ATV

Category: Lajme

  • “Ia kam qitë votën dikuj që me flen zemra” – I moshuari shprehet i emocionuar pas pasi kreu obligimin qytetar

    “Ia kam qitë votën dikuj që me flen zemra” – I moshuari shprehet i emocionuar pas pasi kreu obligimin qytetar

    Një i moshuar, pasi votoi në zgjedhjet e sotme, shprehu emocionet e tij lidhur me vendimin që mori.

    “Ia kam qitë votën dikuj që më flen në zemër. Ishalla ecë mbarë procesi i votimit dhe ishalla fiton më i miri,” tha ai për ATV-në.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Voton Ramush Haradinaj, për herë të parë bashkë me fëmijët

    Voton Ramush Haradinaj, për herë të parë bashkë me fëmijët

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

    Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

    Haradinaj ka vlerësuar se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë.

    “Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.

    “Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj.

  • Gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, voton për herë të parë në Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

    Gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, voton për herë të parë në Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

    Gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, ka ushtruar për herë të parë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

    Procesi i votimit të saj është zhvilluar në një qendër votimi në Prizren, ku ajo njëkohësisht raportoi drejtpërdrejt për shikuesit e ATV-së.

    Duke qenë e re në moshë, Krasniqi nuk kishte pasur mundësinë të votonte në zgjedhjet e kaluara, por këtë vit ajo përjetoi emocionet e votimit për herë të parë, nën përcjelljen e kamerave.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • ​Arrestime në veri për cenimin e përcaktimit të lirë të votës

    ​Arrestime në veri për cenimin e përcaktimit të lirë të votës

    Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona shkaku i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.

    Katër të dyshuara femra kosovare janë arrestuar në Zubin Potok, për shkak se të njëjtat dyshohet se e kishin thirrur në telefon një person dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.

    Kështu ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh derisa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok i kanë bërë disa sekuestrime.

    “Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

    Poashtu në sheshin “Car Llazar”, në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një person i cili i kishte thënë një personi tjetër se nëse nuk e voton një subjekt të caktuar do tia largojë vajzën nga puna.

    “Është arrestuar i dyshuari/k, se i njëjti i kishte thënë ankuesit/k se nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një llap-top dhe dy telefona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.

  • Moshat e shtyra më të pranishme në orët e para të votimit në Kaçanik

    Moshat e shtyra më të pranishme në orët e para të votimit në Kaçanik

    Procesi zgjedhor në qendrën më të madhe të votimit në Komunën e Kaçanikut, në shkollën “Emin Duraku”, ka nisur pa probleme të mëdha, me vetëm disa vonesa të vogla në tri pika votimi.

    Sipas menaxherit të qendrës, Lulzim Krasniqi, votimi ka nisur pothuajse në kohë dhe materiali zgjedhor ka mbërritur pa vonesa.

    Ai për ATV-në tha se në orët e para janë vërejtur kryesisht votuesit e moshave të shtyra, të cilët duket se kanë preferuar të përmbushin obligimin qytetar herët gjatë ditës.

    Një risi në këto zgjedhje është vendosja e kamerave në çdo klasë votimi, për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent. Për momentin, procesi po zhvillohet pa mungesa të stafit apo probleme organizative. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Probleme teknike dhe mungesë stafi në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut

    Probleme teknike dhe mungesë stafi në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut

    Në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq janë raportuar disa probleme në qendrat e votimit. Sipas Dushan Radakoviq, zyrtar i Demokracisë në Veprim, në Leposaviq ka mungesë të materialit zgjedhor në qendrat votuese 5 dhe 6, raporton ATV.

    Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, një qendër votimi ka hasur probleme teknike me kompjuterët, ndërsa në një tjetër mungon një anëtar i stafit, pasi ligji kërkon që ekipi të përbëhet nga katër persona.

    KQZ pritet të ndërhyjë për të zgjidhur këtë çështje dhe për të mundësuar vijimin e rregullt të procesit zgjedhor. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Në Mitrovicën e Veriut ka votim kolektiv

    Në Mitrovicën e Veriut ka votim kolektiv

    Në Mitrovicën e Veriut është vërejtur votim kolektiv, një praktikë e ka ndjekur edhe në zgjedhjet e mëparshme.

    Në videon e transmetuar në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, shihet një grup i madh qytetarësh duke hyrë në qendrën e votimit në mënyrë kolektive.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, në videon më poshtë:

  • Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit

    Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit

    Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar edhe për formën se si do të votojnë personat me aftësi të kufizuar, të burgosurit, personat që janë të shtrirë në spitale si dhe personat që nuk mund të votojnë nepër qendra të votimit për shkaqe sigurie.

    “KQZ ka angazhuar ekipe mobile për personat që nuk mund të dalin për të votuar, siç janë personat me aftësi të kufizuar të cilët paraprakisht janë regjistruar, personat me sëmundje të veçanta, personat që janë në spitale, personat në shtëpi të të moshuarve, pastaj të burgosurit në qendrat e paraburgimit, strehimoret për mbrojtjen e viktimave, personat që nuk mund të dalin në votime për shkaqe sigurie apo personat që janë në arrest shtëpiak, për gjithë këto ka pasur proces të regjistrimit që ka filluar me 4 janar dhe është përmbyllur me 6 janar 2025”, tregoi ai.

  • Prizren: Vonesa në hapjen e qendrës së votimit me kusht

    Prizren: Vonesa në hapjen e qendrës së votimit me kusht

    Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, e vetmja qendër e votimit me kusht, procesi ende nuk ka nisur, pavarësisht se kanë kaluar mbi një orë e 25 minuta nga hapja zyrtare e votimeve.

    Sipas informatave nga terreni, gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, tregon se vonesa është shkaktuar nga problemet me internetin dhe përgatitjet teknike.

    Megjithatë, është bërë të ditur se procesi është në fazën e fundit të përgatitjes dhe pritet të nisë së shpejti. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, në videon më poshtë:

  • Votimi në një qendër në Malishevë fillon pa vëzhgimin e kamerave

    Votimi në një qendër në Malishevë fillon pa vëzhgimin e kamerave

    Procesi zgjedhor ka nisur sot në Kosovë, por në një qendër votimi në Malishevë, konkretisht në Gjimnazin “Hande Berisha”, votimi ka filluar pa vëzhgimin e kamerave për shkak të mungesës së energjisë elektrike për pajisjet e tyre, raporton ATV.

    Menaxheri i qendrës, Izet Hoti, ka sqaruar se arsyeja lidhet me mungesën e kabllove vazhduese, të cilat ende nuk kanë mbërritur.

    Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se vendosja e kamerave në vendvotime nuk cenon fshehtësinë e votës, pasi ato nuk regjistrojnë procesin e votimit të qytetarëve, por vetëm sigurojnë rregullsinë e procesit. /atvlive.tv