ATV

Author: G.O.

  • Kurti publikon pamje nga punimet e rrugës Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

    Kurti publikon pamje nga punimet e rrugës Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

    Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar fillimin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, për të cilat ka theksuar se lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë.

    Kurti tha se po e fillojnë me segmentin Struzhë, kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.

    “Po i fillojmë punimet tash, ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro…t’ia japim mbështetjen maksimale këtij projekti infrastrukturor që të kryhet sa më shpejt për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndarë”, tha ai.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi mjekët pasi nuk ia dhanë raportin për pushim mjekësor

    Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi mjekët pasi nuk ia dhanë raportin për pushim mjekësor

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Kjo pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor.

    “Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor ne QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • ​Gjendja në pikë-kalimet kufitare në Kosovë

    ​Gjendja në pikë-kalimet kufitare në Kosovë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar në Kosovë.

    Sipas njoftimit në pikë-kalimin kufitar në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë 40-50 minuta ndërsa për të hyrë 03-05 minuta.

    Te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova janë 30 minuta derisa për të hyrë 03-05 minuta.

    Ndërsa në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 minuta, kurse për të hyrë 05-10 minuta.

  • DASh: ShBA-ja nuk e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë

    DASh: ShBA-ja nuk e mbështet asnjë përpjekje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit në këtë fazë

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit”.

    DASH po ashtu ka potencuar se hapja e urës në këtë fazë rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), përfshirë ata amerikanë.

    “Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, ka thënë një zëdhënës i DASH-it.

    “Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët po punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë.

    Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i DASH për Pavlovic Today.

    Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

    “Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

    “Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

    “Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

    “Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën.

  • Moti i nxehtë, sot punohet me orar të kufizuar

    Moti i nxehtë, sot punohet me orar të kufizuar

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

    Temperaturat sot është paralajmëruar të arrijnë deri në 39 gradë, e njëjtë do të jetë edhe nesër e të premten.

    Për këtë arsye, Ministria tha se me kërkesë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rekomandoi që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

    “Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.

    Ajo u kërkoi kompanive t’i lejojnë punëtorët që ta fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

    Vendimi po ashtu ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në të gjithë territorin e vendit.

    Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, ose ata të punojnë nga shtëpia, thuhet në vendim.

    “Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme”.

    Ministria u rekomandoi bujqve të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

    Kjo është hera e dytë që Ministria urdhëron kufizim të orarit të punës për shkak të nxehtësisë.

  • Kurti mbledh sot kabinetin e tij

    Kurti mbledh sot kabinetin e tij

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të mbledhë sot ministrat në një mbledhje të paparalajmëruar më herët.

    Nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, por se mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

  • Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë, Policia jep detaje

    Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur në Pejë në mbrëmjen e së martës.

    Policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa janë lënduar dy persona.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

    Siç ka bërë të ditur Policia gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë AK47, tre karikatorë të armës dhe nëntëdhjetë fishekë të kalibrit 72×39.

    “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Halil Agusholli’ nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё. Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”, ka njoftuar Policia.

  • PDK-ja dhe LDK-ja mbajnë konferencë për media

    PDK-ja dhe LDK-ja mbajnë konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), do të mbajnë sot konferencë për media.

    Adresimi i PDK-së ndaj mediave pritet të mbahet nga ora 14:00, ndërsa i LDK-së në ora 15:00.

    Ndërsa arsyet e mbajtjes nuk dihen.

  • Veteranët në pritje të rritjes së pensioneve brenda këtij viti

    Veteranët në pritje të rritjes së pensioneve brenda këtij viti

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI  

    Kategoritë e dala nga lufta, sipas partisë në pushtet planifikohej të trajtoheshin me ligj të veçantë, respektivisht Ligjin për Veteranët.

    Tani kur Qeveria Kurti 2 është afër përfundimit tëmandatit, veteranë të cilët nuk u përfshinë në pagën minimale vazhdojnë të marrin pension vetëm 170 euro.

    Derisa nga Ministria e Financave askush nuk u përgjigj lidhur me ecurinë e ligjit për veteranët, Xhevdet Qeriqi, kryetar i shoqatës së invalidëve të luftës thotë se asnjëherë askush as nuk u konsultua me vet ata për këtë.

    Megjithatë, Qeriqi shpreson që pensionet për kategoritëe dala nga lufta të rriten, të paktën deri në fund të këtij viti.

    Por, gjasat për këtë janë të vogla thotë, ish-ministri dhe njohësi i çështjeve financiare, Haki Shatri.

    Megjithatë sipas tij, po të kishte vullnet, një ligj i posaçëm i cili do të trajtonte kategoritë e dala nga lufta do të mund të bëhej shumë shpejt.

    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare disa herë kanëprotestuar në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në rritjen e pagës minimale./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Rreth 6 mijë serbë, aplikojnë për konvertim të patentë-shoferit

    Rreth 6 mijë serbë, aplikojnë për konvertim të patentë-shoferit

    PËRGATITI: ARMAND HOTI        

    Nga data 23 gushti e tutje, patenët-shoferët ilegalë të lëshuar nga autoritetet serbe, nuk do të vlejnë në territorin e Republikës së Kosovës.

    Kështu, deri të hënën rreth gjashtë mijë serb, aplikuan për ta konvertuar patentën ilegale me atë të Kosovës.

    Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët punojnë në komunën e Mitrovicës së Veriut thanë se interesimi për konvertim të lejes ishte i madh edhe gjatë së martës.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë se nuk do të ketë tolerancë për ata që nuk e kanë konvertuan patentë-shoferin.

    “Konsiderojmë se data 23 është e mjaftueshme deri më datë 23. Pas këtij afati ne do të veprojmë konform ligjit në fuqi”, tha Elshani.

    Rrjedhimisht, ata do të duhet t’i paguajnë gjobë shtetit.

    Afati i fundit për konvertim të lejes për vozitje, ishte data 9 gusht. Ministri i Punëve të Brendshme, pat kumtuar shtyrje të afatit për 10 ditë pune, meqë pati kërkesa të shumta.

    Por, pati edhe arsye të tjera që bënë që serbëve t’u jepet më shumë kohë.

    ”Përshembull, kemi pasur raste kur ne kemi konfiskuar ndonjë dokomument, apo i kemë dhënë ndalesë administrative dikujt që nuk ka të drejtë të vozitjes së veturës tre muaj, gjashtë muaj apo nëntë, nuk është me rëndësi sa, mirëpo në momentin që ai ka shkuar për ta konvertuar pantentë, është shfaqur ndalesa administrative dhe ai nuk ka mundësi të aplikoj, janë edhe disa probleme të tjera, kështu kanë mbetur disa persona pa e konvertuar”, shtoi tutje Elshani.

    Procesi i konvertimit të pantentë-shoferëve, ka filluar që nga data 9 maj.

    Për t’u pajisur me patentë-shofer të Kosovës, të interesuarve nuk u kërkohet t’i nënshtrohen ndonjë testi shtesë./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: