dhe paksa ekstravagant.

    Një gjë është e sigurt: “nata e takimit” mund të duket shumë ndryshe, në varësi të mbiemrit që mban!

  • A është e rëndësishme miqësia në punë?

    A është e rëndësishme miqësia në punë?

    A jeni miqësor me njerëzit me të cilët punoni, apo jeni miq me ta? Dallimi është i rëndësishëm, lidhja e miqësisë me kolegët mund t’ju bëjë më të lumtur dhe produktivë.

    Shumë njerëz sot kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me kolegët se me familjarët e tyre. Ajo çka mendojmë për njerëzit me të cilët punojmë dhe marrëdhënien tonë me ta ndikon në jetën tonë, edhe pasi ka përfunduar dita e punës. Një studim i kohëve të fundit të 3.000 punonjës amerikanë me kohë të plotë hedh dritë tek qëndrimi ndaj miqësive në vendin e punës.

    Studimi, i kryer nga kërkuesit e Olivet Nazarene University në Ilinois, gjeti se thuajse dy e treta e personave në punë konsiderohen si “të huaj” ose “kolegë”. Rreth 35% hyn në territorin e “miqve”, edhe pse vetëm 15% e këtyre miqësive vazhdon jashtë punës. 4 në 5 të intervistuar deklaruan se ata punojnë me të paktën një person të cilin e konsiderojnë mik.

    Miqësitë krijohen më lehtë në disa industri, si transportet, sektori financiar dhe ai i kontabilitetit. Në sektorin e pasurive të patundshme dhe atë ligjor, krijohen një numër më i ulët miqësish se mesatarja. Pjesa më e madhe e miqësive në vendin e punës krijohen shpejt, më shumë se gjysma disa javë pas takimit të kolegëve dhe 22% pas disa muajsh. Edhe pse sektori i pasurive të patundshme është një terren “shterpë” për njerëzit që ndajnë të njëjtat ide së bashku, është gjithashtu një nga sektorët ku miqësitë krijohen më shpejt, së bashku me sektorin e tregtisë me pakicë, atë të ushqimit dhe pijeve dhe sektorin e sigurimeve.

    Në anën tjetër, është më e vështirë të krijohen miqësi në sektorin qeveritar, në sektorin e shëndetësisë dhe atë të inxhinierisë.

    Miqtë në punë janë të rëndësishëm

    A është e rëndësishme të krijosh miqësi në punë? Kërkimet e Gallup pas viteve ‘90 thonë po. Shoqëria e sondazheve i pyet shpesh punonjësit e klientëve të saj: “A keni një mik të ngushtë në punë?”. Rezultatet e sondazheve kanë treguar se të intervistuarit që u përgjigjën “po” kishin 43% më shumë mundësi të përgëzoheshin për punën e kryer javën e kaluar.

    Një studim i LinkedIn mbi marrëdhëniet në vendin e punës gjeti se 46% e punonjësve në të gjithë botën besojnë se të pasurit e miqve në vendin e punës rrit lumturinë e përgjithshme. Krijimi i marrëdhënieve me të tjerët mund t’ju bëjë të ndiheni më të lidhur, gjë që mund të rrisë produktivitetin dhe angazhimin në punë.

    “Njerëzit janë më krijues dhe produktivë kur ata e përjetojnë pozitivisht jetën profesionale, duke përfshirë më shumë emocione të bukura, më shumë motivim drejt vetë punës dhe një perceptim më pozitiv karshi kompanisë”, shpjegon profesori Teresa Amabile nga Harvard Business School, bashkautor i “The Progress Principle”.

    Miqësia, shpërqendrim ndaj punës?

    Por përpara se të nisni socializimin me të gjithë kolegët, një studim nga Rutgers University thotë se krijimi i miqësive në vendin e punës mund të jetë një ndërthurje ndjesish. Një studim te 168 punonjës në një kompani sigurimesh gjeti se të pasurit e shumë kolegëve që bëhen miq rrit performancën e punonjësve. Krijimi i miqësive në punë largon barrierat, i bën punonjësit të ndihen më rehat kur kërkojnë ndihmë, duke mos e pasur frikën e paragjykimit.

    Megjithatë, miqtë në punë mund t’ju krijojnë shpërqendrime me biseda spontane dhe pauza për socializim, duke ju shkëputur nga puna që keni në dorë. Studimi zbuloi edhe se krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve miqësore ne punë mund të bëhet disi rraskapitëse në rastin e promovimit të njërit prej kolegëve si shef i tjetrit. Megjithatë, ka më shumë anë pozitive se negative në krijimin e miqësive në vendin e punës.

    Ndërkohë që disa drejtues mund të jenë kundër bisedave dhe të qeshurave në vendin e punës, duket se edhe një miqësi e vogël mund të ndihmojë në përmirësimin e vendit të punës.

  • Sekreti që pak e dinë: Si ta lash rrobën e errët pa e humbur ngjyrën kurrë!

    Sekreti që pak e dinë: Si ta lash rrobën e errët pa e humbur ngjyrën kurrë!

    Ekziston një “shkencë e vogël” për ruajtjen e bardhësisë së rrobave të bardha, por çfarë ndodh me ato të errëta?

    Sa herë keni veshur xhinset tuaja të preferuara apo një bluzë të zezë dhe pas vetëm disa larjesh keni vënë re se kanë humbur atë intensitet të përsosur ngjyre që ju kishte magjepsur fillimisht?

    Nuancat e errëta, qoftë e zezë, blu e errët apo kafe, kërkojnë kujdes të veçantë nëse dëshironi t’u ruani thellësinë dhe elegancën.

    Veshjet e errëta janë shpesh pjesë bazike e gardërobës sonë. Qoftë për një kombinim pune, një dalje në mbrëmje apo xhinset e përditshme, ato janë universale dhe gjithmonë japin një dozë sofistikimi.

    Megjithatë, larja e pasaktë dhe pakujdesia mund t’i bëjnë copat që dikur dukeshin të reja dhe të shtrenjta, të duken të përdorura dhe pa jetë.

    Ndajini ngjyrat e errëta nga të tjerat

    Ndarja e rrobave nuk është vetëm zakon, por një hap kyç për ruajtjen e ngjyrës. Ndërsa shumica prej nesh e dinë që rrobat e bardha nuk duhen larë me ato shumëngjyrëshe, pak kush mendon se edhe nuancat e errëta kërkojnë ndarje të kujdesshme.

    E zeza, bluja e errët dhe e kuqja e errët mund të lahen bashkë, pasi i përkasin spektrit të ftohtë të ngjyrave, ndërsa kafeja, ulliri dhe tonet tokësore duhet të lahen veçmas. Kështu parandalohet përzierja e pigmenteve dhe humbja e intensitetit. Me ndarjen e duhur, rrobat e errëta e ruajnë më gjatë atë ton të thellë e të pasur që i bën elegante, transmeton Telegrafi.

    Zgjidhni larje në temperatura të ulëta

    Uji me temperaturë të lartë ndikon më shpejt në zbehjen e ngjyrave, pasi hap fijet e pëlhurës dhe lejon pigmentit të dalë më lehtë. Veshjet e errëta është më mirë të lahen në temperatura të ulëta, deri në 30°C, që është më se e mjaftueshme për t’i pastruar dhe freskuar. Përveçse ruan ngjyrën, ky lloj larjeje zgjat edhe jetën e pëlhurës, sepse fijet mbeten elastike dhe konsumohen më pak.

    Një përfitim shtesë: larja me ujë të ftohtë kursen energji, pra është e mirë si për rrobat, ashtu edhe për faturën e dritave.

    Kujdesi gjatë tharjes është po aq i rëndësishëm

    Tharësja mund të jetë e përshtatshme, por temperatura e lartë dëmton ngjyrat e errëta. Kur rrobat thahen në programe të forta, fijet bëhen të thata e të brishta, dhe ngjyra humbet shkëlqimin. Nëse duhet të përdorni tharësen, zgjidhni temperaturën më të ulët dhe një program të shkurtër.

    Zgjidhja më e mirë është tharja natyrale në ajër, por jo në diell të drejtpërdrejtë. Rrezet e diellit, njësoj si nxehtësia, përshpejtojnë zbehjen e ngjyrës, ndaj është më mirë t’i varni në hije ose brenda. Kështu pëlhura ruan butësinë dhe ngjyrën origjinale.

    Mos e mbushni tej mase makinën e larjes

    Dëshira për të larë sa më shumë rroba përnjëherësh shpesh na shtyn ta mbushim makinën deri në maksimum. Por kjo jep efektin e kundërt, rrobat lahen më pak, nuk shpëlahen mirë dhe fijet konsumohen më shpejt.

    Kur veshjet e errëta nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u lëvizur lirshëm, fërkimi midis tyre bëhet më i fortë dhe ngjyra zbehet më shpejt. Lër të paktën një të tretën e hapësirës bosh, që uji dhe detergjenti të qarkullojnë siç duhet. Kështu rrobat pastrohen në mënyrë të barabartë dhe ngjyra mbetet më e thellë e më e freskët për më gjatë.

    Respektoni udhëzimet në etiketë – janë aty për një arsye

    Shkronjat e vogla në etiketa nuk janë për t’ju hutuar, ato janë udhëzuesi më i mirë për ta ruajtur veshjen në gjendje perfekte. Ato tregojnë temperaturën e lejuar të larjes, nëse pëlhura mund të thahet në tharëse apo kërkon pastrim kimik.

    Ne shpesh i injorojmë këto udhëzime dhe përfundojmë me dëmtime të parikuperueshme të materialit ose humbje të ngjyrës. Respektimi i etiketave – zbulon mënyrën më të mirë për të ruajtur intensitetin dhe jetëgjatësinë e ngjyrës. /Telegrafi/

  • Horoskopi 4 tetor – çfarë parashikojnë yjet për ju?

    Horoskopi 4 tetor – çfarë parashikojnë yjet për ju?

    Dashi

    Dita e sotme është mjaft premtuese për ata që janë në një lidhje. Gjërat mes jush do të shkojnë më së miri dhe nuk do të keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqaret duhet të dalin sa më shumë dhe të argëtohen nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Asgjë nuk do të ndodhë nëse qëndroni mbyllur në shtëpi. Në planin financiar do të jeni më të organizuar.

    Demi

    Dita e sotme nuk do të jetë si një lumë i qetë për jetën në çift. Tensioni dhe debatet do të shtohen me kalimin e orëve dhe asgjë nuk do të shkojë sipas programit. Beqaret as vetë nuk do e dinë çfarë duan të bëjnë dhe kjo do t’i pengojë të hedhin hapa më tej. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Përfitoni për të kryer ndonjë investim dhe për të shlyer borxhet.

    Binjakët

    Sektori i jetës në çift do të jetë goxha i qëndrueshëm. Do të harxhoni kohën e duhur me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do të përforcohet edhe më tepër. Beqaret duhet të tregohen më të rezervuar, sepse përndryshe mund të bëjnë gabime. Në planin financiar do të keni fat, megjithatë në çdo moment duhet të qëndroni vigjilent. Mos rrezikoni më shumë sesa duhet.

    Gaforrja

    Saturni do ta influencojë tej mase sot jetën tuaj në çift dhe kjo do të bëjë që gjërat mes jush të përmirësohen. Do të ketë pasion me shumicë dhe ndjesi të forta. Beqaret nuk duhet të mendohen shumë për të pranuar ftesa, sikundër as nuk duhet të japin fjalën pa u njohur mirë me disa persona. Ekuilibri financiar do të dobësohet. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

    Luani

    Jeta juaj në çift do të jetë e mbushur me peripeci sot. Asgjë nuk do të ecë si e kishit parashikuar dhe do t’iu duhet mund e sakrifica për të ruajtur qëndrueshmërinë. Beqaret do të koleksionojnë zemra dhe më pas do të bëjnë edhe kualifikimet e duhura. Në planin financiar do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime në mënyrë që të mos keni probleme.

    Virgjëresha

    Jeta në çift nuk do të jetë e keqe sot, por nëse i shtoni dozat e fantazisë, ambienti do të bëhet edhe më emocionues. Beqaret do të joshin këdo që do t’u dalë përpara dhe do të kenë mundësi të njihen me sa më shumë persona. Më pas do të jenë më të qartë për zgjidhjet që duhet të bëjnë. Për financat duhet të bëni shumë kujdes. Asgjë nuk do të shkojë si e kishit menduar.

    Peshorja

    Edhe nëse keni kohë që jeni në një lidhje dhe nëse keni kaluar çaste romantike ashtu sikurse edhe të vështira me partnerin, sërish nuk duhet t’i besoni atij verbërisht. Beqaret do të kenë një takim interesant i cili do t’ua ndryshojë tërësisht rrjedhën e jetës. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni investime dhe, nëse mundeni, duhet të kërkoni këshillat e specialistëve.

    Akrepi

    Do t’i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift. Gjithçka do të ndryshojë sot sepse do t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqaret do të fillojnë një histori dashurie fiks ashtu si e kishin menduar. Gjithçka do të jetë më e bukur se më parë. Në planin financiar priten përmirësime. Përfitoni për të shlyer fillimisht borxhet apo për të paguar faturat e prapambetura.

    Shigjetari

    Dashuria për ju është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Pa të nuk do arrinit dot të merrnit frymë dhe nuk do donit të jetonit asnjë çast. Beqaret, edhe pse do të kërkojnë kudo dhe në çdo çast dikë që t’u përshtatet, nuk do ja dalin dot. Situata financiare ka shumë mundësi të përmirësohet. Kjo falë mbështetjes së planetëve, por edhe të disa të afërmve.

    Bricjapi

    Do të jeni më të përgjegjshëm sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia do të ecë si duhet. Intimiteti do të shtohet dhe herë pas here do të kaloni në ekstazë. Beqaret nuk duhet ta humbin optimizmin deri në fund, se do të gjejnë personin e duhur. Financat do të jenë si gjithmonë, me ulje dhe ngritje. As sot nuk do arrini dot të mbani një gjendje të qëndrueshme.

    Ujori

    Duhet të luftoni fort sot me rutinën që mbizotëron në jetën tuaj në çift, sepse nëse i lini gjërat të rrjedhin vetë, do të keni probleme shumë shpejt. Beqaret do të kenë takime të paimagjinueshme dhe do të ndryshojnë menjëherë statusin. Financat mund të jenë paksa delikate për shkak të disa shpenzimeve që do t’iu duhet patjetër të kryeni. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme.

    Peshqit

    Jeta në çift do të jetë e shkëlqyer gjatë kësaj dite. Do të dashuroheni si kurrë më parë me të cilin keni në krah dhe ka gjasa që të hidhni edhe ndonjë hap më tej. Beqaret duhet të luajnë me sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Është e sigurt që në këtë mjedis do të gjejnë personin e përshtatshëm. Në planin financiar do të ketë shumë probleme për shkak të pamaturisë së kohëve të fundit.

  • Asnjëherë nuk duhet të fusni këto tre pajisje në kabllon zgjatuese

    Asnjëherë nuk duhet të fusni këto tre pajisje në kabllon zgjatuese

    Charanjit Mannu, një ekspert i fushës elektrike dhe drejtor në Elec Training, ka dhënë një paralajmërim të fortë për rreziqet që vijnë nga lidhja e disa pajisjeve shtëpiake në zgjatues elektrikë.

    Ai zbuloi se çdo vit ndodhin shumë zjarre në banesa për shkak se njerëzit mbingarkojnë zgjatuesit me pajisje që kanë konsum të lartë energjie.

    “Statistikat janë shqetësuese. Marrim pjesë në shumë raste ku zjarret janë shkaktuar nga zgjatuesit, vetëm sepse njerëzit nuk kuptojnë se cilat pajisje janë tepër të fuqishme për t’u përdorur me ta”, tha ai.

    Mannu theksoi se çajnikët elektrikë, pajisjet për ngrohje dhe tosterët duhet gjithmonë të lidhen direkt në prizë, dhe jo në zgjatues.

    “Këto tre pajisje tërheqin sasi të mëdha rryme – shumë më tepër se sa mund të përballojë në mënyrë të sigurt një zgjatues i zakonshëm. Një çajnik përdor zakonisht rreth 3000 vat, ngrohëset elektrikë përdorin 3000 vat ose më shumë, ndërsa një thekës buke zakonisht konsumon 800 deri në 1500 vat”, shpjegoi ai.

    Eksperti nga Wolverhampton shtoi se këto pajisje me fuqi të lartë mund të bëjnë që zgjatuesit të nxehen shumë shpejt.

    “Kur zgjatuesit mbinxehën, plastika mbështjellëse mund të shkrihet dhe të ndezë materialet përreth. Shumë njerëz e përkeqësojnë situatën edhe më shumë duke i mbështjellë zgjatuesit gjatë përdorimit, gjë që përqendron nxehtësinë në një zonë të vetme”, paralajmëroi ai.

    Ai shtoi se rreziku rritet ndjeshëm nëse në të njëjtin zgjatues lidhen disa pajisje të fuqishme njëkohësisht.

    “Kam parë raste ku njerëzit kishin lidhur një çajnik, një mikrovalë dhe një thekës buke në të njëjtin zgjatues në kuzhinë. Kjo është një rrezik ekstrem për zjarr, pasi fuqia totale që kërkojnë këto pajisje e tejkalon ndjeshëm kapacitetin e sigurt të çdo zgjatësi shtëpiak”.

  • Si ndikohen fëmijët e rritur nga “divorci gri”?

    Si ndikohen fëmijët e rritur nga “divorci gri”?

    “Divorci gri”: Pse ndarja në moshë të vonshme po rritet dhe si ndikon tek fëmijët e rritur

    Fenomeni i divorcit në moshë të vonshme, i njohur edhe si “divorci gri”, po rritet me shpejtësi në mbarë botën. Çiftet që ndahen pas dekadash martese nuk përballen vetëm me një kapitull të ri në jetën e tyre, por edhe me pasoja emocionale që prekin drejtpërdrejt fëmijët e rritur.

    Në SHBA, rreth 36% e divorceve sot i takojnë personave mbi 50 vjeç, një rritje e ndjeshme krahasuar me vetëm 8.7% në vitin 1990. Ky trend është i pranishëm edhe në vende të tjera si Koreja e Japonia, duke sfiduar idenë tradicionale të martesës si një lidhje të përjetshme, raporton BBC.

    Edhe pse shpesh mendohet se fëmijët e rritur e përballojnë më lehtë ndarjen e prindërve, studimet tregojnë të kundërtën. Shumë prej tyre raportojnë shok, trishtim dhe ndjenja të humbjes, sikur jeta e tyre familjare ka qenë një iluzion. Terapeutja Carol Hughes përshkruan ndjesinë e tyre kështu: “Duket sikur shkëmbi i fortë që ishte familja ime u fundos në një çarje tërmeti.”

    Pas divorcit, fëmijët shpesh gjenden në role të reja: të detyruar të marrin anën e njërit prind, të ofrojnë mbështetje emocionale apo edhe këshilla ligjore. Vajzat, sipas studimeve, janë më të prirura të bëhen shtylla emocionale për prindin e lënduar. Në disa raste, kufijtë familjarë thyhen kur prindërit ndajnë me ta detaje intime ose romane të reja, duke i vendosur fëmijët në pozita të pakëndshme.

    Pasojat më të dukshme shfaqen në marrëdhënien me baballarët. Studimet gjermane tregojnë se divorci gri shpesh forcon lidhjen me nënën, por dobëson raportin me babanë, edhe kur ai vazhdon të ndihmojë financiarisht. “Gratë ende mbeten ‘drejtoreshat sociale’ të jetës familjare. Pa to, burrat shpesh mbeten si ishuj të izoluar”, shpjegon sociologia Jocelyn Elise Crowley.

    Edhe pse nuk ka çështje kujdestarie si në rastin e fëmijëve të vegjël, ndarja prek edhe të rriturit që ende jetojnë me prindërit ose varen financiarisht prej tyre. Një divorc i vonshëm mund të ndikojë në studime, karrierë apo planet e pavarësisë.

    Megjithatë, jo çdo histori përfundon me distancim të përhershëm. Shumë baballarë arrijnë të rilidhen me fëmijët pas një kohe, ndërsa disa fëmijë madje përjetojnë një ndjenjë lehtësimi – veçanërisht kur fëmijëria e tyre ka qenë e mbushur me konflikte dhe tensione.

  • Donat Osmani, 22 vjeçari që e nisi si shaka dhe e ktheu në punë me maskota

    Donat Osmani, 22 vjeçari që e nisi si shaka dhe e ktheu në punë me maskota

    Donat Osmani është një djalosh 22 vjeçar, i cili para disa vitesh nisi të merrej me maskota. Fillimisht gjithçka kishte nisur si një shaka, por me kalimin e kohës kjo u kthye në një punë të vërtetë për të. Edhe pse i ri në moshë, Donati nuk e sheh punën si diçka që duhet ta pengojë. Përkundrazi, ai mendon se puna është gjëja më e mirë që njeriu mund të bëjë, e sidomos kur puna lidhet me fëmijët, atëherë është edhe më e bukur.

    Ai ka marrë pjesë në shumë festa, ditëlindje dhe organizime ku ka argëtuar fëmijët me maskota të ndryshme. Për Donatin, këto momente janë të veçanta sepse përveç se puna i sjell të ardhura, ajo i sjell edhe kënaqësi shpirtërore. Të shohësh buzëqeshjet e fëmijëve dhe gëzimin e tyre, është diçka që nuk ka çmim.

    Donati tregon se puna me maskota nuk është gjithmonë e lehtë, sepse kërkon kohë, energji dhe kreativitet, por ai është i bindur se kur e bën me dashuri, asgjë nuk duket e vështirë. Ai është shembull se si edhe një ide e vogël, që fillon pa shumë pritshmëri, mund të kthehet në një punë të qëndrueshme e të bukur, nëse ka përkushtim dhe vullnet.