ATV

Vrasja në Prishtinë – gjithçka çka dihet për krimin brenda familjes Millaku

Written by

in

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin mbrëmë. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Pas disa orësh, mbrëmë vonë, trupi i pajetë i burrit që u vra në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, u largua nga vendi i ngjarjes – për t’u bartur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gazeta Sinjali ka zbuluar mbrëmë ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjaligruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

Ajo dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

E dyshuara është vetdorëzuar në Polici, ka njoftuar policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh rreth orës 19:20, të natës që shkoi.

“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *