Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nënshkruajë sot një marrëveshje me USAID për një grant 34 milionë e 500 mijë euro.
Për këtë ka njoftuar zyra për media e presidencës, të martën.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh”.
“Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do ë nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.
Projektligji për punëtorët e administratës së Gjykatave dhe Prokurorive, pavarësisht që ka kaluar dy faza të konsultimeve, nuk do të finalizohet si ligj i veçantë.
Pavarësisht premtimeve, pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët të Zotimeve mes Ministrisë së Drejtësisëdhe Këshillit Prokurorial e atij Gjyqësor, Ministria njëanshëm ka vendosur që dispozitat e ligjit t’i përfshijë në ligje të tjera.
Nga kydikaster thonë se ato pritet të miratohen në shtator në Qeveri.Megjithatë, nuk ka bërë të ditur se në cilat ligje do të përfshihen.
Pas pranimit të komenteve, është vendosur që këto dispozita të përfshihen në ligjet e tjera përkatëse për gjyqësorin, përkatësisht sistemin prokurorial, të cilat tani janë në fazën finale, kur pritet që gjatë muajit shtator të përcillen për miratim në Qeveri. Dispozitat në fjalë përcaktojnë rregullat për nëpunësit e administratës në institucionin e sistemit të drejtësisë dhe kanë për qëllim rritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, si dhe shërbimeve cilësore. Gjithashtu, përmes këtyre dispozitave krijohet baza për rregullimin, menaxhimin dhe organizimin e administratës së gjykatave dhe prokurorive.
Ky veprim i Ministrisë, sipas Sindikatës së punëtorëve të Prokurorisë, është cenim i rëndë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ata janë shprehur të indinjuar se nuk kanë qenë të informuar rreth vendimit të MD-së, për çka kanë theksuar se do t’i shqyrtojnë të gjitha masat e kundërshtimit, duke mos e përjashtuar as grevën.
Kritika rreth veprimit të njëanshëm të Ministrisë së Drejtësisë ka edhe shoqëria civile, anëtarë të së cilës ishin pjesë e grupit punues për hartimin e ligjit.
Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Gjykatës së Prishtinës, Naim Rrustemi i ka thënëATV-sëse ka besim të plotë në KëshillinGjyqësor rreth finalizimit të ligjit.
Megjithatë, nga KGJK-ja, përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë për televizionin se Ministria ka mandat për hartimin e ligjit, dhe nga ky dikaster duhet të kërkohen detaje.
Gati 90 mijë shërbyes civilë, Qeveria i ka lënë në pritje duke ua cenuar të drejtën në shtesë të pagës sipas përvojës së punës.
1 gushti ishte data e fundit që Gjykata Kushtetues i dha kohë Qeverisë që t’i bëjë ndryshmit në dy nene, të cilat i shpalli të pavlefshme.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata rrëzoi dispozitën ku mijëra shërbyesve civilë iu përgjysmua e drejta e shtesës së përvojës së punës, nga zero pikë pesë përqind (0.5%) në zero pikë njëzetë e pesë përqind (0.25%) në vit, duke e përgjysmuar shtesën e përvojës së punës për pesëmbëdhjetë vitet e para.
Shpërfillja e vendimit të Gjykatë Kushtetuese, vlerësohet si papërgjegjësi.
IKD-ja konsideron se është e padrejtë që shërbyesit civilë nuk e marrin pagën bazuar në përvojën e punës.
E nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura thonë se Qeveria nuk mund t’i shmanget vendimit të Kushtetutës.
Pas 104 ankesave të pranuara nga Avokati i Popullit, i njëjti iu drejtua Gjykatës Kushtueses e cila rrëzoi disa nene të Ligjit për Paga dhe i dha Qeverisë 6 muaj kohë për ndryshime.
Derisa kryeministri Albin Kurti këmbëngul se diskutimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si çështje në kuadër të dialogut, është mbyllur në vitin 2017, Bashkimi Evropian pret që kjo temë të adresohet sërish në Bruksel.
Megjithëkëtë, duke folur për mundësinë e organizimit të një takimi të ri në kuadër të dialogut, zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk e përmendi asnjëherë Serbinë teksa tregoi se me kë po diskuton BE-ja për urën.
“Ne jemi të angazhuar me partnerët në Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtar për të shmangur çfarëdo hapi të njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të ketë më shumë ndikim negativ dhe pasoja, jo vetëm në komunitetet e prekur, por edhe në administratën kosovare dhe Qeverinë në Prishtinë. Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Nuk kam datë për takim të cilën mund ta njoftoj tani, por qëndrimi i BE-së dhe i të gjithë partnerëve të BE-së është shumë i qartë kur bëhet fjalë për atë se si duhet ta trajtojmë rihapjen e urës dhe kjo po diskutohet me Prishtinën dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Stano.
Edhe pse për hapjen e urës ka një marrëveshje dhe plan veprimi, të dakorduara në dialogun e Brukselit, BE-ja këmbëngul në qëndrimin e shprehur javë më parë.
“Ky është pikëvështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës. Autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim të mirë vetes dhe qytetarëve të tyre, nëse do të dëgjonin dhe do t’ua vinin veshin mesazheve nga partnerët dhe aleatët”, shtoi tutje Stano.
Për urën, presidentja Vjosa Osmani diskutoi në dy takime të ndryshme – me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, si dhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Në të dyja takimet, sipas njoftimeve, presidentja theksoi se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim dhe koordinim midis institucioneve kosovare dhe partnerëve të sigurisë – pa e përmendur BE-në.
Të hënën, kryeministri Albin Kurti tha se “nuk do t’i befasojë aleatët” me veprime, por shtoi se “nuk do të lejojë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”./atvlive.tv/
”Urdhri ka qenë politik nga maja e shtetit…”. Kjo deklaratë, Sami Kurteshit ia nxori një angazhim shtesë, një javë më vonë.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, lidhur me implikimin e krerëve të shtetit, në rastin e Astrit Deharit.
Pas dy orëve në Departamentin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Kurteshi doli, duke thënë se i qëndron prapa secilit deklarim.
“Unë jam përgjigjur në të gjitha pyetjet, natyrisht që kam deklaruar dhe qëndroj pas çdo fjalie të dhënë më 12 gusht në atë konferencë. Ka shumë fakte që i dhashë në Prokurori se implikimi i funksionarëve të majës së shtetit bashkë me institucionet të sigurisë dhe drejtësisë është e dukshëm nga të gjitha dëshmitë, provat, dokumentet që deri sot janë në dorë të publikut dhe në dorë të institucioneve”, deklaroi Kurteshi.
Megjithatë, fakte thotë se nuk ofroi, veçse tregoi çka ka parë.
“Unë nuk i posedoj ato fakte, vetëm jam njëri nga personat që e përcjelli rastin. Janë mbi tre mijë faqe, dokumente të ndryshme në lidhje me rastin, prova, analiza e rekomandime në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre i kam lexuar e përcjelli rastin. Aty ka me qindra dëshmi dhe fakte që vërtetojnë bindjen time që rasti i Deharit është vrasja e plotë me urdhër nga lart”, shtoi tutje ai.
Ky intervistim, sipas Institutit të Kosovës për drejtësi, prokurorisë do duhej t’i shërbente në tërësinë e hetimeve.
Megjithatë, sipas Flamur Kabashit, Kurteshi do të duhej informacionet për të cilat shprehet i bindur, t’i depononte më herët, për të mirën e procesit.
Deklarimin për të cilin u thirr nga Prokuroria, Sami Kurteshi e kishte dhënë më 12 gusht kur u pensionua prokurori Afrim Shefkiu, i cili po e trajtonte rastin e Astrit Deharit.
Agjencia Qendrore e Prokurimit pas gati 3 vjetësh funksionimi me ushtrues detyre, pritet të bëhet me drejtor fuqiplotë. Por, konkursi për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AQP-së, ka disa parregullsi.
Ministria e Financave i ka tejkaluar dispozitat ligjore për kriteret kualifikuese, duke lënë anash kriterin e përvojës së punës në fushën e prokurimit.
Teksa në shpallje nuk përmendet askund, neni 96 i Ligjit për Prokurim publik parasheh që kandidati për këtë pozitë të ketë “përvojë të konsiderueshme në prokurim”.
“Janë dy elemente kryesore që nuk janë përfshi në konkurs e që kanë të bëjnë fillimisht me përvojën e punës që duhet ta ketë kandidati, e që është përvoja e konsiderueshme në fushën e prokurimit publik. Nuk ka kuptim që kandidati të mos ketë përvojë në fushën e prokurimit, kur mandati dhe krejt puna e institucionit ka të bëjë me prokurim. Po ashtu, ka të bëjë me mandatin e drejtorit të AQP-së sepse në konkurs është thënë se mandati do të jetë 4–vjeçar,ndërkohë ligji i prokurimit publik e parasheh 3 vjet”, deklaroi Albulena Nrecaj, INPO.
Këto nuk janë telashet e vetme që i ka konkursi për drejtor të ri të AQP-së.
“Ndryshe nga sa përcaktojnë provizionet ligjore, konkursi është shpallur vetëm në platformën e SIMBNJ-së, ndërkaq MFTP-ja nuk ka përfillur rregullin e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, apo në ndonjë mjetet e informimit, përfshirë rrjetet sociale”, shtoi tutje ai.
Duke i marrë parasysh dy shkeljet ligjore të lartcekuradhe mungesën e transparencës, sipas Albulena Nrecajt nga INPO, ka dyshime që kjo pozitë është rezervuar për dikë.
“Duke i përmendur mungesën e kritereve bazë dhe kur e shohim që konkursi nuk është promovuar sa duhet, lehtë ngrihen dyshime se pozita është premtuar për dikë.”
Televizioni ka tentuar gjatë ditës të marrë qëndrim nga Ministria e Financave në lidhje me këto pretendime, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk pati përgjigje.
Konkursi për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit do të jetë i hapur deri më 22 gusht./atvlive.tv
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, raporton Gazeta Sinjali.
Pas takimit që ndodhi në Prishtinë, Ruge, ka shkruar për temat që i diskutoi me Osmanin. Diskutimi kyç u bë për urën mbi Ibër, hapja e të cilës ose jo është stërfolur këto ditë.
Ruge tha se gjithçka që lidhet me hapjen e urës duhet të vijë përmes dialogut.
“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin, kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur”.
“Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge.
Tash e katër ditë, rrjedhja e ujërave të zeza në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë nuk është ndalur dhe për pasojë e kësaj edhe kundërmimi nuk mungon.
Banorët e lagjes thonë se me rrjedhje të ujërave të zeza ballafaqohen tash e disa vite, derisa përpos kësaj aty ka edhe një mori mbeturinash.
Pavarësisht ankesave dhe kërkesave në institucionet përgjegjëse, banorët thonë se ky problem nuk është zgjidhur kurrë siç duhet.
Mirëpo, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, thotë se në disa raste, shpërthimi i ujërave të zeza po bëhet për shkak të papërgjegjësisë së qytetarëve.
Nga Komuna e Prishtinës gjatë të martës nuk janë përgjigjur në telefon, nëse do ta sanojë problemin.
Megjithatë, në buxhetin për vitin 2024, komuna ka ndarë 450 mijë euro, për pastrimin e kanaleve atmosferike dhe ujëmbledhësve në gjithë qytetin./atvlive.tv/
Një shtetas amerikan dyshohet se ka vrarë bashkëshorten – shtetase indoneziane, dy qentë e tyre dhe më pas edhe veten gjatë pasdites së të hënës në Tiranë.
Çifti jetonte në Shqipëri, teksa i dyshuar për rastin, Mathew James Werts punonte si mësues në një shkollë private në kryeqytet.
Sipas hetimeve të para, në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, u gjet e mbytur me litar shtetasja indoneziane. Në po të njëjtën dhomë, janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake – qen, të cilët mendohet se janë goditur me mjet të forte, shkop bejsbolli.
Ndërkaq, në dhomën tjetër ishte gjetur i varur i dyshuari kryesor.
Mes tjerash, policia ka gjetur edhe një letër lamtumire.
Shtetasi amerikan, në letrën drejtuar prindërve, iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, “duke shtuar se njerëzit e dashur po i merr me vete” dhe mes tjerash tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë.
Ndërkohë, janë sekuestruar prova materiale si: litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze, në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të tij; dorëshkrime të mëparshme të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjuterë laptopë; një shkop bejsbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja; një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit amerikan.
Të gjitha provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe mjekoligjore, ndërsa autopsia e kufomave është kryer gjatë të martës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, kanë dorëzuar komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Nga AGK-ja konsiderojnë se ky Ligj është anti-Kushtetues dhe si i tillë do të rrëzohet.