ATV

Category: LIFESTYLE

  • Sllovenia planifikon të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Sllovenia planifikon të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Sllovenia po përgatit një projektligj që synon të ndalojë qasjen në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, njoftoi zëvendëskryeministri Matej Arcon gjatë një konference për shtyp të enjten.

    Sipas Arcon, iniciativa vjen pas shembujve të vendeve të tjera europiane, si Spanja dhe Greqia, të cilat propozuan ndalime të ngjashme për adoleshentët. Qeveria sllovene synon të përfshijë ekspertë në arsim dhe teknologji dixhitale për të hartuar ligjin, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga përmbajtjet që mund të shkaktojnë varësi.

    “Ky është një problem global dhe një çështje e rëndësishme në Evropë. Me këtë ligj tregojmë se kujdesemi për fëmijët tanë,” tha Arcon.

    Ligji do të përfshijë platforma të njohura si TikTok, Snapchat dhe Instagram. Ndërkohë, vende të tjera si Britania dhe Franca po shqyrtojnë masa të ngjashme, ndërsa Australia ka qenë vendi i parë që ndaloi qasjen për fëmijët nën 16 vjeç.

  • Elon Musk “Paratë nuk blejnë lumturinë”, interneti shpërthen në reagime

    Elon Musk “Paratë nuk blejnë lumturinë”, interneti shpërthen në reagime

    Postimi i fundit i Elon Musk në X (ish-Twitter) mbi lidhjen midis pasurisë dhe lumturisë ka shkaktuar debat të gjerë online.

    Personi më i pasur në botë shkroi se “paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, duke marrë menjëherë reagime nga përdoruesit.

    “Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste,” shtoi Musk.

    Komentet e përdoruesve varionin nga dakordësia deri te tallja. Një përdorues pyeti: “Pra, nuk je i lumtur?”, ndërsa tjetri bëri shaka: “Më jepni 1 miliard dollarë.”

    Sipas Forbes, Musk sapo ka arritur një pasuri prej mbi 800 miliardë dollarësh, pas blerjes së kompanisë së tij xAI nga SpaceX, duke e bërë të parin në histori me këtë nivel pasurie.

  • Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj ende nuk është e pjekur

    Këto janë shenjat që tregojnë se lidhja juaj ende nuk është e pjekur

    Në faza të ndryshme të jetës në çift, papjekuria emocionale është një dukuri e zakonshme dhe shpesh manifestohet nga njëri prej partnerëve. Këto shenja reflektohen drejtpërdrejt në sjelljen individuale dhe në dinamikën e marrëdhënies. Më poshtë janë disa tregues që sinjalizojnë se lidhja juaj mund të mos jetë ende e konsoliduar.

    Varësia nga prindërit
    Pjekuria ndërtohet mbi pavarësinë emocionale nga prindërit. Nëse prindërit e partnerit tuaj janë të përfshirë vazhdimisht në vendimet, zgjedhjet apo kërkesat për ndihmë, kjo tregon mungesë pjekurie në marrëdhënie.

    Menaxhimi ekonomik
    Ekonomia familjare është përgjegjësi e përbashkët. Pavarësia financiare, ashtu si ajo emocionale, është parakusht për stabilitet dhe një marrëdhënie të shëndetshme në çift.

    “Adoleshenti i përjetshëm”
    Nëse njëri prej partnerëve sillet ende si adoleshent, pa marrë përgjegjësi për jetën dhe marrëdhënien, atëherë lidhja nuk mund të konsiderohet e pjekur.

    Mungesa e komunikimit të shëndetshëm
    Komunikimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Partnerët duhet të dinë të njohin dhe të shprehin emocionet e tyre pa dramatizim apo konflikte të panevojshme. Maturimi emocional është kyç për një lidhje të qëndrueshme.

    Mungesa e vetëkujdesit
    Kur një partner nuk kujdeset për veten dhe imazhin personal, kjo reflektohet negativisht edhe në marrëdhënie, duke ndikuar në dinamikën e çiftit.

    Mospranimi i gabimeve
    Një shenjë e qartë e papjekurisë është pamundësia për të pranuar gabimet. Kur gabimet përsëriten vazhdimisht dhe nuk pranohet përgjegjësia, marrëdhënia ngec.

    Vështirësia për të ndarë
    Të jetosh në çift do të thotë të ndash përgjegjësi, mendime dhe pasuri. Ndarja forcon lidhjen dhe krijon njohje më të thellë mes partnerëve. Pa këtë, marrëdhënia mbetet sipërfaqësore.

  • Disa këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm gjatë Ramazanit

    Disa këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm gjatë Ramazanit

    Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për myslimanët.

    Myslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës dhe nuk mund të hanë apo pinë derisa të perëndojë dielli.

    Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira, por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre gjatë këtij muaji të shenjtë.

    Ushqehuni shëndetshëm

    Ekziston vetëm një dritare e vogël për t’i siguruar trupit tuaj të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten. Kështu që duhet të përqendroheni në konsumimin e ushqimeve me cilësi të lartë. Gjatë Iftarit, pini shumë ujë dhe ruani një ekuilibër të mirë mes karbohidrateve, proteinave dhe bulmetit. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar dhe të ngopur për një kohë më të gjatë.

    Gjatë Suhurit (vakti para agimit), përqendrohuni tek ushqimet që kanë një indeks të ulët glicemik. Të tilla si ushqimet me drithëra integrale, frutat dhe perimet. Këtu përfshihet tërshëra, thekra, elbi, oriz kaf, kinoan, frutat e pyllit, mollët dhe portokallet. Këto ushqime nuk e rrisin sheqerin në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

    Shmangni disa produkte

    Disa nga gjërat që duhet të shmangni janë kripa, kafeina, sheqernat dhe ushqimet e përpunuara. Këto produkte mund t’ju dehidratojnë dhe duke qenë se disa kanë përmbajtje të larta sheqeri, nuk do t’ju mbajnë të ngopur dhe as nuk do t’ju japin vlera ushqyese.

    Për më tepër, ngrënia e tepërt e tyre mund të dëmtojë zemrën, veshkat, të ngadalësojë sistemin imunitar dhe të shkaktojë shtim në peshë. Gjithashtu shmangni metodat e gatimit si skuqja dhe në vend të saj provoni pjekjen.

    Qëndroni aktivë fizikisht

    Edhe pse mund të jetë e vështirë, të qenurit fizikisht aktiv ka përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ju mund të shmangni ushtrimet me intensitet të lartë dhe të ushtroheni në mbrëmje pas Iftarit. Ecja është forma më e lehtë e ushtrimeve që mund të kryeni gjatë agjërimit.

    Planifikoni

    Studentët dhe ata që punojnë mund të kenë nevojë për ndihmë që të ndihen më energjikë gjatë ditës. Prandaj është e rëndësishme të planifikoni vaktet tuaja. Ajo çfarë konsumoni ndikon në nivelet tuaja të energjisë, kështu që përqendrohuni tek ngrënia e ushqimeve cilësore dhe me vlera të larta ushqyese./ Agroweb

  • 6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket

    6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket

    Shkencëtarët besojnë se plakja varet kryesisht nga faktorët e jashtëm dhe jo nga gjenetika. Vetëm 20% e ndikimit përcaktohet nga trashëgimia. Sipas hulumtimeve të fundit, disa njerëz janë 3 herë më të shpejtë në procesin e plakjes.

    Mosha biologjike e një personi ka një efekt të madh në atë se si ata duken, prandaj njerëzit e të njëjtës moshë mund të duken më të rinj ose më të vjetër se ata me të vërtetë.

    Shenjat kryesore të plakjes trupore janë:

    Lëkura jashtëzakonisht e thatë

    Rrudha poshtë syve

    Çrregullime të ciklit menstrual

    Dobësi fizike

    Rënie flokësh

    Çrregullime të gjumit

  • Si mendimet e optimizmit ndikojnë në madhësinë dhe funksionin e trurit

    Si mendimet e optimizmit ndikojnë në madhësinë dhe funksionin e trurit

    Njerëzit, mendimet e të cilëve janë më të gëzueshme, ndërsa shikimin në jetë e kanë optimist, kanë më shumë masë gri të trurit, prandaj truri edhe u punon më mirë. Ata te të cilët dominojnë mendimet e pakënaqura dhe të zymta, kanë edhe trurin më të vogël.

    Ata të cilët jetojnë me më pak tension, e shikojnë jetën në mënyrë më optimiste dhe kënaqen me të, jetojnë më mirë, më gjatë, me më pak probleme shëndetësore, sepse kanë më shumë masë gri, prandaj edhe truri u punon më mirë.

    Këto fakte për mendimet optimiste njerëzit shpesh i nënvlerësojnë dhe i injorojnë, por konfirmimin për to e kanë marrë hulumtuesit e mbledhur në ekipin shkencor nga Universiteti i Washingtonit.

    Optimizmi dhe pesimizmi ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mental. Rezultatet kanë treguar që humori i mirë ka pasoja edhe në strukturën e trurit.

    Hulumtimi bazohet në analizën e aktiviteteve fizike (shëndet, aftësitë motorike dhe fizike) dhe aktiviteteve mentale (të qenët i kënaqur, lumturia, dhe shikimi ndaj jetës) e njerëzve të pjekur dhe të shëndoshë gjatë viteve.

  • Zbulohen shkaqet e pagjumësisë kur ndryshojmë shtrat

    Zbulohen shkaqet e pagjumësisë kur ndryshojmë shtrat

    Një grup neuronësh është përgjegjës për fenomenin e njohur si Efekti i Natës së Parë, mungesa e gjumit kur ndodhemi në një mjedis të panjohur.

    Këto qeliza nervore aktivizohen kur truri përballet me një ambient të ri. Ky mekanizëm ka origjinë nga kohët prehistorike dhe shërbente për mbijetesën e njeriut, duke e mbajtur vigjilent ndaj rreziqeve të panjohura. Sot, një shtojcë e këtij mekanizmi mbrojtës vazhdon të funksionojë tek të gjithë gjitarët, duke u shfaqur veçanërisht kur duam të përshtatemi me një shtrat të ri.

    Efekti i Natës së Parë është i njohur prej dekadash në mjekësi, por shkaku i tij nuk ishte kuptuar deri më tani.

    Ky zbulim, i realizuar nga Nagoya University në Japoni dhe publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS, konsiderohet i rëndësishëm. Ai mund të ndihmojë në zhvillimin e medikamenteve të ardhshme kundër pagjumësisë dhe shqetësimeve të ngjashme.

  • Dashuri, punë dhe fat i mirë, horoskopi i së enjtes për të gjitha shenjat

    Dashuri, punë dhe fat i mirë, horoskopi i së enjtes për të gjitha shenjat

    Dashi
    E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ndikojë në dashuri dhe do ta favorizojë këtë aspekt. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do të ketë mundësi të shumta, por kjo mund t’ju sjellë pak tension.

    Demi
    Në dashuri mund të ketë momente tensioni. Kujdes duhet treguar me të lindurit e shenjës së Luanit dhe Ujorit, ku mund të lindin disa probleme. Yjet do të jenë të favorshme në punë, duke ofruar mundësi rikuperimi dhe rimarrje të situatës në dorë.

    Binjakët
    Mundohuni të gjeni një moment për relaks. Dashuria do të jetë e favorshme dhe do të keni mundësi të bëni projekte premtuese. Kujdes me punën dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në sferat e tjera të jetës suaj.

    Gaforrja
    Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, si për lidhjet e reja, ashtu edhe për rikuperimin e një raporti ekzistues. Në punë duhet të ruani qetësinë para se të merrni vendime të rëndësishme.

    Luani
    Qielli favorizon dashurinë. Një histori mund të rikuperohet, ose mund të lindë një lidhje e re. Situata do të jetë e favorshme edhe në punë.

    Virgjëresha
    Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi mund të përfshiheni në dy histori njëkohësisht. Në punë do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.

    Peshorja
    Nëse nuk i duroni dot më disa persona, mund të ndryshoni sjellje ose të jeni më pak të durueshëm. Në dashuri ndiheni të qetë dhe keni arritur disa përfundime. Në punë mund të ketë zhvillime premtuese.

    Akrepi
    Mund të keni pasur probleme në çift kohët e fundit, por tani ka mundësi për përmirësim. Kujdes me financat dhe shmangni shpenzimet e tepërta. Mund të ndjeni lodhje, ndaj gjejini moment për relaks.

    Shigjetari
    Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe për njohje të reja. Mërkuri do të ndikojë pozitivisht në financa dhe në punë mund të fitoni diçka më shumë.

    Bricjapi
    E enjtja do të ketë ritmin e duhur. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, por mund të ndiheni pak të pasigurt me veten. Fokusohuni tek e tashmja dhe shmangni mendimet për të kaluarën. Në punë kërkohet qetësi.

    Ujori
    Dashuria do të jetë e favorizuar, pasi Venusi do të jetë në anën tuaj. Në punë diçka do të lëvizë dhe do të merrni atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim radikal.

    Peshqit
    E enjtja mund të jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat janë të komplikuara, ndaj ruani qetësinë dhe mos bëni asgjë të nxituar. Në punë problemet e fundit mund të zgjidhen dhe gjërat do të ecin më mirë.

  • 10 zakone të përditshme që mund t’i dëmtojnë trurin tuaj

    10 zakone të përditshme që mund t’i dëmtojnë trurin tuaj

    Truri ynë është organi më i rëndësishëm në trup duke kontrolluar gjithçka që bëjmë si frymëmarrjen ecjen ngrënien dhe gjumin Ai shërben si procesori qendror për funksionet tona dhe interpreton gjithçka që shohim dhe dëgjojmë Megjithatë shumë zakone të përditshme mund të dëmtojnë funksionin e trurit

    Pirja e duhanit shkakton tkurrje të trurit dhe rrit rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit Të folurit rrallë redukton stimulimin mendor pasi bisedat intelektuale janë stërvitje për trurin

    Mosngrënia e mëngjesit dëmton trurin sepse pas gjumit ai ka nevojë për lëndë ushqyese dhe ulja e sheqerit në gjak ndikon negativisht në funksionin mendor Teprimi në ushqim shkakton ngurtësim të arterieve të trurit dhe ul aftësitë mendore

    Konsumimi i tepërt i sheqerit ndërpret thithjen e proteinave dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e trurit Cilësia e dobët e ajrit ul nivelin e oksigjenit dhe pengon funksionin normal të trurit

    Fjetja me kokë të mbuluar rrit dioksidin e karbonit dhe ul marrjen e oksigjenit duke dëmtuar qelizat e trurit Mosangazhimi në aktivitete që stimulojnë mendimin e thellë bën që truri të tkurr Leximi shikimi i dokumentarëve apo lojërat puzzle ndihmojnë në ruajtjen e efikasitetit mendor

    Puna kur jeni të sëmurë ndikon negativisht sepse trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim Mungesa e gjumit përshpejton vdekjen e qelizave të trurit duke zvogëluar kujtesën dhe aftësitë mendore Gjumi i mirë natën rreth tetë orë është thelbësor për shëndetin e trurit dhe pastron toksinat e grumbulluara gjatë ditës

  • Eksperte: Një pyetje e thjeshtë mund të përmirësojë menjëherë marrëdhënien tuaj

    Eksperte: Një pyetje e thjeshtë mund të përmirësojë menjëherë marrëdhënien tuaj

    Një psikiatre e Harvardit pohon se një pyetje e thjeshtë për partnerin tuaj mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien. Një bisedë e hapur rreth asaj që na bën të ndihemi të dashur ndihmon çiftet të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të lidhen emocionalisht.

    Ashwini Nadkarni, profesoreshë asistente e psikiatrisë në Harvard, thotë se një pyetje e shkurtër mund të hapë derën për mirëkuptim më të thellë midis partnerëve dhe të përmirësojë marrëdhënien, edhe nëse jeni bashkë prej vitesh.

    Sipas saj, shumë çifte mendojnë se e njohin mirë njëri-tjetrin, por shpesh nuk e dinë se çfarë e bën partnerin të ndihet i dashur dhe i veçantë. Për këtë, Nadkarni këshillon thjesht të pyesni partnerin: “Çfarë të bën të ndihesh më i dashur?”

    Kjo bisedë ndihmon partnerët të zbulojnë “gjuhën e dashurisë” – mënyrat se si një individ tregon dhe pranon dashuri, qoftë përmes favoreve të vogla, kohës së cilësisë apo vëmendjes së përqendruar.

    Në vend të hamendësimeve dhe frustrimeve, biseda e hapur lejon të dy partnerët të kuptojnë më mirë nevojat e njëri-tjetrit dhe të ndihen të vlerësuar.

    Dr. Nadkarni thekson se të dy partnerët duhet t’i përgjigjen pyetjes dhe të rikthehen te tema herë pas here, pasi përgjigjet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe ndryshimet në jetën e përbashkët.

    Ajo shton se një bisedë e sinqertë rreth ndjenjave mund t’i afrojë çiftet në mënyra që pesë vjet marrëdhënie mund të mos arrijnë, dhe një mirëkuptim më intim shpesh çon në një marrëdhënie më të fortë dhe më të sigurt.