ATV

Arrestohet një person në Podujevë: Fotografoi votën dhe sulmoi zyrtarët policorë

Written by

in

ATV mëson se një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi fotografoi një votues dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë.

Ngjarja ndodhi në shkollën fillore “Xheladin Rekaliu” rreth orës 07:40, menjëherë pas hapjes së vendvotimeve.

Sipas drejtoreshës së shkollës, Arjeta Bashota, situata eskaloi kur policia kërkoi fshirjen e fotografive dhe njëri nga të përfshirët u bë agresiv, duke sulmuar forcat e rendit.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari u neutralizua dhe u arrestua nga policia. Hetimet për rastin po vazhdojnë. /atvlive.tv

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *