ATV

Category: Lajme

  • Tre të vrarë në një shkollë në Bosnje – punëtori vret drejtorin, profesoreshën dhe sekretarin

    Tre të vrarë në një shkollë në Bosnje – punëtori vret drejtorin, profesoreshën dhe sekretarin

    Një sulmues hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

    Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.

    Sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, punonjësi i shkollës ka vrarë drejtorin, një profesoreshë dhe sekretaren e shkollës.

    Më pas ai ka tentuar të vrasë veten duke pësuar lëndime të rënda.

    “Të shtënat kanë ndodhur në orën 10:15, mashkulli N.N ka përdorur një armë zjarri automatik për të vrarë tre punonjës të shkollës. Pas kësaj, me shumë gjasa ka tentuar të vras edhe veten dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transferuar në Qendrën Emergjente të Banja Lukës. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Adnan Beganoviq, zëdhënës i MPB-së të Qarkut Una-Sana.

  • Kosova mbështetet me 34.5 milionë dollarë nga USAID-i

    Kosova mbështetet me 34.5 milionë dollarë nga USAID-i

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh, raporton Ekonomia Online.

    Amendamenti numër 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore është nënshkruar nga Presidentja Osmani, në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

    Ndërkaq pas takimit Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.

  • Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

    Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

    E dyshuara për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë është dërguar në mbajtje për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”, si dhe i është sekuestruar arma.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lauretë Ulaj, ka thënë se nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare.

    “Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë, rezultate nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”.

    “Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, tha Ulaj për klankosova.

    Tutje, Ulaj tha se me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Partitë politike mund t’i shpenzojnë deri në 2 milionë e 50 mijë euro për fushatë

    Partitë politike mund t’i shpenzojnë deri në 2 milionë e 50 mijë euro për fushatë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur se një subjekt politik do të ketë të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro për fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala.

    Ky vendim, siç tha ai, është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore dhe në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues.

    “Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues”, ka thënë Buzhala.

    KQZ-ja po ashtu ka vendosur për themelimin e komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative të parashtruara kundër njoftimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës. Sipas Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, çdo aplikues, të cilit i është refuzuar regjistrimi, ka të drejtë në kundërshtim administrativ ndaj njoftimit brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Zgjedhjet e rregullta parlamentare janë caktuar për t’u mbajtur më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

  • Punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së paralajmërojnë grevë nëse s’u dalin pagat me rritje

    Punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së paralajmërojnë grevë nëse s’u dalin pagat me rritje

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSP), Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk marrin zotim deri të premten që pagat do të dalin me rritje, nga 2 shtatori punëtorët e QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së do të hyjnë në grevë, raporton Ekonomia Online.

    Ky vendim është marrë në takimin e mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale. Azemi ka thënë se nuk do të punojnë më për 270 euro por që paga duhet të jetë mbi 450 euro.

    “Arsyeja e ftesës së këtij takimi, është sepse në marrëveshjen ne që jemi marr vesh me komunën e Prishtinës dhe me shumë institucione të tjera, 1 shtatori duhet të filloj me pagat 450 euro ashtu siç jemi marr vesh. Ne tender të gjitha këto paga kanë dalë me 450 euro, por sipas informacione me 1 shtator nëpër disa institucione nuk ka gjasa të filloj me paga 405 euro dhe unë i kam ftuar sot këtu kryetarët që të marrim vendim nëse komuna e Prishtinës, UP dhe QKUK nuk garanton që do të qetë mjetet shtesë për pagë 405 euro ne do të marrim vendim dhe data e fundit është e premte që do të kërkoj me shkrim nga të gjitha shoqatat, dhe me 2 shtator do të futen ne grevë. Për të qenë sa me real e dua firmën e secilit punëtor veç e veç, kjo është arsyeja sepse ne në marrëveshje me gjitha institucionet më 1 shtator duhet të fillojmë me pagën 405 euro”, ka thënë Azemi.

    Emine Sahiti, përfaqësues e QMF-së në Prishtinë, ka thënë se premtime për rritje të pagës ka pasur çdo herë por që në realitet kjo nuk është marrë. Ajo ka shpreh bindjen se greva do duhej të niste që nga sot.

    “Ne kemi qenë të bindur që të mos e fillojmë punë që nga sot. Sa here na kanë premtuar dhe jemi tepër të zhgënjyer. Ne tepër kemi punuar deri tani se as një person ne Kosovë nuk besoj që mendon që është e mjaftueshme kjo pagë, jo e mjaftueshme kjo është shaka me ne, një muaj ditë të punosh me 200 euro. Deri kur më ne më këtë pagë veten nuk po mundemi me mbulu, po ma vjen turp edhe nga familja dhe mos me mujt me mbulu atë pagë. Nuk paguhen as festat, paga është shumë e vogël, nuk e din as ku po jeton, kur ti dëgjosh duke folur për demokraci, për zhvillim, për shkuarjen në Evropë, për sene a kur mendoj ku jemi ne si me qenë në një vend tjetër jo në Kosovë”, u shpreh ajo.

    Pakënaqësi me paga ka edhe Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknik në Kuvendin e Kosovës.

    “Ne kemi bërë kërkesa që të na rritet paga, ato nuk kanë lëvizur, në përjashtim një, dy herë nga 20 euro. 275 euro nuk është e mjaftueshme me punu. Ne kemi shumë obligime aty është seancë e rrijmë pas orarit të punës nuk na paguhen. Kemi me udhtu as nuk paguhet ushqim as kurrgjë”, u shpreh ajo.

  • Kishte rënë në pusetë të hapur e po trajtohej në QKUK, vdes një person në Prishtinë

    Kishte rënë në pusetë të hapur e po trajtohej në QKUK, vdes një person në Prishtinë

    Lëndimet edhe me pasoja fatale në rrugët e Prishtinës janë pothuajse evidente ngase në shumë raste qytetarët kanë pësuar në trafik, nga qentë endacakë por edhe duke rënë në puseta, raporton Gazeta Sinjali.

    E një rast i fundit ku një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga rënia në pusetë të hapur ka ndodhur me 19 gusht në kryeqytet.

    Sipas Policisë, bëhet e ditur se i njëjti që nga 9 gushti ishte duke u trajtuar në QKUK.

    “Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ndryshe dje pas përfundimit të dëshmisë nga Steven Russell, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur Ë03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.

    Procesi gjyqësor në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët”, do të përfundojë sot për këtë javë, për të vazhduar të hënën më 26 gusht.

    Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

  • Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet më të mëdha” ndaj kryeqytetit rus

    Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet më të mëdha” ndaj kryeqytetit rus

    Dronët ukrainas kanë shenjëstruar Moskën në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji ndaj kryeqytetit rus, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

    Përmes një postimi në Telegram, ai tha se në orët e para të 21 gushtit mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetë dronë.

    “Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha ndonjëherë për të sulmuar Moskën me dronë”, shkroi Sobyanin, duke shtuar se nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

    Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas.

    “Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Brjansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk”, u tha në njoftim, shkruan REL.

    Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këto raportime.

    Muajve të fundit, Kievi – që po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022 – ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj territorit rus. Ndërkaq, më 6 gusht trupat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin rus të Kurskut.

  • Vrasja në Prishtinë – gjithçka çka dihet për krimin brenda familjes Millaku

    Vrasja në Prishtinë – gjithçka çka dihet për krimin brenda familjes Millaku

    Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin mbrëmë. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

    Pas disa orësh, mbrëmë vonë, trupi i pajetë i burrit që u vra në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, u largua nga vendi i ngjarjes – për t’u bartur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Gazeta Sinjali ka zbuluar mbrëmë ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjaligruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

    Ajo dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

    E dyshuara është vetdorëzuar në Polici, ka njoftuar policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh rreth orës 19:20, të natës që shkoi.

    “Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.

    Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

  • KQZ-ja pritet t’i kufizojë shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e shkurtit

    KQZ-ja pritet t’i kufizojë shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e shkurtit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës me disa pika në rend të ditës.

    Një nga pikat e para që do të diskutojë KQZ-ja, është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

    Rendi i ditës:

    1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024

    3. Aktivitetet e Zyrës:https://zeri.info/inarticle.html

    -Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës

    së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë

    09.02.2025.

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e

    Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;

    5. Raport i Këshillave të KQZ

    5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për

    Kuvendin e Kosovës;

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit

    administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë

    Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

    5.2. Këshilli për Çështje Ligjore

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në

    Kaçanik;

    5.3. Këshilli për Personel

    6. Të ndryshme