ATV

Category: Lajme

  • Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin, kërkon të kthehet qetësia në Veri dhe të lirohen pelegrinët

    Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin, kërkon të kthehet qetësia në Veri dhe të lirohen pelegrinët

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

    “Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist të sotëm kundër policëve të Policisë së Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së.

    Përfaqësuesi i Lartë ka telefonuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet në njoftimin e BE-së.

    “Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

  • Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

    Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic nga autoritetet e Kosovës.

    Rama, u shpreh se sot në këto momente të gjithë duhet të jenë unik.

    ”Është një akt barbar, terrorist, që ka ndodhë sot në Kosovë. Uroj që Forca e Sigurisë së Kosovës edhe policia të jenë të sigurt gjatë mbrojtjes së sovranitetit të shtetit tonë”.

    ”Faleminderit ndërkombëtarëve që janë me ne”.

    ”Në këto momente, duhet të jemi të gjithë unik, të qëndrojmë së bashku”.

    ”Ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe policëve tjerë të lënduar u uroj shërim të shpejtë”.

  • Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

    Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur që të vë nën kontroll territorin në Banjskë.

    Ai ka thënë se deri tani janë tre të vrarë nga ana e sulmuesve, gjashtë të arrestuar prej të cilëve dy janë të plagosur dhe me uniformim, dhe katër të tjerë që janë kapur duke mbështetur operacionin me radiolidhje.

    “Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten”, ka thënë kreu i MPB-së, raporton Express.

    Ai ka treguar se Policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

    “Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm armatim të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës”, shtuar tutje kreu i MPB-së.

    Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

    “Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla.

    Ministri i Brendshëm ka thënë se edhe pelegrinët e ndodhur në Manastirin e Banjskës në mënyrë që të sigurohen se s’ka të infiltruar nga grupi terrorist.

    “Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka shtuar tutje ministri Sveçla.

  • Policia sjell në stacion njërin prej sulmuesve të arrestuar, dalin pamjet

    Policia sjell në stacion njërin prej sulmuesve të arrestuar, dalin pamjet

    Policia e Kosovës ka sjellë njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës në stacionin e policisë në Prishtinë.

    Policia në njoftimin e fundit ka konfirmuar se ka vrarë tre nga sulmuesit dhe ka arrestuar një prej tyre. Ndërkaq, janë arrestuar edhe arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

  • Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

    Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

    Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

    Para tij, ka shkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

    Familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë ka hapur dyert për ngushëllime qysh herët sot pas lajmit të kobshëm për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

  • Turqia dënon sulmin në veri

    Turqia dënon sulmin në veri

    Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

    Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

    “Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, ka thënë zëdhenësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç.

    “Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”, thuhet më tej ne reagimin e Bilgiç.

  • Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

    Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit nga një grup kriminal i armatosur.

    MPJ kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë dhe kanë bërë thirrje që atuorët të sillen para drejtësisë.

  • Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës

    Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familja e policit të vrarë sot në Banjskë të Zveçanit.

    “Ka ndodhur një sulm terrorist, ka qenë një sulm i planifkuar terrorist. Të parët që janë ballafaquar me këta terrorist është njësiti i Kosovës, nga i cili njësit Afrimi Bunjaku ka dhënë jetën në luftime është vrarë, ndërsa Alban Rashiti është plagosur, për fat është mirë”, u shpreh Haradinaj.

    “Erdha me ju shpreh ngushëllime familjes, meqenëse, edhe pse jem shumë vjet pas luftës dhe lirisë, Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës.

    “Përballja i ka ndihmuar Kosovës, me i zbulu grupet terroriste”.

  • Konjufca shkon për ngushëllime tek familja e policit të vrarë

    Konjufca shkon për ngushëllime tek familja e policit të vrarë

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vizituar familjen e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, raporton EO.

    Konjufca nuk ka dashur të prononcohet për media.

  • Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës

    Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës

    Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.

    Burime të KP-së, bëjnë me dije se gjithçka është e vërtet dhe se policët tanë tanimë pritet që brenda disa orëve të përfundojnë aksionin.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

    Më vonë gjatë ditës është lënduar edhe një polic tjetër. Ndërsa, deri tani zyrtarisht policia ka njoftuar se janë vrarë tre terroristë, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.