ATV

Category: Lajme

  • ​E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së po viziton një qendër votimi në veri

    ​E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së po viziton një qendër votimi në veri

    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është duke vizituar në këto momente qendrën e votimit “Vik Karaxhiq” në Zveçan.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës – në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

    Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

    Për herë të parë votojnë mbi 125 mijë të rinj, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • ​Voton Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen

    ​Voton Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen

    Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka votuar sot në Prishtinë në shkollën “Nazim Gafurri”.

    Rrahmani tha se është një ditë shumë e rëndësishme për vendin dhe familjen e fëmijët e Kosovës, prandaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për vendin, familjen, fëmijët tonë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të votojnë e të vendosin se kush do ti përfaqësojë dhe për të ardhmen e tyre e cila do të vendoset për katër vitet e ardhshme. Ju bëj thirrje që sa më shumë të dilni të votoni”, tha Rrahmani.

  • ​Orav nga një vendvotim në Vushtri fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votim

    ​Orav nga një vendvotim në Vushtri fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votim

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar një vendvotim në Komunën e Vushtrrisë për të kuptuar më mirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    Orav ka thënë se populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar.

    “BE ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar dhe të shprehë lirshëm zgjedhjet e tij”, ka shkruar ambasadori Orav.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Votoi me kusht në Zvicër, por erdhi edhe në Kosovë për të përjetuar atmosferën e zgjedhjeve

    Votoi me kusht në Zvicër, por erdhi edhe në Kosovë për të përjetuar atmosferën e zgjedhjeve

    Mërgimtari Isuf Hyseni, i cili ka votuar me kusht në Zvicër para dy javësh, ka vendosur të vijë në Kosovë për të përjetuar atmosferën e zgjedhjeve nga afër.

    “E kam kryer votimin para dy javësh përmes postës direkt në Prishtinë, jo përmes ambasadës. Kam ardhur vetëm për pikë të qejfit, për ta shijuar këtë kohë,” tha ai për ATV-në.

    Hyseni arriti në Kosovë mbrëmë pas mesnate dhe pritet të kthehet në Zvicër mbrëmjen e nesërme.

    Pavarësisht se ka votuar nga jashtë, ai e konsideroi të rëndësishme të jetë pjesë e këtij procesi edhe fizikisht. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Atmosferë në studion e hapur në Gjakovë, gazetarët e ATV-së i presin mysafirët me samuna

    Atmosferë në studion e hapur në Gjakovë, gazetarët e ATV-së i presin mysafirët me samuna

    Në studion e hapur të ATV-së në Gjakovë, e cila po transmeton drejtpërdrejt për zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë, atmosfera është bërë edhe më e ngrohtë falë një gjesti të veçantë.

    Gazetarja Krenare Mulliqi ka sjellë samuna të freskëta për stafin dhe të ftuarit, të përgatitura nga një furrë e njohur vendase.

    Moderatori Robert Bojaj, ka pritur mysafirët në një ambient të hapur, duke e shoqëruar diskutimin mbi zgjedhjet me një shije tradicionale gjakovare.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Prishtina prin me numrin më të madh të votuesve deri në orën 11:00

    Prishtina prin me numrin më të madh të votuesve deri në orën 11:00

    Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Prishtina kryeson me numrin më të madh të qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00. Në kryeqytet, deri në këtë orë, kanë votuar 26,353 qytetarë, duke e vendosur atë në krye të listës për pjesëmarrje, raporton ATV.

    Pas Prishtinës, komunat me më së shumti votues deri tani janë:

    • Ferizaj – 11,660 votues
    • Prizreni – 10,019 votues
    • Peja – 10,410 votues
    • Gjilani – 9, 306 votues
    • Gjakova – 9,039 votues
    • Mitrovica – 7,942 votues

    KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime, ndërsa pritet që fluksi i votuesve të rritet në orët në vijim. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00

    Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00

    Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, që përbën 3.94% të votuesve me të drejtë vote – përqindja më e ulët deri tani në nivel vendi.

    Kujtojmë se në këtë komunë kanë të drejtë vote gjithsej 40.263 qytetarë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • “Isha me votu me nanën”, mërgimtari nga Zvicra tregon përvojën e tij gjatë ushtrimit të obligimit qytetar

    “Isha me votu me nanën”, mërgimtari nga Zvicra tregon përvojën e tij gjatë ushtrimit të obligimit qytetar

    Një mërgimtar nga Zvicra, Lutfi Azemi nga fshati Sllatinë i komunës së Vitisë, ka ndarë përvojën e tij gjatë votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

    Ai tha për ATV-në se kishte ardhur nga qyteti i Lucernit për të ushtruar të drejtën e tij demokratike.

    Pavarësisht fluksit të madh të votuesve, ai tregoi se procesi i votimit kishte shkuar pa probleme dhe se kishte pritur vetëm pesë minuta për të votuar.

    “Unë kam ardhë pardje nga Lucerni i Zvicrës. Unë isha në votim në 8:30, isha me nanën. Shkëlqyeshëm ka shku procesi. Kam pritur vetëm 5 minuta”, tregon ai. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Kamarieri shkon të votojë, gazetari i ATV-së e zëvendëson për pak minuta

    Kamarieri shkon të votojë, gazetari i ATV-së e zëvendëson për pak minuta

    Një situatë e pazakontë ndodhi gjatë ditës së zgjedhjeve, kur gazetari i ATV-së, Kastriot Tahiri, për disa minuta mori rolin e kamarierit në një lokal, pasi punonjësi u largua për të votuar.

    Tahiri, i cili po raportonte nga terreni, vendosi të ndihmojë duke shërbyer klientët derisa kamarieri të kthehej nga qendra e votimit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Shkoi për të votuar, por u takua me dashurinë e jetës – historia interesante e Bekim Ahmetit

    Shkoi për të votuar, por u takua me dashurinë e jetës – historia interesante e Bekim Ahmetit

    Njohësi i komunikacionit, profesori Bekim Ahmeti, ka ndarë një histori të veçantë nga përvoja e tij zgjedhore.

    Në një intervistë për ATV-në, ai tregoi se në zgjedhjet e para pas luftës, jo vetëm që ushtroi të drejtën e tij për të votuar, por pikërisht në atë proces njohu edhe gruan me të cilën është martuar.

    “Ka qenë viti 1999 kur punonim për OSBE-në si monitorues të zgjedhjeve. Gjatë atyre ditëve pata rastin të njihja bashkëshorten time dhe që atëherë jemi bashkë”, tregoi Ahmeti me humor, duke shtuar se pas asaj përvoje nuk ka punuar më në monitorim zgjedhjesh nga frika “mos po martohet prapë,” siç u shpreh ai me shaka. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë: