ATV

Category: Lajme

  • Ia panë hajrin zgjedhjeve – në një furrë në Gjakovë shtohen kërkesat për samuna

    Ia panë hajrin zgjedhjeve – në një furrë në Gjakovë shtohen kërkesat për samuna

    Në ditën e zgjedhjeve, një furrë në Gjakovë ka përjetuar një rritje të madhe të kërkesave për samuna.

    Pronari i furrës, Zekë Temaj, tha për ATV-në se sot ka pasur më shumë klientë se zakonisht, të cilët kanë ardhur për të blerë samuna, një traditë e njohur në këtë qytet.

    “Sot ka pas pak më shumë interesim për samuna, ndoshta për shkak të zgjedhjeve. Kur ka lëvizje të mëdha njerëzish, edhe puna jonë shtohet”, u shpreh ai.

    Furra, e cila zakonisht nis punën herët në mëngjes dhe vazhdon deri në orët e pasdites, ka qenë e angazhuar për të përmbushur kërkesën e shtuar të qytetarëve që, pas votimit, nuk kanë harruar të ndalen për të marrë samuna të freskëta. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Voton presidentja Vjosa Osmani: Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon

    Voton presidentja Vjosa Osmani: Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

    Pas hedhjes së votës, Osmani tha sot është ditë e rëndësishme për vendin tonë.

    Osmani ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.

    “Kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar dhe duhet ta mbajmë të tillë duhet ta zhvillojmë më tej. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në momentin më të rëndësishëm në të cilin determinohet pjesa e Parlamentit pastaj edhe institucionet e tjera. Shpresoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës anë e mbanë botës, moti është i mirë dhe me diell kështu që është më lehtë për të votuar”, ka thënë Osmani.

    Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • KQZ: Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime arrin 8.6%

    KQZ: Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime arrin 8.6%

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka raportuar se deri në orën 11:00 të ditës së sotme, pjesëmarrja në votime ka arritur në 8.58%, që përkthehet në 169,032 votues nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote, raporton ATV.

    Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, këto të dhëna janë mbledhur nga 2,343 vendvotime nga gjithsej 2,533 në mbarë vendin.

    Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur deri në këtë orë kishin votuar 8.30% ose 145,650 qytetarë, pjesëmarrja është pak më e lartë.

    Për më shumë detaje mbi numrin e votuesve në çdo komunë dhe qendër votimi, qytetarët mund t’i referohen uebfaqes së KQZ-së, ku të dhënat përditësohen në kohë reale. /ATVLIVE.TV

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Roth për zgjedhjet në Kosovë: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

    Roth për zgjedhjet në Kosovë: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar për zgjedhjet që po mbahen në Kosovë.

    “Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të vështirë, sepse disa njerëz e mohojnë sovranitetin e tij. Sot është dita për të zgjedhur demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Thuaj jo nacionalizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar deputeti gjerman në ‘X’.

  • ​Presidentja Osmani pret në radhë për të votuar

    ​Presidentja Osmani pret në radhë për të votuar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

    Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.

  • Voton Fatmir Limaj: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

    Voton Fatmir Limaj: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë

    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

    Limaj tha se sot një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. Ai theksoi se duhet që të jemi krenar për demokracinë funksionale.

    “Sot është një dite e rëndësishme për demokracinë kosovare. Ne, çdo qytetar i Kosovës jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, ku respekton rregullat dhe ligji. Një demokraci ku qytetaria vjen lirshëm pas një fushate të përbashkët. Sot qytetarët do të japin drejtim për katër vjet Kosovës nga do ta qojnë”, tha ai.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • “Frika e manipulimit jam ardhë n’Kosovë”, qytetari tregon se nga Zvicra erdhi vetëm për të votuar

    “Frika e manipulimit jam ardhë n’Kosovë”, qytetari tregon se nga Zvicra erdhi vetëm për të votuar

    Një mërgimtar nga Zvicra ka udhëtuar drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke shprehur shqetësimin e tij për mundësinë e manipulimit të votës.

    “Kam pasë mundësi të votoj nga ambasada, por frika e manipulimit më bëri të vij personalisht për të votuar”, tha ai për ATV-në.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Voton Memli Krasniqi

    Voton Memli Krasniqi

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në shkollën “Hasan Prishtina”.

    Ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi.

    Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.

    “Unë jam udhëheqës i opozitës, por sot këtu para së gjithash jam banor i Prishtinës dhe ky obligim qytetar dhe kjo botë bëhet si qytetar i Prishtinës që e dëshiron më të mirën e vendit të tij, duke shpresuar që qytetarët të shfrytëzojë të drejtën e tyre dhe të zgjedhin kandidatin që besojnë”.

    “Këto zgjedhje janë për qytetarët para së gjithash dhe jo për politikanët, andaj shpresoj të jemi në një ditë të mirë ku demokracia të fitojë”, tha Krasniqi.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Kreu i KQZ-së jep përditësimin e fundit për votat nga diaspora: Dje votuan mbi 15 mijë qytetarë

    Kreu i KQZ-së jep përditësimin e fundit për votat nga diaspora: Dje votuan mbi 15 mijë qytetarë

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka përdorën të drejtën e votës në një qendër në Pejë.

    Po ashtu Radoniqi ka dhënë edhe informacione rreth votimit në diasporë, po ashtu ai ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.

    “Dje është votuar në diasporë. Procesi në diaspora ka shkuar për së mbari, pa asnjë problem. Të gjithë të interesuarit kanë votuar. Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikë e Kanada. Diku mbi 15 mijë kanë votuar diasporë në në përfaqësi diplomatike. Për sot çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive” – tha Radoniqi pasi votoi në Pejë.

  • Arrestohet një person në Podujevë: Fotografoi votën dhe sulmoi zyrtarët policorë

    Arrestohet një person në Podujevë: Fotografoi votën dhe sulmoi zyrtarët policorë

    ATV mëson se një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi fotografoi një votues dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë.

    Ngjarja ndodhi në shkollën fillore “Xheladin Rekaliu” rreth orës 07:40, menjëherë pas hapjes së vendvotimeve.

    Sipas drejtoreshës së shkollës, Arjeta Bashota, situata eskaloi kur policia kërkoi fshirjen e fotografive dhe njëri nga të përfshirët u bë agresiv, duke sulmuar forcat e rendit.

    Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari u neutralizua dhe u arrestua nga policia. Hetimet për rastin po vazhdojnë. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë: