ATV

Sveçla ‘ultimatum’ grupit të armatosur në Zveçan: Koha e fundit të dorëzohen, janë të rrethuar

Written by

in

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa fotografi nga Manastiri i Banjskës që ndodhet në Zveçan, ku thotë se mbi 30 persona të uniformuar, maskuar dhe pajisur ushtarakisht, po vijojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas Sveçlës, është koha e fundit që ata të dorëzohen, pasi theksoi se janë edhe të rrethuar nga Policia e Kosovës.

Të dielën, Sveçla tregoi se për shkak të sulmeve të tyre, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, mirëpo, gjendja e tyre është stabile.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile”, shkroi ai në Facebook.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *