ATV

Category: Lajme

  • Hovenier dekarohet pas takimit me Kurtin

    Hovenier dekarohet pas takimit me Kurtin

    Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier ka qëndruar në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.

    Ky takim është mbajtur pas zhvillimeve të fundit të veri të vendit, ku një polic është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.

    Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët ku dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.

    “S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • “Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”, vendoset baneri në hyrje të Prishtinës, në mbështetje të familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

    “Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”, vendoset baneri në hyrje të Prishtinës, në mbështetje të familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

    Në hyrje të Prishtinës është vendosur baneri me mbishkrimin: “Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”.

    Ky baner u vendos në mbështetje të familjes Bunjaku, me rastin e humbjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në detyrë nga sulmi i sotëm në Banjskë të komunës së Zveçanit.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Zhvillimet në veri, Çitaku: Nuk e besoj që Serbia është e vetmuar në këtë skenar

    Zhvillimet në veri, Çitaku: Nuk e besoj që Serbia është e vetmuar në këtë skenar

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur se tashmë është e qartë se sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës ku rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vrarë dhe zyrtari policor Alban Rashiti, u plagos, ishte sulm terrorist.

    Sipas saj, sulmi i sotëm kishte për qëllim vrasjen e policëve dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë.

    “Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cënimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”, shkroi ajo në Facebook.

    Ajo tha se nuk e beson që Serbia është e vetmuar në këtë skenar.

    “Tani institucionet tona të rendit duhet të koordinjojnë hapat me aleatët tanë. Grupet kriminale duhet të sillen para drejtësisë. E diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive. Serbia do të mundohet ta përmbysë të vërtetën, si gjithmonë”, ka thënë ish-ambasadorja kosovare në ShBA.

    Paraprakisht, ajo i ka shprehur ngushëllime familjes Bunjaku për vdekjen e pjesëtarit të tyre, Afrim Bunjaku, i cili ishte në detyrë kur u vra mëngjesin e sotëm në veri.

    “Ditë e trishtë dhe plot dhimbje. Ngushëllime familjes së Afrim Bunjakut, policit të rënë në krye të detyrës. Vrasja e policit në krye të detyrës është sulm mbi institucionin, rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit”, tha Çitaku.

    “Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për maturi, qetësi dhe bashkërendim, për të pamundësuar skenaret destabilizuese dhe ogurzeza që tash e sa kohë përgaditen nga kundërshtarët e Kosovës”.

  • Szunyog: Sulm i tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër Policëve të Kosovës

    Szunyog: Sulm i tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër Policëve të Kosovës

    Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka reaguar lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit ku u vra një polic e u plagos një tjetër ndërkaq i vrarë mbeti edhe një nga sulmuesit.

    “Lexoni deklaratën e HR/VP @JosepBorrellF për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ai në platformën “X”.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Ambasada Britanike e dënon vrasjen e policit, e mirëpret koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in

    Ambasada Britanike e dënon vrasjen e policit, e mirëpret koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in

    Britania e Madhe ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lënduan.

    Në reagimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë, Britania e Madhe ka dënuar “sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjska/Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.

    Po ashtu, ambasada ka ngushëlluar për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

    “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës. I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”.

    Britania e Madhe tha se institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit.

    “E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Gërvalla e quan të turpshëm reagimin e Borrellit: Asnjë fjalë kundër terroristëve

    Gërvalla e quan të turpshëm reagimin e Borrellit: Asnjë fjalë kundër terroristëve

    Vrasja e një zyrtari policor dhe plagosja e një tjetri, mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës ka çuar në këmbë shtetin. Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë për media.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Ajo ka thënë se asnjë fjalë Borrelli nuk e ka tha në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

    “Terroristët vrasin policinë – dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke pyetur se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Komandanti i KFOR-it në bisedë me BE-në, Kosovën dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur zgjidhje

    Komandanti i KFOR-it në bisedë me BE-në, Kosovën dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur zgjidhje

    KFOR në komunikatën e lëshuar para pak minutave, kanë deklaruar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës.

    “Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagimin e tyre.

    Gjithashtu KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Reagon deputetja britanike Alicia Kearns pas ngjarjeve në veri

    Reagon deputetja britanike Alicia Kearns pas ngjarjeve në veri

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici tjetër Alban Rashiti.

    Ajo tha se është thellësisht shqetësuese të shihet një tjetër sulm i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë, derisa ngushëlloi familjen e policit të vrarë.

    “Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbrojë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”.

    Për më shumë detaje për zhvillimet e fundit në veri, shikoni STUDIO E HAPUR drejtpërdrejt në ATV:

  • Sveçla ‘ultimatum’ grupit të armatosur në Zveçan: Koha e fundit të dorëzohen, janë të rrethuar

    Sveçla ‘ultimatum’ grupit të armatosur në Zveçan: Koha e fundit të dorëzohen, janë të rrethuar

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa fotografi nga Manastiri i Banjskës që ndodhet në Zveçan, ku thotë se mbi 30 persona të uniformuar, maskuar dhe pajisur ushtarakisht, po vijojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

    Sipas Sveçlës, është koha e fundit që ata të dorëzohen, pasi theksoi se janë edhe të rrethuar nga Policia e Kosovës.

    Të dielën, Sveçla tregoi se për shkak të sulmeve të tyre, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, mirëpo, gjendja e tyre është stabile.

    “Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile”, shkroi ai në Facebook.

  • Vjen reagimi i parë i KFOR-it: Ushtarët tanë janë afër Banjskës, gati të përgjigen nëse kërkohet

    Vjen reagimi i parë i KFOR-it: Ushtarët tanë janë afër Banjskës, gati të përgjigen nëse kërkohet

    Misioni i KFOR-it kanë reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit.

    KFOR kanë thënë se po e montirojnë nga afër situatën në Banjska dhe se trupat e KFOR-it janë prezente në atë pjesë dhe të gatshme të përgjigjen nëse shfaqet nevoja.

    Në reagim tutje thuhet se Policia e Kosovës, si përgjegjës i parë, ka përgjegjësinë primare për menaxhimin e incidentit në terren.

    KFOR potencon se Komandanti i tyre është në kontakt konstant me të gjithë palët, përfshirë BE-në, komandantin e Forcave serbe, institucionet e Kosovës dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.

    “Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, thuhet në reagim.